influencer Archives - Albeu.com

Pagesa nga 50 në 2000 euro, pse të gjithë duan të bëhen influencues
Ndonëse ka ndryshime mes tyre, sot influencuesit e rrjeteve sociale janë shumë të ngjashëm me sipërmarrësit. Kanë një markë, ofrojnë një shërbim, qarkullojnë para. Fitimet në Shqipëri janë të ndjeshme, jeta që reklamohet është ajo e ëndrrave, ndaj të gjithë duan të jenë…influencues! Nga 50 euro deri në 2000 euro për një foto, po hasim ende një “treg” të paorganizuar dhe shpesh, informal

Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një vajzë në të 20-at e saj takoi një grup mikeshash, u ul, pa nxitimthi në menu, porositi dhe menjëherë sa kamerieri rikthehet me porosinë, tentoi 5 herë të bënte videon që dëshironte.

Në fytyrat e mikeshave lexohej mërzitja e një rituali që siç duket, ndodhte shpesh dhe nuk i lejonte të konsumonin pijen e tyre në qetësi.

Dhjetëra foto pasuan takimin dhe më shumë se biseda normale, gjithçka për të cilën vajza fliste, ishte sa pëlqime mori në postimin e fundit, sa video virale ka dhe cilat kompani i ishin afruar për t’i reklamuar.

Hapa Instagram-in, kishte 135 mijë ndjekës, nuk ishte figurë publike, as nuk punonte në media.

“Moda” e influencuesve zyrtarisht ka pushtuar botën. Ata paguhen ndërsa postojnë foto të tyret dhe të jetës së tyre, diçka që shumica e njerëzve të thjeshtë e bëjnë “falas”.

Gjatë dekadës së fundit, industria e influencuesve të mediave sociale është rritur nga asgjëja, në një armatë globale që ka riorganizuar mënyrën se si informacioni dhe kultura konceptohen, prodhohen dhe tregtohen.

Sektorë si moda, kozmetika, udhëtimet kryesuan fushat ku nisi ky “profesion”, por përmbajtja mori edhe drejtime të tjera: prindërim, psikologji, biznes, arsim etj.

Për pjesën më të madhe të tyre, ka funksionuar më së miri: globalisht, në fund të vitit të shkuar, industria llogaritet të vlejë 21 miliardë dollarë dhe parashikohet të arrijë në 24 miliardë dollarë në fund të 2024.

Njerëzit u besojnë influencuesve, përdoruesit e rrjeteve sociale informohen mbi lajmet më shumë nga ta se sa media tradicionale dhe shitjet nëpërmjet influencuesve kanë parë rritje progresive, në çdo kategori mallrash apo shërbimi.

Si është puna e influencuesit në Shqipëri?

Një kompani i drejtohet një influencuesi dhe duke prezantuar produktin apo shërbimin, njëkohësisht kërkon të dhëna sasiore të personit në fjalë, sa ndjekës ka, sa trafik gjeneron, çfarë fushatash ka bërë më parë dhe çfarë ndikimi ka pasur etj.

Nga ana tjetër, influencuesi informohet për kompaninë dhe produktet/shërbimet që ka. Vitet e fundit, kjo marrëdhënie kalon edhe nëpërmjet një agjencie të specializuar në fushën e marketingut dixhital, si urë lidhëse mes influencuesit dhe kompanisë.

Vendoset çmimi. Në fillim, bazoheshin te çmimet e reklamave në print, një lloj konvertimi i numrit të kopjeve me numrin e leximeve.

Me kalimin e viteve, tregu nisi të maturohej dhe çmimet të unifikoheshin.

Megjithatë, ka diferenca në format e fushatave që bëhen dhe kërkesat e vetë kompanive.

Tomi Kallanxhi, drejtues i “Big Media Expert”, kompani e cila është e fokusuar edhe në marketingun dixhital, pohon për “Monitor” se tregu i influencuesve në Shqipëri është zhvilluar me kalimin e kohës.

Në lojë kanë hyrë agjencitë që menaxhojnë komunikimin mes influencuesit dhe kompanive të ndryshme.

Sipas tij, me zhvillimin e botës dixhitale, është zhvilluar më tej ky treg. Z. Kallanxhi pohon se marketingu dixhital ka zënë pjesën më të madhe të tortës së atij tradicional dhe kompanitë janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt kësaj forme marketimi.

