incenerator Archives - Albeu.com

“Dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës”, Berisha pasi Veliaj u thirr në SPAK: Do digjeni në flakët e kësaj vjedhje
Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Erion Veliaj ditën e djeshme për më shumë se 7 orë u pyet nga SPAK, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Berisha tha se nuk ka forcë që e shpëton Veliajn nga qytetarët. Gjithashtu Berisha i ka dërguar një mesazh edhe SPAK-ut.

Sali Berisha: Miqtë e mi, dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj. Dje ishte dita në të cilën ai doli para gjithë Shqipërisë dhe botës si një rrenacak ordiner. Si një shpifarak i neveritshëm. Por ndryshe hajduti më i madh i Tiranës nuk mund të jetë veçse si ai.

Dje, nga vrima e miut ku ishte futur, i rrethuar dhe i mbrojtur nga 1 mijë policë, çonte sharje dhe ultimatume. Por unë jam sot këtu para jush t’i them se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga qytetarët. Jam para jush për t’u thënë skapistëve se nuk ka forcë që do u shpëtojë nga qytetarët.

Jam para jush për t’i thënë Erion Velisë se vjedhjen e shekullit nuk e falim kurrë. Jam para jush për t’i thënë Skrapit të partisë se vjedhja e shekullit do ju djegë në flakët e tij edhe ju. Erion Veliaj, je simboli më i degjeneruar, më i degraduar i hajnit dhe mashtruesit.

Erion Veliaj, jep dorëheqjen se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë ty. Se vendi yt, jo sot, por prej 4 vitesh duhej të ishte në qeli. Në qeli të thellë për vjedhjen e tmerrshme që i ke bërë Shqipërisë./albeu.com

The post “Dje ishte dita e shpërfytyrimit të kryehajdutit të Tiranës”, Berisha pasi Veliaj u thirr në SPAK: Do digjeni në flakët e kësaj vjedhje appeared first on Albeu.com.

Këlliçi publikon e-mailin: Kryetari i bashkisë vodhi buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit, duke paguar kompaninë e inceneratorit për punët publike të bashkisë
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi ka publikuar një tjetër e-mail denoncues. Këlliçi shprehet se e-maili tregon sesi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vodhi buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit, duke paguar kompaninë e inceneratorit për punët publike të bashkisë.

Sipas tij, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, duke përdorur drejtorët “5D”, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave.

Gjithashtu, Këlliçi shprehet se ekzistojne dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën “5D”, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme ju bëmë me dije se si funksiononte afera e dytë korruptive, brënda mega aferës së inceneratorit të Tiranës, afera e dherave.

Nëpërmjet marrëveshjes të firmosur më 15 tetor të vitit 2018, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, duke përdorur drejtorët 5D, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave, shumë e cila kalon vlerën e 60 milionë eurove. Para të cilat sigurisht kanë dalë nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.

Sot, nëpërmjet një tjetër e-maili do ju faktojmë se Erion Veliaj përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, për të cilën Erion Veliaj dha miratimin në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’ pa mare dakordësinë e Këshillit Bashkiak, hyri në fuqi në janar të vitit 2018.

Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë:

‘Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.’

Pra e thënë thjeshtë, sipas këtij komunikimi deri në muajin Maj, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte. Pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij. E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private.

Ditët në vijim, do të bëjmë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë ku aty do të kuptoni fare se këta janë qartazi një grup i strukturuar kriminal, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar për të vjedhur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve. Dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

I bëjmë thirrje SPAK, të mos harxhojë më edhe një orë të vetme, por sot të sekuestrojë të gjitha asetet e këtij grupi të strukturuar kriminal, që fillon me inceneratorin e Tiranës, vijon me bandën e 5D dhe përfundon tek dhjetra e dhjetra apartamente në kullat më të rëndësishme të Tiranës. Apartamente të cilat Veliaj mund te ketë përdorur dhe për të blerë influencë politike brenda Grupit Parlamentar të PS.

Ftoj sërish qytetarët e Tiranës, që ditën e nesërme, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, të protestojmë përpara Bashkisë më të korruptuar në Europë, në mbrojtje të taksave tona, në mbrojtje të qytetit të Tiranës, pa harruar asnjëherë shëmbjen brutale të Teatrit Kombëtar si dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin do të nxjerrim të dhëna të reja.

O sot, o kurrë!

The post Këlliçi publikon e-mailin: Kryetari i bashkisë vodhi buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit, duke paguar kompaninë e inceneratorit për punët publike të bashkisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Pika e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga zjarri.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit janë angazhuar të neutralizuar zjarrin.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar rënien e zjarrit, ndërsa theksohet se fusha ruhet edhe me roje.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

/Albeu.com

The post VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Shqipëri: Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore
Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por asnjëri nuk është në funksion, ndërsa malet me mbetje të krijuara rreth tyre rrezikojnë të kthehen në pika të reja të nxehta mjedisore.

Inceneratori i Elbasanit është prej kohësh i fikur dhe mbetjet që vijnë nga gjashtë bashkitë e qarkut kanë krijuar një mal gjigand plehrash në landfill. Pamje të ngjashme ofron edhe inceneratori i Fierit, ku një grumbull mbetjesh është krijuar gjithashtu brenda rrethimit. Mbetjet depozitohen në landfill dhe nuk i nënshtrohen proceseve të tjera të seleksionimit, riciklimit apo djegies.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë. Përtej kostove dhe akuzave për abuzim me fondet publike, ekspertët janë të shqetësuar se malet e plehrave po shkaktojnë një krizë të re mjedisore në këto dy projekte.

Olsi Nika, ekspert dhe drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, thotë mbetjet e depozituara pranë inceneratorëve rrezikojnë të ndosin ambientin përreth.

