ilir shtufi Archives - Albeu.com

Dosja “Aruba”/ Biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë, kërkesa që bëri sot në Gjykatën e Selanikut pas arrestimit në fundjavë! Në burg deri në…
Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, trafikut të drogës, organizatës kriminale dhe dosjes “Aruba”, kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Ai ka dalë sot para Gjykatës së Selanikut për procesin e masës së sigurisë me qëllim ekstradimin mes Interpol Athinës dhe Tiranës.

Më tej, është Këshilli Gjyqësor kompetent do të vendosë për ekstradimin e 53-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Selanik, pasi ai kërkohet nga autoritetet e vendit të tij për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

“53-vjeçari u arrestua në zbatim të Njoftimit të Kuq të Kërkimit Ndërkombëtar që ishte në pritje ndaj tij nga autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin e tij për veprat penale që dyshohet se janë kryer në vitin 2020 në Tiranë dhe konkretisht për “pastrim parash të kryer duke përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës, pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, njofton “Protothema”.

Sot ai u soll në Prokurorinë e Apelit të Selanikut dhe u vendos që të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se, “nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje”.

Siç është vërtetuar nga hetimi i autoriteteve, 53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar nga stacioni kufitar i Kristallopigjit, ndërsa herët në mëngjes të së njëjtës ditë autoritetet shqiptare kryen hetime të koordinuara në vendin e tyre për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, informon “Protothema”.

Arrestimi i tij u bë nga oficerët e policisë të Nën -Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas informacionit të transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor dhe INTERPOL-it, dhe ai u gjet përfundimisht në një hotel në Selanik.

Dosja “Aruba”, emri i Ilir Shtufit, të akuzuarit dhe të arrestuarit, 20 masat e arrestit nga SPAK

Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, ndërsa dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Në kuadër të këtij operacioni, GJKKO firmosi 20 masa sigurie, ndaj të cilat 15 ishin “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie” për trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash në vlera miliona euro dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga Artur (Luçiano) Koçeku dhe vëllezërit e tij, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe pastronin fitimet në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, resorte luksoze në jug të vendit dhe biznese të ndryshme. Në mesin e të akuzuarve është edhe Artur Shehu, i cili jeton në SHBA, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arrest.

Gjatë operacionit u arrestua edhe biznesmeni Orest Sota, si dhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë Top Seven, e cila sipas hetimeve gjithashtu përdorej për aktivitetet e grupit. Në arrest shtëpie u vendos Edmond Jaupi.

Hetimet zbuluan gjithashtu një grupim tjetër të lidhur me Artur Shehun, të drejtuar nga Renato Hamzai. Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku pastroheshin edhe përmes vëllezërve Adrian dhe Erjon Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajt, i njohur si Coco.

EMRAT E 20 TË AKUZUARVE:

-Artur Shehu

-Ilir Shtufi

-Ardian Zykaj

-Alfredo Hamzai

-Luciano Koçeku alias Artur Koçeku

-Dino alias Abedin Koçeku

-Ervin Koçeku

-Adrian Rama

-Erjon Rama

-Orgest Birçaj

-Elton Memeti

-Leonard Bishaj

-Arben Ismaili

-Edmond Jaupi

-Orest Sota

-Besnik Myftari

-Dritan Aga

-Astrit Vladi

-Kastriot Vladi

-Gezim Islami

The post Dosja “Aruba”/ Biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë, kërkesa që bëri sot në Gjykatën e Selanikut pas arrestimit në fundjavë! Në burg deri në… appeared first on Albeu.com.

SPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast”
Goditja e SPAK ndaj një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash ka nxjerrë në sipërfaqe një tjetër pistë hetimore: negociatat e dyshuara për një projekt ndërtimi në Palasë, ku në komunikimet e administruara përmendet edhe emri i biznesmenit Samir Mane.