Format e bashkëpunimit me personazhe mediatike ose influencues janë kryesisht të strukturuara në formë pakete, që do të thotë se ofrohen disa shërbime, duke nisur nga shpërndarje story, postime, reel (format e videove në Instagram) dhe pagesat kanë arritur nga 50 euro për një foto deri mbi 2000 euro në paketë.

Pagesat, sipas tij, janë në varësi jo të numrit të ndjekësve, por të reagimeve të llogaritura në periudha mujore, që do të thotë numri i herëve që postet e një influencuesi shfaqen në ekranin para ndjekësve.

Sigurisht, kriter i rëndësishëm është edhe kategorizimi i natyrës së produktit me influencuesit: një modele nuk është personi i përshtatshëm për të reklamuar një produkt për bebe dhe duhet studiuar se cila është audienca prapa çdo influenceri.

Oliver Petrovski nga agjencia “New Moment” pohon se tregu i influencuesve është bërë aq i rëndësishëm sa po ndryshon dhe destinacionet e buxheteve të kompanive të mëdha, dukuri që po e ndiejnë madje dhe televizionet që historikisht kanë marrë pjesën e luanit.

“Në Shqipëri ky treg është shumë më i zhvilluar se në Maqedoninë e Veriut, psh”.

“Njerëzit mendojnë se ne u drejtohemi influencuesve për shkak të numrit të madh të ndjekësve që ata kanë. Sigurisht që kjo duhet, por ne i përdorim për shkak të vëmendjes me të cilën njerëzit shohin videot e tyre, jo për shkak të numrit të ndjekësve.

Materialet që ata publikojnë shihen me kujdes, sepse ndjekësit i njohin personazhet dhe duan që të shohin se çfarë bën apo thotë influencuesi”.

Ai shton se ka interes për njerëz realë, sidomos kur janë popullorë, çka bën që dhe angazhimi në video të jetë i lartë, që nga shikueshmëria, ndarjet (share), komentet.

Pagesat deri në 2000 euro/paketë

Format e bashkëpunimit me personazhe mediatike ose influencues janë kryesisht të strukturuara në formë pakete, që do të thotë se ofrohen disa shërbime, duke nisur nga shpërndarje story, postime, reel (format e videove në Instagram) dhe pagesat kanë arritur nga 50 euro për një foto deri mbi 2000 euro në paketë.

Anaid Kaloti, nga “SHET Influencer Industry”, thotë se çmimet nisin nga 50 euro deri në 500 euro për postim.

“Ka disa tregues për shumën që ti paguhesh: sa korrekt je ndaj publikut, çfarë gjuhe komunikimi ke me ta, je thjesht figurë publike apo ke edhe ndërveprim ku përfshihet ndarja me audiencën e elementeve të ditës tënde: veshje, gatime, pushime apo evente etj.

Pastaj studion edhe numrat. Sigurisht që figurat publike, sidomos ata të mirënjohur në ekrane mediatike, paguhen edhe më shumë për shkak të imazhit që kanë”, – pohon z. Kaloti

Jori Vila, nga “OZ Marketing” thotë se, qëkurse bashkëpunimi priret më shumë të krijohet nëpërmjet arsyetimeve profesionale dhe jo pëlqimeve apo opinioneve personale, shikohet që influencers marketing të marrë peshë dhe të bazohet në tregues dhe shifra.

“Influencers vetë janë më përzgjedhës dhe tentojnë të jenë më profesionalë dhe markat, nga ana tjetër, janë më kërkuese dhe tentojnë të priren drejt matjeve konkrete dhe jo thjesht drejt përmbajtjes trendy apo të bukur”, – thotë znj. Vila.

Ajo shton se ka ikur koha kur kompanitë apo agjencitë shikonin vetëm numrin e ndjekësve të një influenceri të caktuar. “Një profesionist do dallojë menjëherë nëse një profil i ka ‘k’-të e blera.

Markat dhe influencers duhet të kuptojnë që më shumë se sa ‘k’ tek followers, kanë vlerë shifrat e insights dhe të fillojnë të komunikojnë përmes tyre”, thotë ajo.

Industria

Industria e influencuesve është një hapësirë për sipërmarrje dhe eksplorim, lidhje dhe angazhim, të vërteta dhe shtirje, shprehje e vetvetes dhe ezaurim

Tregu, mes informalitetit

Influencuesit mendohen se janë liderë që gjenerojnë tematika dhe vendosin tendencat në mesin e një auditori ndjekësish, duke i pozicionuar ato në një drejtim të caktuar, për t’u partnerizuar me markat, mbi përmbajtjen e sponsorizuar.

