informacioni Archives - Albeu.com

“Ish-zyrtari i lartë i dërgoi email”, gazetarja tregon kush ishte informacioni i parë që ju dha DEA-s
DEA u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dërgojnë informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, ngjarje e paprecedent për vendin tonë.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se një ish zyrtar i lartë, është i pari që ka dërguar email me informacione të tilla tek DEA.

Lala tha se njoftimi i DEA lidhet me mosbesimin që ata kanë ndaj autoriteteve shqiptare, ndaj kërkojnë informacione nga informatorë, të cilëve u garantojnë anonimatin.

“E shoh si lajmin më të rëndësishëm të muajve të fundit. E kemi thënë që Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë, nuk është më histori e disa trafikanëve, por është proces i organizuar me mbështetje të forta politike.

DEA, duke qenë se në Shqipëri kanë dështuar dhe janë dekonspiruar disa operacione të rëndësishme, si Xibraka, ku Gjykata e Apelit fshikullonte Policinë e Shtetit, që ndërhyri para kohe për të shpëtuar bosët, ishte një nga vendimet që asnjëherë nuk u lexua seriozisht nga institucionet ligjzbatuese. Kush e dekonspiron një çështje të trafikut të drogës? Titullari i policisë. Për këtë arsye, DEA, përmes ambasadës, ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë të japin informacion. Ndonjëherë nga informacionet që duken si të parëndësishme, për institucionet atje janë shumë të rëndësishme. Shqipëria është kthyer në hambar drogë, në rrugë kalimi… Ne kemi disa laboratorë të konfirmuar, por ka edhe të tjerë të përfolur dhe të pazbuluar.

Për të ekspozuar ata që shesin apo dekonspirojnë informacionet, për të ekspozuar lidhjet e njerëzve të rëndësishëm të politikës me trafikantët e drogës, gjeti këtë mundësi.

DEA ka dëshmuar që e garanton anonimatin e informatorit. Kushdo që do të flasë, nuk do të dalë dhe ekspozohet në publik.

Duke mos patur besim te autoritetet shqiptare, duke patur dyshime të forta për përfshirjen e njerëzve të politikës, biznesit, në trafikun e drogës, është gjetur si një mënyrë për të grumbulluar informacion.

Një ish zyrtar i lartë ka qenë emaili i parë që i ka vajtur DEA-s“, tha Lala.

The post “Ish-zyrtari i lartë i dërgoi email”, gazetarja tregon kush ishte informacioni i parë që ju dha DEA-s appeared first on Albeu.com.

Teknologjia dhe Informacioni në universitete, KLSH: Siguria mbetet e pamjaftueshme
Tre universitete në vend janë marrë secili më vete në audtitim sa i takon sistemeve të teknologjisë dhe informacionit dhe gjetjet e Kontrollit të Larte të Shtetit për të tre këto institucione arsimore janë të ngjashme.

Në kushtet kur ka një fokus të lartë tek siguria dhe minimizimi i rreziqeve që vijnë nga përpunimi i të dhënave duket se këto universitete garantimi i sigurisë së të dhënave dhe ofrimi i shërbimeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pamjaftueshëm.

Konkretisht i pari që ka kaluar në sitën e audituesve ka qenë Universiteti i Tiranës ku në raportin përfundimtar audituesit kanë nënvizuar se investimet e kryera në Universitetin e Tiranës në sistemet e informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemet e sigurisë së informacionit, sigurimin e Vazhdueshmërisë së Biznesit.

“Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa pamjaftueshëm. Ne kemi audituar zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe nën ligjore (kriteret e vlerësimit), për, procedurat e prokurimit publik për investimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit të zhvilluara gjatë periudhës objekt auditimi nga 01.01.2020 deri më 31.12.2021, subjekti i audituar, Universiteti i Tiranës”, ka mangësi në veprime në përputhje me kriteret e përcaktuara në bazën ligjore dhe rregullatore” kanë nënvizuar audituesit.

I njëjti konstatim vlen edhe për auditimin e kryer në Universitetin e Vlorës ku nënvizohet se pas shqyrtimit të evidencave të marra Universiteti Ismail Qemali ka zhvilluar sisteme të Teknologjisë së Informacionit pa hartuar bazën e nevojshme rregullatorë për funksionimin e tyre dhe të pa mbështetura me burimet e nevojshme njerëzore.

Edhe për Universitetin e Shkodrës audituesit kanë nënvizuar se “Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka në përdorim sisteme të Teknologjisë së Informacionit pa hartuar bazën e nevojshme rregullatorë për funksionimin e tyre.

Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa pamjaftueshëm.

Në këtë drejtim, përdorimi i sistemeve mbart një risk të lartë në mbarëvajtjen e funksionaliteteve të ndërtuara në shërbim të qëllimit dhe objektivave institucionale” thuhet në auditim.

Të tre universiteteve u është kërkuar që të marrin masa sa u takon rritjes së sigurisë dhe të hartojnë plane për minimizimin e parandalimin e risqeve të identifikuara, si dhe të bëhet monitorimi periodik i zbatimit të këtyre masave. /Monitor

The post Teknologjia dhe Informacioni në universitete, KLSH: Siguria mbetet e pamjaftueshme appeared first on Albeu.com.