ibrahimovic Archives - Albeu.com

Igli Tare i hap punë pronarit dhe Ibrahimoviç, takim i papritur në Austri për të ardhmen e Milanit
Pronari i Milanit, Xherri Kardinale, bashkë me këshilltarin e tij Zlatan Ibrahimoviç, ishin dje në Vienë për t’u takuar me Ralf Rangnik. Në Itali aludohet se Rangnik mund të jetë drejtori sportiv i ardhshëm.

Largimi i Igli Tare dhe Alegrit, u ka hapur kuqezinjve punë. Për postin e trajnerit preferohet Andoni Iraola, por për këtë të fundit janë të interesuar edhe klube nga Premier Ligë.

Sezoni i suksesshëm me Bornmuth, ka bërë që Iraola të ketë vëmendjen e tij. Rangnik ndërkohë është aktualisht trajner i Austrisë.

Në vitin 2020, Rangnik përflitej si pasues i Stefano Piolit. Ishte Maldini që kundërshtoi dhe më pas erdhi suksesi.

Rangnik ka kontratë deri në fundin e korrikut me Austrinë. Edhe si drejtor sportiv punonte më parë.

The post Igli Tare i hap punë pronarit dhe Ibrahimoviç, takim i papritur në Austri për të ardhmen e Milanit appeared first on Albeu.com.

Zbulohen detaje të reja nga gazetarja pranë Milanit: Ibrahimoviç nuk duronte Taren, vetëm ai festoi kur…
Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.

Monika Kolombo, ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit.

Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.

“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.

Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duronte asnjërin prej tyre”, shkruan gazetarja italiane.

Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.

The post Zbulohen detaje të reja nga gazetarja pranë Milanit: Ibrahimoviç nuk duronte Taren, vetëm ai festoi kur… appeared first on Albeu.com.

Ibrahimoviç përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit, zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani
Vetëm Zlatan Ibrahimoviç, nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ish-sulmuesi suedez është në prapaskenë të shkarkimeve që shkaktuan “tërmet” dje te kuqezinjtë.

Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada, u larguan menjëherë dje pas deklaratës zyrtare të “RedBird”.

Prapaskenat e zbuluara së fundmi.  tregojnë se disa shkarkime ishin përgatitur.

Për Taren ishte thënë prej ditësh, që do të bëhet i sakrifikuari i parë. Sa i përket trajnerit Alegri, rezulton që përplasja me Ibrën i kushtoi shtrenjtë.

Shkarkimet ishin përgatitur duke qenë se javën e kaluar u mbajt një takim sekret me Andoni Iraola. Trajneri i Bornmuth shfaqet aktualisht si alternative kryesore për të pasuar Alegrin.

The post Ibrahimoviç përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit, zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani appeared first on Albeu.com.

Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët
Zlatan Ibrahimovic ka dhënë intervistën e tij të parë të madhe në gjuhën boshnjake, në emisionin “(Ne)uspjeh prvaka” në “Arena Sport”, ku në një bisedë të hapur me Slaven Bilic ka prekur temat e fëmijërisë së tij në Suedi dhe ndikimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ibrahimovic u rrit në Rosengard të Suedisë dhe, ndonëse babai i tij dhe një pjesë e madhe e familjes vijnë nga Bosnja, ai thekson se nuk pati shumë kontakt të drejtpërdrejtë me luftën dhe agresionin që ndodhnin atje.

Sipas tij, lufta nuk pati ndikim të madh në mënyrën se si u rrit, por gjithsesi ai veçon dy situata që i kanë mbetur në kujtesë nga ajo periudhë.

“Në atë Rosengard ishim të gjithë bashkë. Për ne ishim të gjithë njësoj: boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… Nuk kishte rëndësi nga vije, kishim respekt për njëri-tjetrin. Pastaj filloi lufta. Në ato vite nuk lexonim gazeta, unë as telefon nuk kisha. Kisha një televizor, por nuk shikoja lajme”.