Ndikuesit po “konkurrojnë” tregun e reklamave tradicionale dhe po përhapin mesazhin e një marke për audiencën e synuar në një mënyrë autentike.

Influencuesit në përgjithësi fitojnë para nga miratimi i produkteve në faqen e tyre – të cilat duhet të etiketohen qartë si reklama për shkak të rregullave të Autoritetit të Standardeve të Reklamimit.

Në Shqipëri, tregu nuk është ende i strukturuar dhe jo çdo influencues punon formalisht. Ndonëse po merr përmasa të mëdha, Petrovski thotë se askush nuk e mat tregun e influencuesve.

Tregu global

Në fund të vitit të shkuar, industria në botë llogaritet të vlejë 21 miliardë dollarë dhe parashikohet të arrijë 24 miliardë dollarë në fund të 2024.

Pagesat për influencers në Shqipëri:

Pagesat për influencers variojnë sipas ndjekësve:

Mikroinfluencers (nën 10,000 ndjekës): rreth 100 euro

Mes 10,000 dhe 50,000 ndjekës: 200 – 400 euro

Mbi 50,000 ndjekës: rreth 600 euro

Mbi 100,000 ndjekës: 700 – 1700 euro

Shifrat janë më të larta për postime të miksuara në Instagram dhe TikTok, duke kaluar 2000 euro.

Burimi: Agjencitë e marketingut

Më të ndjekurit dhe më influencuesit

Sipas StarNgage+, një platformë e njohur botërore për matjen e suksesit të influencuesve, 3 janë “yjet” në Shqipëri që kanë ndërthurjen mes ndjekësve, angazhimit dhe feedback më të lartë: Luana Vjollca, 2.2 mln ndjekës, Noizy 2.2 milionë ndjekës dhe Armina Mevlani, 2 milionë ndjekës. Emrat e tjerë që ndjekin janë Bes Kallaku, Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi, Bora Zemani, Rezarta Shkurta, Lori Hoxha.

The post Pagesa nga 50 në 2000 euro, pse të gjithë duan të bëhen influencues appeared first on Albeu.com.

Influencerët në Hungari, shndërrojnë të rinjtë e painteresuar në politikë në protestues
Në një natë të ftohtë shkurti, Sheshi i Heronjve në kryeqytetin hungarez ishte aq i mbushur me njerëz saqë protestuesit u detyruan të ngjiteshin mbi statuja. Njerëzit në turmë ishin aq larg nga vendi ku mbaheshin fjalimet, saqë në vend të sloganeve apo kërkesave, ata brohoritën “nuk mund t’ju dëgjojmë”, duke iu kërkuar folësve që të lëshonin më shumë zërin. Budapesti edhe në të kaluarën ka qenë skenë e protestave, por kjo protestë mund të jetë e para që është organizuar nga influencerët e rrjeteve sociale. Mijëra njerëz që dolën në rrugët e kryeqytetit hungarez më 16 shkurt, protestuan pasi së fundi një person i përfshirë në një rast të abuzimit seksual të fëmijëve përfitoi falje presidenciale. Ky rast ka tronditur Hungarinë dhe deri më tani ka çuar deri te dorëheqja e presidentes së shtetit dhe ish-ministres së Drejtësisë. Protesta ka pasur edhe në javët paraprake, të organizuara nga opozita e krahut të majtë, Lëvizja për Momentum, pasi një media e pavarur zbuloi se presidentja e vendit, Katalin Novak, kishte lëshuar falje presidenciale për zëvendësdrejtorin e një shtëpie shtetërore për fëmijë, i cili ishte burgosur për tentim të heshtjes së akuzave për abuzim seksual kundër drejtorit të kësaj shtëpie.

Por, kjo protestë ishte ndryshe. Shumë nga ata që i bënë ballë të ftohtit dhe iu bashkuan protestës, që u organizua nga disa personalitetet më popullore online në vend, ishin të rinj, që zakonisht nuk janë të interesuar për politikë. Ky fakt ka të ngjarë të shqetësojë kryeministrin hungarez të krahut të djathtë, Viktor Orban, dhe partinë e tij në pushtet, Fidesz, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe ato për Parlamentin Evropian në qershor.

