inceneratori elbasanit Archives - Albeu.com

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja
Në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb,    Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh, me urdhër të Prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë.

Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.

Në fokus të hetimeve, janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të Qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Kontrollet zhvillohen në një moment kur Prokuroria ka përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.

Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.

Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të dhënat zyrtare të transaksioneve sipas Prokurorisë janë si vijon.

Bashkia Gramsh, 72 transaksione, në vlerën e 209 milion lekëve të vjetra. Bashkia Librazhd, 65 transaksione, me vlerë 265 milionë lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas, 71 transaksione, në vlerën e 223 milion lekëve të vjetra. Bashkia Cërrik, 71 transaksione, me një shumë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

Për secilën nga këto bashki, po verifikohet nëse shërbimet e kontraktuara janë kryer realisht dhe në përputhje me kontratat.

Ndërsa kontrollet dhe verifikimet e dokumentacionit vijojnë, organet e drejtësisë po përqendrohen edhe në përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë firmosur kontratat dhe kanë urdhëruar pagesat.

Sipas burimeve të sigurta me hetimin, çështja pritet të zgjerohet më tej, ndërsa masa konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të merren në ditët në vijim.

Kjo është një tjetër çështje që shton dyshimet për abuzim me fondet publike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur sërish inceneratorët në qendër të vëmendjes së drejtësisë dhe opinionit publik.

Ndërkohë, situata mjedisore në Elbasan është rënduar ndjeshëm, pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në fushën e mbetjeve, ku në muajin qershor të këtij viti, landfilli u përfshi nga flakët për disa ditë me radhë, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit dhe shqetësim të madh për banorët përreth.

Djegia e mbetjeve dhe pamundësia për të kontrolluar situatën ngritën pikëpyetje serioze mbi funksionimin e inceneratorit dhe kapacitetet e tij reale.

Kjo ngjarje shërbeu si një nga nxitësit për thellimin e hetimit, për shkak të dyshimeve se shërbimet e kontraktuara për menaxhimin dhe djegien e mbetjeve nuk janë zbatuar siç parashikohet.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja appeared first on Albeu.com.

Inceneratori jashtë funksionit/ Denoncimi i anëtares së Këshillit Bashkiak të Elbasanit: Sasia e mbetjeve në landfill është rritur me 8 herë (VIDEO)
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit nga Partia Demokratike, Doris Madhi, ka denoncuar sërish mosfunksionimin e inceneratorit të Elbasanit dhe rritjen dramatike të sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfillin pranë tij.

Ajo theksoi se që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Madhi ka kritikuar autoritetet për dështimin në menaxhimin e inceneratorit dhe ka kërkuar masa të menjëhershme për të adresuar këtë problem.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se problemi i mbetjeve dhe menaxhimi i tyre, është një çështje urgjente që kërkon vëmendjen e institucioneve përkatëse dhe një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

The post Inceneratori jashtë funksionit/ Denoncimi i anëtares së Këshillit Bashkiak të Elbasanit: Sasia e mbetjeve në landfill është rritur me 8 herë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Elbasanit nuk gjen “rëhat”, probleme me tenderët edhe pasi kaloi në duart e shtetit
Dy procedura prokurimi të hapura nga Eco-Elb shoqëria që i kaloi e drejta e inceneratorit të Elbasanit me aksionerë disa bashki të këtij rajoni janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fakt bëhet fjalë për procedura të hapura në prill të këtij viti por duket se vlerësimi i ofertave është bërë vetëm së fundmi duke lënë të pakënaqur operatorët për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Konkretisht bëhet fjalë për procedurat “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (për impiantin)” dhe “Monitori i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (per landfillin)”. Ankimimi është bërë vetëm pak ditë më parë nga i njëjti operator për të dyja procedurat.

Por cili është objektivi që ka në vetvete procedura e hapur nga ECO-Elb? “Qëllimi i këtij raporti monitorimi është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore. Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset. Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit te ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit.

Monitorimi i ujit sipërfaqësor dhe nëntokësorë duke përfshirë bio-cilësinë dhe analizimin e parametrave kryesore Monitorimi i ajrit dhe shqyrtimi i niveleve të ndotjes në zonë duke identifikuar parametrat që janë në nivele problemetike. Monitorimi i ndotjes akustike ka për qëllim vlerësimin e nivelit të ndotjes akustike në pikat kryesore të zonës, për të dhënë mundësinë që të gjykohet mbi nivelin e zhurmës së emetuar” thuhet në dokumentin.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve te ndryshme, organike, te ngurta, te gjelberta,..etj, ne territorin administrativ të të gjithë bashkive te Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete te tjera ne fushën e përpunimit te mbetjeve, qe lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe te komunitetit. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Aktualisht çështja e inceneratorëve është me e diskutuara pas avancimit të hetimeve nga ana e SPAK ku pak kohë më parë u lëshuan 11 urdhër arreste dhe pesë persona u vunë në pranga. Çështja përfshin jo vetëm inceneratorin e Elbasanit por edhe të Fierit dhe Tiranës. /monitor

The post Inceneratori i Elbasanit nuk gjen “rëhat”, probleme me tenderët edhe pasi kaloi në duart e shtetit appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, 10 të pandehur, shkeljet që janë bërë
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Objekti i hetimeve të këtij proçedimi penal kanë qënë veprimet e kryera për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës sëkonçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisësë Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Në përfundim të hetimeve paraprake në ngarkim të të pandehurve të mësipërm, janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se janë konsumuar disa vepra penale, më konkretisht:

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar se në proçedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me nenet 5, 6, 7, 8, 13, 14/1, 26 të V.K.M nr.575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me konçension/partneritet publik privat”, me kreun II, pika 2/c, të V.K.M-së nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, tëndryshuar.