Në qendër të dosjes hetimore janë Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, i njohur edhe me aliasin Artur Koçeku, të cilët SPAK i konsideron si persona me rol të rëndësishëm në aktivitetet e dyshuara kriminale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe investimin e të ardhurave në Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Nga aktet hetimore rezulton se Hamzai dhe Koçeku kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm mes tyre, jo vetëm për çështje që lidhen me trafikun e kokainës dhe aktivitetet jashtë vendit, por edhe për investime të dyshuara në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Pikërisht në këtë pjesë të dosjes shfaqet projekti në Palasë, një zonë që vitet e fundit është kthyer në një nga hapësirat më të lakmuara për ndërtime turistike dhe rezidenciale në bregdet.

Sipas dosjes se SPAK të analizuar nga Albeu.com, në shtator të vitit 2020, Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama kanë komunikuar në telefon për ndërtimin e një kompleksi vilash dhe apartamentesh në zonën e Palasës. Më pas, hetuesit kanë zbardhur edhe komunikime mes Hamzait dhe Luçiano Koçekut, ku flitet për të njëjtin projekt dhe për mundësinë e përfshirjes së tokës së Hamzait në një zhvillim më të madh rezidencial.

Në një komunikim të datës 30 janar 2021, Luçiano Koçeku i shkruan Hamzait se i kishte thënë “Lirit” të shkonte të takonte “Zamirin” për të diskutuar për ndërtimin dhe tokën. Sipas dosjes, “Liri” dyshohet se i referohet biznesmenit Ilir Shtufi, ndërsa “Zamiri” dyshohet se i referohet Samir Manes. Nga fotot e shkëmbyera në bisedë, hetuesit thonë se provohet se diskutimet lidhen me toka në zonën e Palasës.

Por pjesa më e fortë e dosjes lidhet me dyshimet për një marrëveshje financiare miliona euro. SPAK evidenton se në komunikimet mes personave nën hetim flitet për një shumë që varionte nga 2 deri në 3 milionë euro, e cila, sipas bisedave të administruara, do të jepej për të mundësuar përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në projektin rezidencial.

Në dosje thuhet se personat nën hetim kishin planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe një hoteli. Ndërmjetës në komunikimet e dyshuara me Samir Manen, sipas SPAK, dyshohet të ketë qenë biznesmeni Ilir Shtufi, emër që del në bisedat e personave nën hetim si kontakti që do të lidhte palët për projektin në Palasë.

Në një tjetër bisedë, të datës 24 shkurt 2021, Luçiano Koçeku i shkruan Alfredo Hamzait se kishte folur me “Lirin” dhe me “Zamirin”. Sipas përmbajtjes së administruar nga SPAK, ky i fundit i kishte kërkuar 3 milionë euro që toka e Hamzait të përfshihej në kompleks. Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për përfshirjen e kësaj prone në zhvillimin e lidhur me kompleksin “Green Coast”.

SPAK shkon edhe më tej në analizën e bisedave. Në një prej komunikimeve, Koçeku shprehet se “mund të na kërkojë 1 mil cash tjera shpia Zamiri”. Për hetuesit, kjo frazë ngre dyshimin se një shumë parash mund të ishte dhënë më herët dhe se pjesa tjetër lidhej me finalizimin e marrëveshjes për ndërtimin e vilave.

Sipas dosjes, marrëveshja e dyshuar parashikonte që Samir Mane të merrte pagesën prej 3 milionë eurosh dhe të kryente ndërtimin e rreth 40 vilave, nga të cilat 20 për qind do t’i kalonin Alfredo Hamzait. Ndërsa për hotelin, në bisedat e administruara thuhet se Luçiano Koçeku e kishte kërkuar me 120 dhoma dhe se ai do të ishte në interes të Koçekut dhe Hamzait.

Në një komunikim tjetër, Alfredo Hamzai bisedon me një person të identifikuar si Ardian Zykaj. Nga përmbajtja e kësaj bisede, sipas SPAK, Hamzai pretendon se marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë ishte mbyllur. Ai shkruan se Mane do të merrte 3 milionë euro për të ndërtuar kompleksin e vilave në pronën e tij, duke e lidhur këtë me një shtesë të mundshme në projektin “Green Coast 1”.

