ilaci anti-covid Archives - Albeu.com

Gati për përdorim, EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19
Ilaçi anti-Covid që merret nga goja po kalon në hapat e fundit drejt zyrtarizimit të përdorimit të tij.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka “filluar një shqyrtim të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse ilaçi miratohet nga EMA, do të ishte trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet me gjilpëra apo infuzione intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së që të miratojë molnupiravirin dhe pritet një vendim brenda javësh.

Kompania raportoi këtë muaj se pilula përgjysmoi shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19. Rezultatet ishin aq të forta sa që ekspertët e pavarur mjekësorë që monitoronin provën rekomanduan ndërprerjen e hershme.

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të shpejtuar shërimin mund të jetë inovator, duke lehtësuar ngarkesën dërrmuese të rasteve në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimeve në vendet më të varfra me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Ai gjithashtu do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./albeu.com/

The post Gati për përdorim, EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19 appeared first on Albeu.com.

Pfizer gati ilaçin oral kundër Covid-19, kur pritet të hidhet në treg
Kompania e mirënjohur farmaceutike Pfizer, ka gati një ilaç që lufton Corona-virusin, i cili merret nga goja.

Një ilaç i ri antiviral që do të trajtojë SATS-CoV-2 është në fazën e parë të testeve klinike. Pfizer njoftoi se ilaçi që merret në rrugë orale ka treguar potencial në trajtimin e pacientëve me COVID-19, si dhe koronaviruset e tjerë, raporton Reuters.

Ilaçi i ri lëshon frenues që lidhen me virusin dhe parandalojnë replikimin e tij. E njëjta formulë përdoret për të trajtuar HIV dhe virusin e hepatitit C.

Nëse miratohet për përdorim, ky ilaç i ri mund të rekomandohet nga mjekët dhe të merret sapo shfaqen shenjat e para të infeksionit, edhe nëse pacienti me COVID-19 nuk është në spital ose në kujdes intensiv.

Ndërkohë, edhe ilaçe të tjera të ngjashme janë duke u zhvilluar.

Testimi i fazës së dytë të pilulës eksperimentale COVID-19 të quajtur Molnupiravir, nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics rezultoi premtues në zvogëlimin e virusit tek pacientët. Ilaçi në fjalë do të funksionojë si trajtim pesë-ditor në shtëpi, i ngjashëm me Tamiflu, për të ndaluar riprodhimin e virusit para se të shkaktojë dëme të mëdha.

Ndërsa kompanitë farmaceutike po punojnë për ilaçet orale, janë në dispozicion disa trajtime intravenoze.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar plotësisht Remdesivir, një agjent antiviral, për trajtimin e COVID-19. Ilaçi rekomandohet për pacientët në spital që kërkojnë oksigjen shtesë. Agjencia amerikane e ilaçeve ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për nëntë trajtime të tjera kundër COVID-19./albeu.com

The post Pfizer gati ilaçin oral kundër Covid-19, kur pritet të hidhet në treg appeared first on Albeu.com.