ilir-daja Archives - Albeu.com
Vllaznia në krizë pas 4 javësh, kalendari i ardhshëm e vë përballë një tjetër prove të vështirë
<html><head></head><body>
Vllaznia po kalon një prej startit më të dobët të kampionatit në historinë e saj. Pas 4 javësh, shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe kanë pësuar 8 gola, ndërsa humbjet e njëpasnjëshme ndaj Partizanit dhe Laçit kanë shtuar edhe më shumë shqetësimin në kampin kuqeblu.
Vështirësitë për skuadrën e Vllaznisë mund të thellohen në javët në vijim, pasi kalendari i katër ndeshjeve të ardhshme paraqitet tejet i komplikuar. Në këtë periudhë, kuqeblutë do të përballen me Teutën, Dinamon, Egnatian dhe Tiranën.
Forma e dobët e shkodranëve mund të jetë një avantazh për trajnerët Edlir Tetova dhe Ilir Daja. Përkatësisht në drejtimin e Teutës dhe Dinamos, ata mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të siguruar 3 pikët.
</body></html>
The post Vllaznia në krizë pas 4 javësh, kalendari i ardhshëm e vë përballë një tjetër prove të vështirë appeared first on Albeu.com.
Karoglan largohet papritur nga Ballkani, trajneri kroat sqaron vendimin pasuesit të pritshëm të Ilir Dajës
Ballkani ka pësuar një zhvillim të papritur në nisje të sezonit, pasi Mislav Karoglan ka ndërprerë kontratën me klubin nga Suhareka. Në njoftimin e bërë nga skuadra, largimi i trajnerit kroat u lidh me arsye personale.
44-vjeçari ishte konsideruar si zgjedhja ideale për të vijuar punën dhe sukseset e arritura nga Ilir Daja te kampionët e Kosovës, por aventura e tij përfundoi shumë shpejt.
Vetë Karoglan ka vendosur të sqarojë arsyen e këtij vendimi, i marrë menjëherë pas startit të kampionatit.
“Fillimisht, dua të qartësoj opinionin se dorëheqja ime nuk ka të bëjë me asgjë, pos me arsye personale!
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për familjen Kabashi, e cila më dha mundësinë të jem në krye të këtij klubi dhe të jem pjesë e futbollit në Kosovë.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët, stafin dhe secilin person brenda klubit për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ishte kënaqësi të jem pjesë e kësaj familjeje dhe të ndaj me ju këtë eksperiencë. Mirupafshim dhe ju uroj nga zemra shumë suksese në të ardhmen”, ka deklaruar trajneri kroat.
Pas largimit të Karoglan, Ballkani ka nisur kërkimet për një trajner të ri. Skuadra nga Suhareka do të përballet nesër me Drenicën, në ndeshjen e javës së 3-të të Superligës së Kosovës.
</body></html>
The post Karoglan largohet papritur nga Ballkani, trajneri kroat sqaron vendimin pasuesit të pritshëm të Ilir Dajës appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja pas disfatës me Vorën: Rotacion i detyruar, në fund u bë një çorbë
<html><head></head><body>
Java e parë e Abissnet Superiore solli surprizën më të madhe në “Elbasan Arena”, ku Dinamo u mposht papritur 0-1 nga Vora. Në përfundim të takimit, trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja, foli për mediat dhe shpjegoi arsyet e humbjes.
“Që prej ndeshjes me Pafosin nuk kam qenë mirë, madje jam edhe me raport”, tha Daja duke qeshur. Ai theksoi se është e pamundur të përgatiten tri ndeshje brenda një jave, ndërsa pas kthimit nga Qiproja skuadrës i është dashur të zhvillojë katër takime në 9 ditë.
Sipas trajnerit, rotacioni ishte i pashmangshëm dhe pjesa dërrmuese e futbollistëve të aktivizuar i përkisnin formacionit të dytë. Daja deklaroi se stafi ishte i vetëdijshëm për këtë situatë, ndërsa skuadrës i mbetet vetëm një seancë stërvitore ditën e nesërme.
Ai vlerësoi se dueli me Pafos i tejkalon të gjitha pritshmëritë. Për këtë arsye, Dinamo u detyrua t’i kombinonte të dyja ndeshjet, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Daja pranoi se në sfidën e sotme ndikuan të gjithë faktorët, veçanërisht aktivizimi i formacionit të dytë.