Dosja përmend edhe emra të tjerë që dalin në orbitën e këtij projekti. SPAK ka administruar komunikime mes Adrian Ramës dhe Luçiano Koçekut, ndërsa në një tjetër drejtim hetimor përmendet edhe Artur Shehu, i cili dyshohet se ka ndihmuar Alfredo Hamzain për sigurimin e pronave në zonën e Palasës. Shehu përmendet në dosje edhe në lidhje me çështje të tjera, përfshirë dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort turistik.

Në hetime del gjithashtu edhe emri i biznesmenit Orest Sota. Sipas SPAK, Sota ka komunikuar me Alfredo Hamzain për projektin në Palasë. Prokurorët evidentojnë se në gusht të vitit 2020, Hamzai dhe Sota kanë zhvilluar biseda që dyshohet se lidhen me projektin e planifikuar për t’u ndërtuar në zonën e “Green Coast 1”.

Kjo pjesë e dosjes ngre një pikëpyetje të madhe mbi mënyrën se si kapitalet e dyshuara kriminale kërkojnë të hyjnë në ekonominë formale përmes ndërtimit, veçanërisht në zonat më të shtrenjta turistike të vendit. Palasa, Dhërmiu dhe bregdeti i jugut janë kthyer prej vitesh në magnet për investime të mëdha, por dosja e SPAK tregon se pas disa projekteve mund të fshihen edhe interesa të errëta, ku toka, lejet, ndërtimi dhe paratë e dyshuara kriminale takohen në të njëjtën tryezë.

Megjithatë, duhet theksuar se të gjitha të dhënat e përmendura janë pjesë e një dosjeje hetimore dhe përbëjnë dyshime të organit të akuzës. Deri në këtë fazë, emri i Samir Manes del në dosje nga komunikimet e personave nën hetim dhe nga analiza që SPAK u ka bërë këtyre bisedave, por kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi penale dhe as që SPAK ka marrur të pandehur biznesmenin.

Hetimet vijojnë dhe mbetet për t’u parë nëse SPAK do të thellojë verifikimet mbi projektin në Palasë, mbi rrugën e parave të dyshuara dhe mbi rolin e çdo personi të përmendur në këtë skemë. Ajo që tashmë del qartë nga dosja është se një hetim i nisur për trafik kokaine dhe pastrim parash ka prekur një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të ekonomisë shqiptare: ndërtimin në bregdet. /albeu.com/

The post SPAK zbardh komunikimet për projektin në Palasë: Në dosje del emri i Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për “Green Coast” appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, po ekonomia e ndërtuar mbi kulla?
Nga Albeu.com

Goditja e sotme e SPAK nuk është thjesht një operacion penal ndaj disa emrave të biznesit. Është një tërmet politik dhe ekonomik që prek nervin më të ndjeshëm të modelit mbi të cilin është ndërtuar Tirana e viteve të fundit: ekonominë e kullave. Në pamje të parë, kemi masa sigurie, emra biznesmenësh, dyshime për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe lidhje me projekte gjigante ndërtimi. Por në thelb, pyetja është shumë më e madhe: nëse SPAK sot po “rrëzon” disa prej emrave të lidhur me kullat, a rrezikon të rrëzohet edhe miti i një ekonomie që është rritur mbi beton, leje ndërtimi dhe para me burim të paqartë?

Tirana prej vitesh nuk është zhvilluar si qytet, por si kantier. Çdo hapësirë publike, çdo truall me vlerë, çdo zonë që dikur kishte funksion urban, social apo historik, është parë si mundësi për një kullë tjetër. Në vend të një ekonomie që prodhon dije, industri, eksport, teknologji apo punësim cilësor, Shqipëria ka ndërtuar një ekonomi që matet me kate. Sa më e lartë kulla, aq më i madh suksesi. Sa më e shtrenjtë leja, aq më i fortë klientelizmi. Sa më shumë beton në qendër të Tiranës, aq më i madh iluzioni se vendi po zhvillohet.