“Gjithçka që ndjeva ishte se babai im ishte gjithmonë në telefon. E kuptova se po fliste me familjen në Bosnje, për t’i ndihmuar. Unë shkoja te nëna ime, zakonisht shkoja atje për të ngrënë. Ata jetonin afër, pesë minuta larg, për hir të fëmijëve. Një ditë shkova te nëna ime dhe të gjithë ishin veshur me të zeza”.

“I pyeta pse ishin të gjithë me të zeza dhe më thanë të dilja jashtë, të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin. Gjyshja ime kishte vdekur në luftë. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë”.

Ibrahimovic zbulon edhe një tjetër moment kur e ndjeu se lufta në rajonin tonë kishte lënë gjurmë, këtë herë përmes ndryshimit të mentalitetit te refugjatët që mbërrinin në Suedi.

“Babai im më bënte të luaja futboll. Më linin jashtë që të mos ndieja çfarë po ndodhte. Pastaj erdhën refugjatët në Suedi dhe ata kishin një mentalitet tjetër. Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ishte ndryshe”.

“Në kokën time ishte ndryshe, për mua ishte Jugosllavia. I kisha të gjithë shokët dhe nuk shihnim kush ishte kush, por ata ishin shumë ndryshe. Luftonim me ta. Nuk e pranonin që gjithçka të ishte kaq e përzier. Për mua ishte ndryshe”

The post Ibrahimovic flet për luftën në Bosnjë: Luftuam së bashku me refugjatët, ishim të barabartë me shqiptarët, boshnjakët e kroatët appeared first on Albeu.com.

Milani në kaos pas eliminimit, Ibrahimoviç zbulon vendimin për të ardhmen e Konseisaos: Dje na mungoi maturia
Milani është zhytur në kaos pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, në një turne ku dukej se mund të bënte hapa të rëndësishëm për t’u afirmuar edhe në arenën ndërkombëtrae. Por dështimi në shtëpi përballë Fejenord mund të dëmtojë klubin dhe të lërë pasoja.

Që tani flitet për fund cikli dhe largimin e emrave që kanë qenë pjesë e Milanit në vitet e fundit si Teo Hernandez, teksa ka dyshime edhe për vazhdimin e kontratës së Serxho Konseisaos i cili ka firmosur deri në fund të këtij edicioni me të drejtën e zgjatjes deri në verën e vitit 2026.

Por në këtë moment, duket se trajneri nuk është në rrezik, të paktën sipas asaj që ka thënë Zlatan Ibrahimoviç në momentin kur i është dorëzuar “Tapiri i Artë” nga emisioni satirik “Striscia la Notizia”.

“Konseisao po bën mirë, që kur ka ardhur, gjërat kanë ndryshuar. Nuk jemi ende në 100%, por po përmirësohemi. Ai ka besimin tonë të plotë”, tha Ibrahimoviç, i cili është këshilltari i “Red Bird”, më saktësisht i plotfuqishmi në klubin kuqezi.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe inatosur, ky Tapir është i merituar. Dje nuk ishte një moment pozitiv. Dje na mungoi maturia, por tani objektivi është të qëndrojmë të bashkuar si grup për kampionatin dhe Kupën e Italisë”, tha Ibrahimoviç.

The post Milani në kaos pas eliminimit, Ibrahimoviç zbulon vendimin për të ardhmen e Konseisaos: Dje na mungoi maturia appeared first on Albeu.com.

Ibrahimovic i dhuron vetes një Ferrari të ri
Tani është pothuajse një takim i përhershëm. Një dhuratë, një kënaqësi që Zlatan Ibrahimovic i bën vetes çdo vit për ditëlindjen e tij, pra një makinë e re plot shkëlqim.