Trajneri nënvizoi se në fushë zbriti një përbërje që nuk kishte luajtur asnjëherë së bashku. Ai shtoi se skuadra provoi mundësitë e saj, por Ismaili nuk mund të aktivizohej nga minuta e parë, pasi rrezikonte të pësonte dëmtime serioze. Megjithatë, po të analizohet e gjithë ndeshja gjatë 90 minutave, Dinamo i pati rastet e veta, pavarësisht golit të pësuar.
Daja veçoi mundësinë e Farukut në nisje të pjesës së dytë, duke thënë se një gol në atë moment mund ta detyronte kundërshtarin të hapej dhe t’i krijonte Dinamos hapësira për tranzicione. Sipas tij, kur dy ndeshje miksohen në këtë mënyrë, rezultati përfundimtar bëhet një çorbë.
Tekniku deklaroi se takimi mund të vendosej vetëm nga episode të veçanta. Dinamo i krijoi mundësitë e saj, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Ai përmendi gjithashtu mungesën e Qardakut dhe atë të Malomos për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa çifti Dita-Aliji nuk luajti së bashku.
“Në rrethanat ku ndodhemi, kemi bërë gjithçka që kishim mundësi. Rotacione kaq të mëdha nuk i shërbejnë më manovrës së skuadrës, por synimit për të kapur çfarë të mundemi. Kjo ndeshje mund të na ishte kursyer. Megjithatë, e pranojmë verdiktin dhe do të vazhdojmë përpara”, përfundoi Daja.
</body></html>
The post Ilir Daja pas disfatës me Vorën: Rotacion i detyruar, në fund u bë një çorbë appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja para përballjes me Pafos: “Pa një ëndërr, realiteti nuk mund të bëhet
Dinamo përgatitet për sfidën e radhës ndaj Pafos, e vlefshme për raundin e parë “play-off” të Conference League. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Ilir Daja foli për vështirësinë e takimit, gjendjen e skuadrës dhe synimin për të dhënë maksimumin.
Daja theksoi se futbolli i përball të tria rezultatet, por beson se faktori fushë dhe mbështetja e tifozëve mund ta ndihmojnë Dinamon të zhvillojë një ndeshje të denjë. Ai kujtoi edhe përkrahjen e madhe që skuadra kishte në ndeshjen e kaluar ndaj Audës, duke shprehur dëshirën që tifozët të shpërblehen me një paraqitje të bukur, edhe pse niveli i kundërshtarit është i lartë.
“Në çdo ndeshje futbolli ekzistojnë vështirësitë dhe të tria rezultatet. Mendoj se në shtëpinë tonë, me ndihmën e tifozëve, të cilët në takimin e kaluar ndaj Audës ishin edhe më të shumtë, mund të bëjmë diçka për t’ua kthyer mbështetjen atyre që do të vijnë në stadium për të parë një ndeshje të bukur. E dimë se vështirësia është shumë e madhe”, u shpreh tekniku.
Sa i përket gjendjes së lojtarëve, trajneri bëri me dije se nuk ka mungesa, por disa futbollistë janë prekur nga virozat e kësaj periudhe. Sipas tij, pjesa më e madhe e grupit pritet të jetë në dispozicion, ndonëse për ndonjë lojtar minutat mund të jenë të kufizuara. Gjithashtu, 2-3 futbollistë kanë ndjekur terapi për t’u rikuperuar.
“Nuk kemi mungesa, por kemi një situatë virusale, e cila nuk ka kursyer as stafin. Besoj se nesër të gjithë do të jenë në dispozicion, edhe pse ndonjë lojtar mund të ketë një minutazh të limituar për shkak të viruseve që qarkullojnë gjatë këtyre ditëve të verës. Kemi edhe 2-3 lojtarë që kanë qenë në terapi për t’u riaftësuar dhe nesër do të përpiqemi ta menaxhojmë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Daja.
Trajneri i Dinamos paralajmëroi se ekipi nuk do të fokusohet vetëm te mbrojtja. Skuadra do të kërkojë të sulmojë, por pa humbur ekuilibrat dhe organizimin, pasi Pafos ka si forcë lojën në grup, ashtu edhe futbollistë individualisht të rrezikshëm.