Prandaj arrestimet dhe masat e sigurisë të raportuara sot nuk duhen lexuar vetëm si çështje individësh. Ato duhen lexuar si sinjal alarmi për një sistem të tërë. Sepse kur emra të lidhur me projekte dhjetëra katëshe, me leje të miratuara nga institucionet më të larta të territorit, përfundojnë nën dyshime për pastrim parash apo veprimtari kriminale, atëherë problemi nuk është vetëm te biznesmeni. Problemi është te dera që ia hapi rrugën këtij biznesmeni. Te institucioni që firmosi. Te politika që bekoi. Te urbanistika që heshti. Te shteti që u soll sikur nuk shihte burimin e parave, mjafton që betoni të ngrihej lart.

Kullat e Tiranës janë kthyer në monumentet e një modeli ekonomik të dyshimtë. Ato nuk janë vetëm ndërtesa; janë bilance pushteti. Janë pika takimi mes parasë, politikës, administratës dhe heshtjes publike. Aty ku qytetari i zakonshëm nuk blen dot një apartament as me 30 vite punë, dikush tjetër ndërton dhjetëra kate brenda pak muajsh. Aty ku familjet shqiptare luftojnë me çmime të papërballueshme banesash, tregu i luksit vazhdon të rritet sikur jeton në një ekonomi tjetër, në një vend tjetër, me para të tjera.

Efekti ekonomik i kësaj goditjeje mund të jetë i madh. Jo domosdoshmërisht sepse do të ndalen menjëherë punimet apo do të pezullohen lejet, por sepse goditet besimi mbi të cilin qëndron ky treg. Ndërtimi në Tiranë nuk është më vetëm sektor ekonomik; është banka informale e vendit, është mekanizëm pastrimi kapitalesh, është instrument politik, është mënyra se si paraja e madhe kërkon legalitet përmes fasadave të xhamit. Nëse SPAK shkon deri në fund dhe ndjek jo vetëm individët, por edhe burimin e financimit, rrjetin e lejeve, transaksionet, ortakëritë dhe përfituesit realë, atëherë mund të tronditet jo një kompani, por një arkitekturë e tërë ekonomike.

Por këtu lind edhe pyetja politike: si është e mundur që ky model u lejua të rritej kaq shumë? Kush i dha këto leje? Kush i verifikoi kapacitetet financiare? Kush kontrolloi burimin e kapitalit? Kush u sigurua që Tirana nuk po kthehej në lavatriçen më të madhe të parave në Ballkan? Sepse nuk mund të pranohet që shteti të jetë shumë i fortë me qytetarin e zakonshëm, me biznesin e vogël, me ndërtuesin e thjeshtë, por të bëhet i verbër kur përballë ka miliona euro, kulla 50-katëshe dhe investitorë me lidhje të forta.

Në këtë histori, SPAK ka hapur një dritare të rëndësishme. Por kjo dritare nuk duhet të mbyllet me arrestime spektakolare dhe tituj lajmesh. Duhet të shkojë deri te pyetja më e rëndësishme: kush e ndërtoi ekonominë e kullave dhe kush përfitoi prej saj? Nëse hetimi kufizohet vetëm te disa emra biznesmenësh, atëherë sistemi do të riciklojë veten. Do të ikin disa emra, do të vijnë disa të tjerë. Do të ndryshojnë aksionerët, por jo mekanizmi. Do të ndërrohen kompanitë, por jo filozofia e grabitjes urbane.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ndërtojë zhvillim mbi betonin e dyshimit. Një ekonomi që rritet nga kullat, por jo nga prodhimi, është ekonomi e brishtë. Një qytet që mbushet me ndërtesa luksoze, por boshatiset nga të rinjtë që ikin jashtë, nuk është qytet i zhvilluar. Një kryeqytet ku çmimet e apartamenteve nuk i përgjigjen pagave, por parasë së zezë, nuk është treg i lirë; është treg i kapur. Dhe një shtet që e shet këtë si sukses urban, ndërkohë që drejtësia dyshon për pastrim parash, nuk është shtet zhvillimi, por shtet fasade.