“Lehtësisht ato mbetje kanë mundësi të bien në kontakt me faktorë biotikë dhe abiotikë që do të thotë me shiun, me erën, me rrëshqitjet e dherave për shkak të shirave dhe tërmeteve. Pra janë në kontakt shumë të qartë dhe të hapur. Ashtu siç janë në kontakt me shpendët, me gjitarët e vegjël, të cilët më pas mund të ndikojnë në tejçimin e kësaj ndotje, e cila për hir të së vërtetës, po shdërrohet në një hotspot nga pikëpamja mjedisore, në një zonë të nxehtë ku ka një grumbullim mjaft të përqëndruar të ndotjes,” tha ai.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas hetimeve të nisura për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave ndaj ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

Administratorët kryesorë të kompanive koncesionare, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen gjithashtu për korrupsion, por i kanë shpëtuar deri më tani urdhër-arresteve.

Pasi u menaxhua për disa muaj nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, inceneratori i Elbasanit i kaloi në mars të vitit 2022 shoqërisë me kapital publik, ECO-ELB, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut.

Në prill 2022, shoqëria ECO- ELB e përshkruante si emergjente situatën e krijuar me mbetjet në inceneratorin e Elbasanit, përmes një kërkese për pajisje me licensë të përshpejtuar për prodhimin e energjisë, drejtuar Entit Rregullator të Energjisë.

“Gjatë periudhës dhjetor 2021- mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente dhe nga data 15.12.2021, drejtori teknik i impiantit për shkak të mungesës së lëndëve të para të nevojshme për punën e impiantit, ka urdhëruar fikjen e komanduar të tij,” thuhet në kërkesën e shoqërisë Eco-Elb.

“Që nga kjo datë, mbetjet vetëm trajtohen në landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike,” shtohet në dokument.

Nëntë muaj pas licensimit nga ERE, impianti i Elbasanit është ende jashtë funksionit dhe mali i plehrave sa vjen e lartësohet, edhe pse shoqëria ECO- ELB shpenzoi para të tjera shtesë për ta vendosur atë në punë.

Bashkia e Elbasanit dhe administratori i shoqërisë ECO-ELB, Leli Kaja refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve mbi arsyet se pse inceneratori nuk djeg mbetje dhe mbi rreziqet mjedisore që shkakton groposja e mbetjeve në landfill.

Ndërsa Farudin Arapi, administratori i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara i tha BIRN përmes një bisede telefonike se impianti ka funksionuar për disa muaj dhe më pas pësoi defekt.

“Fillimisht ai ka punuar në normalitet nga periudha e marsit deri në periudhën e gushtit. Si rregull bëhet një remont i pjesshëm dhe një gjë e tillë nisi të kryhej në shtator-tetor, por për shkak se kishte disa avari në pompat, që ishte një proces serioz që s’e mori përsipër asnjë nga kompanitë, u detyruam ta ndërpresim,” tha Arapi, i cili shtoi se impianti do të vendosej në punë së shpejti.

Situata është e ngjashme në inceneratorin e Fierit, i cili nuk ka nisur ende të djegë mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten para të tjera nga buxheti i shtetit për të blerë pajisje shtesë dhe për ta vënë atë në punë.

“Pritet që ministritë e linjës të miratojnë fondin prej 2.8 milionë Eurosh për të vënë në funksion inceneratorin e Fierit,” përfundoi Arapi./VOA/

The post Shqipëri: Inceneratorët që nuk djegin rrezikojnë një krizë të re mjedisore appeared first on Albeu.com.

BIRN: Nga inceneratorët tek antikorrupsioni dhe arratisja e qytetarëve, çfarë e shënjoi 2022-shin për shqiptarët
Fundi i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022 shënoi një periudhë lajmesh të bujshme në Shqipëri. Në 14 dhjetor 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka përfundoi në burg, i akuzuar për korrupsion dhe përvetësim të miliona lekëve të taksapaguesve.

Në 4 shkurt 2022, edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kaloi nga salla e gjyqit ku shpresonte pafajësi, për te qelitë e burgut nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa Alqi Bllako u bë një nga të paktët deputetë në detyrë që përfunduan në burg nën akuzat e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u dënua me dy vite e katër muaj burg në korrik të këtij viti, pasi ishte arrestuar një vit më parë, nën akuzat për korrupsion.

Megjithatë, sistemi i ri i drejtësisë vijoi të mbetej në sprovë në Shqipëri, sa i përket pavarësisë nga politika dhe mundësisë për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë.

Fundi i vitit u mbyll me zgjedhjen e një kryetari të ri të SPAK, mes denoncimeve të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ndërhyrje në proces” dhe një finale që duket se la amerikanët të kënaqur, por pjesën tjetër të vendit në mëdyshje.

Amerikanët goditën gjithashtu socialistët duke “emërtuar” Aqif Rakipin, një aleat të tyre, si person “i përfshirë në korrupsion” për llogari të një “qeverie në Ballkanin Perëndimor”. Partia Socialiste thjeshtë e injoroi lajmin dhe priti që deklarata amerikane të harrohet.

Viti 2022 ka gjasa të mbahet mend gjithashtu si viti kur opozita kaloi nga njëra krizë në tjetrën, ndërsa mazhoranca e kryeministrit Edi Rama e konsolidoi edhe më tej pushtetin.

Media, që në demokracitë liberale mban nofkën “pushteti i katërt”, pësoi zhvillime interesante në kuptimin kinez të kësaj shprehjeje. Një prej televizioneve përfundoi i konfiskuar nga shteti si produkt i parave të pista, ndërsa një hotel i një pronari tjetër mediash u shënjestrua në veprime me vlerë të dyshimtë ligjore nga një agjenci qeveritare, që e shpalli atë ndërtim pa leje dhe e hodhi në erë me dinamit.

