incidentet Archives - Albeu.com

Atmosferë e veçantë dhe incidente para ndeshjes Shqipëri-Letoni
Mbrëmjen e djeshme, atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Letoni në stadiumin “Air Albania”, ishte e veçantë, me tifozë të etur për futboll dhe vizitorë nga Letonia që nuk kursyen entuziazmin.

Edhe pse stadiumi ishte i plotë me biletat e shitura, nuk munguan incidentet e vogla dhe momente interesante që e bënë këtë takim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Pavarësisht se biletat në dispozicion ishin shitur të gjitha, jashtë stadiumit ishte një atmosferë e vakët, kjo edhe për shkak të mungesës së ultrasve.

Rreth 30 minuta para fillimit të takimit, në stadium mbërrin Drejtori Sportiv i Milanit dhe legjenda e Kombëtares, Igli Tare, i shoqëruar nga djali i tij, Etiene Tare.

Pak minuta para fillimit të takimit, ka një incident në tribunën VIP. Një nga tifozët e Letonisë tenton të hapë flamurin ukrainas, megjithatë Securite nuk e lejon duke ia larguar.

Në tribunë ngjiten Myrto Uzuni dhe Maldini Kacurri, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë vendet e tyre, megjithatë stafi i FSHF-së kujdeset për ta dhe i gjen vendin e tyre.

Në tribunën VIP ka një tifoz me flamurin e UÇK-së, megjithatë policia dhe siguria private e detyrojnë ta heqë. Pak minuta më vonë, Policia e Shtetit e detyron ta dorëzojë flamurin, duke pasur frikën se mund ta hapë sërish.

Të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur, teksa stadiumi ishte i hapur me një kapacitet të reduktuar. 20% më pak tifozë kishte për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në fundin e pjesës së parë, spikeri i stadiumit njofton rezultatin e ndeshjes Serbi-Angli që ishte 0-2, teksa në shkallët e stadiumit ka entuziazëm.

Në tribunën qendrore janë ulur tifozë të Letonisë, të cilët pavarësisht rezultatit, këndonin në mënyrë të vazhdueshme.

The post Atmosferë e veçantë dhe incidente para ndeshjes Shqipëri-Letoni appeared first on Albeu.com.

Incidentet në protestën para Bashkisë së Tiranës, 5 të shoqëruar, 1 prej tyre i arrestuar
Këtë të premte, protesta e organizuar nga opozita, u shoqërua me incidente por edhe me përplasje mes qytetarëve, efektivëve të policisë e përfaqësuesve të opozitës.

Ndërkohë, që protestuesit hodhën molov drejt godinës së Bashkisë.

Sipas informacioneve, Policia ka shoqëruar 5 persona, një prej të cilëve është arrestuar, dyshohet se mund të jetë i njëjti që hodhi molotovin gjatë protestës.

The post Incidentet në protestën para Bashkisë së Tiranës, 5 të shoqëruar, 1 prej tyre i arrestuar appeared first on Albeu.com.

Kush qëndron pas incidenteve lidhur me targat në veri?
Institucionet e Kosovës po fajësojnë “grupet ilegale ekstremiste” për incidentet në veri, që kanë për cak serbët që po i konvertojnë targat e makinave të tyre nga ato të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës. Ndërkaq, njohësit serbë të çështjeve të sigurisë, thonë se serbët kanë frikë që t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme.

Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa të tilla në Kosovë – sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është për shkak “të frikësimit” të serbëve.

Kosova thotë se nga 1 shtatori, ka regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

Sipas MPB-së, një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri, që konvertoi targat, iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Në Zveçan, një qytetari serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo, pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij, dhe po ashtu një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit të veturës, më 27 tetor iu dogj vetura.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë thanë për REL se janë duke i “hetuar rastet”.

Në të kaluarën, edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës – përfshirë edhe ata të komunitetit serb – kanë qenë cak i sulmeve, për të cilat, Qeveria në Prishtinë, po ashtu ka fajësuar “bandat kriminale” në veri.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk ka komentoi publikisht sulmet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në veri.

Serbët “kanë frikë” të kritikojnë riregjistrimin

Në një anketë të zhvilluar javën e kaluar në veriun e banuar me shumicë serbe nga organizata “Qendra Humane Mitrovicë”, thuhet se 86 për qind e banorëve të veriut kanë frikë të shprehin publikisht qëndrimin e tyre kritik për targat, mes paralajmërimeve të zyrtarëve serbë në Kosovë dhe Serbi, se pas 31 tetorit mund të ketë barrikada në veri nëse Kosova konfiskon veturat dhe targat serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e Veriut, Verolub Petroniq, nga kjo organizatë, që nuk dëshiron të komentojë djegien e makinave të serbëve që po pajisen me targa RKS, thotë për REL-in se shumica e banorëve serbë në veri janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta, përfshirë barrikada dhe forma të tjera të mosbindjes civile.

“Barrikadat janë një nga format e mosbindjes qytetare apo protestave sociale, për të shprehur pakënaqësinë. Ky është vendim politik, por hulumtimet tona tregojnë se megjithatë popullata është e gatshme për diçka të tillë, për shkak të ndonjë revolte të brendshme”, thotë ai.