Këtë herë, ish-futbollisti që fryu 43 qirinj, ka vendosur “të surprizojë” veten me një supermakinë, Ferrari SF90 XX Spider, i cili shtohet në koleksionin e tij të  makinave.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”. Teksti konciz nën postimin në të cilin drejtuesi i Milanit ndan imazhin e makinës së tij me një ngjyrë të zezë dhe detaje të kuqe.

I prodhuar në vetëm 599 copë, SF90 XX Spider mburret me një motor hibrid 1030, një V8 me turbo dyfishtë dhe tre motorë elektrikë.

The post Ibrahimovic i dhuron vetes një Ferrari të ri appeared first on Albeu.com.

Boban thumbon: Ibra? Nuk e kuptoj rolin e tij
“Fatkeqësisht ne jemi ende në gjyq, por sigurisht që mund të flasim për kuqezinjtë. Për mua Milani është gjithmonë Milan”.

Zvonimir Boban nuk harron të shkuarën e tij dhe, pavarësisht përfundimit të stuhishëm, rikthehet të flasë për klubin që e bëri të madh në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello sport.

Dhe ai nuk përmbahet të kritikojë kuqezinjtë për disa zgjedhje:

“Ibra është një gjeni dhe ai na dha një dorë të madhe kur vendosi të kthehej. Megjithatë, duke thënë këtë, nuk e kuptova rolin e tij, çfarë aftësish dhe përgjegjësish ka për të qenë në gjendje ta gjykojmë atë”.

“Shpresoj se ai e ka kuptuar. Sepse në fund do të jetë ai që do të gjykohet, jo Moncada. Skuadra që fitoi titullin dhe arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve u shpërbë dhe në vend të kësaj mund të ishte ndërtuar shumë mbi këtë bazë. Për mua ishte një gabim i madh”.

The post Boban thumbon: Ibra? Nuk e kuptoj rolin e tij appeared first on Albeu.com.

Ibrahimoviç “shkund” Milanin
Zlatan Ibrahimoviç ka humbur qetësinë pas humbjes së skuadrës me Parmën. Ai u ka kërkuar futbollistëve që të reagojnë dhe të bëjnë kthesën e menjëhershme. Sidomos Leao dhe Theo duhet të rimarrin drejtimin e skuadrës.

Këshilltari i lartë i klubit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk e pranon aspak një nisje të tillë të skuadrës. Suedezi ka zhvilluar një bisedë me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke shkëmbyer mendime me ta për situatën ku ndodhet Milani. Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë në dy ndeshjet  e para të Serisë A dhe humbja me parmën është e papranueshme. Edhe pse ka qenë tepër i zemëruar, Ibra është munduar të mos e shfaqë dhe të shprehet vetëm me fjalë, pa britma.

Por konteksti ishte i qartë: “Cilësia është aty, ekipi është i kompletuar, tani duhet të motivoheni”. Për Ibrën grupi është në nivel dhe ka fituar personalitet, merkato do të shtojë vetëm ndonjë përmirësim. “Kemi nënshkruar me lojtarë me karakter, që sjellin diçka ekstra edhe nga pikëpamja njerëzore”.

Ibra vazhdon të nënvizojë se lojtarët duhet të luajnë me mend. Për tifozët e Milanit, e sidomos për Zlatanin të luash për këtë fanellë duhet të jetë një burim krenarie. Të gabosh ndaj këtij qëndrimi është e papranueshme. Ashtu si trajneri Fonseca edhe Ibra kanë theksuar faktin se problemi është serioz.

Skuadra nuk formon një front të përbashkët dhe nuk është gati të sakrifikojë. Shumë individë nuk kanë vepruar për të ndihmuar shokun e skuadrës. Ibra duket se nuk i është drejtuar askujt në veçanti, por Theo dhe Leao janë në mënyrë të pashmangshme marrësit kryesorë të apelit të tij motivues.

