ikin Archives - Albeu.com

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema, lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj.

Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak”.

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit.

Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë”.

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai.

“Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj”.

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde”.

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE”.

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv”.

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit”.

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë”./ Nga Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen, BIRN

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, qindra “bluza të bardha” ikin nga Shqipëria
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024.

Vetëm në vitin 2022, Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë.

Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani.

Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj, pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se.

Shumica e vendeve europiane, po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategori të punonjësve shëndetësorë, për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës, të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër.

Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz.

Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65-vjeç e lart në BE, parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu.

Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së.

Këto zhvillime, do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar.

Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë.

Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër.

Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende, nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë, duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh.

Shumë vende po shohin si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë, si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë, mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit.Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor

The post Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë e infermierë, qindra “bluza të bardha” ikin nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë
Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65-vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.

Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65-vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë.

Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29-vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT, tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja, u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç).

Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Gati 82 mijë persona mbi 64-vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë./Monitor

The post Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë appeared first on Albeu.com.

EuObserver: 83% e qytetarëve duan të largohen nga Shqipëria pasi jetesa është shumë e shtrenjtë dhe e rrezikshme
Nga David L. Phillips dhe Besmira Manaj, EuObserver

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hodhi poshtë me zemërim keq-karakterizimin e shqiptarëve nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman si emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë, gjatë vizitës së tij në Londër.

Shqiptarët ikin nga vendlindja e tyre sepse kërkojnë një jetë më të mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

Por ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez. Shqiptarët përfaqësojnë rreth një të tretën e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë strehim në MB.

Në vitin 2020, 50 mbërritën me gomone. Në vitin 2021, kaluan 800. Në vitin 2022, mbërritën 12.301. Shumë janë meshkuj beqarë të rritur. Sipas të dhënave të Eurostat, shifrat përfaqësojnë rreth një përqind të meshkujve në moshë pune në Shqipëri.

Një hulumtim i Barometrit Ballkanik tregon se 83 përqind e qytetarëve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Ndërsa disa arratisen me çdo mjet, gati 50 përqind marrin një rrugë ligjore dhe aplikojnë për punë.

Në fakt, profesionistët e mjekësisë përbëjnë sektorin më të madh të shqiptarëve që kërkojnë një fillim të ri jashtë vendit. Një studente e mjekësisë që praktikonte jashtë vendit, na tha se u largua nga Shqipëria pasi nuk kishte fonde për të paguar qëndrimin e saj. Ajo shpjegoi se ishte thjesht e pamundur të kalosh tetë vjet pa të ardhura.

Ndërsa autokracitë u shembën në të gjithë Evropën Lindore në fillim të viteve ’90, shqiptarët kishin pritshmëri të mëdha se demokracia dhe ekonomia e tregut të lirë do të sillnin një jetë më të mirë. Por tranzicioni i Shqipërisë nga diktatura në demokraci ka qenë i pabarabartë dhe i paplotë.

Ekonomia shqiptare shpërtheu në vitin 1996, kur një skemë piramidale u shemb duke shkatërruar kursimet personale brenda natës. Mijëra shqiptarë u nisën për në Itali; shumë humbën në det. Shembja e skemës piramidale shkatërroi shpresat e tyre. Shumë shqiptarë ende po luftojnë me revolucionin e pritshmërive në rritje.

Ekonomia e Shqipërisë në dukje është rimëkëmbur. Horizonti i Tiranës, kryeqyteti i vendit, është i mbushur me kulla prej xhami dhe kromi. Pavarësisht një bollëku për të ngrënë me pesë yje, varfëria është ende endemike. Restorantet e bukura janë shumë të paarritshme për shumicën e shqiptarëve që mundohen në sektorin e bujqësisë.

Shumë banorë të fshatit kultivojnë kanabisin si një kulturë parash më fitimprurëse se shalqiri. Bandat kriminale kanë një prani të kudondodhur, duke eksportuar drogë në Europën Perëndimore. Këto banda lehtësojnë edhe udhëtimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Pasi shkojnë në Britaninë e Madhe, shpesh emigrantët ilegalë ngecin në botën e krimit. Paratë e lehta nga trafiku i drogës, armëve dhe qenieve njerëzore kanë gërryer vlerën e punës së palodhur dhe integritetit që përcakton karakterin e shqiptarëve.

Kultivimi i kanabisit është veçanërisht i përhapur në bastionet e Partisë Socialiste në pushtet.