“Shumica e botës nuk është vetëm bardhë dhe zi. Por, siguria e fëmijëve dhe dhuna kundër fëmijëve është bardhë dhe zi”, tha për Radion Evropa e Lirë, Judit Banyai, që ishte një prej organizatoreve të protestës së 16 shkurtit të quajtur “Përbindëshit ecin të lirë”. “Nuk ka asnjë anë politike apo ideologjike që e pranon këtë”, tha Banyai gjatë një bisede përmes video-lidhjes.

Personi që është falur, zëvendësdrejtori i shtëpisë së fëmijëve në Bicske, një qytezë afër kryeqytetit, i cili në media është identifikuar si Endre K., ishte dënuar me mbi tre vjet burgim më 2018 për shkak se u kishte bërë presion viktimave që të tërheqin pretendimet e tyre për abuzim seksual. Drejtori i këtij institucioni ishte dënuar me tetë vjet burgim për abuzimin e të paktën dhjetë fëmijëve në periudhën kohore 2004-2016. Banyai, 26 vjeçe, nën e dy fëmijëve, është bërë e njohur si kontribuuese në Nemakarokbeleszolni, një llogari në Instagram që publikon video qesharake lidhur me të qenët nënë. Ajo ka mbi 50.000 ndjekës në platformën sociale në pronësi të kompanisë Meta, ndërkaq llogaria e të cilën ajo bashkëpunon ka 300.000 ndjekës. Yjet e rrjeteve sociale nga Nemakarokbeleszolni – që nëse përkthehet në shqip i bie “Nuk dua të të tregoj çfarë të bësh, por…”, një paralajmërim i dëgjuar shpesh nga nënat e reja – bashkuan forcat me Marton Gulyas, drejtuesi i kanalit të pavarur në YouTube, Partizan, dhe me një numër të komedianëve të famshëm, personalitete të tjera të popullarizuar në YouTube dhe muzikantë. Ndjekësit e tyre janë kryesisht të rinj dhe liberalë në pikëpamjet e tyre, dhe ndryshe nga krahu rinor i Lëvizjes Momentum, priren që të mos ndjekin shumë lajmet. “Është e paprecedentë që influencerët, të cilët janë të popullarizuar veçmas në mesin e të rinjve, janë organizatorë dhe folës në një protestë”, tha për Radion Evropa e Lirë pas protestës së 16 shkurtit, Peter Kreko, drejtor i institutit Political Capital me seli në Budapest. Protesta u përkrah nga politikanë të partive me ideologji të ndryshme. Përmes një video-mesazhi Peter Marki-Zay, sfiduesi i fundit i Orbanit gjatë garës për kryeministër, e mbështeti protestën. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të marrin pjesë në të dhe anuloi një tubim të tijin të planifikuar për ditën tjetër. Si lëvizja e krahut të majtë, Momentum, edhe partia e ekstremit të djathtë, Jobbik, në llogaritë e tyre në Facebook njoftuan për datën dhe orën e mbajtjes së protestës.

Banyai, që ishte përgjegjëse për dizajnin e grafikave për protestën, tha se u kanë kërkuar anëtarëve të partive politike që të mos sjellin në protestë flamujt partiakë, në mënyrë që protesta të mos politizohej. Shumë nga njerëzit që morën pjesë në protestë bartnin flamurin e Hungarisë. Kjo mungesë e ngjyrimit politik e bëri këtë protestë tërheqëse për shumë hungarezë, tha Kreko. “Të gjitha hulumtimet tregojnë se të rinjtë hungarezë qëndrojnë larg partive politike dhe ata kanë më pak gjasa të marrin pjesë në një protestë që ka vulën e një partie politike”. Në përgjithësi, në Hungari të rinjtë kanë më shumë gjasa t’i bashkohen një proteste nëse ajo thirrjet për probleme sociale, mjedisore apo arsimore sesa nëse ka të bëjë me çështje krejtësisht politike. Sipas një sondazhi të realizuar së fundi, 60 për qind e popullsisë hungareze nën moshën 30-vjeçare – gjeneratë që e ka kaluar gjithë pjesën e jetës së tyre në moshë madhore nën pushtetin e Orbanit – janë të pakënaqur me situatën aktuale të demokracisë dhe 43 për qind janë shprehur se nuk mbështesin asnjë parti politike. Në një studim tjetër, më pak se një e treta e të anketuarve u deklaruan se ata do të votonin në zgjedhjet e përgjithshme.

