industrisë Archives - Albeu.com

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT, tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot.

Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale.

Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore.

Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve.

Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv.

Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme.

Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi.

Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish.

Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët./ Monitor

The post Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm appeared first on Albeu.com.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë, rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat
Dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas, janë industria dhe bujqësia. INSTAT raporti në të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto se industria në total ra me 0.69% në vitin 2023, në raport me 2022, ndërsa vetëm industria përpunuese u tkurr me 6.12%, më e forta që nga 2012-a.

Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.

Në territor negativ, për herë të parë që nga viti 1997, ishte dhe bujqësia, që u tkurr me 0.68%. Në 10 vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Të dy këta sektorë janë të rëndësishëm në ekonomi, me bujqësinë që kontribuon në gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe industrinë në 10%.

Akoma më e rëndësishme është pesha e tyre në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, në sektorin bujqësor sigurojnë të ardhurat rreth 420 mijë persona.

INSTAT i konsideron automatikisht, si të vetëpunësuar ata që jetojnë në zonat rurale.

Ndërsa industria përpunuese punëson rreth 105 mijë persona. Të dhënat i përkasin vitit 2022.

Teksa në total në sektorin privat (pa përfshirë administratën shtetërore) janë të punësuar gati 970 mijë persona, rreth 524 mijë, ose 54% e tyre sigurojnë të ardhurat nga puna në bujqësi (43%) dhe në industrinë përpunuese (11%).

Rënia e këtyre dy sektorëve është një sinjal negativ për perspektivën e tyre të punësimit.

Bujqësia ka hyrë në cikël rënës, e ndikuar nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor, sidomos në blegtori.

Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.

Ndonëse jemi vendi më bujqësor në Europë, shumë produkte ushqimore po i marrim nga importi.

Në industrinë përpunuese peshën kryesore në punësim e mbajnë industria e tekstile e këpucëve, që në fund të vitit 2022 kishin gati 50 mijë të punësuar, ose rreth gjysmën e totalit në këtë sektor.

Industria e tekstile këpucëve punon me material porositësi dhe për shumë vite me radhë ka pasur si avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore.

Rritja e pagës minimale vitet e fundit që arriti në 40 mijë lekë dhe tkurrja e fortë e euros, që këmbehet me 104 lekë, nga rreth 120 lekë dy vjet më parë ka bërë që si përpunuesit e këpucës, ashtu dhe të veshjeve të shohin një rënie të fortë të eksporteve.

Në 2023-n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me -15.4%.

Kjo situatë ka detyruar shumë prej tyre të shkurtojnë punonjësit, ndërsa fabrikat e vogla po falimentojnë.

Shoqata e Eksportuesve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që kanë udhëhequr rritjen ekonomike vitet e fundit kanë një peshë të ulët në punësim, me përkatësisht 56 mijë dhe 3.4 mijë të punësuar.

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, që po shohin rritje për shkak të turizmit, kishin gjithsej rreth 54 mijë të punësuar në fund të 2022-t, megjithëse në këtë sektor informaliteti është i lartë.

Krahas industrisë dhe bujqësisë, dy punëdhënësit e tjerë të mëdhenj në vend janë tregtia me 136 mijë të punësuar (14% e totalit) dhe shërbimet (12% e totalit), por dhe këtu pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar, me aktivitetin e tyre që është i varur ndjeshëm nga ecuria e konsumit.

Emigracioni i lartë i viteve të fundit po shkakton rënie të konsumit, duke shtuar vështirësitë për mikrobizneset.

The post Rënia e bujqësisë dhe industrisë, rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat appeared first on Albeu.com.