“Nuk do të qëndrojmë në fazën mbrojtëse, por do të tentojmë të sulmojmë. Në fund të fundit, mbrojtja më e mirë është sulmi. Natyrisht që do të kërkojmë të sulmojmë, por gjatë gjithë ndeshjes duhet të ruajmë shkallëzimet dhe ekuilibrat. Pafos, përveçse është një skuadër që funksionon mirë si grup, ka edhe individë me cilësi të larta, të cilët në momente të caktuara mund të bëhen shumë të rrezikshëm. Ne do të përpiqemi të zhvillojmë lojën tonë”, tha ai.
Daja nënvizoi se ambicia është e domosdoshme për të synuar më shumë në këtë kompeticion. “Nëse nuk ke një ëndërr, nuk mund të kërkosh ta kthesh atë në realitet. E kam thënë edhe pas ndeshjes së parë: ndoshta aty ku vështirësia është më e madhe, është edhe më bukur të vazhdosh përpara”, u shpreh trajneri.
Ai vlerësoi gjithashtu eksperiencën e grupit, duke kujtuar se një pjesë e konsiderueshme e futbollistëve kishin qenë edhe sezonin e kaluar në nivele të ngjashme. Sipas tij, pjesëmarrja në “play-off”-in e Ligës së Konferencës është një kënaqësi, veçanërisht për lojtarët që nuk e kanë përjetuar më parë një fazë të tillë.
“Një pjesë e mirë e grupit ka qenë edhe vitin e kaluar në të njëjtat nivele. Është kënaqësi të luash në “play-off”-in e Ligës së Konferencës, pasi ka shumë futbollistë që nuk kanë arritur më parë deri në këtë pikë”, u shpreh Daja.
Eksperienca e lojtarëve, shtoi ai, ndihmon edhe në përballimin e presionit psikologjik që shoqëron një ndeshje të kësaj rëndësie. “Kur në grup ke futbollistë me eksperiencë, nuk është problem i madh të ruash ekuilibrat psikologjikë që kërkon një ndeshje “play-off”-i”, deklaroi trajneri.
Duke folur për rrugëtimin e Dinamos deri në këtë fazë, Daja tha se skuadra e ka merituar pozicionin ku ndodhet, pas përballjeve me Astanën, Audën dhe Aluminin. Megjithatë, ai e konsideroi duelin me Pafos edhe më të vështirë, duke rikujtuar se skuadra qipriote sezonin e kaluar ishte pjesë e grupeve të Champions-it.
“Deri në këtë nivel kemi arritur sepse besoj se e kemi merituar. Kemi zhvilluar ndeshje të forta me Astanën, Audën dhe Aluminin. Tani na pret një përballje edhe më e vështirë me Pafos, që vitin e kaluar ishte në grupet e Champions-it. E dimë se bëhet fjalë për një ndeshje me koeficient të lartë vështirësie. Në fund do të japim gjithçka për të marrë maksimumin nga ndeshja e parë dhe më pas do t’i përballojmë takimet një e nga një”, përfundoi Daja.
</body></html>
The post Ilir Daja para përballjes me Pafos: “Pa një ëndërr, realiteti nuk mund të bëhet appeared first on Albeu.com.
I kemi të gjitha, na mungon vetëm pak fat”, Ardian Bardhi e sheh Ilir Dajën përgjithmonë te Dinamo
<html><head></head><body>
Dinamo siguroi një arritje historike duke triumfuar 4-0 ndaj Audas në ndeshjen e dytë dhe duke prerë biletën për në fazën Play-Off të Conference League. Pas këtij suksesi, që u jep dinamovitëve një mundësi të artë për të qenë të pranishëm në grupet e kompeticionit, presidenti Ardian Bardhi foli për mediat.
Bardhi u prezantua si “Ardi i Dinamos”, duke theksuar se është njëkohësisht pronar dhe president i klubit. Ai tregoi se e mori drejtimin e Dinamos me dëshirën e madhe për ta çuar skuadrën në nivele të larta, ndërsa ardhja e “profesor” Ilir Dajës gjatë këtij rrugëtimi e plotësoi projektin e bukur. Me humor, presidenti uroi që trajneri të mos ndryshojë mendje gjatë viteve të ardhshme, pasi, sipas tij, Daja është “i frikshëm”.
Numri një i klubit deklaroi se Dinamo i ka pëlqyer gjithmonë, veçanërisht për identitetin e saj si një skuadër që luan futboll. Ai nënvizoi se sporti nuk lidhet vetëm me lojën, por edhe me krijimin e energjisë, ndërtimin e një ekipi dhe formimin e një grupi me njerëz që kanë dëshirë e pasion. Sipas Bardhit, te Dinamo janë të pranishëm të gjithë këta elementë.