“Gjithçka shpërtheu si një çmenduri. Veçanërisht, duke pasur parasysh se sa njerëz shpërndan njoftimin për protestë në llogaritë e tyre”, tha Banyai, duke iu referuar Facebook-ut dhe Instagram-it, dy nga rrjetet më popullore sociale në Hungari. Në Sheshin e Heronjve, Gergely Horvath, 32 vjeç, protestoi për herë të parë. Ai tha se edhe më herët e kishte menduar që të shkonte në të gjitha protestat antiqeveritare që ishin organizuar. “Por, miqtë e mi nuk ishin të interesuar që të shkonim bashkë”, tha ai. “Prandaj, nuk shkova kurrë”. Ai ndjek në rrjetet sociale pothuajse të gjithë organizatorët e protestës dhe tha se e ndjeu se “kjo nuk do të ishte diçka që mund ta shikoja nga divani i shtëpisë sime”. Rasti i faljes presidenciale ka zemëruar shumë hungarezë: një përzierje e ndjenjës së një neverie të madhe ndaj abuzuesve të fëmijëve dhe ndjenjës së përhapur të padrejtësisë që njerëzit që kanë miq në pozita të larta mund t’i shpëtojnë ndëshkimit për çfarëdo shkeljeje. Në Hungari janë mbi 20.000 fëmijë nën përkujdesjen e shtetit dhe afërsisht një e treta e tyre janë në shtëpitë e fëmijëve. Shumë nga këto institucione përballen me mungesë të personelit dhe kanë pak buxhet, probleme që në disa raste kanë çuar në kujdes jo të duhur të fëmijëve dhe në abuzim. Shumica e protestuesve shprehën shqetësime se çfarë ka ndodhur në Bicske mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Përderisa Novak, ish-presidentja dhe aleatja e ngushtë e Orbanit, kurrë nuk dha ndonjë arsye për faljen presidenciale, politikanët opozitarë dhe raportimet e mediave të pavarura kanë pretenduar se Endre K. ka disa lidhje me Qeverinë dhe me vëllain e kryeministrit hungarez.

“Më duket e pështirë që dikush që ka bërë diçka të tillë mund të shpëtojë nëse ka miqtë e duhur”, tha Barbara Krcmarova, 26-vjeçare, hungareze etnike nga Sllovakia.

Së bashku me mikeshën e saj, 25-vjeçaren Gyorgyi Abelovska, Krcmarova protestoi për herë të parë që kur u zhvendos në kryeqytetin hungarez disa vjet më parë. “Ishim kureshtare të shihnim një protestë në Budapest”, tha Abelovska, e cila punon si kameriere në një hotel. Që të dyja thanë se nuk kanë interes për politikën dhe nuk përcjellin zhvillimet aktuale.

“Është koha që e vërteta të dalë në shesh”, tha Tamas Cseh, 53 vjeç. Për dallim nga të tjerët, ai ka protestuar vazhdimisht dhe në protestë mori pjesë me një flamur të kombinuar: atë të Hungarisë dhe të hungarezëve etnikë në rajonin e Rumanisë të Transilvanisë.

Cseh përmendi disa teori konspirative duke filluar nga Traktati i Trianonit i vitit 1920, ku u humb dy e treta e territorit hungarez, për trafikimin ndërkombëtar të fëmijëve dhe për COVID-19. “Qeveria do ta vrasë veten me këtë”, tha ai. “Politikisht, ata kanë bërë autogol”. Është e paqartë nëse protestat do të vazhdojnë apo nëse do të ketë efekt te Qeveria e Orbanit, e cila është në pushtet që nga viti 2010 dhe e paraqet veten si mbrojtëse të fëmijëve dhe të “vlerave e familjes tradicionale”. Përderisa llogaria në Instagram që u krijua pas protestës morën mbi 80.000 ndjekës, organizatorët nuk kanë njoftuar për mbajtjen e ndonjë ngjarje të re. Skandali shpërtheu në një kohë të çuditshme për Orbanin, i cili po përballet me kritika nga Brukseli pasi fillimisht kishte kundërshtuar që Ukrainës t’i ofrohej ndihmë dhe është kritikuar po ashtu për bllokimin e pranimit të Suedisë në NATO. Brenda vendit ai përballet me pakënaqësi për shkak të krizës së rëndë të kostos së jetesës. Gjatë fjalimi vjetor drejtuar kombit më 17 shkurt, në paraqitjen e parë publike që kur dha dorëheqje presidentja, kryeministri hungarez shfaqi pak keqardhje. “Njerëzit e mirë nganjëherë marrin vendime të gabuara”, tha Orban gjatë fjalimit që u mbajt para miqve të tij, anëtarëve të partisë së tij dhe gazetarëve nga mediat e lidhura me Qeverinë. Nga kjo ngjarje u përjashtuan gazetarët e pavarur dhe ata të huaj. Pas protestës, organizatorët mblodhën 5.575 dollarë donacione për të ndihmuar një viktimë të pastrehë të abuzimit seksual. Me donacionet që tejkaluan qëllimin e vendosur paraprakisht, Partizan njoftoi se paratë që kanë tepruar do të përdoren për të ndihmuar të tjerët që kanë qenë në shtëpitë e fëmijëve dhe që tani jetojnë në rrugë.