Sfidat ekonomike të Shqipërisë u përkeqësuan nga pandemia e koronavirusit, e cila kufizoi të ardhurat nga turistët dhe investimet e huaja direkte. Ngadalësimi ekonomik nuk ndodhi vetëm në Shqipëri. Vendet me të ardhura të mesme u goditën më rëndë gjatë pandemisë.

Dyqane butikësh, fëmijë të kequshqyer

Treguesit makroekonomikë të Shqipërisë janë shqetësues me inflacionin e shfrenuar dhe papunësinë e përhapur. Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i të pasurve dhe jo i atyre që nuk kanë. Pabarazia është gjithnjë e më e dukshme me një hendek të madh midis ultra të pasurve dhe gjithë të tjerëve. Zyrtarët shqiptarë mburren me rritjen ekonomike të vendit, duke vënë në dukje rritjen e eksporteve dhe mbledhjen e taksave. Por këto shifra janë mashtruese sepse pasojnë vite të rënies ekonomike.

Tirana është plot me të pasur që përballojnë një gamë në rritje mallrash të importuara, ndërkohë që shumë fëmijë shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja.

Shumë shqiptarë kalojnë me pak dollarë në ditë. Punonjësit e sektorit publik dhe punëtorët e pakënaqur kanë dalë në rrugë për të protestuar për pagat e ulëta. Shumë janë detyruar të punojnë dy punë për të përballuar ushqimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Jeta në Shqipëri është thjesht e papërballueshme dhe e rrezikshme. Krimi i organizuar dhe nepotizmi janë të përhapur. Bizneset e paligjshme që tregtojnë ushqime, naftë, gaz dhe qenie njerëzore, përfaqësojnë një pjesë të madhe të ekonomisë së Shqipërisë. Niveli i lartë i korrupsionit minon meritokracinë dhe çon në mediokritet në administratën publike.

Nuk ka asgjë më demoralizuese për popullin shqiptar se kthimi demokratik mbrapa. PS ka një dekadë në pushtet dhe është atrofizuar pas kaq vitesh.

PS mund të mos kishte qëndruar aq gjatë në detyrë, nëse nuk do të ishte për opozitën e paaftë. PD, blloku më i madh opozitar, protestoi ndaj kushteve zgjedhore duke refuzuar të ulet në parlament. PD po ashtu nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore. Vendimi i saj për të bojkotuar institucionet ishte një gabim i madh, duke e privuar atë nga një zë dhe duke e bërë atë të parëndësishme në skenën politike.

Ndërsa përkeqësimi i situatës është nxitësi kryesor i emigrimit të paligjshëm, mosfunksionimi i Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit është gjithashtu fajtor. Kryeministri Rishi Sunak është i vendosur të kontrollojë situatën. Mbretëria e Bashkuar ka kthyer të paktën 500 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri në vitin 2023. Riatdhesimi i tyre dekurajon të tjerët të vijnë, duke ndihmuar në zbutjen e fluksit të emigrantëve të paligjshëm.

Ne e dimë se çfarë e dekurajon emigracionin ilegal. Në përputhje me masat e miratuara në samitin e BE-së javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar duhet të miratojë masat plotësueses; kontrolle të zgjeruara në kufi, duke përfshirë më shumë roje, infrastrukturë sigurie, mbikëqyrje dhe pajisje në kufi. Marrëveshjet shtesë me shtetet e treta do të ndihmonin gjithashtu në menaxhimin e problemit.

Shqipëria është një anëtare e NATO-s, një vend kandidat për në BE dhe vend i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm mysliman. Perëndimi mund ta ndihmojë Shqipërinë të ketë sukses nëpërmjet një partneriteti që fokusohet në parandalimin, ndërkohë që ndihmon në adresimin e shkaqeve rrënjësore të dëshpërimit. Bashkëpunimi ekonomik është pikënisja, e pasura nga masat për forcimin e institucioneve demokratike dhe demokracisë shumëpartiake në Shqipëri.

Perëndimi mund ta ndihmojë Shqipërinë, por Shqipëria duhet të marrë drejtimin për të ndihmuar veten.

*David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias dhe një anëtar i lartë i Institutit Mbretëror të Shërbimeve.

Besmira Manaj është kandidate për doktoraturë në universitetin Clermont Auvergne në Francë dhe konsulente në zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e mirë.

The post EuObserver: 83% e qytetarëve duan të largohen nga Shqipëria pasi jetesa është shumë e shtrenjtë dhe e rrezikshme appeared first on Albeu.com.