infrstruktura energjetike Archives - Albeu.com

Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase
Luftime të ashpra po vazhdojnë në Ukrainë, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Donjeck dhe Luhansk. Sulme ajrore janë raportuar në Kostiantinivka dhe në Hersonin e çliruar së fundi, tha ushtria ukrainase më 12 dhjetor.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në Luhansk, forcat ruse “po vazhdojnë të përdorin banorët si mburoja njerëzore, duke vendosur pajisje ushtarake dhe duke u pozicionuar afër ndërtesave të banimit, ku jeton popullsia civile”. Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës së Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë dhe kanë lënë pa rrymë miliona persona. Presidenti amerikan, Joe Biden, bisedoi me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenksky, më 11 dhjetor, duke përsëritur mbështetjen e fortë të Uashingtonit për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Gjatë bisedës telefonike me Zelenskyn, Biden theksoi “mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për mbrojtjen e Ukrainës, teksa Rusia po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës kritike ukrainase”, u tha në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Biden “riafirmoi përkushtimin e SHBA-së që të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të sigurisë, ndihmë ekonomike dhe humanitare, dhe të mbajë përgjegjëse Rusinë për krimet e saj të luftës dhe mizoritë”, u tha në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë theksoi se së fundi ka dërguar në Ukrainë disa paketa të ndihmës, përfshirë edhe ndihmën për infrastrukturën energjetike ukrainase në vlerë prej 53 milionë dollarësh dhe paketën e ndihmës ushtarake në vlerë prej 275 milionë dollarësh.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky falënderoi Bidenin për paketën e fundit të sigurisë dhe tha se zhvilloi një bisedë “të frytshme” me liderin amerikan. Ai shtoi se kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejmë të mbrojtjes dhe për sektorin e energjisë. Zelensky tha se “theksova se Ukraina dëshiron të arrijë paqe dhe tërhoqa vëmendjen në rëndësinë e konsolidimit të përpjekjet ndërkombëtare për të arritur këtë qëllim”.

Biden mirëpriti “gatishmërinë e Zelenskyt për paqen e bazuar në parimet themelore që janë pjesë e Kartës së OKB-së”, tha Shtëpia e Bardhë. Në shumë pjesë të Ukrainës, veçmas në Odesa, ekipet emergjente po punojnë për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve në rrjetin elektrik nga sulmet ruse, tha Zelensky përmes një video-mesazhi të dielën mbrëma. Afër 1.5 milion persona në rajonin e Odesës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse me dronë./REL

The post Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase appeared first on Albeu.com.