Presidenti bëri të ditur se pas kësaj ndeshjeje klubi do të vijojë me shifrat dhe do të nisë t’i rrisë ato. Megjithatë, ai pranoi se kualifikimi ndaj Astanës i kishte dhënë më shumë kënaqësi. Bardhi nuk kishte udhëtuar për atë takim, por e kishte ndjekur në televizor dhe e kishte përjetuar në mënyrën e tij.
Sa i përket merkatos, Bardhi sqaroi se Dinamo nuk është ndalur dhe se synimi mbetet gjetja e futbollistëve të kërkuar nga Ilir Daja. Ai siguroi se presidenti po realizon gjithçka që duhet bërë, ndërsa e cilësoi grupin e lojtarëve të mrekullueshëm. Duke vlerësuar stafin dhe trajnerin si më të mirët, kreu i klubit deklaroi se Dinamo i ka të gjitha dhe i nevojitet vetëm pak fat. Në fund, ai theksoi se Daja është i destinuar të qëndrojë përgjithmonë te Dinamo.
</body></html>
The post I kemi të gjitha, na mungon vetëm pak fat”, Ardian Bardhi e sheh Ilir Dajën përgjithmonë te Dinamo appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja para Audës: Të fokusohemi te manovra, na duhen ekuilibër dhe agresivitet
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka paraqitur pritshmëritë e skuadrës në konferencën për shtyp përpara përballjes së kthimit me Audën, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League.
Tekniku kërkoi që skuadra të ruajë ekuilibrin përgjatë gjithë ndeshjes dhe të mos i ofrojë hapësira kundërshtarit, pasi Auda ka futbollistë me aftësi individuale për të ndëshkuar. Ai vlerësoi se vëmendja nuk duhet të jetë te rezultati përfundimtar, por te manovra dhe zhvillimi i një loje të balancuar. Megjithëse Auda siguroi një epërsi të vogël në takimin e parë, Daja kujtoi se edhe Dinamo krijoi mundësitë e saj dhe se sfida mund të kishte marrë një tjetër përfundim.
“Besojmë se në fushën tonë përshtatemi më mirë sesa kundërshtari. Duhet ta përdorim këtë faktor gjatë 90 minutave dhe, pse jo, të vazhdojmë të synojmë kalimin më tej, ndonëse kemi përballë një rival të fortë. Na duhet agresivitet, por njëkohësisht edhe një shkallëzim shumë i mirë, në mënyrë që të mos i krijojmë hapësira kundërshtarit për kundërsulme, sepse këtë aspekt e kanë relativisht të fortë.
Në ndeshjen e parë, skuadra zhvilloi lojën e saj dhe ishte e pranishme në fushë gjatë të gjithë 90 minutave. Pikërisht për këtë arsye thashë se duhet të përsërisim pak a shumë të njëjtën paraqitje, por të tregohemi më efikasë përpara portës. Mundësitë që krijojmë duhet t’i konkretizojmë me më shumë saktësi”, deklaroi Daja.
Për Ilir Dajën, kjo do të jetë ndeshja e 66-të në kompeticionet evropiane, ndërsa gjatë karrierës së tij numëron 16 kualifikime. Pavarësisht këtyre shifrave, trajneri nënvizoi se përvoja e tij mbetet dytësore, sepse rolin kryesor në fushë e kanë futbollistët dhe përkushtimi që ata tregojnë. Ai shfaqi bindjen se, nëse grupi jep maksimumin, skuadra do të arrijë një rezultat pozitiv.
Kur u pyet për një përgatitje të mundshme për goditjet nga 11 metra, Daja dha një përgjigje realiste. Ai tha se gjatë karrierës nuk i ka stërvitur asnjëherë penalltitë, pasi ekzekutimi në stërvitje ndryshon tërësisht nga goditja në një ndeshje, për shkak të ngarkesës emocionale.
</body></html>
The post Ilir Daja para Audës: Të fokusohemi te manovra, na duhen ekuilibër dhe agresivitet appeared first on Albeu.com.
Dinamo kërkon përmbysjen ndaj Audës, tifozët thirren në stadium dy ditë para “finales
Vetëm dy ditë para përballjes së kthimit mes Dinamos dhe Audës, që do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, klubi kryeqytetas ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen e raundit të 3-të të Conference League.
