Ibrahimaj Archives - Albeu.com

Tensione në Kuvend, përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt: Mbylle gojën je e korruptuar!
Një debat është regjistruar mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë seancës plenare në Kuvend.

Pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e cila u shpreh kundër projektligjit për procedurën e ndërtimit të porteve publike, ministrja Ibrahimaj tha se është kjo qeveri që ka rritur të ardhurat në vend e ka zhvilluar sektorin e turizmit.

Ibrahimaj: Filozofia e qeverisjes që ju shani, është ajo që ka mbështetur sektorin e turizmit që të shumëfishojë numrin e turistëve dhe numrin e të ardhurave, vendet e punës dhe bizneset turistike. Është ajo filozofi që kur ka marrë mandatin ka performuar me rritje ekonomike. Është ajo filozofi që ka bërë që borxhi të reduktohet nga viti në vit. Është ajo filozofi që e sjell dhe këtë ligj që bën, redukton kohën e ofrimit të një shërbimi për biznesin. E pse një bizës ka interes që të zhvillojë një projekt që kategorizohet si investohet si investim strategjik ,duhet ta refuzojmë se duhet të bëjë një tjetër procedurë për marinë e një tjetër për investimin strategjik.

Tabaku iu përgjigj duke thënë se ligjet e ardhura nga mazhoranca favorizojnë oligarkët.

Tabaku: Ajo që unë thashë është që ky model ekonomik ka sjellë atë që filozofi qeverisë i ka bërë ekonomisë. Filozofia qeverisëse ka ulur bujqësinë më të ulët të mundshëm. Ka zhvlerësuar euron, ka kriminalizuar ekonominë. Miraton për 10 orë 17 VKM për inverenatorët e për 10 orë sjell ligje që mbrojnë interesat e oligarkëve. Ministrja të na thotë interesat e kujt mbron sot me ligjin e porteve turistike. Këto përrallat që vijnë me mesazhe jemi mësuar, kanë ikur e kanë ardhur të tjerë me radhë, siç do iki ministrja për tu mos u kthyer më kurrë.

Ibrahimaj: Unë në nder të pozicionit që mbaj, nuk angazhohem në debate që prekin personalisht një deputet, ministër apo individ në seancë. Më vjen zor që një deputete me një eksperiencë kaq të gjatë, bën aludime që janë të pavend. Ajo filozofi qeverisëse që ne kemi lënë pa punë mijëra njerëz, nuk janë të bazuara në fakte. Faktet tregojnë që papunësia ka rënë. Struktura e ekonomisë ka ndikuar që apo vende pune që janë me kosto të ulëta po transformohet në vend pune me paga më të larta.

Pas kesaj, nga vendi ndërhyu kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi akuza ndaj Ibrahimajt, duke i thënë se është e korruptuar dhe se duhet të mbyllë gojën.

Bardhi: Mbylle gojën. Je korruptuar, mos ofendo koleget deputete.

Ibrahimaj: Ti nuk guxon te me thuash mua, mbylle gojen. Nuk guxon.

The post Tensione në Kuvend, përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt: Mbylle gojën je e korruptuar! appeared first on Albeu.com.

Ministrja Ibrahimaj flet për hakërrimin e institucioneve nga iranianët: Dëmet janë të riparueshme, nuk mund t’i ndalim dot sulmet kibernetike
Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”, nuk kanë shkaktuar dëme të pariparueshme, por ato nuk mund të ndalen përveçse të përmirësohet teknologjia për të shmangur dëmet.

Kështu u shpreh sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, duke iu përgjigjur interesit të mediave.

Teksa njoftoi edhe miratimin e një projektligji të ri në Qeveri që lidhej me sigurinë e të dhënave personale dhe mbrojtjen kibernetike, ajo tha se “e rëndësishme është që nuk ka dëme të riparueshme nga këto sulme”.

“Nuk ka pasur dëme të pariparueshme në sisteme, nuk janë marrë të dhëna. E rëndësishme është se nuk ka dëme të pariparueshme. Qëllim është vëzhgimi dhe kontrollimi i të gjitha sulmeve kibernetike në vazhdim. E ardhmja është dixhitale. Infrasktruktura e ngritur në kohë rekord që nga sulmi i parë iranian vite më parë është infrastrukturë me nivel të lartë. Por ne nuk mund t’i ndalojmë dot sulmet kibernetike, kjo sa i përket sigurisë kibernetike, por ne mund të monitorojmë dhe parandalojmë që të mos ketë dëme të riparueshme”, tha Ibrahimaj mes të tjerash.

