Indeksi Archives - Albeu.com

Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse
Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e jetesës në Europë, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025.

Me një vlerësim total prej 104.1 pikësh në indeksin e cilësisë së jetës, Shqipëria zë vendin e 37-të ndër 37 shtete europiane të analizuara.

Ky renditje e bën Shqipërinë vendin me cilësinë më të ulët të jetës në kontinent për këtë vit, sidomos për fuqinë blerëse, çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor, ku jemi të fundit në Europë.

Indeksi i Numbeo, përllogaritet mbi bazën e tetë komponentëve kryesorë që përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, cilësinë e shëndetësisë, koston e jetesës, raportin çmim të pasurisë ndaj të ardhurave, ndotjen, kohën e udhëtimit dhe klimën.

Të dhënat mblidhen nga përdorues të platformës dhe nga burime të tjera zyrtare dhe përditësohen në kohë reale, për të reflektuar perceptimin dhe realitetin ekonomik e social të çdo vendi.

Në rastin e Shqipërisë, renditja në fund të listës është rezultat i disa faktorëve të kombinuar.

Sipas nën indeksit të fuqisë blerëse, Shqipëria renditet e fundit, me një vlerësim prej 46.3 pikësh, duke u pozicionuar edhe më keq se Ukraina.

Niveli i ulët i fuqisë blerëse do të thotë se të ardhurat reale nuk përballojnë kostot e jetesës. Më herët, të dhënat e Eurostat treguar se çmimet e ushqimeve në Shqipëri e tejkaluan lehtë mesataren europiane, ndonëse për të ardhurat për frymë vendi është ndër të fundit në Europë.

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 40% të buxhetit për tu ushqyer, në krahasim me 13% që është mesatarja europiane, sipas Eurostat.

Edhe raporti mes çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave është më i pafavorshmi në Europë. Ky raport mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti.

Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.

Një familjeje shqiptare i duhen 16.3 vite, koha më e gjatë në Europë, ndërsa në Danimarkë dhe Belgjikë, që renditen më të lirat sipas fuqisë blerëse, duhen përkatësisht 6.1 dhe 6.8 vjet.

Edhe treguesit e lidhur me ndotjen dhe qasjen në shërbime shëndetësore, mbeten problematikë dhe nën mesataren e Europës.

Për ndotjen Shqipëria renditet e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut. Për sistemin e kujdesit shëndetësor, renditja e vlerëson Shqipërinë me cilësinë më të ulët në Europë.

Ky indeks merr parasysh disa faktorë si cilësia e përgjithshme e sistemit shëndetësor; Përgatitja dhe profesionalizmi i personelit mjekësor; Shpejtësia e shërbimit në situata emergjente; Aksesueshmëria në sistemin shëndetësor publik dhe privat; Kostoja dhe përballueshmëria e shërbimeve mjekësore; Saktësia e diagnostikimit dhe teknologjia në dispozicion; Ndjesia e sigurisë dhe besimit ndaj sistemit.

Ky indeks është perceptues, pra mbështetet në raportime të përdoruesve të Numbeo, dhe nuk përfaqëson matje zyrtare nga institucione shëndetësore apo agjenci shtetërore.

Megjithatë, ai jep një panoramë krahasuese të eksperiencës së qytetarëve me kujdesin shëndetësor në vendin e tyre.

Edhe për kohën e shpenzuar në udhëtim, Shqipëria është e katërta nga fundi në Europë, ndërsa këtë tregues më të përkeqësuar e kanë Rusia dhe Ukraina.

Shqipëria ka renditje të moderuar sa i përket sigurisë publike dhe klimës.

Në krahun tjetër të renditjes, vendet me cilësinë më të lartë të jetës janë Luksemburgu, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Finlanda.

Këto shtete kryesojnë falë fuqisë së lartë blerëse, sistemeve shëndetësore të zhvilluara, sigurisë së lartë publike, nivelit të ulët të ndotjes dhe infrastrukturës efikase./ Monitor

The post Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike
Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU).

Aktualisht, vendi renditet në pozicionin e 57-të globalisht, një ngritje e konsiderueshme nga vendi i 80-të që mbante më parë. Në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të.