SPAK sot mund të ketë “rrëzuar” politikisht disa kulla të Tiranës. Por sfida e vërtetë është më e madhe: të rrëzohet modeli që i ngriti ato. Sepse problemi i Shqipërisë nuk është vetëm se kush ndërtoi kullat. Problemi është se kush vendosi që ekonomia, qyteti dhe e ardhmja e vendit të ngriheshin mbi to. Dhe nëse drejtësia nuk ndalet, ky mund të jetë momenti kur Shqipëria më në fund kupton se betoni nuk është zhvillim, kulla nuk është ekonomi dhe paraja e pistë, sado lart të ngrihet, një ditë bie. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, po ekonomia e ndërtuar mbi kulla? appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Ilir Shtufi në vlera miliona euro
Këtë të premte, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një megaoperacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Emri i Ilir Shtufit, është përmendur edhe më herët në të ashtuquajturën dosja “Balluku”, ku ai dyshohej se favorizohej në procedura tenderuese nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Biznesmeni Shtufi, ka përfituar një sërë lejesh ndërtimi në Tiranë dhe aktualisht është i angazhuar në investimin e kullës “Mali i Tiranës”, një prej projekteve më të mëdha të zhvillimit në kryeqytet.

Ilir Shtufi, ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Ilir Shtufi njihet gjithashtu, si një nga personat me lidhje të afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.

Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

The post Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Ilir Shtufi në vlera miliona euro appeared first on Albeu.com.

Del fotoja e Ilir Shtufit/ Ndërtime, tendera dhe parqe energjitike në 4 vitet e fundit, paratë e kujt po pastrohen?!
Ilir Shtufi, emri i të cilit ka dalë së fundmi lidhur me kullën 64-katëshe të Berishajve pas Teatrit të Operas, është pronar ose bashkëaksioner në një numër të madh kompanish të cilat kanë fituar tendera të shumtë vitet e fundit.

Dy vitet e fundit Ilir Shtufi i ka dhënë me qira vilën Shkëlzen Berishës me një çmim simbolik.

Në foto Ilir Shtufi

Kompanitë e Shtufit kanë përfituar shuma të konsiderueshme në tenderat e rindërtimit, tendera të tjerë, leje ndërtimi si dhe leje për parqe fotovoltaike.

Më poshtë është një listë e kompanive ku Shtufi është pronar ose  bashkëpronar si dhe tenderat e fituar prej tij.

Kompanitë e Ilir Shtufit

1 – Më datë 05.02.2002 është themeluar dhe regjistruar shoqëria “Ferro Beton & Construction CO” me ortakë Ilir Shtufin e Mark Lulin, ku secili prej tyre ka në pronësi 50 për qind të kuotave të kapitalit.

2 – Shoqëria “Nova Construction – 2012” shpk është në pronësi të Ilir Shtufit, i cili është ortak i një kuote në masën e 91% të vlerës së kapitalit të kësaj. Kjo e fundit është një shoqëri e themeluar më datë 03.12.2012.

3 – Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk. Ortakë në këtë shoqëri janë Ilir Shtufi në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

4 – Më datë 05.06.2017 është themeluar shoqëria “RTS”. Ortakë në këtë shoqëri janë Ilir Shtufi në masën 70% dhe Isuf Berberaj në masën 30%.

5 – Më datë 25.01.2018 është themeluar shoqëria “NTSP” sh.p.k. dhe më datë 26.01.2018, shoqëria është regjistruar në QKB. Adresa është rruga e fshatit Tren, Km. 1, Parku Fotovoltaik, Bilisht, Korçë. Fillimisht, ortaku i vetëm i shoqërisë ka qenë Jorge Edmund Jeha.