Së dyti, nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik. Në rastin konkret, në proçedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur proçedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Proçedura e ndjekur për dhënien e konçensionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga proçedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e konçensionit munden të përdoren vetëm një nga tre proçedurat: i) proçedura e hapur; ii) proçedura e kufizuar; ose iii) proçedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjindhe aktet nënligjore, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, si dhe i kanë sjellë personit juridik “Albtek Energy” sh.p.k përfitime materiale të padrejta, pasi ka përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën e konçensionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeveurbane dhe prodhimin e energjisë.

Lidhur me këto dy momente, i pandehuri Lefter Koka në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, i pandehuri Alqi Bllako në cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, si dhe tëpandehurit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi dhe Jonida Zeqo, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Së treti, në përfundim të hetimeve paraprake janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se nga shoqëritë tregtare“Albtek Energy” sh.p.k (shoqëria që ka përfituar konçensionin)dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janëpranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shuma totale e faturave tatimore për punime të papaguara është nëvlerën 331,920,918 lekë, ndërsa shumat monetare që janë paguar për shlyerjen e këtyre faturave tatimore është në vlerën 329,475,608 lekë.

Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që provojnë faktin se i pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, nga shuma monetare që janë paguar nga shoqëritë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, ka përfituar shumën monetare prej 308,210,941 lekë, e cila përbën një përfitim material të parregullt, që është marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”.

E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nëbashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur njëskemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

I pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skemefiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Për veprimet e mësipërme, të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 iKodit Penal. Ndërsa, i pandehuri Leftër Koka është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për tëpandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe ka paraqitur në datë 09.12.2022 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës sëParë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Ndërkohë, për pretendimet të tjera të paraqitura nga kallëzuesit nëkëtë proçedim penal dhe për fakte dhe episode të tjera që kanërezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë proçedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë tëjenë ende në fazën e hetimeve paraprake. Konkretisht, ështëvendosur ndarja e çështjes penale për këto rrethana:

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në proçedurën e kalimit per miratim në Këshillin e Ministrave të projekt vendimit tëpropozuar nga Ministria e Mjedisit mbi bazën e të cilit ështëmiratuar më pas V.K.M nr.907, datë 17.12.2014 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës sëkonçensionit;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së ZhvillimitEkonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, nëkundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se ka pasur mungesë kontrolli në zbatimin e kontratës konçensionare, si dhe rrethanat që lidhen me pretendimet se është dhënë nëkundërshtim me ligjin miratimi për prodhimin e energjisë për shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k me vendimin nr.792, datë09.11.2016 për një afat prej 25 vjet;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me personat e tjerë nën hetim, persona fizikë dhe personat juridikë, apo bashkëpunëtorë tëtjerë të mundshëm, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurit e mësipërm në kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisëkriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se nga shoqëritëtregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, në bashkëpunim me subjekte të tjera tregtare, është kryer fshehje e të ardhurave dhe shmangie nga taksat dhe tatimet, duke mos kryer deklarime të sakta para organeve tatimore;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen që lidhen me punonjës të tjerë nëMinistrinë e Mjedisit, për të cilët dyshohet se mundet të kenëbashkëpunuar në kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi.

Për faktet dhe rrethanat për të cilët është vendosur ndarja e çështjes penale, hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar. Në përfundim të hetimeve paraprake do tëinformohet publiku për mënyrën e përfundimit të tyre.

The post SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Elbasanit, 10 të pandehur, shkeljet që janë bërë appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha i thotë të gjitha: Si dështoi arrestimi i Klodian Zotos, bosit të inceneratorëve
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar në “ABC LIVE” se është tentuar nga policia arrestimi i Klodian Zotos, apo siç njihet ndryshe si “bosi” i inceneratorëve, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për aferë korruptive.

Gazetari Hoxha është shprehur se policia ka pasur informacione që Klodian Zoto ka qenë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit siç mendohej. Duke marrë informacione policia ka ngritur edhe një askion për arrestimin e tij, megjithatë nuk është realizuar me sukses.

Ndërkohë për Stela Gugalljan e cila po ashtu është në kërkim, sipas gazetarit Hoxha rezulton se fshihet jashtë Shqipërisë.

“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e  policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia.” tha Hoxha.

Për sa u përket hetimeve që po vijojnë në SPAK, gazetari Hoxha u shpreh se nën hetim janë figura të larta të politikës në rang ish-ministrash dhe ish-kryebashkiakësh.

“Janë nën hetim personazhe të rëndësishëm. Rang ministri dhe ish ministra. Rang të kryetarëve të bashkisë. Ende nuk është vendosur se si do procedohet. SPAK është nën presion në këto momente. Se e ka çuar topin deri tek inceneratori i madh i Tiranës. Po kërkohet deri ku do shkohet. Po testohet SPAK se deri ku i ka limitet. Përpjekja për të prerë fijet e Alqi Bllakos dhe të thuhet se përgjegjësit janë vetëm Bllako dhe Lefter Koka. Por kërkimi vijon.” tha Hoxha. /abcnews.al/

The post Artan Hoxha i thotë të gjitha: Si dështoi arrestimi i Klodian Zotos, bosit të inceneratorëve appeared first on Albeu.com.