Ibër-Lepencit Archives - Albeu.com

Vijojnë seancat për rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc
<html><head></head><body>

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vijuar procesi gjyqësor për shpërthimin e ndodhur në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës, ku palët paraqitën deklaratat hyrëse.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2025 ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si edhe ndaj Igor Dimoviqit, për veprat penale “rrezikim i rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike” dhe “kryerje e aktit terrorist”. Edhe këtë herë, të tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat që u atribuohen.

Që prej arrestimit pas shpërthimit të 29 nëntorit 2024, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq ndodhen në paraburgim, ndërsa Igor Dimoviq po gjykohet në liri.

Sipas raportimit të portalit “Betimi për Drejtësi”, që ndjek proceset gjyqësore në Kosovë, prokurori Bekim Kodraliu tha në fjalën hyrëse se ekspertë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) kanë ekzaminuar dheun e gjetur në çizmet e të akuzuarve dhe e kanë krahasuar me dheun e marrë nga vendi i sulmit.

Siç u tha nga prokurori, rezultatet e ekspertizës tregojnë se mostrat e dheut të marra nga çizmet e Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit përputhen në karakteristika me dheun e vendit të ngjarjes.

“Para jush do të dëshmohet se të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc”, deklaroi ai.

Po ashtu, prokurori Kodraliu tha se Qeveria e Serbisë “ka pasur rol kyç në përgatitjen e këtij sulmi”.

“Do të paraqesim prova konkrete lidhur me trajnimet dhe përgatitjet specifike, të cilat, sipas provave, janë zhvilluar në poligonin ushtarak të quajtur ‘Pasulanske Livade’ në Republikën e Serbisë… E gjithë kjo ka qenë pjesë e përgatitjeve për veprimtari të paligjshme kundër shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Kodraliu.

Çfarë deklaroi mbrojtja?

Në seancën e 9 korrikut, avokatët mbrojtës Nebojsha Vllajiq, Millosh Delleviq dhe Jellena Krivokapiq paraqitën një varg kundërshtimesh ndaj aktakuzës, të cilën e cilësuan “të njëanshme dhe të kundërligjshme”.

Avokati Vllajiq nënvizoi se Kodi i Procedurës Penale e obligon prokurorin të trajtojë me të njëjtin kujdes si faktet që shkojnë në dobi të të pandehurit, ashtu edhe ato që e rëndojnë atë. Ai shtoi se mbrojtja ka propozuar dhjetë prova.

Pas përfundimit të seancës, Vllajiq u tha gazetarëve se provat e Prokurorisë Speciale janë “të dyshimta dhe të njëanshme”, duke argumentuar se prokurori ka hedhur poshtë të gjitha provat e propozuara nga mbrojtja.

Nga ana tjetër, avokati Millosh Delleviq tha se aktakuza nuk e bën të qartë saktësisht se për çfarë akuzohen të pandehurit, por përdor, sipas tij, “formulime kolektive”, duke pretenduar se vëllezërit Viqentijeviq “së bashku me persona të tjerë të panjohur vendosën lëndën shpërthyese, ndezën fitilin dhe aktivizuan eksplozivin”.

“Ne duhet të bëjmë diçka që nuk është detyra jonë – të provojmë pafajësinë. Këtë do ta dëshmojmë duke paraqitur të paktën katër dëshmitarë që do të konfirmojnë alibinë e tij dhe të paktën dy video-incizime që do të tregojnë se ku ndodhej ai në kohën e shpërthimit”, tha Delleviq, i cili mbron Dragisha Viqentijeviqin.

Avokatja Jellena Krivokapiq, mbrojtëse e Igor Dimoviqit, deklaroi para gazetarëve se armët e gjetura në banesën e klientit të saj përbëjnë “një koleksion të vjetër dhe jofunksional”.

“I kemi njoftuar se cilat prova do t’i paraqesim dhe pres që gjykata, pasi t’i vlerësojë të gjitha provat, të vendosë se i vetmi aktgjykim i drejtë dhe i ligjshëm është ai lirues”, tha ajo.

Çfarë përmban aktakuza?

Sipas Prokurorisë, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, bashkë me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar, vendosën rreth 20 kilogramë lëndë shpërthyese për përdorim ushtarak (TNT) brenda kanalit Ibër-Lepenc, “përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni, të vendosur në mënyrë të tillë që të shkaktonte dëmtime serioze në infrastrukturën kritike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike”.

Dëmi i shkaktuar nga ky shpërthim vlerësohet në rreth 400.000 euro.

Aktakuza thotë se gjatë bastisjeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok dhe tjetra në fshatin Prevlak të po të njëjtës komunë, janë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha armësh luftarake.

Në të njëjtin dokument thuhet edhe se Jovan Viqentijeviq, si anëtar i rekrutuar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, “ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente konfidenciale, me qëllim që t’i përdorte në kuadër të veprimtarive të tij të kundërligjshme në territorin e Kosovës dhe t’ia dorëzonte këtij shërbimi gjatë takimeve në Serbi”.

Pas sulmit, në shtëpinë e të akuzuarit të tretë, Igor Dimoviq, Policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa uniforma ushtarake. / REL

</body></html>

The post Vijojnë seancat për rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc appeared first on Albeu.com.