i Përgjithshëm i Gardës së Republikës Archives - Albeu.com

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës
Simon Zereci, është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor 2025, Zereci u komandua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.

Pas ndryshimit të ligjit në muajin prill për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës pa konkurs, por me emërim të drejtëpërdrejtë, Zereci ka marrë emërimin këtë të martë.

Në fillim të vitit, kur ligji e përcaktonte që drejtuesi i Gardës duhej të zgjidhej me konkurs, ministria e Brendshme hapi garën, e cila dështoi.

Edhe pse zhvilloi konkursin, Ministria doli në njoftimin se asnjë nga 8 kandidatët që aplikuan nuk ishte shpallur fitues, mes tyre kandidat ishte edhe Simon Zereci.

Simon Zereci që prej vitit 2013 ka mbajtur funksionin e rëndësishëm të Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, ndërsa emri i tij u bë i njohur për publikun në kohën kur një qytetar e denoncoi për dhunë.

Po kush është Simon Zereci?

Emri i Simon Zerecit u bë i njohur pas një denoncimi të bërë nga kryedemokrati Sali Berisha në 15 korritk të vitit 2022.

Berisha publikoi një denoncim të mbërritur në llogarinë e tij, se Zereci, ka dhunuar qytetarin Iris Peti në Sauk, pasi punonjësit e Gardës po ktheheshin në ambientet e punës pas një aktiviteti të kryeministrit Edi Rama në një qytet në veri të vendit.

Sipas denoncimit të Berishës, qytetari ka qenë duke shoqëruar fëmijën e tij të mitur në shkollë ku ëhstë përplasur me punonjësit e Gardës, ku Zereci së bashku me 4 persona të tjerë e kanë qëlluar duke e lënë të dëmtuar rëndë.

“Një akt çnjerëzor shtetëror!

Oficeri i lartë i Gardës keqtrajton rëndë dhe bën për spital berberin në prani të fëmijës, refuzohet nga policia hetimi i aktit të dhunës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e dhunës shtetërore ndaj qytetarit dhe indiferencën e policisë ndaj këtij akti”, shkruante kryedemokrati në atë kohë.

Denoncimi i Berishës në 15 korrik 2022:

Pershendetje dr Simon Zereci është Komandanti i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës që është përfshirë disa kohë më parë në një incident të rëndë në kryeqytet me një qytetar, teksa ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Ai ka qenë në shoqërinë e të paktën 5 anëtarëve të tjerë të Gardës, kur është përfshirë në një sherr fizik për motive banale. Punonjësit e Gardës po ktheheshin në ambientet e punës pas një aktiviteti të kryeministrit Edi Rama në një qytet në veri të vendit.

Një berber nga Sauku e denoncoi rastin e dhunës në Komisariatin nr.1 në Tiranë, ndërsa ngjarja nuk u raportua pavarësisht se i riu bëri kallëzim pasi përfundoi në spital. E gjithë ngjarja është zhvilluar për shkak të një mosmarrëveshje për bllokimin e rrugës.

Qytetari ka qenë pranë një shkolle duke shoqëruar fëmijën e tij të mitur në momentin që është përballur me gardistët, ku më aktivi në konflikt ka qenë pikërisht Zereci.

Ende pavarësisht denoncimit nga qytetari Iris Peti dhe marrjes dijeni nga Garda, policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nuk kanë bërë publik asnjë veprim konkret për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 22 prill të këtij viti pranë shkollës “Ibrahim Brahja” në Sauk. Simon Zereci është ‘katapultuar’ në vitin 2013, në Gardën e Republikës, pavarësisht se prej vitesh ishte i papunë, ndërsa u ngjit menjëherë në detyrën e rëndësishme të komandimit të Njësi Speciale.

The post Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës appeared first on Albeu.com.