imuniteti Archives - Albeu.com

Peleshi njofton mbledhjen për imunitetin e Ballukut, PD: Provokim antikushtetues, s’është zbardhur vendimi i GJK
Ditën e sotme, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka deklaruar se janë njoftuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 15 prill 2026, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas PD-së, shqyrtimi i çështjes në këtë moment, pa u zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor.

Në reagim, demokratët e konsiderojnë këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenim të besimit publik tek vendimet e saj, duke e cilësuar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.

“Kryetari i Kuvendit ka njoftuar sot thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për në datë 15.04.2026, ora 12:00, me rend dite: “Shyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky njoftim bëhet në kushtet kur projektvendimi përkatës përfshinë dispozita që janë shfuqizuar njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, duke injoruar autoritetin e kësaj të fundit dhe në shkelje të parimeve bazë të funksionimit të shtetit ligjor.

Secili qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtar kujtojnë se për 3 muaj, Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi refuzoi të thërriste mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me arsyetimin se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një kërkesë të Kryeministrit që nuk kishte asnjë lidhje me çështjen që shqyrtonte Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë që në rastin konkret, edhe pse rendi i ditës është qartësisht i lidhur me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të njoftuar në datën 23 Shkurt 2026, Kryetari i Kuvendit ka ftuar deputetët në mbledhje, pa pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo praktikë bie ndesh me nenin 132 të Kushtetutës dhe provon edhe njëherë vullnetin e mazhorancës për të injoruar zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e konsideruar këtë akt si të paprecedent, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dënon me forcë provokimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi dhe e konsideron njoftimin e bërë prej tij për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ende pa u njoftuar vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, si një veprim antikushtetues, që cënon parimet bazë të shtetit ligjor dhe cenon besimin e publikut tek autoriteti i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”,- thuhet në reagimin e PD-së.

The post Peleshi njofton mbledhjen për imunitetin e Ballukut, PD: Provokim antikushtetues, s’është zbardhur vendimi i GJK appeared first on Albeu.com.

PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis
Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e ligjeve në sektorin e gjyqësorit në Serbi dhe dështimi për t’ia hequr imunitetin parlamentar ish-zëvendëskryeministres në Shqipëri, i kanë kthyer këto tre shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian sërish para testit kryesor për pranim, atij për sundimin e ligjit.

Përparimi në të gjithë kapitujt që duhen mbyllur para anëtarësimit nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse vendet kandidate stagnojnë apo shënojnë kthim mbrapa në Kapitujt 23 dhe 24, të cilët, sipas metodologjisë evropiane të integrimit, hapen të parët dhe mbyllen të fundit.

“Reformat e pakthyeshme në këto fusha janë kusht që partnerët e zgjerimit të përparojnë në rrugët e tyre të pranimit, duke i përmbushur standardet specifike”, ka rikujtuar Shërbimi për media i Komisionit Evropian në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Reformat nuk janë vetëm për letër, shtetet duhet të demonstrojnë zbatimin e tyre dhe duhet të garantojnë besueshmëri përmes rezultateve të prekshme”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Shqipëria dhe Mali i Zi, janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut evropian. Në këtë drejtim, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka folur me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq javën e kaluar në Podgoricë.

“Ju duhet të keni patjetër një gjyqësor të pavarur, që ka kapacitet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të keni media të pavarura pasi ne nuk do të bëjmë kurrë kompromis në këto çështje”.

Pse dy ligje po ia vështirësojnë Malit të Zi rrugën drejt BE-së?

Ambiciet e autoriteteve në Mal të Zi që të bëhen vendi i 28-të anëtar i BE-së janë komplikuar pas miratimit të dy ligjeve kontroverse.

Bëhet fjalë për amendamente në Ligjin për Çështje të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Komisionit Evropian, këto amendamente nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Zbatimin e Ligjit.

Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave, është ligj që përcakton se si mblidhen dhe ruhen të dhënat e individëve në Zonën Ekonomike Evropiane.

