ikja e punetoreve Archives - Albeu.com

Teknologjia dhe proceset e automatizuara po “zëvendësojnë” ikjen e punonjësve në emigrim
Në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së kostos së punës, bizneset po eksplorojnë një rritje të përdorimit të teknologjisë dhe proceseve të automatizuara.

Në historinë postkomuniste, krahu i lirë i punës ka qenë një nga avantazhet e pakta konkurruese të ekonomisë shqiptare. Ndërmarrjet prodhuese dhe eksportuese u mbështetën për dekada me radhë në këtë avantazh në ngritjen dhe rritjen e bizneseve të tyre.

Kambanat se një ditë, ky avantazh do të shuhej gradualisht, tingëllonin të largëta, madje edhe në fillimet e dekadës së fundit, kur nisi një valë e re e emigracionit të të rinjve, përfshirë edhe ata të arsimuar.

Por, në vitet e fundit, me daljen nga pandemia dhe me valën e fortë të inflacionit të importuar, bizneset u “zgjuan” dhe kuptuan se kanë një problem të madh: forca e punës po bëhet gjithnjë e më e pamjaftueshme dhe e kushtueshme.

Megjithëse jemi ende larg hyrjes në Bashkimin Europian, konkurrenca në tregun e punës nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara tashmë është një realitet i prekshëm, sidomos për profesione të veçanta.

Ky fenomen po prek kategori të punës së specializuar dhe më pak të specializuar, duke filluar nga mjekësia, teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit e deri te bujqësia.

Produktiviteti i punës është i ulët

Rritja e kostos së punës është një problem serioz për një ekonomi si ajo e Shqipërisë, që historikisht ka pasur produktivitet të ulët të punës.

Produktiviteti i punës është një tregues i rëndësishëm, i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike, konkurrencën dhe standardet e jetesës brenda një ekonomie. Produktiviteti i punës përfaqëson vëllimin e përgjithshëm të prodhimit (në termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB) për njësi të punës, i matur në raport me numrin e personave të punësuar ose të orëve totale të punës, gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Të dhënat krahasuese nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tregojnë se në vitin 2021, Shqipëria kishte produktivitetin më të ulët në rajon dhe ndër më të ulëtit në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën dhe Moldavinë.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vlerësohej në 15.57 dollarë. Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 17.38 dollarë; Maqedonia e Veriut, me 20.64 dollarë; Bosnjë- Hercegovina, me 25.3 dollarë dhe Mali i Zi, me 26.14 dollarë. Statistikat e ILO-s nuk japin informacion për Kosovën.

Struktura e investimeve në kapital fiks dominohet nga ndërtimi

Përmirësimi i produktivitetit të punës mbështetet kryesisht te rritja e cilësisë së kapitalit njerëzor, por sidomos te rritja e përdorimit të teknologjisë në proceset e punës.

Shkaqet e produktivitetit të ulët të punës së ekonomisë shqiptare duhen kërkuar pikërisht te këta faktorë.

Duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës për dekada me radhë, ndërmarrjet, sidomos në sektorët e industrisë, nuk janë shqetësuar shumë për të kërkuar mënyra për rritjen e produktivitetit, sidomos nëpërmjet investimeve në teknologji.

Struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dominohet gjerësisht nga ndërtimi. Për vitin 2021, ndërtimi përbënte 77.7% të formimit bruto të kapitalit fiks në ekonomi dhe pesha e tij ka qenë relativisht konstante në dekadën e fundit, mesatarisht 76.2% në periudhën 2011-2021.

Makineritë dhe pajisjet në vitin 2021 përbënin 16.4% të kapitalit fiks të formuar gjatë periudhës, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2014.

Mesatarja e dekadës 2011-2021 është gjithsesi pranë niveleve të vitit 2021, me rreth 16.2% të peshës specifike ndaj kapitalit të ri fiks të formuar në ekonomi.

Ndërkohë, investimet në teknologji më të avancuara të llojit software (programe kompjuterike dhe databaza) zënë ende një peshë shumë të ulët.

Në vitin 2021, ato përbënin rreth 1.7% në strukturën e formimit të kapitalit fiks dhe ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Pesha specifike e tyre ka ardhur në rritje të vazhdueshme në dekadën e fundit, por vetëm në vitin 2020, ato kanë kaluar kufirin e 1% të vlerës së kapitalit fiks të formuar.

Këto shifra tregojnë se struktura e investimeve të bizneseve shqiptare nuk është shumë e orientuar në teknologji dhe në automatizim.

