Ilir Beqajt Archives - Albeu.com

“Vjedhja” e lekëve të BE-së, Ilir Beqaj mbetet në burg
Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish-drejtorit të SASPAC, kërkoi ndryshim mase me argumentin se nuk është marrë i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

HETIMET E ABUZIMIT ME FONDET E BE

Për dosjen SASPAC, në qelinë e paraburgimit ndodhet Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla ndërsa të tjerët kane masë me të butë sigurie.

Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE kur ishte në krye të kësaj agjencie. Kurse për çështjen e Sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë.

Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes tyre edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa në muajin Mars 2024 SPAK e dërgoi dosjen e Sterilizimit për gjykim.

Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kaçkini, për abuzimet me fondet e SASPAC.

The post “Vjedhja” e lekëve të BE-së, Ilir Beqaj mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron një apartament të ish-ministrit Ilir Beqaj
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sekuestruar një apartament të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me sipërfaqe  me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në kuadër të procedimit penal me nr. 190, të vitit 2023.

Nga tërësia e veprimeve proceduriale të kryera deri në këtë fazë të hetimeve paraprake për llogari të këtij procedimi penal, është identifikuar një pasuri e paluajtshme e llojit apartament banimi me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim I.B. Me vendim gjykate është lejuar kontrolli i kësaj pasurie në muajin korrik të vitit 2024, nga i cili janë përftuar të dhëna me interes për hetimin.

Kjo pasuri apo shpenzimet/investimet e kryera për mobilimin e saj, nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga personi nën hetim I.B apo personat e lidhur me të.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rendisim faktet si më poshtë:

Në vitin 2016, me kontratën e porosisë lidhur mes shoqërisë ndërtuese R…K… shpk dhe shtetasit I.F është prenotuar apartamenti në vlerën 6,700,000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekë.

Në vitin 2017, ka nisur investimi dhe mobilimi i apartamentit nga ana e personit nën hetim I.B dhe bashkëshortes së tij, proces i cili ka zgjatur deri në fillim të vitit 2019.

Sipas aktit të ekspertimit vlerësues, vlera totale e investuar shkon deri në 5,064,700 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekë.

Në shkurt të vitit 2020 është lidhur kontrata e qerasë mes shtetasit I.F (lidhje e ngushtë shoqërore e I.B) dhe A.B (bashkëshortja e I.B). Pavarësisht këtij fakti ka rezultuar se personi nën hetim I.B dhe familjarët e tij e kanë poseduar lirisht pronën dhe janë sjellë si pronarë të sendit të paluajtshëm deri në fillim të vitit 2019.

Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre, vërtetojnë ekistencën e dyshimit të arsyeshëm mbi fiktivitetin e veprimit juridik, me qëllim fshehjen e origjinës së pronës.

Bazuar në faktet e mësipërme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj pasurisë së mësipërme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 539, datë 20.09.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, si pasuri e lidhur me personin nën hetim I.B.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me oficerë të policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

The post SPAK sekuestron një apartament të ish-ministrit Ilir Beqaj appeared first on Albeu.com.