Ajo i forcon të drejtat për privatësi, vendos obligime serioze për organizatat dhe vlen për të gjitha kompanitë në botë që procesojnë të dhëna të banorëve të BE-së.

Direktiva për Zbatim të Ligjit rregullon mënyrën se si autoritetet e policisë dhe gjyqësorit në BE i procesojnë dhe mbrojnë të dhënat personale të individëve, sidomos të viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve për shkelje penale.

Opozita malazeze dhe shoqëria civile i kritikojnë ndryshimet e bëra në Ligjin për Çështje të Brendshme pasi besojnë se ato i rrisin kompetencat e ministrit të Brendshëm, sidomos në emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, dhe kështu më pas hapet rruga për ndikim politik në punën e policisë.

Sa i përket Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kritika më e shpeshtë ka të bëjë me dispozitat që lejojnë qasjen në bazat e të dhënave të organeve dhe institucioneve shtetërore, në disa raste pa vendim gjykate.

Ndërkohë, Mali i Zi pritet të emërojë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, trupit kryesor të gjyqësorit, anëtarët e të cilit mund të emërohen dhe shkarkojnë gjyqtarë.

Pse janë ligjet e reja problematike për rrugën e Serbisë në BE?

Në rastin e Serbisë, BE-ja ka qenë e qartë. Pas miratimit të ligjeve të gjyqësorit, me nismë të partisë së presidentit Aleksandar Vuçic, kritikat kanë qenë të shpejta nga Brukseli, përfshirë prej Komisionares për Zgjerim, e cila ka vlerësuar se këto ligje kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, sipas mendimit të saj, përbëjnë kthim mbrapa.

Vuçiq është përgjigjur duke thënë se nuk e kupton për çfarë kthimi mbrapa bëhet fjalë, meqë Serbia ka stagnuar në rrugën drejt BE-së që katër vjet.

Më 2021, Serbia e ka hapur grupin e kapitujve për agjendë të gjelbër dhe lidhshmëri të qëndrueshme, mirëpo përparim nuk është arritur.

Ligjet në gjyqësor që kanë nisur të zbatohen, janë duke e shtyrë vendin në drejtim të kundërt me standardet evropiane.

Bashkimi Evropian pati kërkuar që ligjet të mos miratoheshin dhe pasi Vuçici i ka nënshkruar ato, Brukseli ka thënë se zbatimi i tyre duhet të pezullohet derisa të ketë një opinion prej Komisionit të Venecias.

Florian Biber, profesor për histori dhe politikë dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, ka thënë se në një konstelacion të tillë politik, Serbia nuk ka shanse që t’iu afrohet strukturave evropiane.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit, por me mungesën e respektit për rregullat demokratike bazike. Është e qartë se regjimi aktual nuk është i interesuar në anëtarësim në BE, apo të garantojë se Serbia është shtet demokratik”, ka thënë Bieber.

Sfidat e Shqipërisë

Në vitin e kaluar, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, pavarësisht problemeve në sektorin e sundimit të ligjit.

Sikur edhe me vendet tjera kandidate, Komisioni Evropian e ka përmendur në Raportin e Progresit, në tetor të vitit të kaluar se shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë rritjen e presionit politik në gjyqësor, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe lirinë e kufizuar të medias.

Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e akuzuar për korrupsion.

Deputetët nga Partia Socialiste në pushtet kanë refuzuar t’ia heqin asaj imunitetin dhe vendimi është mirëpritur prej vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Parlamenti ka bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”.

Brukseli nuk është pajtuar me deklaratën e Ramës se kërkesa për heqje të imunitetit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

Radio Evropa e Lirë, ka mësuar që diçka e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezistencën e disa vendeve anëtare që t’ia garantojnë Shqipërisë një të ashtuquajtur IBAR pozitiv.

IBAR është shkurtesë për Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për Kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit.

Derisa vendet e BE-së të mos e miratojnë në mënyrë unanime IBAR-in, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.