Petroniq nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së tensioneve në veri pas skadimit të afatit për riregjistrim të makinave.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar të enjten bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi priti në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe më pas u takua me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare, deklaroi se targat që Beogradi i lëshon për serbët në Kosovë “do të mbesin” edhe pas 31 tetorit.

“Plani i tyre [i Kosovës] është që ato vetura të lëshojnë [Kosovën] duke mos lejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”, tha Vuçiq, dhe shtoi se serbët do të bëjnë “rezistencë” nëse Prishtina konfiskon pronat e tyre.

Kosova ka thënë se makinat me targa të lëshuara nga Serbia, nuk do të mund të qarkullojnë pas 31 tetorit, e as të kalojnë kufirin.

Kush janë strukturat kriminale?

Sipas MPB-së së Kosovës, “grupe ilegale ekstremiste janë duke i shtypur qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje”.

“Çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, por nuk specifikoi se për cilat grupe bëhet fjalë.

Nga MPB-ja thonë se strukturat “ilegale” po nxiten nga udhëheqja politike në Beograd.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, thotë Fetoshi nga kjo ministri.

Pavarësisht se MPB-ja nuk specifikoi se për cilat grupe bëhet fjalë, megjithatë, në korrik të këtij viti, drejtuesi i MPB-së, Xhelal Sveçla, i tha REL-it se në krye “të strukturave kriminale, përfshirë ato të kontrabandës, të cilat e sulmojnë Policinë e Kosovës” në veri qëndron Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Radoiçiq gjendet në listën e zezë amerikane dhe cilësohet se është pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Ai, po ashtu, kërkohet nga Kosova për një rast tjetër për frikësim dëshmitarësh. Urdhërarresti ndaj tij është ende në fuqi për rastin “Brezovica” që ka të bëjë me lëshimin e lejeve të paligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Më 27 tetor, edhe Vjosa Osmani, fajësoi “strukturat ilegale dhe kriminale” në veri, që tha se janë pjesë e listës së zezë amerikane. Veprimet e tyre, sipas saj, dëshmojnë se riregjistrimi i makinave, në esencë është çështje e sundimit të ligjit.

“Ajo pakicë, e cila që akoma nuk i ka konvertuar[targat] është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për përfshirë me djegie veturash e shtëpish që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit ne presim përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”, tha Osmani.

Përderisa Serbia po kërcënon me barrikada, dhe Kosova po insiston se riregjistrimi ka të bëjë me sundimin e ligjit, Bashkimi Evropian u ka kërkuar palëve që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Nga BE-ja thanë se po punojnë, së bashku me partnerët, që të gjendet një zgjidhje për targat para 31 tetorit.

BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim. Por, sipas të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kosova ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese./REL

The post Kush qëndron pas incidenteve lidhur me targat në veri? appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në tragetin e djegur në Greqi, momentet dramatike të operacioneve të shpëtimit
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 10 të zhdukurve që u përfshinë nga flakët në tragetin e nisur nga Igumenica në Greqi për në portin italian të Brindisit, pranë ishullit grek të Korfuzit. Në brendësi të anijes nuk ka flakë, por tym.

Kushtet në të cilat punojnë ekipet e shpëtimit janë veçanërisht të vështira për shkak të temperaturave ekstreme dhe gazrave të rrezikshëm që lëshohen.

“Ka pjesë të tragetit që duhen zhvendosur në mënyrë që focat e shpëtimit  të mund të hyjnë. Kryesisht në pjesën e pasme të anijes, aty ku ka rënë zjarri. Po flasim për 1000 gradë Celsius. “Njerëzit operojnë në këto vende për 15-20 minuta dhe tërhiqen për shkak të kushteve ekstreme”, thanë forcat e kërkim-shpëtimit.

Ditën e djeshme, forcat e shpëtimit arritën të shpëtonin një 21 vjeçar bjellorus, ndërsa djali në fjalë tha se kishte dëgjuar njerëz të tjerë që bënin thirrje për ndihmë.

“Në vendin ku u gjet 21-vjeçari u krye një kontroll i madh, por nuk u gjet asnjë i mbijetuar. Megjithatë, kërkimi do të vazhdojë”. Do të kishte qenë shumë më mirë nëse ai do të kishte dalë në breg sepse në këtë mënyrë do të ishte më e lehtë për forcat e shpëtimit.

Forcave të  EMAK-ut, gjithashtu pritet tu bashkohen sot 42 zjarrfikës për të gjetur të mbijetuarit. Nuk përjashtohet mundësia që të tentohen të hapen dyert e garazheve, të cilat janë të papërshkueshme nga zjarri dhe mbyllen kur trageti lundron e mund të hapen vetëm me kodet e ekuipazhit./albeu.com/

The post Tragjedia në tragetin e djegur në Greqi, momentet dramatike të operacioneve të shpëtimit appeared first on Albeu.com.

Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se gjatë ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë aksident.

Ai gjithashtu është shprehur se do të rikthehet ora policore.

Komentet ai i bëri gjatë momenteve të inspektimit të shërbimeve të Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre.

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.

Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.

Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi marr një njoftim, ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e Policisë po marrin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnjë person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë. Specialisti i drejtimit i ka raportuar Drejtorit të Përgjithshëm për situatën, e cila gjatë momenteve të ndërrimit të viteve ka kaluar pa probleme përsa i përket përdorimit të fishekzjarreve, si dhe nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale”, është shprehur Nano për mediat./albeu.com/

The post Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron! appeared first on Albeu.com.