identifikimi Archives - Albeu.com

“Kush e njeh këtë djalë?”, Interpol kërkon ndihmë për identifikimin e fëmijës të gjetur në lumë një vit më parë (FOTO)
I mbështjellë me letër alumini dhe i hedhur në lumë, Interpol kërkon ndihmë për të identifikuar trupin e një fëmije Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e trupit të një djali mes moshës 5-6 vjeç i cili u gjet në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë.

Trupi u gjet në Maj 2022 në Bavari.

Interpol ka publikuar detaje të dosjes me shpresën se do të identifikohet emri i vogëlushit dhe do të përcaktohen “rrethanat misterioze të vdekjes së tij”. “Dikush, diku di diçka për këtë djalë”, thotë policia ndërkombëtare.

Grupi i hetimit ka vendosur të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të zbulojë nëse ka qenë viktimë e rrëmbimit, trafikimit apo dhunës.

Kjo është hera e parë që Interpol ka publikuar një njoftim “të zi” që kërkon informacion për një trup të paidentifikuar. Zakonisht këto njoftime qarkullojnë vetëm në rrjetet e Interpol në të gjithë botën.

Interpol thotë se trupi u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub dhe pas tij ishte lidhur një gur. Gjithashtu është publikuar një model i rindërtuar i fytyrës së tij.

Agjencia policore tha për “BBC” se është “e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për një kohë kaq të gjatë” dhe ka mundësi që të ketë ardhur nga një shtet tjetër.

Kjo çështje është pjesë e programit Identify Me dhe informacionit të publikuar për publikun që do të ndihmojë në zgjidhjen e “çështjeve të ftohta”. Identify Me u lançua në Maj 2023 në përpjekje për të identifikuar 22 gra të dyshuara si viktima të vrasjeve, me më shumë se 500 mesazhe dhe informacione të dhëna nga publiku.

The post “Kush e njeh këtë djalë?”, Interpol kërkon ndihmë për identifikimin e fëmijës të gjetur në lumë një vit më parë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

22 vrasje misterioze femrash në Evropë, Interpol kërkon emrat e viktimave
Sot Interpoli po përpiqet të identifikojë gjetjet dhe t’u japë viktimave një emër. Një histori që të kujton një thriller policor, por është plotësisht e vërtetë.

Policia në tre vende evropiane kërkon ndihmë për identifikimin e 22 grave të vrara, emrat e të cilave mbeten mister.

Trupat u gjetën në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani midis 1976 dhe 2019.

Një vrasje e pazbardhur e një gruaje në Amsterdam, e gjetur në një kosh me rrota në një lumë, nxiti lëvizjen e Interpolit, shkruan albeu.com.

Është hera e parë që grupi ndërkombëtar i policisë del publikisht me një listë që kërkon informacion për trupa të paidentifikuar.

Gruaja e gjetur në kosh në Amsterdam në vitin 1999 ishte qëlluar në kokë dhe gjoks.

Detektivja mjeko-ligjore Carina Van Leeuwen është përpjekur të zgjidhë misterin që kur iu bashkua ekipit në 2005.

Pasi kishin shteruar të gjitha përpjekjet, ajo dhe një koleg kontaktuan policinë në Gjermaninë dhe Belgjikën fqinje dhe mësuan për shumë vrajse të tjera dhe viktima ishin gratë, ende të paidentifikuara.

Të tre vendet përpiluan një listë me 22 gra që po përpiqeshin të zgjidhnin dhe i kërkuan Interpolit të publikonte detajet. Policia belge paraqiti shtatë raste, Gjermania gjashtë dhe Holanda nëntë.

Shumica e viktimave ishin të moshës nga 15 deri në 30 vjeç. Pa ditur emrat e tyre apo kush i vrau, policia thotë se është e vështirë të përcaktohen rrethanat e sakta të vdekjes së tyre.

Lista e plotë, e disponueshme në faqen e internetit të Interpolit, përfshin detaje rreth grave, fotografi të sendeve të mundshme identifikuese si veshje, bizhuteri dhe tatuazhe, dhe, në disa raste, rindërtime të reja të fytyrës dhe informacione rreth rasteve.

Zonja van Leeuwen thotë se gjetja e përgjigjeve në raste të tilla është jetike.

“Nëse nuk keni një emër, nuk keni një histori. Ju jeni thjesht një numër. Dhe askush nuk është një numër,” shpjegon ajo.

Në Holandë, pothuajse të gjitha trupat e paidentifikuar të grave duket se janë raste vrasjesh.