E pyetur për sulmin ndaj AKSHI-t, ku është raportuar se janë vjedhur një sasi e madhe e të dhënave personale të qytetarëve por dhe institucioneve, Ibrahimaj e mohoi, duke deklaruar se deri tani nuk ka konkluzion zyrtar dhe penal nga Prokuroria dhe Gjykata se këto të dhëna janë përdorur nga keqbërësit.

“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat është një opinion. Nuk jam në dijeni të këtij informacioni nga ana e Prokurorisë dhe kur Prokuroria e Gjykata të dalë me një qëndrim atëherë do kemi opinion të plotë.

Monitorimi është i vazhdueshëm, sulmet janë gjithmonë me instrumente të reja teknologjike dhe ne jemi të fokusuar këtu, që të mos ketë goditje të pariparueshme”, tha ministrja socialiste.

The post Ministrja Ibrahimaj flet për hakërrimin e institucioneve nga iranianët: Dëmet janë të riparueshme, nuk mund t’i ndalim dot sulmet kibernetike appeared first on Albeu.com.

Çmimet e karburanteve/ Ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë situatën për abuzimet, s’jemi në kushtet për të ngritur Bordin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në bashkëbisedimin me furnizuesit e naftës, tha se është verifikuar se ka rezerva ligjore të detyrueshme për karburantet, si edhe kanale furnizimi.

Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve dhe produkteve, të cilat janë nën monitorim për të shmangur abuzimet.

“Shqetësimi kryesor i dytë lidhet me çmimet. Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve në tregun e karburanteve, por s’jemi të përqendruar vetëm aty. Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve në tërësi që të sigurohemi që nuk do të ketë abuzime nisur nga një situatë e paqartë në tregun e karburanteve”, tha ministrja.

Ajo shtoi se ndërsa në botë çmimet e karburanteve janë rritur deri në 40%, në Shqipëri rritja është 10-15%.

“Gjykojmë se nuk jemi ende në kushtet për të ringritur Bordin ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse ka luhatje në marzhet e fitimit, do të futemi në atë regjim pasi qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit”, tha Ibrahimaj.

The post Çmimet e karburanteve/ Ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë situatën për abuzimet, s’jemi në kushtet për të ngritur Bordin appeared first on Albeu.com.

Ibrahimaj: “e-Albania 2.0”, shërbime digjitale edhe për pushtetin vendor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKShI), Igli Tafa.

Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj, e vuri theksin te roli strategjik i Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në transformimin digjital të vendit.

Ministrja vlerësoi punën e deritanishme të AKShI-së, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri dhe një histori suksesi në ofrimin e shërbimeve publike online.

“AKSHI përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme për qeverisjen moderne. Arritjet në digjitalizimin e shërbimeve publike janë një krenari për vendin tonë dhe një dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit. Shqipëria sot renditet ndër vendet me nivel të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike, falë një pune të qëndrueshme dhe vizioni afatgjatë”, u shpreh ministrja.

Duke u ndalur te prioritetet për periudhën në vijim, ajo theksoi se objektivat për vitin 2026 janë ambicioze dhe kërkojnë vijimësi të ritmit të lartë të punës.

Fokus i veçantë do të jetë zhvillimi i platformës “e-Albania 2.0”, me shtrirje të plotë edhe në pushtetin vendor, si dhe ofrimi i shërbimeve proaktive të bazuara në ngjarje jetësore, me qëllim reduktimin e procedurave dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët dhe bizneset.

Një tjetër prioritet madhor mbetet modernizimi i portalit të prokurimeve publike, si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, efikasitetit dhe integritetit në menaxhimin e fondeve publike.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se transformimi digjital nuk është vetëm një proces teknologjik, por një reformë thelbësore që rrit cilësinë e shërbimeve, ul kostot administrative dhe forcon besimin e qytetarëve te institucionet.

The post Ibrahimaj: “e-Albania 2.0”, shërbime digjitale edhe për pushtetin vendor appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të banesave/ Ministrja Ibrahimaj: Do t’u vijmë në ndihmë për blerjen e shtëpive, ja plani që kemi për çiftet e reja
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen e banesave.

Ibrahimaj deklaroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm, do të vendohet 300 mln euro në dispozicion për ndërtimin e apartamenteve me çmime të përballueshme.

