Ilir Daja Archives - Albeu.com
Dinamo mposht Laçin 3-1, Daja paralajmëron rivalët: Vazhdimësia është tipar i një skuadre fituese
<html><head></head><body>
Dinamo siguroi fitoren 3-1 ndaj Laçit në takimin e javës së pestë të “Abissnet Superiore”. Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, golat e Lorran, Vilës dhe Ruçit vendosën rezultatin, ndërsa pas ndeshjes trajneri Ilir Daja foli për mediat.
Daja deklaroi se vazhdimësia është një prej elementeve kryesore për të treguar nëse skuadra ka mentalitet fituesi, duke theksuar se pikërisht kjo ishte arsyeja.
I pyetur për 6 golat e pësuar në 5 ndeshje, trajneri pranoi se bëhet fjalë për një aspekt që Dinamo duhet ta përmirësojë. Megjithatë, ai u shpreh i kënaqur që ekipi shënon më shumë dhe kujtoi se në këto 5 javë janë grumbulluar 12 pikë. Sipas tij, në ndeshjen e parë skuadra ishte e detyruar të bënte rotacion, ndërsa mungesa e Ditës solli përshtatjen e Alhassanit në qendër, rol në të cilin ky i fundit ka bërë mirë. Daja shtoi se skuadra ka pësuar gola, por pranoi se edhe Laçi kishte meritat e veta.
Tekniku i Dinamos vlerësoi se Laçi krijoi situata të mira dhe se loja në fushë ishte e barabartë, ndaj i komplimentoi kundërshtarët. Ai nënvizoi se ndalesa pas 4 javësh i jep ekipit mundësinë të rikuperohet nga ngarkesa. Daja shpreson që gjatë kësaj kohe të ketë në dispozicion kontingjentin e plotë dhe të korrigjojë problemin e evidentuar.
Duke analizuar ritmin dhe gjendjen e skuadrës, trajneri veçoi si problem zgjedhjen e gabuar të manovrës sulmuese. Sipas tij, Dinamo duhej të sulmonte më shpesh hapësirat. Laçi luajti me tre qendërmbrojtës dhe pothuajse me një repart të plotë prej katër lojtarësh, ndërsa mbrohej me skemën 3-5-4-1 dhe me bllok të ulët. Daja tha se skuadra e tij nuk arriti t’i përgjigjej siç duhej ngushtimit të hapësirave nga Laçi, duke e cilësuar këtë si problemin e vetëm, “pa i heq”.
Në lidhje me rikthimin e Lorran, Daja theksoi se futbollisti ka qenë dhe vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e grupit. Ai shtoi se, sapo të arrijë formën më të mirë, Lorran do ta ndihmojë edhe më shumë skuadrën. “Ishte i vetëm në atë krah dhe ishim të detyruar”, përfundoi trajneri.
</body></html>
The post Dinamo mposht Laçin 3-1, Daja paralajmëron rivalët: Vazhdimësia është tipar i një skuadre fituese appeared first on Albeu.com.
Dinamo zyrtarizon afrimin e Saliou Sembenes, qendërmbrojtësi firmos deri në vitin 2029
<html><head></head><body>
Dinamo ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Saliou Sembene, i cili bëhet përforcimi më i ri i skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.
Futbollisti senegalez ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, marrëveshje që do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2029. Sembene do të luajë me fanellën me numrin 17.
I lindur në Senegal më 26 tetor 2001, mbrojtësi është formuar në vendin e tij përpara se të transferohej në Shqipëri gjatë verës së vitit 2021. Në futbollin profesionist shqiptar ai u aktivizua fillimisht me Partizanin.
Me skuadrën e kuqe, Sembene ka kaluar pesë vite në kampionatin shqiptar, ku ka fituar eksperiencën e nevojshme dhe është konsoliduar në rolin e qendërmbrojtësit.
Kalimi te Dinamo shënon nisjen e një etape të re në karrierën e tij, ndërsa trajneri Ilir Daja tashmë mund të llogarisë te shërbimet e tij për ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Dinamo i ka uruar mirëseardhjen Saliou Sembenes dhe i ka dëshiruar suksese në planin individual, si edhe në përfaqësimin e fanellës legjendare të klubit.
</body></html>
The post Dinamo zyrtarizon afrimin e Saliou Sembenes, qendërmbrojtësi firmos deri në vitin 2029 appeared first on Albeu.com.
Dinamo triumfon 4-2 ndaj Partizanit, Daja: Në start nuk e vlerësuam sa duhet ndeshjen, duhej ta kontrollonim më mirë
<html><head></head><body>
Dinamo ka fituar 4-2 ndaj Partizanit në derbin e zhvilluar sot, të vlefshëm për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të takimit, trajneri i skuadrës fituese, Ilir Daja, analizoi ndeshjen dhe paraqitjen e ekipit të tij.