Mali i Zi, për shembull, është dashur të presë për IBAR pozitiv, i cili është miratuar në qershor të vitit 2024, në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve. Para këtij vendimi, hera e fundit që ka mbyllur kapituj ka qenë vitit 2017.

A mund të mbyllet njëri sy?

Pranimi i anëtarëve të rinj pa të drejtën e vetos, që aktualisht e kanë të 27 vendet anëtare të BE-së, është diçka për të cilën kanë avokuar, edhe Edi Rama, edhe Aleksandar Vuçiq në një artikull të përbashkët muajin e kaluar në të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili i ka shtuar spekulimet se shtetet e Ballkanit Perëndimor “mund ta mbyllin njërin sy”.

Florian Bieber, beson se brenda këtij kuadri ligjor është e pamundur të ndahen konsideratat politike nga kriteret e sundimit të ligjit.

“Sigurisht, elitat politike në Mal të Zi dhe Shqipëri e njohin momentumin politik dhe kanë prirje të jenë më pak të rrepta në lidhje me zbatimin. Megjithatë, në fund të fundit, nevojitet pëlqimi i 27 shteteve anëtare, i cili është larg të qenit i garantuar”, paralajmëron Bieber në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Komisionarja Kos, ka folur në këtë drejtim në Parlamentin Evropian në fillim të marsit, duke e theksuar se statusi i liderit në këtë proces nuk garantohet përgjithmonë.

Ajo u ka thënë Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë që “përparimi duhet të arrihet përmes reformave”.

A mund të ndihmojnë “mekanizmat mbrojtës”?

Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e panjohur në proceset evropiane.

Kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në BE më 2017, Komisioni Evropian pati vendosur të miratojë anëtarësimin e tyre, pavarësisht reformave të papërfunduara në fushën e sundimit të ligjit, me kusht që dobësitë të vazhdojnë të adresohen pas anëtarësimit përmes të ashtuquajturit Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, i cili mundësoi monitorimin pas anëtarësimit dhe vlerësimin e rregullt të progresit në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Ky mbikëqyrje pas anëtarësimit zgjati plot 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2023.

Për Florian Biberin, ekzistojnë zgjidhje për dilemat e mundshme të shteteve anëtare, dhe sipas tij, zgjidhja qëndron në një periudhë kalimtare që do t’u lejonte anëtarëve të rinj t’i zbatonin reformat pas anëtarësimit.

Sipas tij, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për rajonin në BE.

“Një projekt i tillë politik duhet t’i bindë skeptikët midis shteteve anëtare dhe duhet të përfshijë gjithashtu mekanizma të qëndrueshëm për të siguruar që anëtarët e ardhshëm do të respektojnë sundimin e ligjit”, vlerëson Biber.

Megjithatë, ai beson se edhe nëse ndonjë anëtar i ri i plotëson të gjitha kriteret, nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa.

Diçka e tillë ka ndodhur në Hungari, Poloni ose Sllovaki disa vjet pas anëtarësimit në BE, kur problemet me pavarësinë në gjyqësor dhe sundimin e ligjit dolën në pah në këto vende, sepse autoritetet shpesh përpiqeshin të ndikonin në gjykata, të kufizonin liritë e medias dhe të zvogëlonin kontrollin mbi institucionet e pavarura./REL

The post PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis appeared first on Albeu.com.

PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut, Komisionerja Marta Kos: Çështjen po e monitorojmë me kujdes, SPAK po bën një punë shumë të mirë
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka komentuar për herë të parë çështjen e Belinda Ballukut, ish-zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të cilën PS nuk lejoi heqjen e imunitetit.

E pyetur mbi situatën aktuale, përfshirë hetimet e SPAK dhe rastet që lidhen me ish-zyrtarë të lartë, Kos u shpreh se:

“Janë disa çështje, ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje. Një tjetër element për ne është edhe fakti se përpos çështjeve nën hetim, të rëndësishme janë dhe reagimet. Ne po monitorojmë edhe ato”, tha Kos.