“Çmimet e banesave janë rritur, një çift i ri shqiptar që nuk ka banesë në pronësi duhet të marrë kredi dhe do i duan 20 vite për ta shlyer, si në të gjitha vendet e botës, por ata që janë i kanë banesat ekzistuese i janë rritur të ardhurat sepse iu është dyfishuar apo trefishuar vlera e apartamenteve. Që pagat janë rritur ky është fakt, nuk ka kontestim.

Ne vetëm që kemi në plan tu vijmë në ndihmë të rinjve për blerjen e banesave, bashkitë japin kredi të buta, një program që financohet nga bashkitë dhe një akuzë nga enti rregullator i banesave. Ka të paktën 2 vite që qeveria ka një program për kredi të buta për punonjës të administratës. Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme. Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni.

Kur kemi hartuar programin kemi bërë analizat financiare, ekonomike e buxhetore, që të mos fusnim elementë që nuk mund t’i përmbajmë. Nëse shpenzojmë më shumë se sa kemi mundësi përfundojmë në kolaps, kemi arritur mbas shumë vitesh që të kemi një balancë pozitive, ne shpenzojmë aq sa mbledhim të ardhura, është tregues i rëndësishëm, na bën të jemi të besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha ajo.

The post Rritja e çmimit të banesave/ Ministrja Ibrahimaj: Do t’u vijmë në ndihmë për blerjen e shtëpive, ja plani që kemi për çiftet e reja appeared first on Albeu.com.

VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e saj.

Përmbajtja e kërkesës, drejtuar Gjykatës, të cilën Zëri i Amerikës e disponon, tregon se Prokuroria është mjaftuar vetëm me dëshmitë e personave të përfshirë.

Por pavarësisht deklarimeve kontradiktore të dy personave të përplasur me njeri tjetrin, prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime të tjera.

Ngjarja, e cila doli në dritë fundjavën e shkuar, vetëm pas publikimit në media, u mbajt e mbuluar nga heshtja e institucioneve, ndonëse në të ishte përfshirë një zyrtar i lartë dhe bashkëshorti i një anëtareje të kabinetit qeveritar, e cila në detyrën e mëparshme e kishte patur zotin Koshaj në varësi direkte.

Drejtori i Agjencisë, Koshaj, i cili ka bërë kallëzimin në polici, ka rrëfyer se “më datë 20.11.2023, rreth orës 09:30, ka qenë duke ecur, kur nga një lokal ka dalë Andri Ibrahimaj, i cili fillimisht e ka kërcënuar dhe kanosur me fjalë ofenduese, i ka kërkuar të futeshin brenda në lokal dhe të sqaroheshin, por ai nuk ka pranuar.

Aty janë afruar disa njerëz të tjerë për t’i ndarë, pasi ishin duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Në këtë moment Ibrahimaj, ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës në dukje, dhe me të e ka goditur në drejtim të brinjëve, në krahun e majtë dhe në pjesën e fund shpinës.

Ai tregon se dëmtime dhe dhimbje ndjen në pjesën e bërrylit të djathtë, kaviljes dhe në pjesën e fundshpinës dhe për shkak të goditjes i është çarë dhe xhupi”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Dëmtimet që ai ka marrë janë vërtetuar dhe nga një akt i ekspertimit mjeko-ligjor sipas të cilit “janë konstatuar dërmishtje në pjesën e fundshpinës, me ngjyrë disi mavi, me përmasa 3 x 3 cm, të shkaktuara me mjet mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tilla, hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë për punë në masën deri 9 (nëntë) ditë”.

Një version të ndryshëm në prokurori ka ofruar nga ana e tij bashkëshorti i ministres.

“Më datë 20.11.2023 ai tregon se ka qënë duke pirë një kafe te një lokal ngjitur me punën e tij. Rreth paradites së kësaj dite, rreth orës 10:00-11:00 telefonon Eri Koshaj duke e ofenduar në telefon dhe duke kërkuar se ku ndodhej, sepse donte ta takonte.

Ai i ka thënë se është te puna, pranë pazarit të ri. Pas rreth 30 minutash sqaron se Koshaj ka ardhur i shoqëruar me një person tjetër, trupmadh të cilin nuk e njeh dhe ishte hera e parë që e shikonte. Ka dalë nga kafja, është drejtuar për tek ata, të cilët e prisnin në rrugë.