6 – Më datën 25.04.2019 është themeluar shoqëria “Investment and Development Albania” shpk dhe më datë 03.05.2019 shoqëria është regjistruar në QKB. Ortakët e shoqërisë janë Gerian Kuka në masën 30%, Agim Zeqo në masën 40% dhe Ilir Shtufi në masën 30%.

7 – Më datë 09.08.2019 është themeluar shoqëria “ERNI SOLAR”. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

8 – Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

9 – Më datë 14.08.2019 është themeluar shoqëria “SUN BEAT SYSTEM” sh.p.k.  Fillimisht, ortaku i vetëm i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi. Aktualisht administrator i shoqërisë është Edmond Zalla.

10 – Më datë 07.02.2020 është themeluar shoqëria “DELVINA SYSTEM SOLAR”. Ortak i vetëm i shoqërisë themelues Ilir Shtufi. Me kontratën e shitjes së kuotave me nr. 2648 rep., nr. 704 kol., 45 për qind e kuotave të kapitalit janë transferuar në pronësi të Jorge Edmund Jeha. Aktualisht administrator i shoqërisë është Ilir Shtufi.

11 – Më datë 05.06.2020 është themeluar shoqëria “GREEN ENERGY BILISHTI” sh.p.k. Ortakë themelues të shoqërisë kanë qenë Ilir Shtufi dhe Jorge Jeha, por përmes kontratës së shitjes të datës 16.10.2020, Jorge Jeha transferoi 55 për qind të kuotave të kapitalit që zotëronte tek blerësi Ilir Shtufi.

12 – Më datë 05.06.2020 është themeluar shoqëria “TREN SUN SYSTEM” sh.p.k. Ortakë themelues të shoqërisë kanë qenë Ilir Shtufi dhe Jorge Jeha, por përmes kontratës së shitjes të datës 19.10.2020, Jorge Jeha transferoi 50 për qind të kuotave të kapitalit që zotëronte tek blerësi Ilir Shtufi.

13 – Më datë 26.11.2021 është themeluar shoqëria “AK Solar” sh.p.k. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

14 – Më datë 20.09.2022 është themeluar shoqëria “Alb Energy Trade”. Ortak i vetëm i shoqërisë qysh prej themelimit është Ilir Shtufi.

15 – Ilir Shtufi është ortak i një kuote në masën e 50% të vlerës së kapitalit të shoqërisë “Ferro Beton & Construction CO” sh.p.k. të themeluar më 05.02.2002

Tendera publikë të fituar me rindërtimin

1 – Mes datës 29.07.2020 dhe datës 20.07.2023, shoqëria “Nova Construction – 2012” dhe shoqëria “Ferro Beton & Construction”, së bashku ose me shoqëri të tjera, kanë përfituar të paktën një vlerë prej 10,872,012,467 LEKË ose rreth 104,538,581 EUR nga buxheti i shtetit përmes të paktën 20 procedurave të prokurimit publik. 16 nga procedurat me vlerë totale 8,441,904,703 lekë (afro 84,000,000 EUR) lidhen me projekte rindërtimi për shkak të tërmetit në kohën kur Arben Ahmetaj ka qenë Ministër Rindërtimi.

1 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k., “ANTE Group” dhe “Inerti” kanë fituar procedurën e prokurimit publik për rindërtimin e objekteve arsimore në Durrës me vlerë 281,400,000 lekë.

2 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “ANTE Group” kanë fituar tender rindërtimi apartamentesh në Fushë Krujë me vlerë 377,050,145 lekë.

4 – Tjetër tender i fituar në Tiranë ka të bëjë me ‘Hartimin e projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 15A te ‘5 Maji’” me vlerë 573,665,006 lekë pa TVSH.

5 – Në kuadër të rindërtimit “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “Alesio – 2014” sh.p.k. kanë fituar tender për ndërtimin e godinës 15A/2 te ‘5 Maji’ me vlerë 279,000,000 lekë pa TVSH.