Kos theksoi se institucionet evropiane po monitorojnë nga afër zhvillimet, duke përfshirë edhe rastet konkrete që janë në hetim, ndërsa nënvizoi se më e rëndësishme është mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj tyre.

Ajo shtoi se sfida kryesore për vendet kandidate mbetet jo vetëm krijimi i një kuadri të fortë ligjor, por edhe ndryshimi i perceptimit shoqëror ndaj korrupsionit.

“Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai pranohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër”, theksoi Kos.

The post PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut, Komisionerja Marta Kos: Çështjen po e monitorojmë me kujdes, SPAK po bën një punë shumë të mirë appeared first on Albeu.com.

Spiropali dhe Xhafaj nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Ballukut, Rama: S’merrem me këtë punë
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votim.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës, ai tha se i takon kryetarit të Grupit Parlamentar të kuptojë arsyet e mungesës.

“Nuk merrem me këtë punë, është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej u shpreh se për rastin e Ballukut, “nuk ka kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Parlamenti ka të drejtë të shikojë nëse përmbushen apo jo kushtet. Nuk ka akuzë për korrupsion”.

The post Spiropali dhe Xhafaj nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Ballukut, Rama: S’merrem me këtë punë appeared first on Albeu.com.

Rama me 2 standarde/ Ballukun e mbron, por Bllakos iu hoq imuniteti, Mediat e Brukselit: Parlamenti shqiptar bllokon arrestimin e ish-zëvendëskryeministres për korrupsion
“Parlamenti refuzoi arrestimin e ish-zëvendëskryeministres mes hetimeve për korrupsion, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare”, kështu shkruan “EUalive”.

Në artikullin e publikuar i është kushtuar rëndësi edhe reagimeve të ambasadave për këtë çështje, pasi ambasadat e Holandës dhe Gjermanisë reaguan pas votimit, duke i kërkuar Tiranës të përputhet me standardet e BE-së për shtetin e së drejtës.

Më tej artikulli vijon: “Në një veprim që ka shtuar shqetësimet për përkushtimin e Shqipërisë ndaj pavarësisë së drejtësisë dhe reformave kundër korrupsionit, Parlamenti shqiptar votoi të enjten për të refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi, i miratuar nga shumica e Partisë Socialiste në pushtet, e pengon SPAK-un të arrestojë Ballukun për akuza që lidhen me manipulimin e tenderëve publikë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Ky zhvillim, ka sjellë reagime të menjëhershme nga ambasadat perëndimore, duke theksuar brishtësinë e rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Votimi, i zhvilluar në një seancë plenare, erdhi pas rekomandimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në fillim të kësaj jave për të refuzuar kërkesën e SPAK-ut. Socialistët e bënë rezultatin thuajse të paracaktuar, duke e rrëzuar kërkesën sipas vijës së partisë.

Deputetët e opozitës nga Partia Demokratike, e dënuan vendimin si një mburojë të hapur për korrupsionin në nivelet e larta. Kryetari i PD, Sali Berisha, i bëri thirrje Parlamentit që “ta çojë Ballukun para drejtësisë”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron rrethin e tij të ngushtë.

Gjithashtu, artikulli sjell në vëmendje edhe protestat e zhvilluara nga opozita, përfshirë ditën kur u mbajt seanca. Protestat shpërthyen jashtë godinës së Parlamentit në Tiranë, ku demonstruesit brohorisnin “Jo imunitet për hajdutët!”.

Balluku, e cila shërbeu si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deri në shkarkimin e saj në fund të shkurtit, ka qenë në qendër të një prej hetimeve më të profilit të lartë të SPAK-ut që nga krijimi i këtij institucioni në vitin 2019, si pjesë e reformave në drejtësi të kërkuara nga BE-ja, shkruan Georgi Gotev për EUalive.

Hetimi filloi në tetor 2025, kur SPAK e njoftoi Ballukun për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, sipas nenit 258 të Kodit Penal.

