inflamacion Archives - Albeu.com

Vlerat dhe përdorimet e panjohura të gjetheve të rrushit
Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri, sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por këto gjethe kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull.

Këto gjethe janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato i gjejmë të paketuara në enë të ndryshme, por varianti më i shëndetshëm është padyshim ai i freskëti. Gjethet e rrushit shijojnë më shumë kur zihen në avull ose ujë.

Vlerat kundër inflamacionit

Gjethet e rrushit luftojnë inflamacionin. Inflamacioni kronik është faktori kryesor i disa sëmundjeve si ato të zemrës dhe Alzhaimerit. Inflamacioni shkakton edhe artritin dhe sëmundje gastrointestinale. Stili i jetesës dhe genet janë kontribues në shfaqjen dhe zhvillimin e inflamacionit, por një ushqyerje e shëndetshme me ushqime që nuk shkaktojnë inflamacion është strategjia më e mirë për t’i qëndruar larg sëmundjeve të rrezikshme shkruan Shendeti.

Vlerat ushqyese të gjetheve të rrushit

Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori. Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish. Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin. Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

Nivele të ulëta të glicemisë

Një racion me gjethe rrushi ka shumë ushqyes dhe ndikon në kufizimin e nivelit të sheqernave në gjak. Mbajtja nën vëzhgim e sheqernave në gjak është e rëndësishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti e që duhet të kontrollojnë ndikimin e çdo ushqimi në nivelin e sheqerit. Një njeri i rritur dhe shëndetplotë duhet të ketë një nivel glicemie në 100 ose më pak, rrjedhimisht gjethet e rrushit janë zgjidhje shumë e shëndetshme.

Pamjaftueshmëria kronike e venave

Një studim i vitit 2010 nga Departamenti i Dermatologjisë në Universitetin e Freiburg në Gjermani doli në konkluzionin se ekstraktet e gjetheve të rrushit zvogëlonin edemat tek pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria kronike e venave, një sëmundje kronike që prish ekuilibrat e qarkullimit të gjakut. Kur gjaku has pengesa dhe nuk arrin dot në zemër, këmbët enjten dhe preken nga edema. Zvogëlimi i edemës ul barrën e rëndë në vena dhe sistemin vaskular.

Përdorimet e tjera

Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, janë përdorur prej shekujsh dhe përdoren në mjekësinë bimore. Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diaresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmën, dhimbjet e kokës dhe etheve. Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell.

Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.

Kujdes: Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpërlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt.

The post Vlerat dhe përdorimet e panjohura të gjetheve të rrushit appeared first on Albeu.com.

Tre zakone “të shëndetshme” që mund të rrisin inflamacionin
Inflamacioni nuk është diçka që mund ta shihni lehtësisht në trupin tuaj, por mund të ekzistojë nën sipërfaqe dhe përfundimisht të shkaktojë një sërë problemesh.

Inflamacioni mund të marrë formën e problemeve të tretjes si fryrje ose dhimbje stomaku, si dhe dhimbje të kyçeve dhe muskujve. Stresi kronik, i cili mund të vijë nga tendosja fizike ose mendore, është fajtori kryesor pas inflamacionit.

Jo të gjitha llojet e inflamacionit janë të rrezikshme për shëndetin tuaj, pasi mund të shkaktohen për të ndihmuar trupin tuaj të shërojë një prerje në dorën tuaj, por duhet të zhduket pasi kërcënimi të jetë zhdukur. Problemet nisin që inflamacioni nuk ulet, duke mbetur i ngritur për vite me radhë

Ndërsa është e rëndësishme të hani një dietë anti-inflamatore dhe të shmangni shkaktarët e njohur (si ushqimet e përpunuara), ka disa zakone të tjera “të shëndetshme” që në fakt mund të minojnë qëllimet tuaja shëndetësore dhe të nxisin inflamacionin.

Zakonet “të shëndetshme” që rrisin nivelet e inflamacionit

1. Ju përpiqeni të kompensoni gjumin e humbur

Mund të ndiheni mirë kur zgjoheni vonë të shtunën, por nëse ndjeni nevojën për të fjetur më gjatë, kjo do të thotë se ndoshta nuk jeni mjaftuar fle pjesën tjetër të javës. Humbja e gjumit është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të inflamacionit të shkallës së ulët.

Gjumi është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin pasi rikthen çdo proces duke përfshirë neurotransmetuesit, prodhimin e hormoneve, shëndetin e tretjes dhe imunitetin.

Qëllimi është që të keni një orar të qëndrueshëm të gjumit që ju lejon të merrni gjumin që i nevojitet trupit për të funksionuar, që është shtatë deri në nëntë orë çdo natë, sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit.

2. Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimi i jep stres trupit, por është një stres i dobishëm për sa kohë që i jepni trupit tuaj karburantin që i nevojitet dhe i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe rikuperuar.

Ushtrimi i tepërt (për shembull: kryerja e stërvitjeve me intensitet të lartë çdo ditë), si dhe mungesa e ushqimeve me vlera ushqyese mund të kontribuojnë në rritjen e niveleve të inflamacionit në trup.

