inspektoret Archives - Albeu.com

Merrnin lekë dhe qingja në këmbim të zhbllokimit të makinave, SPAK çon për gjykim dy inspektorët në Elbasan (EMRAT)
SPAK ka çuar për gjykim dy inspektorët e krimeve në Elbasan, Sefer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët akuzohen për korrupsion.

Dy inspektorët merrnin para, viça dhe qingja në këmbim të makinave që nxirrinin nga pika e bllokimit.

Për çdo makinë të liruar nga pika e bllokimit, dy inspektorët mernin 500 deri në 1 milion lekë.

Por jo vetëm kaq, pasi hetimet e SPAK kanë zbuluar se dy inspektorët kanë kaluar çdo babëzi të mundshme, duke kërkuar dhe sende materiale, si favore në dreka dhe qengja të therur.

Mes personave të arrestuar nga SPAK janë dhe Lulzim Hasa, Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini, ky i fundit ish-anëtar në këshillin bashkiak të Gramshit.

Hetimet kanë dokumentuar disa raste të lirimit të makinave nga zyrtarët e policisë së Elbasanit.

Njoftimi për shtyp i SPAK

Dërgim për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadrin e procedimit penal nr. 187, viti 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal si dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë, dhe 25  i Kodit Penal.

U hodh për vdekje nga furgoni në Peqin, shoqërohet në polici shoferi, shoqja e viktimës: Kishte debatuar me bashkëshortin, sot…

Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme,  ka vendosur t’i drejtohet  me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:

Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal;

Lulzim Hasa (me detyrë shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;

Sefer Shuka (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lirian Taragjini, ( i vetëpunësuar ), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25  i Kodit Penal;

Zenel Taragjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 e 25  i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25  i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal ka rezultuar se të pandehurit Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kane arritur të japin përfitim të parregullt si dhe të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek i pandehuri Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh) dhe tek i pandehuri Lulzim Hasa (me detyrë Punonjës i Bashkisë Gramsh) duke i dhënë shumat 50.000 dhe 150.000 lekë të reja (si dhe përfitime të tjera), për të realizuar nxjerrjen e automjetit  të sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kurse i pandehuri Sefer Shuka në funksionin e Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore Elbasan ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal pasi nuk ka marrë kallëzimin si dhe nuk ka referuar faktin penal të denoncuar nga shtetasi Lirian Taragjini.

The post Merrnin lekë dhe qingja në këmbim të zhbllokimit të makinave, SPAK çon për gjykim dy inspektorët në Elbasan (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë
Sipas njoftim të Autoritetit të Mbikëqyrjes policore ditën e sotme janë arrestuar dy inspektorë të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë.

AMP ka njoftuar gjtihashtu se akuza e ngritur për inspktorët është “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.”

Njoftim policie

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar masat e sigurimit me karakter ndalues të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj dy punonjësve të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

– Inspektor I. LL., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë

– Inspektor R. Y., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana ee punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./albeu.com

The post Korrupsion dhe shpërdorim detyre, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë appeared first on Albeu.com.