Akuzat fokusohen në dy projekte të mëdha infrastrukturore në vitin 2021: Tunelin e Llogarasë në jug të Shqipërisë, me vlerë 190 milionë euro, dhe një segment të Unazës së Madhe të Tiranës.

Prokurorët pretendojnë se Balluku, në bashkëpunim me persona të tjerë – përfshirë drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar – ka manipuluar proceset e tenderimit për të favorizuar kompani të caktuara, duke çuar në rritje të kostove dhe dëmtim të fondeve shtetërore.

Çështja u përshkallëzua shpejt. Në nëntor 2025, një gjykatë e posaçme e pezulloi Ballukun nga detyra dhe i ndaloi daljen jashtë vendit, duke përmendur rrezikun e manipulimit të provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

SPAK e akuzoi zyrtarisht në dhjetor, duke kërkuar heqjen e imunitetit të saj për të mundësuar arrestimin.

Kryeministri Edi Rama, një aleat i kahershëm i Ballukut, fillimisht e mbrojti atë duke argumentuar se akuzat ishin më shumë procedurale sesa korrupsion i drejtpërdrejtë dhe se ajo nuk përbënte rrezik arratisjeje.

Ai e shkarkoi gjatë një riorganizimi të kabinetit më 26 shkurt, duke e paraqitur këtë si një reagim ndaj hetimit në vazhdim, ndonëse Balluku thuhet se kishte ofruar dorëheqjen disa herë.

Refuzimi i Parlamentit, ka sjellë kritika të forta ndërkombëtare, duke theksuar tensionin mes elitës politike të Shqipërisë dhe institucioneve kundër korrupsionit.

Ambasada e Holandës në Tiranë, publikoi një deklaratë duke dënuar votimin, duke theksuar se “ndjekja e shpejtë dhe e papenguar penale e korrupsionit në nivele të larta është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE”.

Në mënyrë të ngjashme, edhe Ambasada Gjermane reagoi pas votimit, duke i bërë thirrje Shqipërisë që të përputhet me standardet e Bashkimit Evropian për shtetin e së drejtës.

Anëtarë të Parlamentit Evropian, përfshirë eurodeputetin Michael Gahler, e kanë përmendur çështjen e Belinda Balluku si provë se korrupsioni në nivelet më të larta rrezikon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë konfirmoi autoritetin e SPAK për të vepruar.

Ky incident vë në provë besueshmërinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, një nga shtyllat kryesore të aspiratës së saj për t’u anëtarësuar në BE.

Që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në vitin 2022, Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit të organizuar, por ndërhyrja politike mbetet një pengesë serioze. Raportet më të fundit të Komisionit Europian vlerësojnë pavarësinë e SPAK-ut, por paralajmërojnë për hapa pas nëse pengohen çështje të profilit të lartë.

Figura të opozitës argumentojnë se qeveria e Edi Rama po aplikon standarde të dyfishta: ndërsa zyrtarë të nivelit më të ulët, si ish-deputeti Alqi Bllako, u përballën me heqje të shpejtë të imunitetit, Balluku po përfiton nga mbrojtja politike.

Zemërimi publik ka nxitur protesta të vazhdueshme në Tiranë, ku janë raportuar edhe përplasje në muajin shkurt mes kërkesave për dorëheqjen e Ramës.

Grupet qytetare dhe media, përfshirë partnerët tanë te Albanian Daily News, e kanë mbuluar gjerësisht këtë sagë, megjithëse disa media lokale duket se hezitojnë të hyjnë thellë në skandalet që lidhen me qeverinë.

Artikulli i Eualive.net: Albanian parliament rejects arrest of former deputy PM amid corruption probe, drawing international criticism

The post Rama me 2 standarde/ Ballukun e mbron, por Bllakos iu hoq imuniteti, Mediat e Brukselit: Parlamenti shqiptar bllokon arrestimin e ish-zëvendëskryeministres për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Raporti i PS për imunitetin e Belinda Ballukut, Ulsi Manja: Shkelje e barazisë në tendera nuk është vepër korruptive
Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve, deputeti Ulsi Manja, prezantoi raportin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Manja kujtoi se kallëzimi i parë penal, është bërë në gusht të vitit 2024 nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa një kallëzim i dytë është depozituar në shtator të të njëjtit vit nga Gazment Bardhi.