6 – Tender tjetër për rindërtimin është fituar në Durrës, për rikonstruksionin e palateve në disa lagje. Tenderi me vlerë 134,561,020 lekë është fituar nga “Ante Group”. “Inerti” dhe “Nova Construction 2012” shpk.

7 – Më 27.10.2020, “Ante Group”. “Inerti” dhe “Nova Construction 2012” shpk kanë fituar tender në Tiranë në kuadër të rindërtimit me vlerë 306,626,623 lekë.

8 – Më 10.02.2021, “Nova Construction” dhe “Ferro beton & Construction co” kanë fituar tender rindërtimi në Durrës me vlerë 250,024,024 lekë.

9 – Më 19.01.2021, “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk janë shpallur fituese të një tenderi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për rindërtimin në Fushë Krujë me vlerë 377,050,145 lekë.

10 – Më 16.02.2021, ‘Nova Construction” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk janë shpallur fituese të një projekti rindërtimi në Lezhë për shkollën “At Zef Pllumbi” me vlerë 220,367,980 lekë.

11 – Më 16.03.2021, ‘Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” kanë fituar tender nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rindërtimin e pallateve në Valias me vlerë kontrate 656,970,000 lekë.

12 – Më 02.03.2021, “Inerti” dhe “Ferro Beton & Construction co” shpk kanë fituar tender në Tiranë për ndërtimin e e një godine në Kominbat me vlerë 520,194,114 lekë.

13 – Më 21.04.2021, “Ante Group” dhe “Ferro Beton & Construction co” kanë fituar tender rindërtimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 898,673,298 lekë.

14 – Më 23.06.2021, “Ante Group” dhe “Nova Construction 2012” kanë fituar tender rindërtimit me Drejtorinë e Policisë së Shtetit për “Rikonstruksion i objekteve të ish-Repartit RENEA” me vlerë 259,769,626 lekë.

15 – Më 13.04.2022, “Ante Group” dhe “Nova Construction 2012” shpk kanë fituar tender në Kamëz për “Rindërtimi i shkollës 9 vjeçare “Halit Coka” me vlerë 435,807,824 lekë.

Totali i shumës së fituar nga tenderat: 5,571,159,805 lekë

Tendera të tjerë

1 – “Euroteorema Peqin”, “PE VLA KU” dhe “Nova Construction – 2012” fitojnë tender për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me vleerë ”, 1,991,017,847 lekë.

2 – “Nova Construction – 2012” sh.p.k. dhe “ANTE Group” fitojnë tender për ndërtimin e Terminalit Verior të Transportit Publik, Tiranë me vlerë 723,315,114 lekë.

3 – “Ferro Beton & Construction” si pjesë e bashkimi ekonomik “Inerti” fiton tender ndërtimin e rrugëve pedonales dhe rrugëve të brendshme të zones 4 dhe 8, “5 Maji” me vlerë 409,913,598 lekë.

4 – “Ante Group”, “Ales Construction” dhe “Nova Construction 2012” fitojnë tender në Bashkinë Tiranë për ndërtimin e rrugëve kryesore të zonës 4 dhe 8,  “5 Maji” me vlerë 469,804,452 lekë.

5 – Në dhjetor të vitit 2022, “Ante Group”, “Ferro Beton Construction co” shpk dhe “Bilgin Taahhut Insaat Madencilik Sanayi Ve Ticaret LTD” kanë fituar projektin me Autoritetin Rrugor Shqiptar për “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit” me vlerë 1,112,810,700 lekë.

6 – Më 20.07.2023, ‘Ferro Beton & Construction co” shpk dhe “Encoal” shpk fitojnë tender për ndertimin e N/Stacionit të ri Fier 2 me vlerë 593,981,950 lekë.