Bujqësia, “outsourcing” për vjeljen e ullirit

Bujqësia është një ndër sektorët që po e vuan gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të të rinjve dhe tendencës demografike të zhvendosjes drejt zonave urbane.

Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, thotë për “Monitor” se mungesa e forcës së punës ka nxitur krijimin e bizneseve që ofrojnë shërbimin e vjeljes së produkteve bujqësore, sidomos të ullirit. Këto biznese kanë investuar në makineri robotike që e vjelin automatikisht prodhimin, duke zëvendësuar punën me dorë të kryer nga njeriu.

“Për vjeljen e ullirit janë krijuar shoqëri të përbashkëta bashkëpunimi. Këto shoqëri kanë investuar në makineri dhe në automatizim dhe ju ofrojnë fermerëve shërbimin e vjeljes së prodhimit.

Shoqëri të tilla janë të krijuara nga bashkime fermerësh ose nga sipërmarrës të tjerë që nuk kanë vetë lidhje me prodhimin e ullirit, por që e shohin këtë shërbim si një biznes me leverdi, në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore në bujqësi.

Këto shoqëri ofrojnë edhe shërbimin e vjeljes të kulturave të tjera frutore, për shembull të mollëve. Për momentin, çmimet e këtyre shoqërive janë të larta, por janë një alternativë për ata fermerë që nuk kanë mundësi të tjera për të vjelë prodhimin. Me rritjen e konkurrencës, çmimet mund të ulen gradualisht”, – thotë z.Rrapaj.

Ai sjell edhe shembuj të tjerë të depërtimit të teknologjisë në sektorin bujqësor. Sipas tij, kompanitë shqiptare të kultivimit të fidanëve po përdorin në vitet e fundit zgjidhje robotike në procesin e prodhimit, duke rritur ndjeshëm eficiencën e këtij biznesi.

Shembull tjetër është ai i disa fermerëve që kanë punuar në emigracion të cilët po përdorin teknologjinë për ndjekjen dhe parashikimin e parametrave atmosferikë që ndikojnë në cilësinë e produkteve të pemëtarisë, sidomos për kultivimin e mollëve.

Ata paguajnë kompani të specializuara për shërbimin e parashikimit dhe analizimit të këtyre parametrave. Megjithatë, sipas tij, niveli i përdorimit të teknologjisë dhe automatizimit në bujqësinë shqiptare ngelet ende shumë i dobët.

“Mekanizimi i bujqësisë ngelet një problem madhor. Shumica e mjeteve të mekanizuara janë të vjetra. Mjetet e fundit bujqësore që janë subvencionuar kanë ardhur në Shqipëri para 20 vjetësh.

Që atëherë, futja e mekanikës së re bujqësore ka qenë shumë e pakët dhe sporadike. Teknologjia e vjetruar dhe e amortizuar ndikon direkt në kostot dhe konkurrueshmërinë e prodhimit.

Politikat subvencionuese për të rinovuar dhe për të përditësuar mekanikën bujqësore do të kishin një ndikim të madh në rritjen e eficiencës dhe uljen e kostos së prodhimit bujqësor”, – thotë z.Rrapaj.

Teknologjia po ndihmon në optimizimin e burimeve njerëzore

Në disa sektorë të ekonomisë, ka një tendencë për të zëvendësuar disa prej proceseve të kryera nga njerëzit me teknologji që i kryejnë këto procese në mënyrë automatike.

Pajisjet ATM të sektorit bankar prej afërsisht 20 vjetësh kanë zëvendësuar pjesën më të madhe të tërheqjeve të parasë cash në shuma të vogla. Në vitet e fundit, bankat po tentojnë të zgjerojnë përdorimin e ATM-ve edhe për depozitimin e parasë cash.

Numri i bankomateve me funksionin të depozitimit të parasë fizike u rrit për të shtatin vit radhazi në 2022, duke dëshmuar shtimin e investimeve të sektorit bankar për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit të kaluar arriti në 305, me rritje prej 23.5% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, pothuajse 36% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Rritja e numrit të ATM-ve që ofrojnë shërbimin po reflektohet edhe në përdorimin më të gjerë të tyre nga shqiptarët. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar u kryen afërsisht 576 mijë depozitime cash në ATM, në rritje me 55% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 29.9 miliardë lekë, me një rritje prej 50% krahasuar me një vit më parë.

Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është një zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Pagesat cash në arkë ngelen një nga arsyet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.

Kjo problematikë u bë më e prekshme pas pandemisë, për shkak të kufizimit të orareve të punës, operacioneve me staf të reduktuar dhe kufizimit të numrit të personave të lejuar brenda degëve.

