Ilaria Sulës Archives - Albeu.com

Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Prindërit rrëfejnë dhimbjen: Shkoj tek ajo çdo ditë, nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë për djalin tonë, kërkojmë vetëm drejtësi
Në një intervistë për emisionin “Verissimo” në Itali, prindërit e Ilaria Sulës, Gezime dhe Flamur, kanë rrëfyer publikisht dramën e rëndë që po përjetojnë pas vrasjes tragjike të vajzës së tyre, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, i cili rrëfeu krimin pasi fshehu trupin e vajzës dhe u shtir sikur ishte larguar vullnetarisht, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë te miqtë e saj dhe madje edhe te prindërit e saj.

Ata treguan detaje tronditëse nga momentet e fundit kur kishin kontakt me vajzën e tyre dhe dyshimet se krimi ishte i planifikuar.

“25 marsi 2025 ishte dita e fundit kur kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë. Ai kishte parashikuar gjithçka”, u shprehën prindërit, duke kundërshtuar deklaratat e autorit në gjykatë se ngjarja nuk ishte e paramenduar.

Alarmi u dha pasi Ilaria nuk zbriti nga treni që duhej ta kthente në shtëpi nga Roma, ku studionte. Familjarët udhëtuan menjëherë drejt kryeqytetit italian dhe bënë denoncimin në polici.

Aty, sipas rrëfimit të Flamurit, ata u përballën me autorin e dyshuar.

“Shkuam në Romë dhe bëmë një denoncim. Takuam Markun në stacionin e policisë. Ai tha: ‘Më vjen keq që u takuam në këtë situatë’. Më tha se nuk e kishte parë Ilarian për një muaj sepse ishin ndarë. E pyeta nëse kishte të bënte me zhdukjen e saj dhe ai u betua për varrin e nënës së tij (e cila është ende gjallë), duke thënë: ‘Nuk do t’i dëmtoja asnjë fije floku Ilarias, e dua’”, rrëfen Flamur Sula.

The post Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Prindërit rrëfejnë dhimbjen: Shkoj tek ajo çdo ditë, nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë për djalin tonë, kërkojmë vetëm drejtësi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohet letra rrëqethëse e autorit…
Masakrimi me thikë i studentes shqiptare Ilaria Sula në banesën e ish-të dashurit të saj filipinas, Mark Samson, vijon të mbetet një nga krimet më të errëta dhe të mbushura me mister që ka tronditur opinionin publik italian.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e familjes Samson në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të Romës, ndërsa hetimet vijojnë nga Prokuroria e Romës.

Në një letër të dërguar hetuesve, 23-vjeçari Samson jep versionin e tij për vrasjen, duke përshkruar natën tragjike të 25 marsit dhe momentet që paraprinë krimin.

“Sapo kishte kaluar ora 22:15, po flisnim për marrëdhënien tonë. Isha i shqetësuar dhe i lodhur që prisja, ndërsa ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkruan ai.

Sipas rrëfimit të tij, më pas Ilaria kishte kërkuar të qëndronte natën në shtëpi, kishte veshur pizhama dhe ishin shtrirë së bashku në shtrat, duke kujtuar momentet e lumtura që kishin ndarë: udhëtime, nofka dhe fjalë të dashurisë në gjuhët respektive – “shpirt”, “zemra ime”, “bebe ko”, “mahal”.

Por pas kësaj nate, Ilaria mbeti e pajetë, e goditur brutalisht me thikë. Mark Samson, akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të k*fomës, ndërsa nëna e tij po hetohet për bashkëpunim në fshehje prove.

Letra e tij përshkruan gjithashtu përpjekjet për të zhdukur trupin, të cilin e vendosi në një valixhe dhe e mbajti për disa orë në makinë.

Ai tregon edhe një detaj makabër: me trupin në bagazh, ndaloi në një dyqan për të blerë cigare dhe çakmak.

