i rikthejne shikimin Archives - Albeu.com

Arritje e jashtëzakonshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një auto-transplanti të të gjithë sipërfaqes së syrit, një 83 vjeçar arriti të rifitonte pjesërisht shikimin. I moshuari i verbër nga Torino iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale më të rëndësishme të jetës së tij dy javë më parë dhe rezultati ishte një mrekulli e vërtetë. Ai u operua nga kirurgët Michele Reibaldi dhe Vincenzo Sarnicola dhe operacioni zgjati katër orë. Mund të themi se kjo ndërhyrje është e para në botë e llojit të saj.

Pacienti ka qenë plotësisht i verbër prej 20 vitesh. Ai humbi shikimin në syrin e majtë për shkak të një problemi në retinë dhe në syrin e djathtë për shkak të dy sëmundjeve shoqëruese.

83-vjeçari tani ka rifituar shikimin në syrin e djathtë, ku i është përdorur një pjesë e materialit nga syri i majtë, i cili ndonëse paraqiste probleme funksionale kishte ruajtur një sipërfaqe të shëndetshme. Tani, dy javë më vonë ai arrin të dallojë objektet që lëvizin dhe të njohë fytyrat. Pacienti tha për gazetarët: “Mund të shoh gishtat dhe duart. Më duket sikur kam rilindur.”

The post Arritje e jashtëzakonshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh appeared first on Albeu.com.

Gruaja e verbër rifiton shikimin, momenti kur shikon për herë të parë partnerin bëhet viral (VIDEO)
Historia e dashurisë së Sophia Corah, duket sikur ka dalë nga ndonjë film.

Ajo u zgjua një ditë dhe jeta e saj nuk ishte më e njëjtë. Nuk shikonte asgjë.

Pavarësisht nga gjendja e saj vendosi të mos e linte kolegjin. U transferua në një tjetër që ishte më afër shtëpisë, pasi nuk mund të shkonte më aq larg. Në shtëpi gjërat ishin më ndryshe, por sapo largohej prej saj, çdo gjë bëhej më e vështirë.

Sidoqoftë, fati e deshi që Sophia të takonte një burrë të mrekullueshëm, Christian.

“Ai me të vërtetë u bë familja ime dhe sistemi i mbështetjes. Më prekte mënyra sesi më mbronte, edhe pse sapo ishim njohur”, tregon ajo.

Që të dy punonin si asistentë në kolegj dhe e nisën marrëdhënien e tyre si miq.

“Christian më mbante tek krahu nëpër kampus. Sigurohej që unë të haja drekën”.

Por momenti më i veçantë në jetën e tyre bashkë, ishte ai kur ajo e pa për herë të parë.

Procesi i saj i shërimit konsistonte në provimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacioneve.

Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë në ditë. Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, u magjeps.

“Ai mendoi se m`u duk i shëmtuar për shkak të reagimit tim. Në fakt ai ishte më i bukur nga sa kisha menduar”, tregon ajo.

The post Gruaja e verbër rifiton shikimin, momenti kur shikon për herë të parë partnerin bëhet viral (VIDEO) appeared first on Albeu.com.