Një zëvendësim të ngjashëm po pëson edhe kryerja e transfertave bankare, falë përdorimit në rritje të kanaleve të bankingut në distancë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 6.28 milionë.

Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22.4%, ose me 1.15 milionë veprime më shumë.

Veprimet bankare në distancë janë transaksionet bankare që kryhen nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve në telefonat celularë. Rritja e përdorimit të shërbimeve të bankingut në distancë është më e lartë në vlerë monetare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022, volumi total i transaksioneve arriti në 1.56 trilionë lekë, në rritje me 29.7% krahasuar me një vit më parë.

Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset operacionale bazë është një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse.

Telemjekësia për të kompensuar mungesën e mjekëve

Një sektor tjetër ku zhvillimi i teknologjisë mund të ndihmojë përballë mungesës së burimeve të mjaftueshme njerëzore është mjekësia.

Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika, thotë se zhvillimi i Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale po sjell zhvillime të rëndësishme në zëvendësimin e rolit njerëzor në mjekësi.

Inteligjenca Artificiale është shumë precize dhe e kryen procesimin e informacionit shumë më shpejt, që do të thotë që efektiviteti i teknologjisë është shumë i lartë.

“Bioteknologjia (sistemi robotik mjekësor) po aplikohet në kirurgjitë e vështira, për vetë faktin sepse janë sisteme precize, zvogëlojnë kohën e operacionit, zvogëlojnë kohën e rehabilitimit të pacientit etj. Sistemi robotik Da-Vinci, një sistem shumë i avancuar që mund ta emërtojmë Kirurgu Dixhital ose Kirurgu Robotik, ka sjellë një erë të re në sektorin mjekësor të vendeve të zhvilluara.

Robotik Kapsule, një tjetër mikrorobot, i cili shërben për diagnostikime të detajuara, pasi gëlltitet në rrugët gastro-intestinale për të marrë mijëra fotografi të detajuara për të diagnostikuar.

“Implantet Elektronike”, të krijuara së fundmi nga kompania “Neuralink” e Elon Musk, janë çipe që vendosen në trurin e njeriut për të rehabilituar një pacient i cili ka pësuar palepsi, ose paralizë nga një postkirurgji tumorale celebrale. Inteligjenca Artificiale, Teknologjia dhe Biorobotët ndikojnë mjaft në sektorin mjekësor, sepse sa më e avancuar të jetë teknologjia e aplikuar në spitale, aq më i shpejtë do të jetë diagnostikimi dhe trajtimi dhe kjo do shkurtojë kohë në shërbimin sa më të shpejtë apo rehabilitimin e pacientit” shprehet ai.

Sipas tij, telemjekësia është një tjetër koncept mjaft i rëndësishëm në aspektin mjekësor e cila, në rast mungese të stafit mjekësor ndihmon në diagnostikimin primar të pacientit nëpërmjet rrugës virtuale, që do të thotë një pacient mund të diagnostikohet nga një mjek real në rrugë virtuale.

Në kontekstin shqiptar, telemjekësia mund të jetë një alternativë shumë e nevojshme, duke pasur parasysh mungesën e theksuar të stafit mjekësor jashtë qendrave të rëndësishme urbane të vendit. Kjo problematikë po thellohet edhe më shumë me largimin e mjekëve jashtë vendit.

“Telemjekësia është një koncept mjaft i rëndësishëm i Bioteknologjisë dhe aplikimit të sistemit të IT-së në mënyrë mjaft të frytshme në sektorin mjekësor. Telemjekësia ka të bëjë me trajtimin dhe diagnostikimin në distancë të pacientit nga mjeku real në rrugë virtuale.

Në vendin tonë ka filluar të aplikohet si koncept, sepse tashmë pothuajse në çdo cep të Shqipërisë kemi shërbime IT dhe shërbime interneti.

Mjafton që një pacienti t’i instalojmë një pajisje mjekësore të emërtuar (Monitor Pacienti) e cila mat vlerat jetike të pacientit, si temperatura, oksigjenin në gjak, dioksidin e karbonit në gjak, pulsin, ritmin kardiak dhe në këtë mënyrë kjo shërben si një diagnostikimin primar ndaj pacientit” – thotë z.Mertenika.

Sipas tij, telemjekësia nuk është një shërbim shumë i kushtueshëm, por, sidoqoftë, në varësi të buxhetit mund të aplikohet në mënyra të ndryshme: e thënë ndryshe, sa më shumë të kushtojë, aq më i modernizuar është si shërbim. /monitor

The post Teknologjia dhe proceset e automatizuara po “zëvendësojnë” ikjen e punonjësve në emigrim appeared first on Albeu.com.