Talenti nuk është gjithçka, në fakt nuk është asgjë pa e vërtetuar atë në fushë. Ibra e di këtë më shumë se kushdo. Dhe ai ia kujtoi ekipit këtë. Sidomos Leao dhe Theo duhet të marrin në dorë drejtimin e skuadrës.

The post Ibrahimoviç “shkund” Milanin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nis nata e parë e “Sanremo 2024”, Ibrahimovic befasia e mbrëmjes në festival
Në mbrëmjen e parë të “Sanremo 2024” ka ardhur si një mysafir i papritur, Zlatan Ibrahimovic për të mbrojtur Amadeus nga tentimi për të prezantuar festivalin edhe në vitet e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Milanit u kthye në skenë në festivalin e muzikës dhe nuk mundi të rezistonte pa shkëmbyer disa batuta me prezantuesin Amadeus, një tifoz i njohur i Interit, shkruan SempreMilan.

Pas pjesëmarrjes së tij të parë në festival tre vjet më parë, Ibrahimovic ishte prezent sërish në skenë të martën, dhe kësaj here prezenca e tij nuk ishte paralajmëruar.

Pak pas fillimit të mbrëmjes së parë të edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Ibrahimoviç bëri hyrjen e tij në Teatrin “Ariston”, duke u bërë menjëherë protagonist i një skeçi me Amadeusin.

Ish-sulmuesi suedez ishte i listuar si mysafir së bashku me gruan e tij, të ulur në rreshtin e parë, por ai mori pjesë aktivisht në mbrëmje, duke i dhënë vetes pesë minuta në skenë përpara se të merrte vendin e tij.

“Çfarë bën këtu?”, pyet Amadeus, i befasuar nga ish-sulmuesi i Milanit teksa hyri në teatër.

Pas shpërndarjes së imazheve të tij, të shoqëruara nga një temë muzikore personale të luajtur nga orkestra, ai i kujton se: “Ti je drejtori artistik i vërtetë? Pra e di gjithçka për këtë teatër… Pra, trego më si të ngjitem atje në vendin tim?”.

https://youtu.be/2VwFaxVxzTI

Megjithëse Zlatan nuk është i pari në klasifikim, Amadeus, duke iu referuar Milanit të tij, i përgjigjet me ironi: “Edhe pse nuk je i pari në klasifikim, të kam vendosur një vend në rreshtin e parë”.

Pavarësisht diskutimeve për vendet e uljes, Zlatan nuk humbet qëllimin kryesor përse ka ardhur në Sanremo, të cilin është për ta mbrojtur nga joshja për të drejtuar edhe festivalet e ardhshme: “Nëse të shoh të lodhur, kërkoj ndërrimin, sepse këtu jashtë ka radhë të moderatorëve”.

“Sanremo 2024” supozohet të jetë festivali i fundit i drejtuar nga Amadeus, i cili ka qenë gjithashtu drejtor artistik për pesë vjet, por, ndërsa ai pritet të largohet, RAI tashmë i ka kërkuar publikisht të qëndrojë të paktën për një vit tjetër.

The post VIDEO/ Nis nata e parë e “Sanremo 2024”, Ibrahimovic befasia e mbrëmjes në festival appeared first on Albeu.com.

Ibrahimovic dhe shakaja në Sanremo për presidentin e Italisë: Sa gola ka shënuar?
Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuari surprizë në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos 2024. Pas një shkëmbimi argëtues batutash me prezantuesin Amadeus, ish-futbollisti donte të ulej aty ku ishte ulur presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella një vit më parë.

“Por atje është ulur vetëm ai”, kundërshtoi Amadeus. “Pse sa gola shënoi?”, tha Ibra me shaka dhe më pas u ul në rreshtin e parë: “Por nëse të shoh të lodhur do të telefonoj zëvendësuesin, ka një varg prezantuesish këtu”, tha sërish suedezi.

The post Ibrahimovic dhe shakaja në Sanremo për presidentin e Italisë: Sa gola ka shënuar? appeared first on Albeu.com.