Sipas tij, më pas në vitin 2025 këto dy procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm penal, i cili tashmë ka një numër unik dhe mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Manja theksoi gjithashtu se kallëzimet e vitit 2024, të cilat lidhen me veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, përkojnë me një periudhë parazgjedhore. Ai shtoi se kjo vepër penale nuk klasifikohet si korrupsion, por si një vepër me natyrë administrativo-penale.

“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Viti 2024 kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyre administrativo penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore”, tha nder të tjera Manja.

The post Raporti i PS për imunitetin e Belinda Ballukut, Ulsi Manja: Shkelje e barazisë në tendera nuk është vepër korruptive appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres/ PS po mban peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal, analiza e BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut
Gjuha me nënkuptime erotike tërheq vëmendjen, sot dhe përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe kjo u përsërit edhe ditën e enjte, kur Taulant Balla përdori dhe kërkoi ndjesë për fjalë me nënkuptime të drejtuara ndaj një deputeteje të opozitës.

Zemërata për gjuhën seksiste vështirë se duhet të na heqë vëmendjen nga fakti kyç! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal, duke zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta. Korrik 2008: Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike në pushtet dhe partia socialiste në opozitë, po bëjnë sherr. Sikleti i madh i palës në pushtet, më ngushtësisht, i kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e pak muajve më parë, një ngjarje tragjike ku 26 qytetarë humbën jetën nga ajo që një ushtarak e cilësoi si “babëzi”. Pra shpërthimi i municioneve në Gërdec.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha, shpërthen me një lumë fyerjesh të neveritshme ndaj Taulant Ballës. “Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele”, thotë ai, ndërsa Jozefina Topalli, në atë kohë kryetare e kuvendit, urdhëron gardën: “Nxjerreni për zhelesh”, duke bërë me shenjë që Balla duhej të “nxirrej për zhelesh” për fajin që kishte shqetësuar Berishën aq shumë sa Berisha të përdorte banalitete.

Fjalori fyes i Berishës, një gjuhë që rrallëherë është përdorur në politikën shqiptare, shërbeu, në instancë finale, për një çështje të rëndësishme: hedhja në erë e shtetit të së drejtës, sulmimi ndaj prokurorisë që po përpiqej të hetonte Gërdecin dhe fakti që tragjedia vijon të jetë e pandëshkuar edhe sot në vitin 2026, u la mënjanë ndërsa turma u ngazëllye nga përdorimi i fjalëve të pista, të cilat, në Shqipëri kanë qenë dhe vijojnë të jenë tabu deri vonë. Një grup muzikor krijoi edhe një këngë tip rap me lajtmotivin “po mama jote çfarë do bëhet” dhe “nxjerreni për zhelesh”.

Në vitin 2026 rolet janë ndryshuar, keqbërjet janë njësoj. Sot janë socialistët me Taulant Ballën që po hedhin në erë shtetin e së drejtës duke refuzuar të votojnë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit nga arresti të deputetes Belinda Balluku, tashmë ish-zvkryeministre. Tashmë është rradha e Ballës, viktima e atij agresioni të shpifur të vitit 2008 nga Berisha, të përdorë gjuhë seksiste, pastaj të kërkojë falje, ndaj një deputeteje të opozitës.

Në seancën e 5 marsit, Balla deklaroi: “Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900”, një prefiksit telefonik i njohur veçanërisht për shërbime seksuale. Gjuha me nënkuptime seksiste dyshohet se është përdorur edhe nga deputetja socialiste Zengjine Çaushi por për këtë të fundit nuk është e mundur të thuhet nëse kemi të bëjmë me gjuhë me nënkuptime apo me gjuhë krejtësisht të pakuptimtë. Ndërsa opozita protestoi dhe Balla kërkoi falje, (në rastin e Çaushit protestuan organizatat e të drejtave të njeriut dhe kërkuan ndëshkimin e saj) ajo që humbi në diskutim ishte çështja kyçe: refuzimi i socialistëve për t’iu përgjigjur kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit nga arresti të Belinda Ballukut. Në lojë është e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri.