Mungesa e transparencës së reklamave qeveritare për median ishte një nga shqetësimet e Raportit të Progresit, një raport kyç i Komisionit Evropian që mat ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Sipas raportit, Shqipëria nuk bëri asnjë progres gjatë vitit 2022 sa i përket lirisë së medias.

“Inceneratorët” dhe antikorrupsioni

Në muajt e parë të vitit, Partia Demokratike në opozitë arriti të tërheqë vëmendjen e publikut të gjerë përmes një komisioni parlamentar hetimor për aferën e inceneratorëve, ku fakte korrupsioni në shifra marramendëse u bënë publike. Afera e inceneratorëve përndoqi maxhorancën socialiste deri në fund të vitit, kur një gazetar publikoi ato që i quajti, prova të një krimi të dyfishtë: nga njëra anë, përfitime të paligjshme të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në formën e hoteleve luksoze të paguara nga biznesmenët e inceneratorëve; nga ana tjetër, mungesë hetimesh nga ana e prokurorëve të angazhuar në këtë çështje.

Ahmetaj i mori akuzat, pa dhënë shpjegime se si emri i tij rezulton në fatura hotelesh të prenotuara me kartë bankare të administratorit të inceneratorëve, Klodian Zoto. Në anën tjetër, prokurorët nuk e mohuan ekzistencën e këtyre provave, por u justifikuan me argumentin se “hetimet vijojnë”.

SPAK mbylli hetimet për koncesionet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier dhe dërgoi dhjetëra të akuzuar në gjyq, por pikëpyetjet mbi rolin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë nuk kanë marrë ende përgjigje.

Hetimet vazhdojnë për procedurën e vendimit të qeverisë që siguroi financimin e kontratës së Elbasanit si dhe për rolin që kanë pasur zyrtarë të lartë të ministrive që dhanë përgjigje pozitive për kontratën e paligjshme si dhe për veprime të tjera të dyshuara se përbëjnë pastrim parash nga kompani të tjera, përveç atyre të përfshira nën akuzë.

Gjithashtu, hetimet vazhdojnë edhe për kontratën e Tiranës, ndërkohë që qeveria vazhdon paradoksalisht t’i paguajë faturat e kripura për inceneratorin që nuk ekziston.

Politika e nongratave

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha duket se ia doli të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike përmes një sulmi frontal kundër trashëgimtarëve që ai vetë kishte zgjedhur. Emërtimi i tij si “i përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 si dhe nga Mbretëria e Bashkuar më 2022, duket se nuk i diskurajoi demokratët e thjeshtë që ta mbështesnin atë në betejën për të rimarrë partinë, që nuk ka njohur ndonjë udhëheqës tjetër real në gati tre dekada ekzistencë.

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së nisi me një proces të cilin ai e quan Rithemelimi, vlefshmëria ligjore e së cilës është duke u shqyrtuar në gjykatë. Ai ia doli të tregojë forcën e vet elektorale në një palë zgjedhjesh të pjesshme për pushtetin vendor, ku kandidatët e tij arritën të nxjerrin në vend të tretë kandidatët e përcaktuar nga Lulzim Basha.

Katastrofa elektorale e shtyu Lulzim Bashën të japë dorëheqjen, ndërsa një kryesi e përkohshme duhet teorikisht të nisë procedurat për zgjedhjen e një kryetari të ri, në atë që konvencionalisht po njihet si “PD zyrtare” për t’u identifikuar më vete nga PD Rithemelimi apo PD-Berisha.

Berisha duket se efektivisht kontrollon zemrat e demokratëve dhe fizikisht zyrat e Partisë Demokratike. Kundërshtarët e tij kontrollojnë efektivisht grupin parlamentar, ku shumica e deputetëve nuk i binden Berishës.

Ndërkohë, një proces gjyqësor që teorikisht duhet t’i japë celësat e zyrave si dhe vulën e partisë Berishës ose kundërshtarëve të tij, po zgjat pa mbarim. Pasi gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Berishës, gjykata e Apelit e ka shtyrë vendimmarrjen që nga marsi i këtij viti.

Në qershor, socialistët nisën një sulm kundër ish-presidentit dhe ish-aleatit të vet Ilir Meta, duke e akuzuar atë si spiun të Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete famëkeqe të kohës së komunizmit, të njohur për burgosje, tortura dhe vrasje të të dyshuarve si kundërshtarë politikë të Partisë së Punës.

Meta i ka mohuar akuzat ndërsa çështja është harruar pas një spektakli të shëmtuar në parlament, ku PS dhe PD Zyrtare bashkuan votat në disa ndryshime ligjore, të cilat në mënyrë të gënjeshtërt u prezantuan në publik si “hapje e dosjeve”.

Arratisja e shqiptarëve

Toka e Premtuar këtë vit doli se ishte Mbretëria e Bashkuar. Shqiptarët që mbërritën për të kërkuar azil në Angli, pasi kapërcyen La Manshin me gomone, ishin së paku 15 mijë vetë, sipas autoriteteve në Londër. Shumica dërrmuese janë të rinj.

Disa sugjerojnë se vala masive e emigrimit, e cila po zbraz Shqipërinë sub-urbane dhe rurale nga rinia, është shkaktuar nga fakti se në një farë mënyre, shqiptarët kanë mësuar ekzistencën e një “problemi” në ligjin britanik, një ligj i vitit 2015 i quajtur “Ligji Kundër Skllavërisë Moderne”, i cili lejon emigrantët të fitojnë azil në rast se provojnë se janë trafikuar.