“Fakti që shumë njerëz morën pjesë dhe dhuruan… ka një pjesë jashtëzakonisht të madhe në shtetin tonë që është shumë e pakënaqur me politikat e Fideszit”, tha Kreko nga instituti Political Capital.

Pyetja më e rëndësishme tani, tha ai, është nëse grupet e të rinjve të angazhuar së fundi do të vazhdojnë të jenë politikisht aktiv dhe të votojnë në zgjedhjet evropiane dhe lokale të qershorit.

“Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që politikanë hungarezë kanë dhënë dorëheqje dhe kjo, në vetvete, ka një ndikim pozitiv te shoqëria civile, protestuesit dhe tek ata që janë të pakënaqur me Qeverinë. Gazetarët po ashtu mund ta ndiejnë se raportimi i tyre prodhon pasoja politike”.

The post Influencerët në Hungari, shndërrojnë të rinjtë e painteresuar në politikë në protestues appeared first on Albeu.com.

Chiara Ferragni dhe Fedez i japin fund martesës!
Chiara Ferragni dhe Fedez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi kurorëzuan lidhjen e tyre më 2018 në Sicili para miqve dhe familjarëve, sipas corriere.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, e cila erdhi në jetë më 23 mars 2021. Ajo që ndezi shkëndijën mes të dyve ishte kënga nga Fedez dhe J-Ax, hit i verës 2016. Kështu të dy filluan të njiheshin me njëri-tjetrin dhe më pas filluan të takoheshin.

Fotot e para publike të çiftit janë të shtatorit 2016, ku të dy u ‘kapën mat’ në një darkë në Milano, ku jetonte influencia. Një muaj më vonë, dyshja ndau foton e parë në rrjetet sociale. Ndërsa së fundmi, dyshja nuk ka ndarë asnjë foto në rrjetet sociale.

The post Chiara Ferragni dhe Fedez i japin fund martesës! appeared first on Albeu.com.

Qeveria e britanisë jep para për tiktokerët e famshëm shqiptarë që të ndalojn të rinjtë të shkojnë
Qeveria e Britanisë së Madhe duket se Për të paralajmëruar personat që synojnë të marrin përsipër të kalojnë Kanalin Anglez me anije të vogla, është e gatshëme të paguajnë influencerët shqiptarë në TikTok.

Kjo lloj skeme është përdorur më parë në Francë e Belgjikë për disa vite, por Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka vendosur që ta zgjerojë këtë politikë. Ku do të përfshihet Shqipëria, Iraku, Egjipti dhe Vietnami. Në plane është që të përfshihet edhe Turqia e India.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në listën e kandidatëve që duhet të paralajmërojnë emigrantët që të mos e marrin këtë udhëtim të rrezikshëm janë një reper, dy komedianë, një bloger lifestyle, personalitete televizioni dhe një shkrimtar udhëtimesh.

‘Ata raportohet se janë zgjedhur prej aftësisë që kanë për të nxitur të rinjtë, të cilët janë grupi më i madh i emigrantëve që kalojnë kanalin’, shkruan LBC.

‘Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin mediat sociale për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetet e tyre kriminale. Është jetike që ne të përdorim të njëjtat platforma për të informuar emigrantët për të vërtetat rreth kalimit të kanalit dhe ardhjes ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar’, tha një zëdhënës i Zyrës së Punëve të Brendshme.

Sipas dokumenteve, influencerët mund të marrin pagesa deri në 5 mijë Paund. Ndërkohë buxheti për influencerët shqiptarë është vendosur në 30 mijë Paund. Ndërsa në Vietnam e Egjipt ky buxhet është 15 mijë Paund.