Parlamenti, më saktë, shumica socialiste, po sfidon gjyqësorin me gjuhë verbale dhe me mosveprime, me qëllim që t’i shërbejë interesit politik të socialistëve, interesit të pushtetit individual përballë interesit të përbashkët të shqiptarëve për drejtësi, për integrim evropian, për një të ardhme në një vend normal ku korrupsioni, së paku ai sistemik i socialistëve, të mos ekzistojë.

Në Romën e lashtë ka qenë një politikan që quhej Kato i vjetri. Ai njihet për hiletë e tij retorike në senatin e Romës. Hileja për të cilën ai është mbajtur mend në histori është Carthago delenda est. Kato fliste në senat për shumë gjëra, siç flitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por pavarësisht se për çfarë teme fliste, ai e mbyllte fjalimin me një mesazh për politikën kyçe që ai ndiqte. Ai thoshte në fund të çdo fjalimi: Kartagjena duhet të shkatërrohet.

Është shumë e arsyeshme që jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët që marrin përsipër të flasin në publik, të kopjojnë këtë instrument të retorikës të Katos dhe të përfundojnë çdo fjalim e çdo koment, pavarësisht nëse po komentojnë mbi filozofinë e jetës apo mbi vogëlsirat e qejfeve të përditshme, pavarësisht nëse po komentojnë për Luftën në Ukrainë apo për ngjyrën e përshtatshme të të brendshmeve, ta përfundojnë komentin me fjalët: hiqni imunitetin Ballukut! Socialistët duhet të mbahen përgjegjës për çfarë po bëjnë. Komentet seksiste, të keqkuptuara apo jo, nuk duhet të heqin vëmendjen nga çështja kyçe: socialistët bashkë me opozitën duhet të votojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Shteti i së drejtës kërkon bindjen e parlamentit ndaj një kërkese të SPAK. E ardhmja e vendit kërkon këtë.

Hiqni imunitetin e Ballukut!/Reporter.al

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres/ PS po mban peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal, analiza e BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit
Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve, do ta prezantojnë raportin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete në seancën e 12 marsit.

Opozita ka paraqitur më herët raportin e saj, ndërsa ka akuzuar socialistët se po tentojnë të “djegin” afatin 3 mujor për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të ish zv kryeministres.

“Sipas rregullores, Grupet parlamentare janë të detyruara brenda dy javësh të paraqesin raportin. Palët në Këshillin e Mandateve me opinionet e tyre duhet të paraqiten raportin brenda dy javësh. Raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve. Kemi vendosur në këshill dy relatorë. 5 deputetët e opozitës e kanë paraqitur raportin ndërkohë deri më 9 mars bëhen dy javë, brenda së cilës përfaqësuesit e maxhorancës janë të detyruar të sjellin raportin. Në seancën e radhës, 12 mars, do të paraqitet raporti në atë seancë. 9 është afati për të paraqitur raportin, dhe sipas rregullores, në seancën e radhs është 12 mars.

Afati 3 mujor është 16 por para asaj date kemi një seancë. Në lidhje me pretendimet e disa deputetëve në lidhje me ndryshimet në rregullore, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nuk ka procedurë të përshpejtuar, kemi disa propozime nga grupi i PS, që do të ndjekim procedurën normale, janë paraqitur pranë Këshillit të Mandateve, janë mirëpritur të gjithë deputetët të sjellin sugjerimet e tyre. Do të ftoj në ditët në vijim kryetarët e grupeve parlamentare për të shkëmbyer mendime për këto propozime”, tha ai.

Opozita më herët kërkoi ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme dhe përfshirjen e votimit për t’i hequr imunitetin Ballukut, e cila më herët u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

The post Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për arrestimin e Ballukut, Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit votimin për imunitetin
Ditën e nesërme, 5 mars 2026, Kuvendi do të mblidhet për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje.