Mëngjesin e 26 marsit, ai përshkruan momentin kur e ngarkoi valixhen me trupin e pajetë në makinë dhe u nis drejt Capranica Prenestina për ta hedhur nga një shkëmb.

“Ishte një ditë me diell verbues. Dy vajza po vinin drejt meje. Prita të kalonin dhe më pas ngrita valixhen pa ndihmën e askujt”, shkruan ai.

Hetimet vijojnë, ndërsa prokuroria përpiqet të zbardhë motivin dhe rrethanat e vërteta të një krimi që ka lënë shumë pyetje pa përgjigje.

The post Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohet letra rrëqethëse e autorit… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ilaria Sulës, ja si i dashuri që i mori jetën tentoi të mashtronte shoqet e saj, zbardhen mesazhet
Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të jetë një nga çështjet më të përfolura në Itali, me detaje të reja që zbulohen nga hetimet që vijojnë prej dy javësh.

Së fundmi, janë zbuluar dhe mesazhet që Mark Samson, i dashuri i Ilarias, që vrau në mënyrë makabre 22-vjeçaren, i dërgonte shoqes së saj të ngushtë.

Në mesazhe shkruhej se Ilaria kishte njohur një djalë të ri dhe se kishte shkuar të flinte me të, por në momentin që dyshimet u ngritën nga ana e Maria Sofias, shoqes së ngushtë të shqiptares, Samson flaku telefonin.

“U takuam këtë mëngjes jashtë Sapiencës dhe më pyeti nëse do të dilja me të. Do fle në shtëpinë e tij sot”, shkruhej në mesazhe.

Për ta bërë mashtrimin më të besueshëm, në orën 19:42, Samson dërgon një foto të një gjysmë të zhveshur, duke ngjallur kuriozitetin e shoqes: “O Zot, atëherë? E bëtë”? – dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”. Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.

Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”.

Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut.

Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë”.

Koha kalon dhe nuk ka ende lajme për Ilarian. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk përgjigjet: “Ilaria, më ka telefonuar mamaja jote, po thirr policia”.

Në mesditë, Samson përgjigjet në emër të vajzës: “Të lutem, e harrova fare që duhet të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë”.

Përgjigja nuk e bind Maria Sofian, e cila kërkon konfirmim: “Nuk kam besim, duhet të dëgjoj nga ti, duhet të të shoh. Tani!”, ndërsa Samson nga ana e tij shpik justifikime të reja: “Mikrofonin nuk e kam funksional, telefoni më ra në ujë”.

Autori më pas ndalon së përgjigjuri në emër të Ilaria Sulës në mesazhe dhe më 31 mars, kur lajmi i zhdukjes bëhet publik, ai hyn në profilin e saj në Facebook dhe poston: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë”.

Kjo ishte tentativa e fundit për të mashtruar hetimet, para se të gjendej trupi dhe të vinte e vërteta, që erdhi në natën mes 1 dhe 2 prillit.

The post Vrasja e Ilaria Sulës, ja si i dashuri që i mori jetën tentoi të mashtronte shoqet e saj, zbardhen mesazhet appeared first on Albeu.com.

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, pikat kyçe që mund të çojnë në zbardhjen e krimit
Jo vetëm nëna dhee babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson, dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin e Ilaria Sula, raporton Corriere.

Tashmë hetimi është fokusuar tek të afërimit e ish-të dashurit të 22-vjeçares shqiptare, e cila pasi u masakrua me thikë nga i riu, u vendos në një valixhe dhe trupi i saj i pajetë u hodh nga një shkëmb.

Pasi u rrëzua gënjeshtra e parë e Mark Samson se kishte vepruar i vetëm, ndërsa prindërit nuk ishin në shtëpi (nëna rrëfeu se e kishte ndihmuar të pastronte gjakun, hetimet për të atin mbeten të hapura), hetuesit po punojnë për zbardhjen e krimit të kryer, të mbushur me mister.