“Derbi është një përballje ku zakonisht mund të ndodhin të tria rezultatet. Sot pati shumë gola dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat. Tifozët në stadium dhe të gjithë dashamirësit e futbollit panë një derbi me gjithçka brenda. Natyrisht, ne jemi më të kënaqur, pasi Partizani është një prej rivalëve tanë dhe ka një kontigjent vërtet të mirë.
Kjo është java e tretë radhazi që marrim fitoren. Kemi pasur edhe ngarkesën e ndeshjeve në Europë, ndërsa me afrimin e disa lojtarëve të rinj do të rrisim më tej cilësinë e ekipit.
Ndoshta në minutat e para e morëm pak lehtë ndeshjen, ndërsa më pas kuptuam se Partizani po luante me shumë agresivitet.
Fushat sintetike kërkojnë një tjetër lloj sakrifice. Partizani na sulmoi më tepër nga krahu i djathtë dhe ne u morëm me këtë situatë sa herë topi kalonte nga krahu i majtë në të djathtin. Për sa i përket manovrës, nuk pati shumë, ndaj edhe u krijuan kaq raste. Në pjesën e dytë, duke pasur parasysh atë që kishim në dispozicion dhe avantazhin e krijuar në pjesën e parë, duhej ta menaxhonim ndeshjen më shumë”, deklaroi Ilir Daja.
</body></html>
The post Dinamo triumfon 4-2 ndaj Partizanit, Daja: Në start nuk e vlerësuam sa duhet ndeshjen, duhej ta kontrollonim më mirë appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja para derbit me Partizanin: Ndeshja do të vendoset nga gabimet, ndriçimi dhe bari natyral do të ishin më të përshtatshëm
<html><head></head><body>
Java e 4-t e “Abissnet Superiore” sjell përballjen mes Partizanit dhe Dinamos, e programuar për këtë të shtunë në stadiumin e Vorës. Derbi do të startojë në orën 16:00, ndërsa në prag të sfidës ka dhënë opinionin e tij trajneri i Dinamos, Ilir Daja.
“Derbi ka gjithmonë një rëndësi të veçantë dhe është një takim që të gjithë e luajnë për ta fituar. Megjithatë, këto përballje mbeten të paparashikueshme. Ne vijmë me besim dhe entuziazëm, si edhe me një gjendje të mirë psikologjike, pasi në ndeshjet e fundit kemi mposhtur rivalët tanë. Edhe Partizani paraqitet në formë të mirë, sidomos pas fitores në transfertë ndaj Vllaznisë.
Pres një ndeshje të hapur, ku avantazhin do ta ketë skuadra që gabon më pak. Shpresojmë që kjo të jemi ne. Është e rëndësishme që ekipi të ruajë ekuilibrin gjatë gjithë takimit, sepse Partizani është i rrezikshëm në tranzicionin pozitiv dhe në kundërsulme, ku mbështetet te lojtarë të shpejtë. Duhet t’ia neutralizojmë këtë pikë të fortë kundërshtarit.
Për derbin kemi në dispozicion të gjithë kontingjentin. Kapiteni Dita është rikthyer pas dëmtimit dhe përbën një vlerë të shtuar për skuadrën; do të vlerësojmë gjendjen e tij edhe në seancën e fundit stërvitore. Gjithashtu, Qardaku do të jetë i gatshëm nesër, pasi ka përfunduar pezullimin e marrë pas kartonit të kuq dhe ka lënë pas edhe dëmtimin. Gjatë gjithë javës kemi punuar mirë dhe skuadra është gati.
Për sa i përket orarit dhe fushës sintetike, mendoj se një ndeshje në mbrëmje, me ndriçim dhe në bar natyral, do t’u jepte të dyja ekipeve mundësinë të shfaqnin maksimumin. Gjithsesi, duhet theksuar se stadiumi i Vorës është një impiant ku mund të performosh shumë mirë”, ka deklaruar Ilir Daja.
</body></html>
The post Ilir Daja para derbit me Partizanin: Ndeshja do të vendoset nga gabimet, ndriçimi dhe bari natyral do të ishin më të përshtatshëm appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja merr lajme të mira para derbit, rikthehen dy titullarë te Dinamo
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos do të luhet të shtunën, në kuadër të javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Përballja është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, duke nisur nga ora 16:00.