Në atë pjesë të Evropës, njerëzit mund të kalojnë shumë lehtë ndërmjet vendeve sepse ka kufij të hapur.

Rritja e migrimit global dhe trafikimi i qenieve njerëzore, ka bërë që më shumë njerëz të raportohen të zhdukur jashtë kufijve të tyre kombëtarë, thotë Dr Susan Hitchin, koordinatore e njësisë së ADN-së të Interpolit.

Mund ta bëjë identifikimin e trupave më sfidues dhe gratë janë “të prekura në mënyrë disproporcionale nga dhuna me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje, sulmin seksual dhe trafikimin”, thotë ajo.

“Ky operacion synon t’u kthejë emrat këtyre grave.”

Viktima numër një

Trupi i gruas së gjetur në kosh tani ndodhet në një varrezë në qendër të Amsterdamit.

Varri i saj është i vendosur pranë një linje treni dhe pas rreshtave të varreve me mbishkrime të personalizuara dhe lule të sapoprera.

Ajo ndodhet në një zonë për ata që nuk dihen emrat. Aty nga dheu dalin pllaka të vogla me fjalët “i vdekur i paidentifikuar”, shkruan albeu.com.

Gruaja u gjet kur një burrë vendas, Jan Meijer, doli me varkën e tij për të marrë një kosh me rrota që fqinji kishte parë duke notuar në lumin që rrjedh pranë shtëpisë së tij në periferi të kryeqytetit holandez.

Por kur iu afrua koshit, vuri re se ishte më i rëndë nga sa priste.

Si zjarrfikës, Jan kishte hasur kufomave edhe më parë.

Pas inspektimit më të afërt, ai vuri re se koshi ishte gozhduar dhe ishte i mbyllur. Ai e tërhoqi atë në breg dhe thirri policinë.

Kur koshi u hap, oficerët gjetën thasë me pluhur larës të grumbulluara mbi beton.

Ata e kthyen koshin përmbys dhe një trup ra në dysheme. Njëra nga duart ishte pjesërisht e mbështjellë me beton.

Ishte e pamundur të dallohej nga shikimi nëse personi ishte burrë apo grua, thotë ai.

Hetimi në atë kohë zbuloi se gruaja ishte ndoshta në mesin e të 20-ave dhe “pjesërisht evropiane perëndimore dhe pjesërisht aziatike”.

Hetimet më të fundit mjeko-ligjore, duke përdorur analizën e izotopit, e kanë ngushtuar vendin e saj të lindjes ose në Holandë, Gjermani, Luksemburg ose Belgjikë.

“E gjitha ka të bëjë me ushqimin që hani dhe ujin që pini, por edhe ajrin që thithni,” thotë zonja van Leeuwen për teknikën.

Në javët pas zbulimit të saj, policia publikoi detaje të veshjeve dhe këpucëve të saj dhe çfarë kishte veshur, por ata ende nuk ishin në gjendje ta identifikonin atë.

Detajet e asaj që u gjet me trupin janë lëshuar nga Interpoli si pjesë e operacionit “Identify Me”.

Ajo mbante një orë në ngjyrë ari në kyçin e djathtë të dorës dhe në kosh u gjet gjithashtu një çantë me printime prej lëkure gjarpri, shkruan albeu.com.

Në kosh u gjetën edhe rroba meshkujsh, policia beson se i përkisnin autorit. Ato përfshijnë një xhaketë me një simbol rrethor të kuq të qepur në të. Përpjekjet për të identifikuar simbolin çuan në rrugë pa krye.

Asnjë i dyshuar nuk u mor në pyetje apo u arrestua në lidhje me rastin dhe një stuhi fillestare e interesit të mediave u zhduk shpejt.

Por për ata që ishin atje ditën kur u gjet trupi, nuk ishte aq e lehtë të harronin gruan pa emër. Ata ende pyesin se kush ishte ajo dhe kujt mund t’i mungonte ajo.

“Të gjithë kishin dikë që i kishte munguar”

Kur detektivja Carina van Leeuwen vizitoi për herë të parë varrin e viktimës në vitin 2007 për të zhvarrosur eshtrat, ajo u ndje e tronditur dhe e trishtuar nga ideja që njerëzit të binin në errësirë ​​në vdekje.

Pronarja e varrezave e pyeti detektivin se çfarë planifikonte të bënte për “të gjithë të tjerët”.