Nga ana tjetër, vetëm 20 minuta ushtrime të moderuara mund të zvogëlojnë inflamacionin e përgjithshëm, sipas hulumtimit të botuar në revistën Brain, Behavior, and Immunity, duke vërtetuar se nuk duhet ta teproni për të marrë të gjitha përfitimet.

3. I thoni “jo” ëmbëlsirave

Nuk ka asnjë arsye për të privuar veten nga diçka e ëmbël, veçanërisht nëse ato ju pëlqejnë. Sipas hulumtimeve, konsumimi i çokollatës së zezë (me 70% përmbajtje kakao) mund të ketë efekte të dobishme në nivelet e stresit dhe imunitetin. Çokollata e zezë është plot me flavanole antioksidante që kanë veti anti-inflamatore.

The post Tre zakone “të shëndetshme” që mund të rrisin inflamacionin appeared first on Albeu.com.

Shkaktarët dhe kura, gjithçka duhet të dini për gastritin
Papritur, pas disa vakteve mund të ndjeni dhimbje apo një ndjenjë diskomforti në barkun tuaj. Ndoshta ushqimet që keni konsumuar nuk janë tretur mirë. Nëse kjo ndjenjë vazhdon për një kohë të gjatë dhe përsëritet vazhdimisht ju keni nevojë të këshilloheni me mjekun gastrohepatolog.

Gastriti është një inflamacion ose acarim i mukozës së stomakut dhe vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme. E përbashkët për të gjithë njerëzit me gastrit është dhimbja ose ndjenja e diskomfortit në pjesën e sipërme të barkut (abdomen), ndonjëherë e quajtur mostretje. Gastrit mund të jetë një sëmundje e shkurtër dhe e papritur (gastrit akut), ose një gjendje më e zgjatur (gastrit kronik), ose ndoshta si pjesë e një tjetër sëmundje mjekësore. Një shembull i gastritit akut është stomaku “i mërzitur”, e cila zakonisht ndodh pas përdorimit të alkoolit ose aspirinës. Helicobacter pylori është një lloj bakteri që infekton stomakun. Infeksioni nga ky bakter mund të çojë në gastrit kronik.

Gastriti është një problem i përbashkët mjekësor. Deri në 10% e njerëzve që drejtohen në një Departament të Urgjencës në spital me dhimbje të barkut kanë gastrit Gastriti është i lidhur me medikamente të ndryshme, kushte mjekësore dhe kirurgjikale, gjendjen fizike, zakonet shoqërore, kimike, si dhe infeksionet.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të gastritit janë shënuar më poshtë:

Medikamente

Aspirina (më shumë se 300 medikamente te ndryshme kane përmbajtje aspirine )

Antiinflamatorët josteroid (NSAIDs, të tilla si ibuprofen ose naproxen)

Steroid (prednisoni është një shembull)

Tabletat e hekurit

Medikamentet, të cilat përdoren për kimioterapi

Acidet apo sodë kaustike

Alkoolet e llojeve të ndryshme

Gëlltitja e trupave të huaj (pineskat)

Shkaqet mjekësore dhe kirurgjikale:

Stresi fizik në njerëzit të cilët janë të sëmurë kritike

Pas një operacioni për të hequr një pjesë të stomakut

Pas rrezatimit për trajtimin e kancerit

Sëmundjet autoimune

Anemi

Të vjella kronike

Infeksionet

Tuberkulozi

Sifilisi

Infeksionet bakteriale: Infeksioni H pylori është më i zakonshmi.

Bakteret që zakonisht shkaktojnë pneumoni apo infeksione të fshikëzës urinare mund të shkaktojnë edhe gastrit.

Infeksionet virale

Infeksionet fungale (maja)

Parazitët dhe krimbat

The post Shkaktarët dhe kura, gjithçka duhet të dini për gastritin appeared first on Albeu.com.

Me këtë pije, thojuni lamtumirë inflamacioneve në vjeshtë
Ushqyerja është thelbësore për një sistem imunitar të fortë, i cili mund të ofrojë mbrojtje kundër sëmundjeve sezonale si gripi, si dhe problemeve të tjera shëndetësore, përfshirë artritin, alergjitë, etj.

Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë si të përgatisni pijen “magjike” që ju shpëton nga inflamacionet e stinës.

Përbërësit:

2 mollë

Pak xhenxhefil të freskët

1/2 lugë çaji shafran i Indisë

1 filxhan kube akulli

1 filxhan ujë

Agave ose shurup panje

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini derisa përzierja të bëhet homogjene. Dhe ja, pije është gati për t’u pirë.

Nëse bëni më shumë sesa duhet, mund ta ruani në frigorifer si smoothie. Dhe kur temperaturat të bien, hiqni kubet e akullit dhe përdorni ujë të nxehtë./albeu.com

The post Me këtë pije, thojuni lamtumirë inflamacioneve në vjeshtë appeared first on Albeu.com.