Minorenët dhe gratë e kanë më të besueshme këtë version. Pra një tetëmbëdhjetëvjeçar shqiptar mund të shkojë në Angli me vullnet të lirë dhe të pretendojë se “është trafikuar”. Kjo është çfarë supozohet. Nga ana tjetër, një avokate për ndihmë ligjore falas në Mbretërinë e Bashkuar vuri në dukje se sistemi i azilit në këtë vend është shumë i rreptë dhe se ai vështirë se mund të abuzohet nga shqiptarët. Ajo vuri në dukje se si, në disa raste që ajo ka mbrojtur, shqiptarët kanë rënë në duart e krimit të organizuar, pasi familjet e tyre kanë rënë në vështirësi financiare për shkak të nevojës për të paguar për kujdes shëndetësor.

Problemi u ngrit në diskutim në nivelet më të larta politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe u bë temë debati parlamentar atje, por jo në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, Shqipëria nuk ka kurrfarë problemi të tillë. Por ama, Kisha Katolike beson publikisht se shkaku i largimit është dëshpërimi. Në një ndërhyrje të pazakontë në debatin publik, kisha pyeti klasën politike të vendit: Cili është projekti juaj për këtë vend?

Udhëheqësit aktualë politikë kanë qeverisur vendin që prej tre dekadash, duke alternuar rolet, nga maxhoranca në opozitë dhe anasjelltas.

Rama nuk denjoi t’i përgjigjej pyetjes së Konferencës Ipeshkvnore se “cili është projekti mbi të ardhmen e këtij vendi”, por ai iu përgjigj me veprime konkrete.

Në nëntor, socialistët miratuan me votat e veta në parlament faljen e Portit të Durrësit një grupi kompanish, me të cilën është negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qeveria “Rama”. Kompania merr përsipër të ndërtojë pallate dhe një port jahtesh në tokën publike, ndërsa shqiptarëve u lind nevoja të ndërtojnë një port të ri për importin dhe eksportin e mallrave. Rama ka premtuar gjithashtu amnisti fiskale dhe pasaporta të arta për “investitorët e huaj”, dy politika këto që kritikohen nga Bashkimi Evropian dhe që rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një parajsë për të huajt e pasur, por jo për vendësit.

Sfidat për vitin e ri

Pritshmëritë më të mëdha për vitin e ardhshëm duket se lidhen me veprimtarinë e SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme antikorrupsion dhe frikën për krizë ekonomike të shkaktuar nga ngërçi i rritjes së shpejtë të interesave të kredive.

Viti i ri 2023 ka gjasa të shënojë një rritje të numrit të zyrtarëve të lartë pas hekurave në historinë e re të vendit, por shqiptarët duket se presin më shumë dhe po kështu edhe diplomacitë e vendeve partnere.

Lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i korrupsionit janë synim në vetvete për të frenuar korrupsionin në të ardhmen. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse fushata antikorrupsion do të jenë zanafilla e një beteje sistemike kundër pandëshkueshmërisë, apo viktimë e një drejtësie selektive, që përpiqet të bëjë minimumin e mundshëm në kushtet e presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Telashi i dytë për shqiptarët më 2023 duket se lidhet me krizën ekonomike që mund të vijë nga ngërçi i kredive.

Shqiptarët si individë nuk janë të mbingarkuar me borxhe. Përkundrazi, kreditë e individëve dhe bizneseve ishin të barabarta me 47% të depozitave në nëntor të këtij viti, ndërsa kanë qenë 55% në vitin 2015 dhe 60% në vitin 2010. Problemi është se shqiptarët janë huamarrës në banka jo vetëm si individë apo si biznese, por edhe si tatimpagues. Ndërsa familjet dhe bizneset kishin 724 miliardë lekë borxhe, qeveria shqiptare ka dyfishin e kësaj borxh të brendshëm dhe të jashtëm.

Interesat e borxhit publik dhe privat u rritën në mënyrë marramendëse gjatë këtij viti. Në janar, interesi i bonove të thesarit 12 mujore ishte 1.6%, ndërsa në nëntor arriti në 5.8%. Ndërsa kostoja e borxhit publik rritet, po kështu rriten edhe interesat e kredive të familjeve dhe bizneseve, duke krijuar një situatë në të cilën, disa qindramilionë euro do të duhet të ndryshojnë duar, nga taksapaguesit apo huamarrësit, te bankat.

Ndërsa qeveria dhe familjet do të duhet të shtrëngojnë rripin për të paguar këstet e kredive apo interesat e borxhit, konsumi i munguar ka gjasë do të sjellë rënie të konsiderueshme ekonomike. Ndonëse shtrëngimi i kushteve të huamarrjes është një e keqe e domosdoshme për të zbutur inflacionin, në rastin e Shqipërisë, ku shumica e inflacionit është shkaktuar nga mallrat e importit, vuajtjet ka gjasa do të jenë të panevojshme dhe pa sjellë reduktim të inflacionit.

Politika normale në këtë situatë është reduktimi i huamarrjes nga sektori publik dhe zbutja e fuqisë së bankave për të ekstraktuar interesa më të larta nga borxhi publik afatshkurtër. Por duke qenë se Shqipëria pritet të ketë zgjedhje të pushtetit vendor vitin e ardhshëm, gjasat janë që qeveria do të mbajë borxh publik të lartë duke e përkeqësuar situatën, në vend që ta përmirësojë atë./Reporter.al

The post BIRN: Nga inceneratorët tek antikorrupsioni dhe arratisja e qytetarëve, çfarë e shënjoi 2022-shin për shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Janar-nëntor 2022, buxheti dha 8.2 mln euro për inceneratorin e Tiranës, totali arrin në 46 mln euro
Dosja hetimore e abuzimit me fondet buxhetore të financimit të koncesioneve të inceneratorëve sa vjen e zgjerohet, por thesari i shtetit po tregon një korrektesë të admirueshme për pagesën e faturave ndaj Integrated Energy BV SPV e ngarkuar për ndërtimin e impiantit të Tiranës, i cili ka lidhje ata të Elbasanit dhe Fierit.

