inceneratori elbasan Archives - Albeu.com

Tentohet zjarrvënie edhe pranë inceneratorit të Fierit
Pas zjarrit që ka përfshirë pikën e grumbullimit të mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, është tentuar t’i vihet flaka edhe landfillit të Fierit.

Në lidhje me këtë rast ministri Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.

Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti.

Policia ka dyshime se zjarri në Elbasan është i qëllimshëm.

Pasditen e sotme fusha e mbetjeve në Elbasan është përfshirë nga flakët, dhe në fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit Cërrikut e Peqinit.

Gjithashtu ministry i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se  Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit.

20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e flakëve./Albeu.com/

The post Tentohet zjarrvënie edhe pranë inceneratorit të Fierit appeared first on Albeu.com.

Ironia historike, Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së inceneratorëve
Kompania ‘Integrated Technology Services’, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në incineratorin e Elbasanit u vendos nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara ndërsa kjo e fundit, caktoi si administrator të saj Farudin Arapin.

Dokumente të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vendimi i sekuestros është depozituar në datë 15 dhjetor dhe se administratorët e mëparshëm, Denisa Tollkuçi dhe Klodian Zoto shkarkohen për t’u zëvendësuar nga Farudin Arapi.

Zoti Arapi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Skema e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërtim incineratorësh duke përdorur disa persona pa eksperiencë të njohur në një fushë të tillë është krahasuar shumë me skemat piramidale të kohës së Sali Berishës kur ai ishte president para vitit 1997. Por rishfaqja e z. Arapi si administrator i kompanisë së incineratorëve duket se përbën një ironi historike që i vë kapakun. Në fakt, Arapi ishte zyrtari i qeverisë shqiptare që mori përsipër administrimin dhe likuidimin e skemave famëkeqe piramidale në fillim të viteve 2000. Dhe njësoj si në atë kohë, edhe kompania që Arapi pritet të administrojë sot nuk duket në gjendje shumë të shëndetshme financiare.

Farudin Arapi

Sipas bilancit të vitit 2020, kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (830 euro) ndërsa fitimet e akumuluara në masën 549 milionë lekë (4.6 milionë euro) janë “shpërndarë” në pjesën dërrmuese vetëm pak muaj më parë. Një vendim i 1 korrikut të këtij viti përcakton që administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë, Klodian Zoto, ka vendosur të shpërndajë në formë dividenti 43 milionë lekë nga fitimet e kompanisë.

Në bilancin e kompanisë të vitit 2020 raportohet gjithashtu se kompania ka detyrime në masën e 1.3 miliardë lekëve ose mbi 11 milionë euro detyrime afatshkurtra.

Shqiptarët nuk dolën shumë të lumtur nga administrimi i pronave të skemave të para piramidale në fillim të viteve 2000. Procesi i likuidimit zgjati për shumë vite dhe ajo që qytetarët morën në fund, ishin disa qindarka nga paratë që kishin depozituar në skemat piramidale. Dukshëm edhe në këtë rast, historia ka marrë rrugën drejt përsëritjes. SPAK ka urdhëruar sekuestron e kompanive që kanë borxhe por jo kapital aksioner ndërsa paratë, bashkë me të dyshuarit, kanë ikur në drejtim të paditur.

Edhe kompania Albtek Energy, e cila u vu gjithashtu në sekuestro, duket se ka shumë borxhe, në një kohë që 41 milionë lekë fitime janë shpërndarë te pronarët, pra te Stela Gugallja më 1 korrik 2021./ BIRN

The post Ironia historike, Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së inceneratorëve appeared first on Albeu.com.