Çmimi më i lartë është 20 mijë lekë të vjetra në sektorin “VIP”, ndërsa bileta më e lirë kushton 4 mijë lekë të vjetra në tribunën “E”. Përmes këtij njoftimi, “blutë” kanë ftuar tifozët të jenë të pranishëm dhe të ndihmojnë skuadrën në përpjekjen për përmbysjen e rezultatit dhe avancimin në fazën Play-Off.
Formacioni i Ilir Dajës ka treguar më herët se në ndeshjet e zhvilluara në Shqipëri mund të jetë një kundërshtar “i frikshëm”. Këtë e dëshmoi edhe fitorja 3 – 0 ndaj skuadrës sllovene Aluminij.
Në takimin e parë, Auda triumfoi 1 – 0 ndaj Dinamos. Megjithatë, diferenca e ngushtë e lë ende të hapur garën për kualifikim.
</body></html>
The post Dinamo kërkon përmbysjen ndaj Audës, tifozët thirren në stadium dy ditë para “finales appeared first on Albeu.com.
Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës
<html><head></head><body>
Dinamo ka kaluar një verë me lëvizje të shumta në merkato, ku disa largime të rëndësishme janë kompensuar me futbollistë të rinj e premtues. Në këtë proces ka pasur ndikim edhe përvoja e trajnerit Ilir Daja.
Mustapha Koma është emri më i fundit që ka ndarë rrugët me skuadrën kryeqytetase, duke u transferuar në kampionatin belg. Më herët, Dejvi Bregu surprizoi ambientin dinamovit me vendimin për t’u larguar, ndonëse ishte thënë se do të qëndronte. Ndërkohë, Bernard Berisha është bashkuar me Tiranën, ndërsa Rustem Hoxha ka mbyllur karrierën përmes pensionimit.
Fillimisht u krijua përshtypja se largimet mund të hapnin një boshllëk të ndjeshëm, por Dinamo duket se e ka rikuperuar atë. Kjo është reflektuar edhe në paraqitjet e skuadrës në Conference League.
Në grup kanë ardhur Isi Manellari, Almir Ajzeraj, Ruben Silva-Richards, Erjon Hoxhallari, Fabjan Përndreca në huazim, Flamur Ruçi dhe Adamu Alhassan. Afrimet kanë dhënë shenja pozitive në një periudhë të shkurtër, veçanërisht Përndreca dhe Manellari, të cilët janë kthyer në titullarë.
Puna e drejtuesve është shtrirë edhe te ruajtja e lojtarëve me përvojë. Kapiteni Bruno Dita ka rinovuar, ashtu si Naser Aliji dhe Aldo Teqja, ndërsa Lorenco Vila dhe Tomas Kiri janë “blinduar”.
Rruga e bërë deri në këtë fazë të Conference League, si edhe mundësia për të siguruar grupet, tregojnë se Dinamo po funksionon pavarësisht ndryshimeve dhe rifreskimit të repartëve.
DINAMO
RINOVIME
BRUNO DITALORENCO VILAALDO TEQJANASER ALIJITOMAS KIRI
AFRIME
ISI MANELLARIALMIR AJZERAJRUBEN SILVA-RICHARDSERJON HOXHALLARIFABJAN PËRNDRECA (HUAZIM)FLAMUR RUÇIADAMU ALHASSAN
LARGIME
DEJVI BREGUMUSTAPHA KOMARUSTEM HOXHA (PENSIONIM)BERNARD BERISHA
</body></html>
The post Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës appeared first on Albeu.com.
Ilir Daja paralajmëron Dinamon para transfertës me Audan: Sfida është e vështirë, por kualifikimi i mundur
<html><head></head><body>
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, doli para mediave në prag të transfertës kundër Audas, e vlefshme për raundin e tretë të Conference League. Tekniku i skuadrës kryeqytetase analizoi rëndësinë e takimit dhe vështirësitë që pritet të paraqesë kundërshtari.
Daja deklaroi se Dinamon e pret një duel i komplikuar, pasi në këtë fazë të Conference League nuk ka më kundërshtarë të lehtë. Ai theksoi se të dyja skuadrat mbërrijnë në këtë raund pasi siguruan kualifikimin me fitore në turin e dytë eliminator, ndërsa për Audan ky është viti i katërt radhazi me pjesëmarrje në kompeticionet europiane.