Të dhënat nga Open Data që burojnë nga dega e thesarit në Ministrinë e Ministrinë e Financave tregojnë se nga janari deri me 8 nëntor 2022, kompania integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 974, 00 milionë lekë (8.3 milionë euro).

Pagesat kumulative që nga viti 2018 arrijnë në 5.4 miliardë lekë ose 46,2 milionë euro, raportohet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.

Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Koncesioni u dha pёr njё periudhё 30 vjeçare. Lloji i financimit është i formës “pay për use” ose pagesa e një tarife fikse për çdo ton mbetjesh të depozituara.

Sakaq dhjetëra persona janë në hetim për dosjen e koncesionit të inceneratorëve e mbushur plot me abuzimeve sipas hetimeve te SPAK. ish ministri i Mjedisit Lefter Koka tashmë është në burg dhe dhjetëra persona të lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë në hetim dhe për shumë prej tyre është lëshuar masa e arrestit me burg.

Integrated Energy BV SPV ka të nëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK. Vetëm një ditë më parë SPAK preu disa fletë të tjera arresti, teksa u konstatua se ishin dhënë fonde për punime të pakryera në Inceneratorin e Fierit.

Skema e abuzimit me kontratat koncensionare PPP të tre inceneratorëve do të mbahet mend si një precedent i pazakontë i shpërdorimit të fondeve publike, nëpërmjet thyerjes te të gjitha ligjeve, parimeve dhe rregullave me përfshirje të gjerë të zyrtare të lartë publik te të gjitha niveleve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018, Bashkia Tirane dhe Ministria e industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane./Monitor

Burimi: Ministria e Financave, Open Data

The post Janar-nëntor 2022, buxheti dha 8.2 mln euro për inceneratorin e Tiranës, totali arrin në 46 mln euro appeared first on Albeu.com.

Menaxhimi i mbetjeve, BB: Inceneratorët shqetësim, bien ndesh me parimet e BE-së
Shqipëria mund të ketë hedhur hapa pas kur vuri fokusin e menaxhimit të mbetjeve në një alternativë si ajo e inceneratorëve që në piramidën e mënyrave më të preferuara për uljen e ndotjes dhe riciklimin në Bashkimin Europian ndodhet e fundit.

Banka Botërore ka sjellë edhe një herë në vëmendje këtë aspekt Memorandumin e ri Ekonomik të saj me Shqipërinë i titulluar “Forcimi i qëndrueshmërisë së Modelit të Rritjes së Shqipërisë”. Duke u ndalur në problematikën reale që hasin sektorë si turizmi dhe bujqësia nga ndotja dhe mbetjet Banka ka nënvizuar edhe shqetësimin që lidhet me inceneratorët. “Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet gjithashtu shqetësime sa i takon pajtueshmërinë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit” thuhet në raport.

I njëjti pranon se menaxhimi i mbetjeve është një prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe bujqësisë, dhe se Shqipëria ka forcuar kuadrin ligjor duke e përafruar atë me acquis të BE-së, megjithatë zbatimi i legjislacionit duhet të forcohet.

“Shqipëria gjendet mes vendeve me përqindjen më të lartë të të keqmenaxhimit të rrjedhës së mbetjeve në Mesdhe me (73 për qind), pas Malit të Zi (95 për qind) dhe Egjiptit (93 për qind), e ndjekur nga Libia (64 për qind) Aktualisht, ekzistojnë disa instrumente ligjore dhe ekonomike për të rregulluar, financuar dhe stimuluar përpjekjet për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit detar. Strategjia e re kombëtare 2020–2035 për menaxhimin e integruar të mbetjeve synon të inkorporojë parimet e ekonomisë qarkulluese në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë, rreth 30 për qind e popullsisë nuk shërbehet nga infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve, duke inkurajuar depozitimin e mbetjeve në vendgrumbullime apo vend depozitime të vjetra. Mbetjet shpesh hidhen ilegalisht në lumenj apo liqene – duke ndotur përfundimisht degët ujore dhe bregdetin e Shqipërisë” nënvizon BB.

Teksa në vend ka nisur sërish debati për qeset plastike duket se plastika në tërësi po kthehet në një shqetësim real për vendin.

“Mbetjet plastike në veçanti shkaktojnë dëme të konsiderueshme në perspektivat e ekonomisë blu të Shqipërisë si turizmi bregdetar dhe peshkimi.

Deti Mesdhe ka ndër nivelet më të larta të ndotjes plastike të detit në botë, që përmban vetëm 1 përqind të ujërave të botës dhe 7 për qind e mikroplastikës globale, ku plastika është lloji më i zakonshëm i mbeturinave që gjendet në sipërfaqen dhe dyshemenë e tij. Çështja po bëhet gjithashtu një problem në rritje brenda detit Adriatik dhe Jon, siç tregohet nga disa studime të plazheve të kohëve të fundit që zbuluan se rreth 90 për qind e mbetjeve detare ishin të përbëra nga materiali plastik, me më shumë se gjysma e tyre me origjinë nga burimet bregdetare, duke përfshirë praktikat e dobëta të menaxhimit të mbetjeve, turizmin dhe aktivitetet rekreative, me nivele të ngjashme të gjetura në plazhet shqiptare” thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se ka disa ndikime që mund të japin mbetjet detare tek bashkitë bregdetare të tilla si: (i) humbja e vlerës së komoditetit dhe kostot e drejtpërdrejta ekonomike nga rreziqet e shëndetit publik; (ii) mundësi të reduktuara rekreative; (iii) publiciteti dhe reputacioni negativ; dhe (iv) kostot që lidhen me pastrimin e plazhit dhe mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve. Me 60 për qind të popullsisë shqiptare që jeton në zonat bregdetare, efektet e ndërtimeve intensive, rritja e turizmit bregdetar dhe menaxhimi jo i përshtatshëm të mbetjeve mund të çojnë në një përkeqësim të cilësinë e mjedisit bregdetar dhe detar.