Pikërisht atëherë ajo kuptoi përmasat e problemit me trupat e paidentifikuar

Detektivja Carina van Leeuwen

Identifikimi i të vdekurve u bë specialiteti i saj dhe ka vijuar me identifikimin e 41 personave të vdekur nga shkaqe të ndryshme.

Të gjithë trupat që ajo ka identifikuar kishin një gjë të përbashkët.

“Pavarësisht se sa kohë u desh për t’i identifikuar ata, të gjithë kishin dikë që i mungonte,” thotë ajo.

“Edhe nëse janë 25 vjet më vonë, njerëzit janë shumë të lumtur që kanë diçka që mund ta varrosin dhe t’i bëjnë nderimet e tyre.”

Operacioni “Identify Me”

Vetëm katër nga trupat që Carina ka ndihmuar për të identifikuar në Holandë ishin njerëz nga ai vend, prandaj ajo beson se puna me forcat e policisë përtej kufijve dhe ndërgjegjësimi më i gjerë i publikut është kaq i rëndësishëm.

Një nga rastet e Operacionit Identify Me është një grua e gjetur në Belgjikë me një tatuazh të veçantë të një luleje të zezë me gjethe jeshile dhe “R’NICK” të shkruar poshtë.

Ajo u gjet e shtrirë në një grilë në një lumë në Antwerp në vitin 1992. Policia tha se ajo ishte vrarë dhunshëm, por ata nuk e zbuluan kurrë emrin e saj.

Në një rast tjetër të vitit 2002, trupi i një gruaje u gjet në një klub në qytetin gjerman Bremen, i mbështjellë në një qilim dhe i lidhur me fije, shkruan albeu.com.

Interpoli thotë se shpreson që nxjerrja e listës publike të këtyre njoftimeve të zeza do të ndihmojë në nxitjen e kujtimeve dhe inkurajimin e njerëzve që të dalin përpara me çdo informacion që mund të kenë.

“Ndoshta ata do të njohin një vatë ose një veshje specifike që u gjet tek gruaja e paidentifikuar,” thotë Dr Susan Hitchin e Interpolit.

Në disa nga 22 rastet, forcat e policisë po përdorin teknologji që nuk ishte e disponueshme në kohën kur u gjetën trupat për të rritur shanset e tyre për identifikim.

Një rindërtim i ri i fytyrës së gruas në kosh në Amsterdam është prodhuar nga Dr Christopher Rynn, një artist mjeko-ligjor në Skoci.

Ai shpreson se imazhi i ri, i prodhuar duke përdorur softuer të avancuar kompjuterik për të rindërtuar fytyrën rreth kafkës, do të ndihmojë në zbulimin e pikave të reja./Albeu.com/

The post 22 vrasje misterioze femrash në Evropë, Interpol kërkon emrat e viktimave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale, KQZ: Do të hetojmë operatorët e identifikimit elektronik që tërhiqen, askush nuk do të tolerohet
Zgjedhjet lokale, KQZ: Do të hetojmë operatorët e identifikimit elektronik që tërhiqen, askush nuk do të tolerohet

Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelniku ju ka bërë thirrje operatorëve të identifikimit elektronik që të respektojnë angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve, në të kundërt nuk do të tolerohen.

Përmes një komunikimi për mediat Pelniku ka theksuar se ëshët vënë re tërheqje e operatorëve të identifimkimit elektronik në disa qendra, duke paralajmëruar e këto veprime do të hetohen dhe do të merrren masa.

“Bëj thirrje se cdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik qoftë edhe në një qendër nuk do tolerohet nga KQZ.

KQZ ka mundësi të verifikojë cdo veprim të tillë. I bëj thirrje operatorëve se kanë detyrim ligjor të respektojnë angazhimin e marr përsipër prej tyre. Të paraqiten në qendrën e votimit dhe të qëndrojnë deri në fund procesin.

Deri sot kemi 5100 qendra votimi me operatorë teknikë, që janë trajnuar. Qendrat e tjera nuk ka qenë e mbuluar për shkak se nuk ka patur aplikime. Ka patur raste të tërheqjes së operatorëve.

Cfarëdo lloj tërheqje është kosto për KQZ. I apeloj të shmangin akte të papërgjegjshme, i siguroj se e kemi mundësi të hetojmë arsyet e tërheqjes dhe do i shkojmë deri në fund”, u shpreh Pelniku.

The post Zgjedhjet lokale, KQZ: Do të hetojmë operatorët e identifikimit elektronik që tërhiqen, askush nuk do të tolerohet appeared first on Albeu.com.