Sa ka shkuar te ky person, ka filluar përsëri me ofendimet, duke e tërhequr dhe kërkuar “hajde dalim nga rruga” me ofendime nga familja me fjalë banale. Aty u konfliktuan të dy fizikisht, u goditën me njëri-tjetrin me grushta.

Ai sqaron se gjatë kësaj kohe janë rrëzuar të dy përtokë dhe aty ky shtetas mund të jetë vrarë, a dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, ku ka bërë kallëzim. Ai pretendon se edhe vetë kur është rrëzuar në tokë është vrarë nga këmbët dhe gjunjtë”, shkruhet në kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes.

Versioni i zotit Ibrahimaj, mbështetet dhe nga Eriklein Mance, kuzhinieri i lokalit të tij, me të cilin ai ka qenë duke pirë kafe “kur kanë ardhur dy persona për ta takuar. Njëri prej tyre e tërheq Andrin dhe fillojnë dhe shtyhen e konfliktohen duke u rrëzuar përtokë. Personi që ka filluar konfliktin ka sharë me fjalë banale edhe gjatë largimit. Ai sqaron se Andri nuk ka pasur mjet prerës thikë”. Ndërsa zoti Ibrahimaj nuk ka dhënë ndonjë shpjegim mbi arsyet përse sipas tij, zoti Koshaj e kishte ofenduar dhe kishte kërkuar të sqarohej me të, vetë Drejtori i Agjencisë e lidh këtë me detyrën që ai mbulonte.

Sipas Koshajt, bashkëshorti i ministres “e ka shqetësuar dhe më parë, ku i kërkonte të sqaroheshin përballë, pasi pretendon se për shkak të pozicionit të punës, Koshaj është bërë shkak për mosrinovimin e kontratës së punës të një shokut të tij, Olsi Mëneri.

Shtetasi Koshaj ka deklaruar se nuk ka dijeni për këtë pjesë, pasi është pozicion që përzgjidhet nga një Këshill Mbikëqyrës. Për shkak të detyrës që ka ky shtetas ka deklaruar se shtetasi Andri Ibrahimaj, i ka krijuar shqetësim dhe stres prej një viti e në vazhdim”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Ajo që bie në sy është se përballë këtyre deklarimeve kontradiktore, Prokuroria, apo edhe Policia, të paktën sipas përmbajtjes së kërkesës drejtuar Gjykatës, nuk rezulton të kenë ndërmarrë veprime për të verifikuar versionet e ndryshme.

As të jenë mbikqyrur kamerat në zonë, as të jenë verifikuar tabulatet telefonike për të parë nëse Koshaj kishte telefonuar apo jo Ibrahimajn, sipas variantit të këtij të fundit, apo për të vërtetuar pretendimin e Koshajt se bashkëshorti i ministres e shqetësonte prej një kohe të gjatë.

Të paqarta janë dhe afatet e gjatë kohore të procedurave të ndjekura, si nga policia ashtu dhe nga prokuroria. Policia, siç e pranoi dhe vetë, në një deklaratë zyrtare të premten, kur ngjarja u bë për herë të parë publike në media, ka bërë referimin në Prokurori, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” më 4 dhjetor, 13 ditë nga momenti i kallëzimit nga ana e zotit Koshaj.

Ndërsa Prokuroria vetë ka rregjistruar procedimin penal, 24 ditë më vonë, më 28 dhjetor. Njohës të fushës, e konsiderojnë këtë periudhë kohore tejet të gjatë, për më tepër kur bëhet fjalë për një referim të policisë dhe jo një denoncim rutinë.

Aq më tepër, që në këtë periudhë, nuk rezulton, të paktën sipas asaj që është shpjeguar në kërkesën drejtuar Gjykatës, që kjo hapësirë kohore të jetë përdorur për të kryer ndonjë verifikim të nevojshëm për të vendosur rregjistrimin, ose jo të procedimit penal.

Pikëpyetje ngrihen dhe mbi faktin që zoti Ibrahimaj, i kallëzuar nga zoti Koshaj, është marrë në pyetje “në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale”, vetëm më 5 janar të këtij viti, gati një muaj e gjysëm pas ngjarjes.

Pikëpyetjet shtohen dhe nga përplasja e deklaratave mes Prokurorisë dhe Policisë, për momentin e marrjes në pyetje. Ndërsa Prokuroria në shkresën e saj zyrtare drejtuar Gjykatës jep datën 5 janar, policia dha një tjetër version, sipas të cilit duket se marrja e deklarimeve, ka ndodhur para se ajo të bënte referimin në Prokurori në fillim të dhjetorit.

“Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal, i është marrë deklarim shtetasve A.I. (Andri Ibrahimaj), E. M. (Eriklein Mance) e O. M. (Olsi Mëneri) dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit Andri Ibrahimaj”, shpjegonte të premten policia në deklaratën e saj.

Sipas Prokurorisë, edhe dy personat e tjerë të përmendur në deklaratën e policisë, janë marrë në pyetje po në datën 5 Janar.

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për veprën “Goditje për shkak të detyrës”, pasi sipas saj Drejtori Koshaj “në momentin që ka ndodhur konflikti, nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij” dhe se “motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Mëneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në Institucionin që drejton Eri Koshaj, përveç deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera”.

Në mbështetje të kësaj kërkese, Prokuroria sjell dhe bisedat në aplikacionin WhatsApp mes zotit Koshaj dhe mamasë së zotit Ibrahimaj, vjehrrës së ministres, Teuta Rino. Komunikimet e tyre me mesazhe, janë ruajtur nga zoti Koshaj i cili i ka dorëzuar ato në Prokurori.

“Nga leximi i përmbajtjes së tyre, rezulton se shtetase Teuta Rino bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje, duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti, se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë”, shkruhet në aktet e Prokurorisë.

Por përmbajtja e këtyre komunikimeve, jep një version të ndryshëm të njohjes mes dy të përfshirëve në konflikt. Ndërsa mamaja e zotit Ibrahimaj flet për një njohje të gjatë dhe familjare, në Prokurori, bashkëshorti i ministres “sqaron se me shtetasin Eri Koshaj njihen rastësisht dhe se nuk kanë ndonjë shoqëri, apo probleme me njëri-tjetrin”.

Po ashtu, ndërsa zoti Ibrahimaj ka mohuar të ketë përdorur ndonjë mjet për të goditur Roshajn, mamaja e tij ka pohuar se i biri e ka goditur me gozhdë e jo me thikë.

Drejtori Koshaj, ka dorëzuar dhe rregjistrimin e një bisede të bërë në nje mjedis publik mes tij dhe mamasë së zoti Ibrahimaj, për të cilën prokuroria thotë se nuk vërtetohet koha kur ka ndodhur.

“Nga bisedat, dy personat flasin për një person të tretë, Olsi, ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që: “Olsin do ma mbash mirë””, lexohet në shkresën e Prokurorisë, ku nuk përcaktohet se për cilin person saktësisht bëhet fjalë, por koincidenca duket e fortë me emrin e Olsi Mënerit, për të cilin sipas zotit Koshaj, kishte ndërhyrë dhe bashkëshorti i ministres.

Vetë Mëneri, në deklarimin e tij “sqaron se e njeh shtetasin Andri Ibrahimaj që nga fëmijëria, por nuk ka ndonjë miqësi të ngushtë me të sa t’i kërkojë të ndërhyjë për rinovim kontrate te Drejtori i tij Eri Koshaj pasi nuk është kompetencë e këtij të fundit”.

Ministrja Ibrahimaj, të premten, reagoi pas publikimit të lajmit duke u shprehur se “bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë” dhe se “konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash”.

Në fakt çështja nuk është pushuar, por ka vetëm një kërkesë të Prokurorisë drejtuar Gjykatës, për një akt të tillë. Do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit, ose duke e kthyer pas për plotësim hetimesh, ose duke e pushuar, gjë e cila i lë të drejtën zotit Koshaj, të bëjë dhe ankim, nëse dëshiron të mbrojë pretendimet e tij./VOA

The post VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj appeared first on Albeu.com.

Panairi i tekstilit në Stamboll/ Ekspozohen dhe produktet shqiptare, Ibrahimaj: Shqipëria ka potenciale të mëdha, ja paketat për bizneset
Në Stamboll u mbaj Panairi i tekstilit dhe aksesorëve të tij, një nga panairet më të mëdhenj që organizohet, ku morën pjesë 558 stenda të cilat prezantuan produktet e tyre.

Kjo ngjarje përfshin të gjitha industritë e tekstilit të mbledhura nën një çati të vetme. Ky event, ofron një mundësi të shkëlqyer për bizneset, që të tregtojnë midis industrive më të mira të tekstilit dhe stilistëve në të gjithë botën.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila e vlerësoi këtë vizitë, pasi panaire të tilla u vijnë në ndihmë biznesit vendas dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Tekstilet dhe këpucët janë sektori më i madh eksportues në vend, dhe panaire të tilla janë të rëndësishme për sektorin e fasonerisë, pasi Turqia është prodhuese e lëndës së parë.