Sipas trajnerit, fakti që skuadra letoneze është aktualisht në aktivitet në kampionat e rrit më tej shkallën e vështirësisë. Megjithatë, edhe Dinamo ka arritur të krijojë ritëm pas katër ndeshjeve në Europë. Daja u shpreh se ekipi i tij do të kërkojë të japë maksimumin, duke treguar njëkohësisht respektin e nevojshëm për kundërshtarin.
Stafi i Dinamos e ka vëzhguar Audan në të dyja përballjet e fituara ndaj Steauas së Bukureshtit. Për Dajën, këto rezultate marrin më shumë vlerë për shkak se janë arritur përballë një skuadre me përvojë europiane, ndërsa kualifikimi i ka dhënë ekipit letonez edhe më shumë entuziazëm.
Tekniku dinamovit tha se kundërshtari është analizuar dhe se, sipas të gjitha gjasave, çështja e kualifikimit do të zgjidhet gjatë 180 minutave. Për Dinamon do të jetë vendimtare mënyra se si do të paraqitet në 90-minutëshin e parë. Edhe pse koha për përgatitjen e takimit ka qenë e kufizuar, ditët në dispozicion janë shfrytëzuar maksimalisht. Me grupin tashmë të kompletuar dhe përpara ndeshjes së pestë zyrtare të këtij viti, Daja e konsideron sfidën të vështirë, por jo të pamundur.
Duke folur për organikën e Audas, trajneri veçoi praninë e futbollistëve të rinj dhe cilësorë. Mes tyre përmendi kapitenin, i cili, sipas dijenisë së tij, është edhe pjesëtar i kombëtares së Letonisë. Ai paralajmëroi gjithashtu se kundërshtari ka edhe 2-3 lojtarë të tjerë që, falë aftësive individuale, mund ta vendosin Dinamon në vështirësi. Për këtë arsye, skuadra duhet të ruajë përqendrimin gjatë gjithë kohës.
Daja kujtoi se Dinamo merr pjesë për të dytin vit radhazi në eliminatoret e Conference League. Edhe pse klubi ka një emër të madh në futbollin shqiptar, ai nënvizoi se në dy edicionet e fundit skuadra ka qenë sërish e pranishme në arenën europiane.
Një vit më parë, Dinamo zhvilloi një ecuri pozitive dhe arriti deri në fazën play-off. Pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e ekipit është ndryshuar, rezultatet në Europë kanë mbetur pothuajse të njëjta. Gjithashtu, shumë prej lojtarëve aktualë aktivizohen rregullisht në këto eliminatore.
Në përfundim, Ilir Daja theksoi në zonën e prononcimeve se rrugëtimi i deritanishëm ka rëndësi jo vetëm për buxhetin e klubit. Duke qenë se Dinamo ka futbollistë të rinj në përbërje, eliminatoret europiane shërbejnë si një treg i madh ku ata mund të prezantojnë veten dhe, në të njëjtën kohë, t’i sigurojnë klubit më shumë të ardhura.
</body></html>
The post Ilir Daja paralajmëron Dinamon para transfertës me Audan: Sfida është e vështirë, por kualifikimi i mundur appeared first on Albeu.com.
Dejvi Bregu ndahet me Dinamon para Kupave të Europës dhe u dërgon një mesazh “bluve” të kryeqytetit
<html><head></head><body>
Edhe pse pritej që Dejvi Bregu të vazhdonte me Dinamon përmes rinovimit dhe të ishte pjesë e skuadrës së Ilir Dajës në Kupat e Europës, zhvillimet morën një drejtim tjetër.
Sulmuesi 30-vjeçar ka zgjedhur të transferohet te Al-Zulfi në Arabinë Saudite.
Në një “story” të publikuar në rrjetet sociale, Bregu ka përcjellë një mesazh për klubin dinamovit dhe për ish-shokët e tij të skuadrës.
“Dua të falënderoj klubin Dinamo, presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Një falënderim të veçantë për shokët e ekipit, me të cilët ndava çdo sfidë, çdo fitore dhe shumë kujtime që do t’i vlerësoj gjithmonë. Suksese!”, ka shkruar Bregu.
Gjatë 2 viteve me “blutë” e kryeqytetit, anësori arriti të fitonte 3 trofe.
</body></html>
The post Dejvi Bregu ndahet me Dinamon para Kupave të Europës dhe u dërgon një mesazh “bluve” të kryeqytetit appeared first on Albeu.com.