ikja Archives - Albeu.com

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, dyfishohet ikja e tyre, efektet në tregun e punës dhe në çmime
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet.

Popullsia në grupmoshën 0 -29-vjeç, ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%.

Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit.

Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalë zbrazjen që po gërryen nga rrënjët ekonominë dhe të ardhmen.

Si po ndikon emigracioni në ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarë këshillojnë ekspertët

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç, ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por më 2024 ishin vetëm 764 mijë persona në këtë grupmoshë, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

Të dhënat e fundit të Eurostat, bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për t’u larguar.

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqës,i janë mbi moshën 50-vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e përshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur në vend të 10-të ndër 40 vende europiane.

Prodhuesit vendas përballen me kosto të larta inputesh, teksa mungojnë subvencionet për bujqësinë.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%. /Monitor

The post Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, dyfishohet ikja e tyre, efektet në tregun e punës dhe në çmime appeared first on Albeu.com.

Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re
Në vitin 2002, Shqipëria dheTurqia, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht.

Të dhënat e fundit të Eurostat, referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në moshë pune për çdo të moshuar mbi 65 vjeç, nga 8.1 që ishin në vitin 2002.

Zbrazja nga të rinjtë e ka rritur shumë shpejt varësinë ndaj të moshuarve. P.sh., në BE, në vitin 2022, varësia e të moshuarve ishte 23,8%, ndërsa në vitin 2024, 33,9%.

Në 22 vite, raporti i varësisë së të moshuarve u rrit me 10,1% në BE, ndërsa në Shqipëri me 18 pikë. Tani, pas Shqipërisë, janë së paku edhe 16 vende që kanë raporte varësie më të ulët të të moshuarve ndaj forcës së punës.

Në shkallë europiane, Italia, Bullgaria dhe Portugalia kanë varësinë më të lartë të të moshuarve, me 38%, ndërsa, në anën tjetër, Turqia, Luksemburgu, Islanda dhe Irlanda kanë varësinë më të ulët.

Kur raporti i varësisë së të moshuarve rritet, do të thotë se numri i personave mbi 65 vjeç po rritet në krahasim me popullsinë në moshë pune.

Kjo krijon presion mbi sistemin e pensioneve dhe kujdesin shëndetësor, pasi më pak punonjës duhet të mbështesin një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh. Gjithashtu, mund të ngadalësojë rritjen ekonomike për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe uljes së konsumit.

Për të përballuar këtë situatë, vendet shpesh zgjasin moshën e pensionit, inkurajojnë punësimin e të moshuarve dhe përpiqen të tërheqin më shumë emigrantë ose të nxisin lindshmërinë. Nëse nuk merren masa efektive, një raport i lartë i varësisë së të moshuarve mund të bëhet një sfidë serioze për qëndrueshmërinë financiare dhe sociale të një vendi.

Bashkitë me më shumë të moshuar

Të dhëna të brendshme nga Censi 2023 tregojnë se, në shumicën e bashkive, gama e shërbimeve për të moshuarit duhet të rritet – referojnë të dhënat e reja të censit. P.sh., në 19 bashki të vendit, gati një e treta, varësia e të moshuarve (popullsia mbi 65 vjeç, në përqindje të grupmoshës 15–65 vjeç) është mbi 40–64%.

Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit dhe Dropullit kanë varësinë e moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Raporti i varësisë së të moshuarve në shkallë kombëtare ishte 30%, por në të paktën 42 bashki ky raport është më i lartë se 30%.

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar, por ajo është plakur me 7 vite, nga viti 2011 deri në 2023. Të dhënat e Censit 2023 referuan se, nga 103 mijë persona që jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona, sipas Censit 2023, me një rritje prej 49% nga Censi 2011. Rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët.

Grupi i popullsisë 85–89 vjeç arriti në 26,443 persona në Censin 2023, nga 14,738 në 2011, me një rritje prej 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç, ndërsa rritja nis për grup-moshat 55 deri në 100 vjeç.

Grup-moshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta. Grup-mosha 80–84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe, 75%, ndërmjet Censit 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë punë është reduktuar me 18% ndërmjet Censit 2011 dhe 2023, por gati një e katërta e saj është e përqendruar në Tiranë.

Raporti i varësisë nga mosha tregon se sa shumë mbështetje nga popullsia në moshë punë ofrohet për të rinjtë dhe/ose për të moshuarit, duke matur madhësinë relative të këtyre grupeve krahasuar me numrin e punëtorëve.

Europa

Raportet e varësisë sipas moshës përdoren për të analizuar nivelin e mbështetjes që popullsia në moshë pune ofron për të rinjtë dhe/ose të moshuarit. Këto raporte shprehin madhësinë relative të popullsisë së re dhe/ose të moshuarve krahasuar me popullsinë në moshë pune.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve në BE arriti në 33.9%. Kjo do të thotë se për çdo person mbi 65-vjeç, kishte pak mbi 3 persona në moshë pune.

Ndër vendet e BE-së, ky raport varionte nga minimumi prej 21.7% në Luksemburg dhe 23.6% në Irlandë – ku për çdo person mbi 65-vjeç kishte pothuajse 5 persona në moshë pune – deri tek maksimumi prej 38.4% në Itali, 38.2% në Bullgari dhe 38.2% në Portugali, ku për çdo person mbi 65 vjeç, ishin më pak se 3 persona në moshë pune.

Ndër vite, ndërmjet 2023 dhe 2024, raporti i varësisë së moshuarve në BE u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 33.4% në 2023 në 33.9% në 2024. Ky trend rritës u shfaq në 25 vende të BE-së, ndërsa në Maltë raporti u ul, dhe në Finlandë mbeti konstant./ Monitor

The post Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit/ EUROSTAT: Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re appeared first on Albeu.com.