Celulari

Kyçe për zbardhjen e vrasjes së Ilarias, edhe pse do të marrë pak kohë, është ajo e përmbajtjes së telefonit të vrasësit, i cili kishte tentuar të merrte kompjuterin e ish-të dashurës së tij (para se ta vriste) dhe më pas zhduku telefonin e Ilaria Sulës, pasi dërgoi mesazhe në emër të saj, si edhe bëri postimet në rrjetet sociale të viktimës.

Çfarë po përpiqej kaq shumë të fshihte Samson?

Një nga dy shoqet, me të cilat Mark kaloi kohë në javën pas vrasjes së studentes 22-vjeçare, tha se ai e kishte ndjekur fshehurazi disa herë Ilarian kur lidhja e tyre ishte në krizë.

A ka mundësi që vrasja të jetë pasojë e një përndjekje që vajza e kishte fshehur edhe nga miqtë e saj?

Kamerat

Të dhënat e tjera “teknologjike”, kanë të bëjnë me vëzhgimin e të gjitha kamerave të sigurisë të gjetura përgjatë rrugës që supozohet se ka ndjekur Samson, për të shkuar dhe për të hedhur trupin e studentes shqiptare në luginën në zonën e Capranica Prenestina.

Deri më tani, vetëm disa pajisje të instaluara kanë regjistruar fuoristradën e familjes së Mark në atë zonë, me targa të regjistruar dy herë, mes orës 18 dhe 19 të datës 26 mars.

Nuk ka kamera sigurie rreth shtëpisë autorit në Via Homs, për të ndihmuar hetimet dhe për të pasur një imazh më të plotë të Ford Puma, duke përfshirë se kush ishte brenda mjetit, që do ishte thelbësore për të përcaktuar se kush e ndihmoi Mark.

Gjurmët e gjakut

Më pas, janë provat e mbledhura gjatë kontrolleve të përsëritura në vendin e vrasjes ditët e fundit.

Në veçanti, gjurmët e gjakut mund të zbulojnë shumë dhe janë kërkuar në dhoma të tjera, në rroba, mobilje dhe tashmë janë gjetur në një palë këpucë. Shpërndarja e këtyre gjurmëve në shtëpi mund të vërtetojë dyshimin se në banesë ndodhej edhe babai i vrasësit, të paktën për një fraksion të kohës, gjatë orëve në të cilat edhe Ilaria ndodhej aty, e gjallë apo e vdekur.

Ora e vdekjes

Më në fund autopsia. Ekzaminimi mjekoligjor deri më tani, ka zbuluar vetëm numrin e plagëve me thikë në qafë të vajzës, që janë 3, dhe ka konstatuar se vdekja ka ndodhur brenda pak minutash për shkak të hemorragjisë.

Plagë të tjera Ilaria kishte në krahë, shenjë se ajo mund të jetë përpjekur të mbrohet. Por nuk mund të jepet një datë e caktuar për kohën e saktë të krimit, pasi ka kaluar shumë kohë nga gjetja e trupit.

Ilaria kishte stomakun bosh, sikur të mos kishte ngrënë ende darkë apo mëngjes. Ngushtimi i kornizës kohore të vrasjes do të ishte gjithashtu një e dhënë kryesore për praninë e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

The post Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, pikat kyçe që mund të çojnë në zbardhjen e krimit appeared first on Albeu.com.

Shpirti mamit ti/ Zbardhet mesazhi zanor i Ilaria Sulës, prindërit rrëfehen mes lotësh
Për Flamur dhe Gëzime Sulën, dhimbja nuk do të shuhet kurrë. Vajza e tyre, vetëm 22-vjeç, u shua padrejtësisht.

Ilaria kishte shkuar për të studiuar në Romë për statistikë, një degë që e donte shumë, por jeta iu ndërpre në mes nga dora e ish të dashurit të saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, Mark Antony Samson.

Prindërit e saj kanë folur për televizionin italian RAI. Dhimbja është e paimagjinueshme.

“Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka Ilaria për mua, ishte gjithçka. Ma shkulën nga zemra”, shprehet mamaja e saj.