Në rendin e ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zv kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin dhe i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete.

Kujtojmë që dy ditë më parë Grupi i PD-së depozitoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku argumentojnë se përse Kuvendi duhet të votojë pro kërkesës për heqjen e imunitetit të saj.

Por, socialistët, që do të dalin në një raport më vete, nuk kanë publikuar ende asgjë.

Belinda Balluku, u shkarkua javën e kaluar nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe tashmë mbetet në duart e SPAK.

Ish-zëvendës kryeministrja përballet zyrtarisht me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në tunelin e Llogarasë, ndërsa aktualisht është nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese, përfshirë Lotet e Unazës së Madhe.

SPAK ka argumentuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se kërkesa për arrestin e saj vjen për shkak se pozitat e saj janë rënduar, dhe se ka dyshime që ajo ka përdorur persona të fortë dhe zyrtarë publikë për të intimiduar dëshmitarët.

The post Kërkesa për arrestimin e Ballukut, Kuvendi nuk fut në rend të ditës në seancën e 5 marsit votimin për imunitetin appeared first on Albeu.com.

Berisha flet për skenarët në Parlament ditën e votimit të imunitetit të Ballukut: Nuk përjashtohet as ngujimi dhe greva e urisë (VIDEO)
Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nuk përjashtohet asnjë skenar opozitar ditën e seancës që do diskutohet heqja e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, aktualisht e pandehur, e pezulluar dhe shkarkuar nga detyra pas hetimeve të SPAK-GJKKO.

Ai deklaroi se shumë deputetë kanë shprehur dëshirën për akte sublime, ngujim dhe grevë urie nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut, por vuri theksin tek verdikti i sovranit.

“E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie. Dhe asgjë nuk përjashtohet. Por, por, gjithçka do të ndërmerret, ky hap, në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja kryesore në rendin e ditës, sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori”, tha ai.

Më tej, kreu i selisë blu akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime, korrupsion dhe vjedhje dhe deri tek aleancat e fshehta me “argatin” dhe “padronin” e tij Vuçiç.

Ndërsa gjashtë muaj më parë premtonte anëtarësim në BE, tha ai, tani po kalon të anëtarësim pa të drejtë vetoje.

“Kujtojmë vetëm kaq, një njeri që 6 muaj rresht i premtoi shqiptarëve integrim më 2027 dhe 2030, tani është kapur me presh në dorë si hajdut. U thotë se nuk kemi nevojë për anëtarësim të plotë. Kryehajduti dhe padroni dhe argati i Vuçiç, Rama, në shkrimin e medias sugjerohet qartë nga këta dy që i sugjerojnë BE-së të akordojnë tregtinë e lirë dhe fondet në rritje. Këta nuk kërkojnë as votë, nuk pranojnë të plotësojnë kriteret e kartës së Kopenhagenit, këta nuk merren me mirësitë që duhet ë gëzojë komuniteti nga anëtarësimi në BE. Këta kanë hall vetëm oligarkët. Këta zotohen se nuk do zhvillojnë zgjedhjet, teksa Karta e Kopenhagenit ka kusht zgjedhjet e lira. Këta betohen se do kontrollojnë drejtësinë, kurse ato kritere kanë drejtësinë e pavarur”, vijoi Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës nënvizoi se Rama i ka mbyllur përfundimisht dyert Shqipërisë drejt BE-së, por sipas tij, popullin shqiptar nuk e ndal asgjë në këtë mision dhe ëndërr.

“Pra, Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët. Por e them me bindjen e thellë se kjo s’do bëhet kurrë realitet. Shqiptarët asgjë s’do i pengojë, të pandalshëm drejt integrimit të BE”, tha ai.

The post Berisha flet për skenarët në Parlament ditën e votimit të imunitetit të Ballukut: Nuk përjashtohet as ngujimi dhe greva e urisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.