Pak ditë përpara ndeshjes, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka marrë lajme pozitive sa i përket formacionit. Ai pritet të ketë në dispozicion kapitenin Bruno Dita dhe mbrojtësin e majtë Lorran, rikuperime me rëndësi për një sfidë të tillë ndaj Partizanit.
Dinamo ka nisur përgatitjet për derbin me një seancë stërvitore me intensitet të lartë. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale duket se skuadra është e përqendruar te vazhdimi i paraqitjeve pozitive, pas fitores ndaj Elbasanit.
</body></html>
The post Ilir Daja merr lajme të mira para derbit, rikthehen dy titullarë te Dinamo appeared first on Albeu.com.
Meriton Korenica kalon te Steaua Bukureshtit për 1 milion euro
Meriton Korenica ka zyrtarizuar transferimin te Steaua Bukureshtit, duke u larguar nga CFR Cluj pas një aventure me klubin rumun. Sulmuesi 29-vjeçar do të vijojë karrierën te një tjetër skuadër e kampionatit rumun.
Palët kanë firmosur një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2028. Për kartonin e futbollistit shqiptar, Steaua e Bukureshtit ka paguar 1 milion euro.
Korenica e nisi rrugëtimin në futbollin profesionist në Kosovë, me Rahovecin. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur gjithashtu fanellat e Shkëndijës së Tetovës, Metalurg Skopjes, Lirisë, Prishtinës, Ballkanit dhe Manisa FK.
Te Ballkani, 29-vjeçari punoi nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Pikërisht në këtë periudhë, sulmuesi u dallua për paraqitjet e tij dhe “shpërtheu” në aspektin sportiv me skuadrën nga Theranda.
</body></html>
The post Meriton Korenica kalon te Steaua Bukureshtit për 1 milion euro appeared first on Albeu.com.
Vendimet e Disiplinës pas incidentit Elbasan–Vllaznia, pezullime të rënda për Xhaferin e Martinin dhe gjobë për klubin verdheblu
<html><head></head><body>
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike masat e marra pas episodeve të dhunshme të shënuara pas përballjes Elbasani–Vllaznia, e luajtur në kuadër të javës së dytë të Superiores.
Alban Xhaferi, zyrtari i klubit të Vllaznisë, është pezulluar për 15 ndeshje nga aktivitetet sportive për sulmin ndaj zyrtarit të ndeshjes, konkretisht goditjen me grusht të asistentit të arbitrit Ergys Spahiu. Gjatë kësaj periudhe, atij i ndalohet edhe hyrja në të gjitha stadiumet ku zhvillohen veprimtari sportive të organizuara nga FSHF.
Masë disiplinore është dhënë edhe ndaj trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili nuk do të marrë pjesë në 6 ndeshje për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ndërkohë, zyrtari tjetër i klubit shkodran, Elis Dervishaj, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të takimit.
Për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda stadiumit, ashtu edhe në afërsi të tij, Elbasani është ndëshkuar me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë, për mospërmbushje të përgjegjësive që lidhen me rendin dhe sigurinë.
Dy ndeshje pezullim është vendimi për trajnerin e Dinamo City, Ilir Daja, për protestat ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në sfidën Skënderbeu–Dinamo.
Komisioni ka pranuar gjithashtu kërkesën e lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, në bazë të nenit 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Sa i përket kërkesave të tjera, është rrëzuar ajo e Klubit të Futbollit Delvina për faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, pasi është konsideruar e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Të njëjtin përfundim kanë marrë edhe kërkesat e lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, dhe futbollistit të KF Oriku, Bruno Telushi.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:
1. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes brenda dhe në afërsi të stadiumit, bazuar në nenet 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.
3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenet 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Pranohet kërkesa e lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
7. Rrëzohet kërkesa e Klubit të Futbollit Delvina për faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
8. Rrëzohet kërkesa e lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
9. Rrëzohet kërkesa e lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve pranë Komisionit të Apelit.
</body></html>
The post Vendimet e Disiplinës pas incidentit Elbasan–Vllaznia, pezullime të rënda për Xhaferin e Martinin dhe gjobë për klubin verdheblu appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja para sfidës me Skënderbeun: Europa ishte sukses, tani objektivi është kampionati
<html><head></head><body>
Dinamo do të përballet nesër me Skënderbeun në javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 21:00. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli për mediat.
Daja pranoi se rikthimi në kampionat vjen pas një starti jo ideal, pasi në javën e parë ekipi iu nënshtrua një rotacioni të gjerë. Sipas tij, ky vendim ishte i detyruar nga ndeshja e dytë e play-off-it të Conference League, e zhvilluar në Qipro.