“Ndërsa ekonomia bregdetare shqiptare vazhdon të rritet, është jetike të gjenden mënyra për të reduktuar ndotjen plastike dhe të bëhet përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, të cilat mund të ndikojnë në performancën e sektorëve me bazë detare, si p.sh. turizmi, peshkimi dhe detaria, dhe shkaktojnë humbje të burimeve të vlefshme. Ndarja e mbetjeve në burim, skemat e rimbursimit të depozitimit, mbulim universal i grumbullimit të mbetjeve, shërbime të trajtimit të mbetjeve, rritje e monitorimit dhe më shumë nisma të pastrimit të ndotjes së mbetjeve janë të gjitha masat integrale për të reduktuar përfundimisht gjenerimin e mbetjeve në rrjedhën e sipërme, për të siguruar menaxhimin e mbetjeve në tokë dhe kalimin drejt një ekonomie qarkulluese” vlerëson Banka./N.Maho

KY/ Incenerator, mbetje, Banka Botërore

The post Menaxhimi i mbetjeve, BB: Inceneratorët shqetësim, bien ndesh me parimet e BE-së appeared first on Albeu.com.

“Nuk ekzistojnë fonde për inceneratorin e Tiranës”, Tabaku paralajmëron padi për zyrtarë të lartë
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka paralajmëruar padi për zyrtarët e lartë, të cilët nuk u janë përgjigjur shkresave që u kanë nisur. Në mbledhjen e sotme, Tabaku theksoi se rruga e butë ka përfunduar.

“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës.

Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar në komision,” tha Tabaku.

The post “Nuk ekzistojnë fonde për inceneratorin e Tiranës”, Tabaku paralajmëron padi për zyrtarë të lartë appeared first on Albeu.com.

KLSH “djeg” inceneratorin e Tiranës: U dyfishuan shpenzimet, kur nuk u mor shërbimi
Një raport i fundit paraprak i Kontrollit të lartë të Shtetit (KLSH) për inceneratorin e Tiranës ka gjetur një sërë problematikash me këtë koncesion, që nga mungesat dhe paqartësitë në lidhje me propozimin paraprak të projektit, te mosllogaritja e saktë e kostove për Bashkinë e Tiranës deri te keqorientimi i politikave për reduktimin e mbetjeve, duke mos qenë në linjë me objektivat kombëtare dhe europianë, pasi është kaluar direkt te incenerimi, kur duhet t’i kushtohej rëndësi ndarjes në burim dhe riciklimit.

Ndërkohë KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri me sot.

Procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparences dhe përcaktimet ligjore. Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme ne afatin e fillimit dhe vijimit te punimeve te projektit, si pasoje e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara ne kontrate si nga Autoriteti Kontraktues (AK) ashtu edhe nga Koncensionari”, thuhet në raportin e KLSH.

KLSH thekson se “për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”

Subjekt i auditimit ishin Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si ish-Autoritet Kontraktor qe ka zhvilluar proceduren e prokurimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Autoriteti Kontraktues aktual dhe Bashkinë e Tiranës, si palë në vlerësimet paraprake dhe përdoruese të kësaj vepre. Periudha nën auditim ka përfshirë vitet 2017 – 2020, te cilat përkojnë me kohen e studimit të koncesionit dhe lidhjes së kontratës e në vazhdim.

Qe nga viti 2017, landfilli i Sharrës menaxhohet nga një shoqëri private, përfituese e koncesionit me propozim të pakërkuar “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese”. Deri më tani, në kuadër të këtij investimi është realizuar rehabilitimi i impiantit ekzistues, ndërsa sipas grafikut të punimeve ndërtimi i impiantit të incenerimit të mbetjeve është ende në proces. Ky është inceneratori i tretë i ndërtuar në vendin tone, krahas atij të Elbasanit dhe të Fierit.

KLSH thekson se Kostot kapitale për inceneratorët e rinj, si dhe funksionimi, mirëmbajtja dhe operimi në mënyrën e duhur të këtyre pajisjeve, nuk janë investim i vogël për qeveritë. Ata kushtojnë shumë për tu ndërtuar dhe për tu operuar, krahasuar me format e tjera të menaxhimit të mbetjeve.

Fillimisht Ministria e Financave theksonte në relacionet e saj se “vetë procedura koncesionare nuk do të ketë efekte shtese në buxhetin e shtetit pas kemi të bëjmë terësisht me nje investim privat”. Krahas kësaj Ministria parashtronte edhe se investitori kishte kapitalet e mjaftueshme cash, për të mbuluar të gjithë investimin, megjithatë nuk konstatohet ndonjë dokument provues në lidhje me këtë, vëren KLSH.

Pse u pranua një një projekt që nuk e përballonte dot buxheti

KLSH ka analizuar procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Tiranës, ku ka hasur parregullsi dhe mungesë të analizës së qartë të kostove dhe përfitimeve dhe angazhimeve financiare me të cilat do të përballej buxheti. Ndërsa fillimisht u tha se nuk do të ketë efekte në buxhetin e shtetit, rezultoi ndryshe.