Flamuri kërkon drejtësi për vajzën e tij. Ai thotë se Ilaria nuk ishte një objekt që e trajtuan në atë mënyrë çnjerëzore.

“E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një objekt, nuk ishte një triko, as një palë këpucë, por njeri”, thotë mes dhimbjes që i dallohet në sy i ati.

Pavarësisht qindra telefonatave, asnjë mesazh nuk vinte nga Ilaria. Gëzime Sula thotë se menjëherë ka menduar më të keqen. Por ajo që ia shton dozën kësaj tragjedie është mamaja e autorit.

“Mamaja duhet të telefononte menjëherë ambulancën e urgjencën dhe jo ta ndihmonte që ta hidhnin”, tha Flamur Sula.

Së shpejti, Ilaria do të diplomohej, një ditë që mezi e priste.

“Fliste edhe për fustanin që donte të vishte për diplomimin”, tha mamaja.

Tashmë familjes Sula i kanë mbetur vetëm kujtimet dhe ky audiomesazh.

Familja Sula, falenderoi të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore të vajzës së tyre.

“Gjithë ata njerëz që morën pjesë në hidhërimin tonë më dhanë forcë mua dhe familjes. I falenderoj forcat e policisë në Romë dhe Terni për punën e tyre. Falenderoj të gjithë studentët, shokët e klasës dhe miqtë e Ilarias. Falenderoj komunitetin italian dhe shqiptar që ishin pranë familjes sime. Faleminderit të gjithëve”, tha Flamuri.

Në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës janë arrestuar Mark Antony Samson dhe mamaja e tij. Kjo e fundit e ndihmoi që të fshihte trupin e pajetë.

Sipas hetimeve, pas vrasjes Samson ka shkuar për të ngrënë me një shoqen e Ilarias. Madje ai ka përdorur telefonin e saj për të devijuar hetimet duke dërguar mesazhe sikur ishte ajo dhe se do të kthehej.

Këto veprime tregojnë shumë për natyrën e vrasësit filipinas që i mori jetën një vajze në lule të rinisë.

The post Shpirti mamit ti/ Zbardhet mesazhi zanor i Ilaria Sulës, prindërit rrëfehen mes lotësh appeared first on Albeu.com.

Prindërit e Ilaria Sulës flasin për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm
Prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares Ilaria Sula, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane për ngjarjen tragjike.

Ata kërkojnë që ai të kalbet në burg përjetë. Babai i Ilarias, tha se ajo nuk ishte një objekt, por një njeri me ëndrra, dhe ai që e vrau duhet të paguajë për këtë.

Ilaria ishte një vajzë e shkëlqyer, e cila studionte për Statistikat Financiare dhe pritej të diplomohej në tetor të këtij viti.

Një natë, kur vëllai i saj shkoi ta priste në stacionin e trenit, ajo nuk mbërriti. Ata u shqetësuan pasi nuk mund të arrinin ta telefononin, dhe atëherë kuptuan se diçka kishte ndodhur.

Prindërit e saj, të shkatërruar nga dhimbja, kërkojnë drejtësi për vajzën e humbur, duke theksuar se ajo nuk mund të kthehet më dhe ata nuk do ta shohin më kurrë.

Në lidhje me nënën e Mark Samsonit, e cila e ndihmoi të fshehë krimin, familja e Ilarisë e ka dënuar ashpër veprimin e saj.

Ata besojnë se si nënë, ajo duhet të kishte kërkuar ndihmë dhe të kishte denoncuar krimin, jo ta mbulonte atë.

Vëllai i Ilarias, ka shprehur dëshirën të dijë nëse ajo kishte mundësi të thoshte fjalët e fundit dhe shprehet se do të kishte dashur ta dinte se çfarë ka deklaruar ajo që ka thënë para se të vdiste. Të afërmit e Ilirias shprehen se janë të shkatërruar dhe se kërkojnë drejtësi.

The post Prindërit e Ilaria Sulës flasin për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Albeu.com.