Trajneri e cilësoi si sukses rrugëtimin europian të Dinamos, veçanërisht pasi klubi arrin për të dytin vit radhazi në fazën play-off. Ai theksoi se kjo paraqitje është edhe rezultat i një kampionati relativisht të mirë, që i ka dhënë skuadrës mundësinë të qëndrojë në vendet e sipërme dhe të shfaqë vlerat e saj në Europë.
Tashmë, sipas Dajës, vëmendja është rikthyer te kampionati, edhe pse përballja e radhës paraqet vështirësi për shkak të ngarkesës fizike. Dinamo ka zhvilluar 120 minuta në play-off vetëm para tre ditësh, ndërsa përballë do të ketë Skënderbeun, rikthimi i të cilit në Abissnet Superiore është cilësuar si një vlerë e shtuar për elitën e futbollit shqiptar.
Daja vlerësoi gjithashtu kundërshtarin, që vjen pas barazimit me Vllazninë në ndeshjen e parë dhe me një gjendje psikologjike disi pozitive. Ai tha se Dinamo ka ruajtur një pjesë të strukturës së sezonit të kaluar dhe është përforcuar me lojtarë të rinj, ndaj sfida duhet trajtuar me seriozitet maksimal. Sipas trajnerit, menaxhimi i energjive do të jetë i rëndësishëm për të qenë sa më efikasë në Elbasan.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, ekipi paraqitet në kushte të mira. Megjithatë, dy lojtarë vijojnë të kenë probleme për shkak të viruseve të stinës që qarkullojnë. Njëri prej tyre, Aliji, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion.
</body></html>
The post Ilir Daja para sfidës me Skënderbeun: Europa ishte sukses, tani objektivi është kampionati appeared first on Albeu.com.
Dinamo synon historinë ndaj Pafos, Ilir Daja optimist: E njohim sfidën që na pret dhe jemi përgatitur mirë
<html><head></head><body>
Dinamo do të përballet nesër me Pafos në ndeshjen e kthimit të fazës play-off të Conference League. Takimi, i cili nis në orën 19:00, vjen pas barazimit 1-1 të regjistruar në “Elbasan Arena”. Përpara kësaj sfide, trajneri Ilir Daja foli për mediat.
Daja e cilësoi të ekuilibruar përballjen e parë, duke theksuar se edhe rezultati e dëshmoi këtë. Sipas tij, Dinamo nuk shfaqi nivelin e saj më të mirë gjatë pjesës së parë, por arriti të krijonte mundësi në minutat e fundit të këtij fraksioni dhe në fillim të pjesës së dytë.
Tekniku nënvizoi se kundër një ekipi të fortë si Pafos kërkohet saktësi përpara portës. Ai deklaroi se Dinamo është e vetëdijshme për llojin e lojës që e pret nesër, ndërsa e konsideroi Pafosin edhe më të fuqishëm kur luan në fushën e vet.
Trajneri shtoi se skuadra ka punuar mirë gjatë ditëve që ka pasur në dispozicion, pavarësisht se në fundjavë nisi edhe kampionati. Vëmendja kryesore në seancat stërvitore, sipas Dajës, i është kushtuar finalizimit, pasi në nivele të tilla krijohen pak raste dhe mundësitë që paraqiten duhet të shndërrohen në gol.
</body></html>
The post Dinamo synon historinë ndaj Pafos, Ilir Daja optimist: E njohim sfidën që na pret dhe jemi përgatitur mirë appeared first on Albeu.com.
Dinamo konsolidon grupin, Ilir Daja kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë
<html><head></head><body>
Dinamo po kalon një periudhë të shkëlqyer, rezultat që lidhet drejtpërdrejt me punën e bërë nga trajneri Ilir Daja. Skuadra ndodhet në një pozicion të favorshëm për të siguruar për herë të disatë pjesëmarrjen në grupet e Conference League, ndërsa në Superiore synon të rikthehet mes ekipeve që luftojnë për titullin.
Testi i parë do të jetë të enjten, kur Dinamo do të përballet me Pafos në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në prag të kësaj sfide, Daja vlerëson konsolidimin e grupit, ndërsa rikthimi i Ibrahjm Mustafës pritet t’i japë më shumë energji skuadrës. Një tjetër zhvillim pozitiv për trajnerin është edhe vendimi i Bakary Goudiaby për të vijuar qëndrimin te Dinamo.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Daja beson se ekipi ka ende nevojë për ndërhyrje në merkato. Në planet e tij janë afrimi i një mbrojtësi dhe i një mesfushori, me synimin që këto role të mbulohen nga futbollistë cilësorë dhe të përshtatshëm me skemën e tij.
</body></html>
The post Dinamo konsolidon grupin, Ilir Daja kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë appeared first on Albeu.com.