Performanca e Shqipërisë është përmirësuar nga 64.32 në 86.51 pikë, një rritje prej 22.19 pikësh, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale.

Ku përqendrohen përparimet?

Shqipëria ka marrë pikë maksimale prej 20/20 në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale.

Përmirësime të tjera të rëndësishme janë bërë në masat teknike (18.38) dhe masat organizative (19.47), duke forcuar infrastrukturën digjitale dhe koordinimin institucional për menaxhimin e sigurisë kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka luajtur një rol kyç në këtë përparim, duke koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

The post Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike appeared first on Albeu.com.

Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, si renditen Tirana, e Prishtina
Muaji gusht shënon kulmin e sezonit turistik në Europë. Pas dy viteve pandemic, ku lëvizjet ishin të kufizuara, fluksi këtë verë është shtuar kudo.

Edhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur që këtë verë të udhëtojnë jashtë, e reflektuar kjo në shtimin e ndjeshëm të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit.

Por, a e dini se cilat janë qytetet e Europës ku ju kushton më shtrenjtë të konsumoni një vakt në restorant dhe ato më të lirat? Numebeo, sistemit më të madh të të dhënave në botë, ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Europës.

Nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drektë për dy persona në Zug, apo Zyrih kushton 123 euro mesatarisht për dy persona. Po ashtu në Gjenevë, Lozanë, apo Bazel sërish do ju duhen pak më shumë se 100 euro.

Pas Zvicrës restorantet më të shtrenjta janë në qytetet e shteteve nordike. Në Odense të Dannimarkës, apo Oslo të Norvegjisë sërish do ju duhen rreth 100 euro. Në Espoo, Finlandë dreka kushton po rreth 100 euro. E shtrenjtë është dhe Valletta në Maltë, ku do ju duhet të shpenzoni 100 euro.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano, ku ju duhen 80 euro. Edhe në Zadar të Kroacisë kushton pak a shumë po aq.

Në Francë, më shtrenjtë është në Nice, 73 euro, ndërsa në Paris 60 euro.n Në Gjermani dreka më e shtrenjtë është rreth 60 euro. Në Barecolunë ju mjaftojnë 55 euro.

Në Greqi, më e shtrenjta është Athina, me 50 euro, ndërsa në Selanik 40 euro.

Më e lirë nga desinacionet e njohura turistike është Portugalia. Në Porto për një drekë janë të mjaftueshme 35 euro për dy persona, në Lisbonë deri në 45 euro, ndërsa në zona të tjera si Aivero 25 euro.

Turqia ka restorantet më të lira, nga 14 euro në Ankara në 22 euro në Stamboll.

Dreka në Tiranë më e shtrenjta në rajon, në Prishtinë më e lira

Më të lira për të drekuar në Europë mbeten vendet e Ballkanit.

Tirana dhe Beogradi mbajnë rekordin nga kryeqytetet e Ballkanit për drekat më të shtrenjta me 34 euro secila. Në Podgoricë mjaftojnë 25 euro, në Shkup 24 euro, po kaq dhe në Sarajevë.

Më e lira në Ballkan është Prishtina, ku një drekë kushton mesatarisht 17 euro.

Restorantet më të shtrenjtë në botë

Dreka më e shtrënjtë në botë kushton në Hamilton, Bermuda, gati 150 euro. Më pas renditen qytetet e Zvicrës dhe ato të vendeve nordike, por nuk mbeten pas dhe shumë qytete në Shtetat e Bashkuara të Amerikës.

Në Santa Barbara në Kaliforni duken më shumë se 100 euro, në Nju Jork 87 euro. Australia, Kanadaja, Izraeli vijojnë në listën e shteteve në qytetet e të cilave duhet të shpenzosh më shumë për të konsumuar një vakt.

Më të lira në botë restorantet që gjenden në Indi dhe Pakistan, ku dy persona mund të konsumojnë një vakt të plotë me 7-10 euro./Monitor

The post Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, si renditen Tirana, e Prishtina appeared first on Albeu.com.