“Ne kemi ardhur me 45 sipërmarrës shqiptarë në këtë panairin e Stambollit, që është panairi më i madh i tekstileve në këtë rajon, por në fakt është edhe i dyti në Europë. Janë vende, pika takimi, të cilat sipërmarrësve u duhen me qëllim që të krijojnë kontaktet, qoftë për materialet e para që u duhen për të prodhuar, por edhe për të gjetur klientë potencialë për të shitur produktet e tyre.

Është interesant të shohësh se si 550 prodhues kanë ardhur në të njëjtën hapësirë, pikërisht për të treguar produktet e tyre dhe në të gjithë sektorin e teksitele, aksesorë, copa, por edhe prodhime të përfunduara, pra veshje, dhe se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin me qëllim që sekush të gjejë çmime më të lirë, tregje të reja. Janë të rëndësishme për të kuptuar edhe nevojën që ka tregu për këto prodhime, por edhe për të treguar potencialin që ka Shqipëria me gjithë kompanitë e investuara në këtë fushë. Jam e bindur që dalja nga ky panair me kontakte të reja që do u shërbejnë sidomos në këtë periudhë sektorëve të përpunimit të tekstileve”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, nënvizon që Shqipëria vazhdon të jetë konkurrente në këtë sektor, për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe të krahut të punës së kualifikuar, që tashmë prej 30 vitesh e ka të edukuar.

“Nëpërmjet eventeve të tilla ne mund ta mbajmë gjallë industrinë prodhuese të tekstileve, me synimin që të kalojmë nga fasonët në prodhues final. Dhe një pikë kyçe për të kaluar nga fasonët në prodhues, me cikël të mbyllur, janë pikërisht lëndët e para ku Turqia është një nga prodhuesit kryesorë në botë”, deklaroi ajo.

Ministrja Ibrahimaj, theksoi gjithashtu, se roli i qeverisë është mbështetja me paketa të mirëfillta, që tashmë po aplikohen dhe po bëhen reale duke i quajtur insrtumente të garancisë sovrane, që biznesi të ketë mundësi të investojë në makineri, duke ulur kostot dhe rritur kapacitetet për të realizuar ciklin mbyllur të prodhimit.

“Ne sapo kemi kaluar në Këshillin e Ministrave një akt normativ, ku kemi vënë në dispozicion një instrument të garancisë sovrane për mbështetjen e sipërmarrjeve në industrinë e përpunimit të tekstileve, me qëllim që të mbështesim pikërisht investimet në këtë industri, të mbështesim rritjen e produktivitetit të industrisë me investime në makineri, në automativizim. Ky instrument do të garantojë edhe blerjen e lëndëve të para për ato kompani të cilat bëjnë cikël të mbyllur apo e synojnë atë.

Ky nuk është i vetmi instrument mbështetës që qeveria po bën për industrinë fasone. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me të gjithë aktorët me qëllim që të kuptojnë se cilët janë nevojat, cila është mbështetja që mund të japim në drejtim të rritjes së kapaciteteve për ciklin e mbyllur, qoftë për shkollat profesionale të cilat do t’i dedikohen industrisë përpunuese duke trajnuar, duke edukuar të rinjtë, të rejat me qëllim që t’i shërbejnë kësaj industrie e cila aktulaisht ka një numër të madh të të punësuarve në vend.

Gjithashtu jemi duke punuar bashkërisht me kompanitë e industrisë fasone me qëllim që të ndërtojmë një ofertë për të gjithë ata prodhues që operojnë jashtë vendit me qëllim që të shkojmë me një ofertë të plotë si vend dhe jo me oferta të veçanta nga secili prodhues”, deklaroi Ibrahimaj.

Të pranishëm në këtë panair për ta vizituar, ishin edhe përfaqësuesi nga biznesi shqiptarë, të cilët kishin mundësi të ndërtonin ura bashkëpunimi dhe te njiheshin me produktet dhe ofertat.

The post Panairi i tekstilit në Stamboll/ Ekspozohen dhe produktet shqiptare, Ibrahimaj: Shqipëria ka potenciale të mëdha, ja paketat për bizneset appeared first on Albeu.com.