infektivi viktima Archives - Albeu.com

3 mijë vdekje shtesë në Shqipëri nuk shpjegohen dot nga COVID-19
Shqipëria shënoi 9,657 vdekje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, me një rritje 35% në krahasim me mesataren e tremujorëve të parë të katër viteve të fundit, si dhe rreth 1400 vdekje më shumë nga sa mund të argumentohen me shifrat zyrtare të viktimave të pandemisë së koronavirusit të ri.

Mospërputhja e statistikave sugjeron se raportimet zyrtare mbi viktimat e pandemisë mund të mos pasqyrojnë realitetin. Mospërputhja mes shkallës së vdekshmërisë së raportuar në zyrat e gjendjes civile dhe deklarimeve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë është gjithsesi shumë më e ulët se sa në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 1810 shqiptarë humbën jetën nga problemet e shkaktuara nga COVID-19 nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në të njëjtën periudhë tremujore gjatë viteve 2017-2020 kanë vdekur mesatarisht 6,414 vetë ndërkohë që në tremujorin e parë 2021 vdiqën 9657 vetë.

Diferenca prej 3243 vdekjesh më shumë në këtë tremujor mund të shpjegohet pjesërisht nga vdekjet e identifikuara si të tilla nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa një pjesë e tyre, ose rreth 1,400, nuk shpjegohen dot.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj, në Shqipëri pati 9397 vdekje ndërkohë që mesatarja katërvjeçare e atij tremujori ishte rreth 5,500, me një rritje prej gati 4 mijë vdekje më shumë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, zyrtarisht në Shqipëri humbën jetën nga COVID 749 pacientë.

Saktësia e raportimit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia është një problem me të cilin janë përballur shumë vende të botës, disa prej të cilave kanë ngritur grupe studimore për të kryer rivlerësime, masë kjo e domosdoshme për të mbajtur pandeminë nën kontroll. Qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë të tillë dhe as nuk pranon të diskutojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekjeve në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të vdekjeve ka përfshirë të gjitha qarqet e vendit por ajo është më e dukshme në qarqet Tiranë, (78%), Fier (63%) dhe Durrës (61%). Rritja e vdekshmërisë duket se përkon me qarqet që gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë pasur edhe një ngarkesë më të lartë me të sëmurë me COVID-19.

Në Tiranë më 31 mars kishte 22 mijë të sëmurë të njohur nga autoriteti shëndetësor, pasuar nga Fieri me 2586 vetë dhe Durrësi me 1297 vetë. Përkundër kësaj, qarqet Dibër e Berat, të cilat gjatë kësaj periudhe kishin relativisht pak të sëmurë me COVID-19, shënuan rritje më të vogël të numrit të vdekjeve (respektivisht 35 dhe 42%). /Birn/

The post 3 mijë vdekje shtesë në Shqipëri nuk shpjegohen dot nga COVID-19 appeared first on Albeu.com.

E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet! Kaq viktima e kaq raste të reja u shënuan sot
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2962 testime, 834 të shëruar, 100 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (01 Maj 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2962

Testime totale             638,671

Raste pozitive             131,185

Raste të shëruara       110,172

Raste Aktive                 18,617

Humbje jete                  2,396

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15317

Fier    1150

Durrës  272

Shkodër  480

Korçë    349

Gjirokastër  265

Vlorë    256

Elbasan  134

Kukës    117

Dibër   103

Berat    97

Lezhë   78 /albeu.com/

The post E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet! Kaq viktima e kaq raste të reja u shënuan sot appeared first on Albeu.com.