Sipas raportit të KLSH-së, Projekti koncensionar/PPP i paraqitur nuk rezulton i planifikuar brenda tavaneve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Mjedisit, parakusht i vendosur në nenin 22 te VKM-se m.575/2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension ppp”, me qëllim procedimin e mëtejshmen për miratimin paraprak te projektit.

Kjo pasi konstatohet se në studimin e fizibilitetit parashikohet që pagesa totale për një kohëzgjatje të projektit prej 30 vjetësh e mbulohet përkatësisht nga: Qeveria Shqiptare në masën 130,883,750 Euro pa TVSH Nga buxheti i bashkive në masen 91,784,500 Euro pa TVSH, për te cilat nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me marrjen përsipër të këtij angazhimi buxhetor.

Në këtë kontekst, referuar ne relacionin shoqërues të projektaktit në paragrafin e fundit te pikës IX MM shprehet se: “Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues dhe një kontrate të lidhur, nuk do të ketë efekte shtese në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë tërësisht me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do t’i shtohet vlera e Fee koncesionare që do të detyrohet të paguajë subjekti”.

Në lidhje me projektimin e investimit jashtë tavaneve buxhetore të miratuara të MM, sqarohet se meqenese bashkitë e qarkut Tiranë, si aio e Vorës, Kavaiës Kamzës nuk disponoinë të ardhura të mjaftueshme, për përballimin e kostove të depozitimit të mbetjeve në impiant, propozohet që këto institucione të mbështeten nga Qeveria Qendrore, ku Bashkia e Tiranes do të marrë përsipër të mbulojë kostot e depozitimit për minimumi 700 ton/dite.

Po në këtë shkresë sqarohet se skenari bazë i operimit citohet se është 700 ton/dite dhe skenari pesimist është 550-650 ton/ditë, informacion ky i cili ndryshon nga çfarë paraqitej në studimin e fizibilitetit për skenarin bazë prej 550-800 ton/ditë.

Bashkia Tiranë për vitin e pare do marrë përsipër të financojë 1,000,000 Euro = me 34,365 ton/ditë mbetje dhe diferencën do e përballojë me vlerat financiare nga buxheti i vetë dhe Qeveria Qendrore.

Nga analiza e të dhënave, KLSH ka konkludoi se mungesa e vendimmarrjes së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në cilësinë e vlerësuesit dhe miratuesit paaraprakish te të gjitha projekteve koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale, ne propozimin e opera tori ekonomik “Integrated Energy B. V” shpk, për incineratorin e Tiranës, shpreh në mënyrë eksplicite papërballueshmë inë dhe/ose paqëndrueshmërinë si edhe ndërmarrjen e angazhimeve publike që rrezikojnë në mënyrë të konsiderueshme përballueshmërinë dhe efektivitetin e projektit.

Bashkisë Tiranë iu dyfishuan kosto për pastrim pas inceneratorit, paguhet kur nuk merret shërbimi

Në mënyrë eksplicite grupi i auditimit ka gjeneruar të dhënat mbi shpenzimet e Bashkisë Tiranë për landfillin e Sharrës, objekt i projektit te investimit i cili është në fokus të këtij auditimi.

Këto shpenzime paraqiten në trend te ndjeshëm rritës, ku vetëm për vitet 2017 dhe 2018 shpenzimet janë përballuar vetëm nga të ardhurat e veta të bashkisë dhe për vitet 2019 dhe 2020, ky program buxhetor është mbështetur nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtezuara.

Konkretisht, nga një vlerësim financiar prej 15,000,000 leke për vitin 2015 deri në 1,080,000,000 leke për vitin 2020, ku peshën kryesore e zë Transferta e Kushtëzuar për realizimin e shpenzimeve që lidhen me tarifën koncesionare për sasi mbetjesh të depozituara në landfill, referuar kjo detyrimeve kontraktuale.

KLSH konstaton se vihet re qartësisht se, shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë në momentin e nënshkrimit të kontratës koncesionare për “Ndertim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V shpk”, janë dyfishuar jo vetëm krahasuar me periudhën 2015-2017, por kanë rënduar buxhetin e shtetit (për aq kohë sa rimbursohet ende nga MIE) me 2-fishin e vlerës për vitet 2018-2020.

Kjo ka ardhur si shkak i tarifës koncesionare të depozitimit te mbetjeve urbane prej 29 Euro/ ton mbetje urbane, për të cilën subjektet e përfshira në auditim nuk kanë vendosur në dispozicion asnjë evidencë për negocimin paraprak të saj me operatorin ekonomik koncesionar.

Burimi: KLSH

KLSH konstaton se “kontratat e operatorëve ekonomikë  për pastrimin e qytetit ne vitet 2015-2017 janë kontraktuar për këtë shërbim si edhe për depozitimin ne landfill me një vlerë mesatare vjetore prej 1, 160,282,032 leke, ndërkohë që për vitet 2018-2020 ndërsa është rritur kosto mesatare vjetore e pastrimit ne 1,288,727,885 lekë kësaj vlere i shtohet edhe kosto e tarifës koncesionare prej 3 ,234, 124, 798 lekë, duke shkuar ne shpenzime mesatare për 2018-2020 në 2,366,769,485 lekë.

Nëse do të shpreheshim për një vit kalendarik, nga të dhënat e tabelës 7 vihet re qartësisht se për vitin 2020 nga shpenzimet buxhetore prej 1,288,727,886 leke nëse do të operohej si më herët vetëm me kontratat e pastrimit, aktualisht duke përfshirë tarifën e koncesionit, buxheti rendohet dhe shkon në 2,568,727,886 lekë.

