indonezia Archives - Albeu.com

Indonezia drejt shpalljes vepër penale të seksit jashtë martese
Indonezia pritet të ratifikojë ndryshime të gjera në kodin penal të martën, konfirmuan zyrtarë të lartë. Kritikët thonë se ndryshimet mund të shënojnë hapa pas në liritë dhe demokracinë e fituar me vështirësi si dhe ndikojë tek morali i organeve të rendit në vendin e Azisë Juglindore.

Ndër rishikimet më të diskutueshme të kodit penal janë nenet që do të penalizonin me deri në një vit burg marrëdhëniet intime jashtë martesës, do ta bënin të jashtëligjshme bashkëjetesën mes çifteve të pamartuara, fyerjen e presidentit dhe shprehjen e pikëpamjeve që bien ndesh me ideologjinë kombëtare, të njohur si Pancasila.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Sufmi Dasco Ahmad dhe kreu i komisionit parlamentar që mbikëqyr rishikimin e kodit, Bambang Wuryanto, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters të hënën se parlamenti do të mbajë një seancë plenare të martën për të ratifikuar kodin e ri.

Qeveria dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë rënë dakord lidhur me projektkodin, duke i hapur rrugën miratimit.

Ndërsa u deshën disa dekada për hartimin, rishikimi i kodit penal që i periudhës koloniale ka ngjallur protesta masive gjatë viteve të fundit, megjithëse reagimi ka qenë shumë më i heshtur këtë vit.

Parlamenti e kishte planifikuar ratifikimin e një projektkodi të ri në shtator të vitit 2019, por demonstratat mbarëkombëtare lidhur me kërcënimet e perceptuara ndaj lirive civile e penguan miratimin e tij.

Që nga ajo kohë, ligjvënësit në demokracinë e tretë më të madhe të botës, kanë zbutur disa nga nenet që konsiderohen më të diskutueshme.

Për shembull, nenet e rishikuara mbi seksin jashtë martesës dhe bashkëjetesa, tani shprehen se ankesa të tilla mund të raportohen vetëm nga të afërmit e ngushtë si bashkëshorti, prindi ose fëmija. Ndërsa fyerja ndaj presidentit mund të raportohet vetëm nga presidenti.

Por ekspertë ligjorë dhe grupet e shoqërisë civile thonë se ndryshimet nuk shkojnë aq larg sa duhet.

“Ky kod penal është pengesë e madhe për Indonezinë,” tha Bivitri Susanti, eksperte ligjore nga Shkolla Juridike Jentera e Indonezisë. “Shteti nuk mund të menaxhojë moralin,” tha ajo. “Detyra e qeverisë nuk është ajo e arbitrit midis Indonezisë konservatore dhe liberale”.

Nenet mbi të drejtën zakonore, blasfeminë, protestat pa njoftim dhe shprehjen e pikëpamjeve që bien ndesh me “Pancasila” ishin të gjitha ligjërisht problematike sepse ato mund të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.

Pas ratifikimit, kodi i ri do të hyjë në fuqi pas tre vjetësh pasi qeveria dhe institucionet të hartojnë rregulloret përkatëse për zbatimin./VOA

The post Indonezia drejt shpalljes vepër penale të seksit jashtë martese appeared first on Albeu.com.

Rëndohet bilanci, 162 viktima dhe 700 të plagosur nga tërmeti në Indonezi
Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti në Java të Indonezisë. Mediat e huaja raportojnë për të paktën 162 viktima dhe më shumë se 700 të plagosur ndërkohë me qindra ndërtesa janë shembur ose të shpallura të pabanueshme. Vdekjet më të shumta u regjustruan në Cianjur ku pati një rrëshqitje masive dheu duke shembur një ndërtesë të lartë.

c

Guvernatori i Javës tha se janë regjistruar 162 viktima teksa shprehu dhe ngushëllimet për familjarët. Numri më i lartë i të plagosurve u dërgua në spitalin Sayang. Tërmeti është ndjerë fuqishëm në zonën më të madhe të Xhakartës. Shuma qytetarë u evakuuan nga banesat e tyre ndërsa paniku ‘pushtoi’ rrugët e qytetit pasi ngado shihje njerëz duke vrapuar.

Tërmetet ndodhin shpesh në të gjithë vendin, por është e pazakontë që ata të ndjehen në Xhakartë. Vendi me më shumë se 270 milionë banorë goditet shpesh nga tërmete, shpërthime vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së tij në “Unazën e Zjarrit”, një hark vullkanesh dhe linjash të çara në pellgun e Paqësorit.  Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi rreth 6,500 në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor.  Një tërmet i fuqishëm në Oqeanin Indian dhe cunami në vitin 2004 vranë rreth 230,000 njerëz në një duzinë vendesh, shumica e tyre në Indonezi.

The post Rëndohet bilanci, 162 viktima dhe 700 të plagosur nga tërmeti në Indonezi appeared first on Albeu.com.

Shembet nga zjarri kupola gjigante e xhamisë së Xhakartës në Indonezi (VIDEO)
Kupola gjigante e Qendrës Islamike të një xhamie madhore në Xhakarta është shembur sot pas një zjarri që shpërtheu për disa orë në ndertesen ne rinovim.

Xhamia e kryeqytetit të Indonezisë ishte në proces rinovimi kur mori zjarr, teksa policia tha se kishte shoqëruar katër punonjës për të marrë në pyetje.

“Kemi bërë evakuimin e njerëzve nga xhamia. Falë Zotit nuk kishte viktima nga ky incident,” tha kreu vendor i policisë Wibowo për gazetarët.

Ai shtonte se grupet hetimore do të nisin ekzaminimet për shkaqet e incidentit, duke thene se shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë ende të ditura.

❗️Mosque dome in Jakarta collapses in fire

According to local media reports, it was the #Jakarta Islamic Center in Koja.

The exact circumstances and the cause are not yet known. It was also unclear whether there were any dead or injured. The emergency services are on site. pic.twitter.com/P3ze3bWB3s

— NEXTA (@nexta_tv) October 19, 2022

The post Shembet nga zjarri kupola gjigante e xhamisë së Xhakartës në Indonezi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.