Totali i shumës së fituar nga tenderat:  5,300,843,661 lekë

Leje ndërtimi

1 – Me 10.11.2017 Nova construction 2012 ka përfituar një leje ndërtimi në Rrugën e Kavajës në bashkinë Tiranë ku zhvillues është kjo shoqëri së bashku me shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” për Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 25 kate Garden Building. Ndërkohë me datë 14.12.2022 kësaj leje i është shtyrë afati.

2 – Me 23.10.2019 kompania Nova ka marrë leje për godinë polifunksionale 13 katë mbitokë dhe 3 kate nëntokë në rrugën Mine Peza Tiranë, kjo shoqëri është në cilësinë e zhvilluesit.

3 – Me 17.03.2021 kompania Nova ka marrë leje për objektin godinë banimi, hoteleri dhe shërbimesh 16 dhe 17 kate me 5 kate nëntokë, në rrugën Medar Shtylla.

4 – Me 27.07.2022 kompania Nova bashkë me LTD Co kanë marrë leje ndërtimi për objektin godinë banimi shërbimi dhe hoteleri 1-4 dhe 8-16 kate dhe me 4 kate nëntokë në rrugën Dritan Hoxha.

5 – Me 08.03.2023 kompania Nova ka marrë leje për godinë multifunksionale shërbime, hoteleri dhe banimi në Rrugën e Barrikadave.

6 – Me 01.02.2023 Investment and Development Albania, në pronësi të Gerian Kuka, Ilir Shtufi dhe Agim Zeqo ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike, statusin e investitorit strategjik për projektin “Green House Korça Resort”.

Parqe dhe projekte fotovoltaike

Disa nga shoqëritë ku Ilir Shtufi është bashkëpronar kanë përfituar licenca në fushën e energjisë dhe projekteve fotovoltaike

1 – AK Solar ka përfituar licenca për projekte fotovoltaik në Bashkinë Bilisht, Bashkinë Sarandë, Bashkinë Fier

2 – Alb Energy Trade

3 – Delvina System Solar

4 – Erni Solar

5 – Green Energy Bilisht

6 – Korca Photovoltaic Park

7 – NTSP

8 – RTS

9 – Sun Beat Systems

10 – Tren Sun Systems

/Hashtag.al

The post Del fotoja e Ilir Shtufit/ Ndërtime, tendera dhe parqe energjitike në 4 vitet e fundit, paratë e kujt po pastrohen?! appeared first on Albeu.com.

Mero Baze zbulon si e mbrojti Rama-Shkëlzen Berishën: Nuk ka nevojë të dalë Saliu
Gazetari Mero Baze ka ironizuar postimin e kryeminstrit Edi Rama dhe sqarimin e tij rreth pronësisë reale të Kullës në qendër të Tiranës që ka ndezur zjarr debatin në opinionin publik duke nxjerrë edhe njëherë në pah se të majtë apo të djathtë, grinden, shahen dhe pështyhen vetëm kur nuk merren vesh për ndarjen e “plaçkës”.

Duke e konsideruar statusin e Ramës për kullën si mbrojtje ndaj Shkëlzen Berishës dhe ndërtuesit që sipas Bazës qendrojnë pas tij, gazetari thotë se tani nuk ka më nevojë të dalë Berisha në konferencës shtypi, pasi mbrojtjen e duhur ia bëri kryeministri të birit.

Baze shkruan:

“Berisha të mos dal sot në orën 12 për të mbrojtur Shkëlzenin. Mirë është ta bëjnë me radhë se dhe ditë pushimesh. Sot eshte kry radha.”

Reagimi i Bazes vjen pas disa polemikave rreth përfshirjes së djalit të Sali Berishës si investitor i fshehtë tek Kulla përmes Ilir Shtufit, si ndërtues dhe zhvillues dhe dy investitorëve të tjerë, Agim Zeqo dhe Geri Kuka.

The post Mero Baze zbulon si e mbrojti Rama-Shkëlzen Berishën: Nuk ka nevojë të dalë Saliu appeared first on Albeu.com.