The post Qeveria e britanisë jep para për tiktokerët e famshëm shqiptarë që të ndalojn të rinjtë të shkojnë appeared first on Albeu.com.

Dy vite burg dhe 300 mijë euro gjobë, Franca miraton ligjin e ri për influencerat e medieve sociale
Parlamenti francez ka miratuar një ligj, i cili synon të rregullojë aktivitetin e influencerave në mediet sociale. Miratimi i ligjit vjen pas një përpjekjeve për të frenuar promovimin e produkteve dhe tendencave të rrezikshme.

Ligji i ri ndalon promovimin e praktikave të caktuara, të tilla si kirurgjia kozmetike dhe abstenimi terapeutik, si dhe promovimin e disa pajisjeve mjekësore.

Ai gjithashtu ndalon promovimin e produkteve që përmbajnë nikotinë. Gjithashtu, influencerat nuk do të jenë më në gjendje të promovojnë abonime në parashikimet sportive dhe lojërat me para.

Dënimet për mosrespektim mund të shkojnë deri në dy vjet burg dhe një gjobë prej 300,000 €. Ligji ndalon gjithashtu skenat e inskenuara me kafshë, pronësia e të cilave është e ndaluar.

Ata, gjithashtu, duhet të zbulojnë nëse ato janë duke përdorur një flitër për t’u dukur më tërheqës/e. Formulimi i ligjit të ri u miratua nga ligjvënësit francezë në të gjithë spektrin politik dhe mund të nënkuptojë burg ose gjoba të ashpra.

Pasi ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare votuan pro të mërkurën, 342 senatorë nga i gjithë spektri politik votuan për të miratuar projektligjin e paraqitur nga deputeti socialist Arthur Delaporte dhe Stéphane Vojetta, një deputet nga Rilindja e Presidentit Emmanuel Macron.

“Ne mund të jemi krenarë për këtë marrëveshje të paprecedentë”, tha Amel Gacquerre, senatori i ngarkuar me paraqitjen e projektligjit në Dhomën e Lartë./Albeu.com/

The post Dy vite burg dhe 300 mijë euro gjobë, Franca miraton ligjin e ri për influencerat e medieve sociale appeared first on Albeu.com.

E zbresin nga avioni se ishte shumë seksi, reagon influencerja: Nuk isha lakuriq (FOTO LAJM)
Një bodybuilder turke si dhe ndikuese e medieve sociale është ndaluar të fluturonte nga Texas për në Miami në 8 Korrik me linjën “American Airlines”, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra dhe kjo gjë do ishte një shqetësim për familjarët që ndodheshin në avion.

Këtë incident Deniz Saypinar e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfryn gjithë inatin e saj.

Me lot ajo u tregoi ngjarjen një milion ndjekësve të saj. Tregoi se si stafi e kishte fyer kur i thanë se ajo ishte pothuajse “e zhveshur”.

“Ata më ndaluan të udhëtoja sepse më thanë ju jeni lakuriq dhe ofendoni familjet e tjera”, është shprehur ajo.

Saypinar, 26 vjeç është një trajner gjimnastikor, sipërmarrëse dhe ndikuese i medieve sociale.

The post E zbresin nga avioni se ishte shumë seksi, reagon influencerja: Nuk isha lakuriq (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

La punën si gazetare, influencerja fiton 4 milionë dollarë në vit duke vlerësuar supermakina (FOTO LAJM)
Një gazetare australiane, e cila e la punën e saj si prezantuese në radio për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze në Instagram, fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social. Alex Hirschi u largua nga Kuinslendi për në Dubai, në vitin 2008, ku prezantoi një emision radiofonik mbi makinat për 5 vite, përpara se të niste karrierën në rrjetet sociale si “Bjondja e supermakinave”.

34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve. Hirschi i ka të mbushura rrjetet sociale me fotografi ku ajo pozon pranë makinave më luksoze në qarkullim, si Ferrari, Aston Martin apo Pagani. Videoja e saj më e pëlqyer në TikTok është e dhjetorit 2020, kur Hirschi teston makinën-koncept të Rolls Royce, 103X, një makinë elektrike që ecën vetë dhe nuk ka timon.

The post La punën si gazetare, influencerja fiton 4 milionë dollarë në vit duke vlerësuar supermakina (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.