infektimi Archives - Albeu.com

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave të prekur gjatë këtij viti.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Kristina Belba.

Edhe rasti i dytë është evidentuar në Korçë, i njëjti qark ku u regjistrua edhe infektimi i parë për vitin 2026.

Rasti i parë u konfirmua gjatë muajit gusht dhe bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça. Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, i moshuari iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa analizat konfirmuan praninë e virusit të Nilit Perëndimor.

Pas rastit të parë, Instituti i Shëndetit Publik nisi hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës, me specialistë që dolën në terren për të verifikuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin. U morën gjithashtu mostra nga banorë të zonës për kryerjen e analizave.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni kalon pa simptoma, ndërsa te personat që shfaqin shenja mund të ketë temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera dhe të vjella. Në raste të rralla, infeksioni mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes.

The post Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Alarmi për murtajën e bagëtive/ Ndizen vatrat e infektimit në Jug dhe Veri të vendit
Sëmundja e murtajës së bagëtive, ka rikthyer alarmin në sektorin veterinar dhe blegtoral në vend. Me përhapjen e shpejtë të rasteve dhe shtimin e vatrave të infektimit, autoritetet po punojnë në gatishmëri të lartë për të parandaluar përhapjen në zona të tjera.

Qarku i Elbasanit, megjithëse aktualisht i pastër nga raste të konfirmuara, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të afërsisë me zonat e prekura si Skrapari dhe Devolli.

“Jemi në gatishmëri të plotë. Situata është emergjente dhe kërkon masa të menjëhershme parandaluese”, u shpreh Fatmir Ozuni, Shefi i Shërbimit Veterinar në Elbasan.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar, ka identifikuar tre vatra të reja, përkatësisht dy në Skrapar dhe një në Devoll.

Pavarësisht se Elbasani nuk ka ende vatra aktive, rreziku është real dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë për kontrollin e qarkullimit të kafshëve dhe monitorimin e fermave të afërta.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vatrave me murtajë ka arritur në 10, ndërsa numri i fermave të prekura është 12. Deri më tani, për të frenuar përhapjen e virusit, janë asgjësuar rreth 1200 krerë bagëti të imta, kryesisht dele dhe dhi.

“Nëse situata vihet nën kontroll përpara muajit shtator, do të ishte një lajm shumë i mirë për blegtorinë shqiptare”, tha z. Ozuni, duke shtuar se temperaturat e larta ndihmojnë në frenimin e virusit, pasi ai nuk reziston gjatë në ekspozim me diellin.

Sëmundja, e cila ka pasoja të rënda në sektorin e blegtorisë, është tashmë e pranishme në një sërë qarqesh në vend: Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër, duke krijuar një hartë të gjerë përhapjeje dhe një nevojë urgjente për masa të shtuara kontrolli.

Autoritetet veterinare, u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet përkatëse, të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të ndjekin me përpikmëri protokollet e dezinfektimit dhe karantinimit.

The post Alarmi për murtajën e bagëtive/ Ndizen vatrat e infektimit në Jug dhe Veri të vendit appeared first on Albeu.com.

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me skandalin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonela në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Gramshit, duke akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë, Besion Ajazi, për fshehje të të vërtetës dhe shpërdorim të fondeve publike.

Genta Vangjeli, theksoi se kryebashkiaku ka mashtruar opinionin publik kur tha se; “nuk kishte dijeni për emrin e kontraktorit”, “nuk dinte vlerën e tenderit” dhe se “nuk mund të dinte gjithçka për një kontratë të prokurimit”.

PD thekson se kompania fituese, ‘Nelsa shpk’, ka një të kaluar problematike. Sipas saj, në vitin 2018 kjo kompani ishte pjesë e një çështjeje të njohur për korrupsion në tenderat publikë dhe u përfshi në një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Deklarata e Vangjelit:

Kur gazetarët e pyetën për kontraktorin që zbatonte kontratën lidhur me fenomemin e infektimit të fëmijëve me bakterin salmonella në Gramsh, kryetari i kësaj bashkie ndër të tjera tha se … nuk e kishte idenë të thoshte emrin, por ishte një kompani që rezultoi fituese nga procedura e prokurimit … nuk mund të dinte kryetari i bashkisë sa është vlera e tenderit… dhe se ndonjë prind po shfrytëzonte rastin e fëmijës së tij për të bërë politikë….

E vërteta është që në zbatim të nenit 73 të VKM nr.281/2021 i ndryshuar për miratimin e rregullave të PP, në cilësinë e titullarit të AK , Kryetari i Bashkisë e di mirë vlerën e tenderit sepse ka firmosur Urdhërin e Prokurimit, miraton raportin pёrmbledhёs të procedurës së prokurimit dhe adresimin e çështjeve apo problematikave që mund të dalin nga ky raport, e di mirë se kush është kontraktori sepse ekziston një kontratë e nënshkruar për këtë qëllim në datën 12 Dhjetor 2023 ndërmjet Bashkisë Gramsh dhe kontraktorit ‘Nelsa shpk’ me objekt Blerje mallra ushqimore për plotësimin e nevojave të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme me afat 24 muaj.

Kujtojmë se në vitin 2018, një tender i ngjashëm për blerje ushqimesh ka qenë shkaku i dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për korrupsion në tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ish drejtorine e burgjeve dhe të tjerë biznesmenë përfshirë kompaninë Nelsa shpk e cila në atë kohë kishte pronar babain e zonjës që mban pronësinë aktuale.

Edhe pse subjekt i dënimit nga gjykata, sipas spending data, dëshmohet se autoritetet kontraktore kanë kualifikuar dhe lidhur kontrata me këtë operator në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik neni për kriretet detyruese për skualifikim pika 1/b ( LPP Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar neni 45 pika 1/b, dhe LPP aktual nr.162, datë 23.12.2020 i ndryshuar, neni 76 pika 1/b) .

Sipas opencorporates.al, ky operator ka regjistruar 8.5 mil euro kontrata publike përfshirë edhe periudhën pas dënimit gjyqësor të formës së prerë.

Duke kujtuar Kryetarin Besjon Ajazi se mban përgjegjësi menaxheriale përfshirë edhe përdorimin e fondeve publike sipas nenit 8 dhe 9 të ligjit NR. 10296, DATË 8.7.2010, ‘Për menaxhimin financiar dhe kontrollin’ i ndryshuar, apelojmë organet ligjzbatuese të identifikojnë dhe penalizojnë përgjegjësit konkretë të kësaj ngjarjeje.

Fëmijët nuk mund të jenë të pasigurt…. shqiptarët nuk mund të jenë të pasigurt për papërgjegjshmërinë e shtetit.

The post Infektimi i fëmijëve me salmonelë në Gramsh/ PD: Bashkia nuk mban përgjegjësi, kompania e përfshirë në korrupsion vazhdon të fitojë ende tendera appeared first on Albeu.com.

Tritan Kalo: Infektimi nga variantet e reja është afër, mos e nënvlerësoni vaksinimin
Mjeku infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të tregohet akoma kujdes nga pandemia, pasi infektimi nga variantet e reja është afër.

Kalo ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen, duke renditur tre përparësitë që kanë ata që injektojnë vaksinën.

-Ul rrezikun e infektimit,

-Ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit

-Ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.

Postimi i Kalos:

Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantet e ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent,  sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…..Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale bakteriale, virale dhe ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të  këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje…. Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..Të mendojmë dhe të punojmë për çdo ditë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!/albeu.com

The post Tritan Kalo: Infektimi nga variantet e reja është afër, mos e nënvlerësoni vaksinimin appeared first on Albeu.com.