Vlerë kjo e cila rëndon edhe me tepër për taksapaguesit, konkretisht 2-fishi i shumes financiare, të cilët janë duke paguar sot për shërbimin e incenerimit të mbetjeve urbane, ndërkohë që vetë procesi i incinerimit do të zhvillohet në një periudhë më vonë, sepse Inceneratori si objekt industrial ende nuk është  ndërtuar”.

KLSH thekson se për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim;

Ne planin e biznesit përcaktohet se kosto e projektit do të përballohet në vlerë të plotë nga kapitali i shoqërisë dhe nga burimet e brendshme të saj, pa pasur nevojë që të merret një kredi bankare. Ndërkohe Koncensionari Integrated Energy ka kërkuar financim nëpërmjet dy kontratave Kredie Afatgjate dhe Afatmesme për vijimin e projektit;

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ne fazën e studim-fizibilitetit nuk ka negociuar me palën koncesionare tarifën që rendon mbi buxhetin e Bashkisë Tirane dhe më pas në bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës. Kjo tarifë e paguar për 2018-2020 Ilogaritet në vlerën prej 3,234,124,798 lekë, e cila ka dyfishuar shpenzimet e Bashkisë Tirane dhe MIE si transferues i Transfertës të Pakushtëzuar, për zërin e pastrimit të qytetit.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tirane dhe MIE janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende te pakryer, duke qene se incineratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. Pavarësisht kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3,866, 183,658 leke për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incenerimi i tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3,234, 124,798 lekë të tjera për një shërbim ende të pa ekzekutuar finalisht.

KLSH rekomandon që Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tirane dhe Koncensionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marrëveshje lidhur me tarifën që duhet të paguaj Bashkia Tirane në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht, deri në momentin që impianti i trajtimit do te jetë gati për të ofruar shërbimin e plotë.

KLSH paralajmëron se mungesa e dakordësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tirane përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, mospërfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungese efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës, Mos  dakordësimi i tarifës prej 29 euro/ton së depozitimit në landfill, ka dyfishuar shpenzimet e Bashkisë  Tirane dhe MIE si transferues i Transfertës të Pakushtëzuar, për zërin e pastrimit te qytetit.

Incenaratori duhet të ishte zgjidhja e fundit për mbetjet, por u bë e para

KLSH në raport i kushton vëmendje edhe faktin që inceneratorët janë parë si zgjidhje parësore për trajtimin e mbetjeve, kur në fakt duhet të ishin të fundit, pas ndarjes në burim dhe riciklimit, ndërkohë që inceneratorët janë burim ndotjeje.  Për reduktimin e mbetjeve direktivat propozojnë: 1.Parandalimin; 2.përgatitja për ripërdorim; 3.Riciklimi,; 4. Rikuperimi; 5.Asgjësimi. parakush i këtyre është grumbullimi i diferencuar i mbetjeve.

Sipas raportit, referuar Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve, objektivat kryesorë të saj lidhen me parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve, me kushtin primar të ndarjes së tyre në burim. Megjithatë, problemi me menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë nuk Iidhet me ekzistencën e kuadrit ligjor e rregullator, por me zbatimin e tij, pasi mos zbatimi i ketij kuadri është edhe arsyeja e zhvillimit të këtij auditimi, duke mane parasysh fenomenin e përsëritur të ngritjes së Inicineratoreve në vendin tone, si zgjidhjen parësore në menaxhimin e mbetjeve, duke anashkaluar çdo përcaktim ligjor, apo dhe hierarkinë e menaxhimit te mbetjeve.

Hierarkia e menaxhimit te mbetjeve, e cila është edhe në përputhje me Direktivat e BE, e thekson në mënyrë të qarte faktin që asgjësirni është mënyra e fundit për t’u përdorur, dhe mund të përdoret vetëm në rastet kur mënyrat e tjera të hierarkisë nuk mund të jenë të zbatueshme.

Asgjësimi është faza me pak e dëshirueshme e hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve për arsye se nëpërmjet asgjësimit humbasin vlerat e materialeve. Kjo hierarki duhet të reflektohet në vendimin për investimet që duhet të bëhen, Investimet në landfillet e reja (e cila është faza e fundit e hierarkise) duhet të bëhen vetëm pasi jane bere investimet për fazat qe ndodhen në fillim të listës së hierarkisë, sic; janë infrastruktura e grumbullimit të ndarë të mbetjeve, ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi. Kjo gjë bën të mundur që investimet e reja në landfill të reflektojnë nevojat reale aktuale të vendit, te cilat do të jenë shurnë të ulëta në të ardhmen si rrjedhoje e zbatimit dhe detyrimit te fazave të para të hierarkise.

Përfitimi i energjisë përmes incenerimit apo landfillet janë opsionet më pak të preferueshme për mbetjet. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se gjatë djegies çlirohen dioksina qe kanë një sëre efektesh toksike në trupin e njeriut dhe klasifikohen si kancerogjene.

Problemi social që nxiti këtë auditim lidhet me veprimet kontradiktore sa i takon palëve të përfshira në menaxhimin e mbetjeve, duke qene se vendi ynë ka një legjislacion që synon ripërdorimin dhe riciklimin, por ne realitet është duke ndërtuar inceneratorë për djegien e tyre, duke mos përfshirë kësisoj në skemën reale as ripërdorimin e as riciklimin.

Incenerimii, sipas KLSH-së, ka kosto shumë të larta, dekurajon riciklimin dhe mund të çlirojë substanca të rrezikshme nëse nuk instalohen filtrat e duhura. /Monitor

The post KLSH “djeg” inceneratorin e Tiranës: U dyfishuan shpenzimet, kur nuk u mor shërbimi appeared first on Albeu.com.