I penduari i drejtesise Archives - Albeu.com

Atentatet e bujshme të Elbasanit, “zbërthehet” Erion Alibej
37-vjeçari nga Elbasani, Erjon Alibej alias Andrea Dylgjeri së fundi ka hyrë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur të SPAK, duke ofruar si këmbim, dëshminë e tij për tregimin e krimeve që ka dijeni.

Ai është bërë i penduari i pesë i drejtësisë pas Klevis Allës, Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhës dhe Euglent Halilit.

Alibej u prangos nga policia në 19 Shtator 2020 teksa ndodhej në masën e “arrestit në shtëpi” për plagosjen dhe kanosje me armë ndaj Xhon Rustës, ngjarje kjo e ndodhur në 2018 në Elbasan.

Prej kësaj date ai po mbahej i izoluar në burgun 313 në Tiranë si person i dyshuar i vrasjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit (Ilit të Elbasanit).

Por për më shumë se dy vite, Erjon Alibej që njihet me nofkëm “Krymi”, nuk pranoi autorësinë e vrasjes së dy personave, duke pretenduar se i penduari i prokurorisë, Euglen Halili, pjesëmarës në dy vrasjet gënjente në dëshminë e tij dhënë para prokurorëve.

Me kapjen e Nuredin Dumanit, në fund të muajit Mars 2022 në Fier dhe realizimin e operacionit “Plumbi i artë” në 18 Maj 2022, akuza të reja u shtuan për Erjon Alibej.

Pasi njeriu me të cilin ai kishte ndarë shumë biseda dhe plane vrasjesh, ishte penduar duke kaluar në krah të prokurorëve të SPAK.

Pas dy vite e gjysëm në qeli dhe teksa SPAK, e mori të pandehur për vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, në Tetorin e vitit të kaluar SPAK tërhoqi dosjen kundër Alibej, pasi ky i fundit kishte pranuar të fliste në prokurori.

Arkitekti dhe sponsorizuesi i 7 vrasjeve në Elbasan, Durrës dhe Peqin pranoi të flasë në këmbim të dhënies së statusit të bashkëpuntorit, dënimit të ulët për krimet e rënda dhe rifitimit shpejt të lirisë, shkruan Ora News.

Veç 7 vrasjeve të realizuara, Alibej ka qënë arkitekti i planit për të kryer vrasjen e Altin Ndocit, Kel Kamamit, Talo Çelës, vëllezërve Çopja.

Këto 4 tentativa dështuan, për shkak të pamundësisë për të kapur në kohë dhe në vendin e duhur objektivin.

Sipas të penduarit të SPAK, Nuredin Dumani, me Erion Alibej ai është takuar në shtëpinë e tij në katin e 6 të një pallati në Elbasan. Takimi me të ishte realizuar vetëm pasi Dumani kishte zhvilluar natën, një takim për rreth 1 orë në ambjentet e një ullishte me Arjan Spahinë.

Në këtë takim, Dumani ka bindur Arjan Spahinë se nuk kishte marë pjesë në vrasjen e Enea Alibejt, një shtetasi turk, dhe dajës së Alibejt.

“…unë në takim i thashë Arjanit, se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Teksa Spahiu është bindur në sinqeritetit e Dumanit se nuk kishte marë pjesë në vrasje, ai i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe në Elbasan me nofkën “Tarzani”.

Sipas porosisë së Spahisë dhënë Nuredin Dumanit, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

Erjon Alibej së bashku me Arjan Spahinë zgjidhnin se kush do vdiste dhe caktonin fondin financiar për Nuredin Dumanin, dhe më pas ky i fundit vijonte me ekzekutimet në terren.

Alibej ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, gjatë muajit Prill 2020.

Më tej sipas Dumanit, Alibej ka vijuar me përzgjedhjen dhe financimin e vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Etja për hakmarje e Alibej, ka vijuar me përzgjedhjen dhe financimin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Përzgjedhjen dhe financimin e dy vrasjeve të tjera në Elbasan, Regis Runaj dhe Emiliano Ramazanit.

Financimin e shkatërimit me eksploziv të shtëpisë së Talo Çelës. Të gjitha këtë janë krime të projektuara dhe financuara nga Erjon Alibej, pa haruar dhe 4 atentat e dështuara ndaj Talo Çelës, Altin Ndocit, Kel Kamamit dhe vëllezërve Çopja.

Me 7 vrasje në shpinë dhe 4 planifikime të dështuara, Erjon Alibej është kthyer në dëshmitarin kryesor të SPAK, me shpresën se do rifitojë shpejt lirinë nga burgu.

Është e dhimbshme të mendosh se arkitekti dhe sponsori i vrasjeve të përfitojë uljen e dënimit, por një gjë të tillë ja parashikon ligji penal, nëse dëshmia e tij cilësohet e vlefshme në gjykatë.

Mbi bazën e dëshmisë së Erjon Alibej, Skerdi Tasit dhe Nuredin Dumanit, pritet që SPAK të organizojë një valë të dytë arrestimesh në Tiranë, Fier, Elbasan.

The post Atentatet e bujshme të Elbasanit, “zbërthehet” Erion Alibej appeared first on Albeu.com.

“Zyrtari i policisë përballë të penduarit”, ende “thuret” dosja e Nuredin Dumanit
Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të komisariatit Nr. 6 në kryeqytet, Alket Shatro, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Aty, Shatro është mbajtur dhe është marrë në pyetje për rreth 40 minuta.

Burime bëjnë me dije se Shatro është marrë në pyetje në lidhje më dëshminë e vrasësit me pagesë, tashmë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka pretenduar se i implikuar në ngjarje ishte edhe oficeri Leonard Palushi.

Po ashtu, sipas të penduarit të drejtësisë me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa. 7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, në një servis në Peqin në pronësi të Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit, e llojit pistoletë.

Në dosjen hetimore pretendohet se Leonard Palushi ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan, Arjan Muçën lidhur me ngjarjen, e më pas, ai ia ka deleguar çështjen zëvendësit të tij, Alket Shatros. Ky i fundit më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Pikërisht për “punën” e tij në servis mendohet se është pyetur për më shumë detaje zyrtari i Policisë. Por nuk ka asnjë të dhënë se ç’mund të ketë dëshmuar për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Gjithashtu, nuk dihet nëse Shatro ka pasur ndonjë ballafaim me dëshmitarë të tjerë të ngjarjes./OraNews

The post “Zyrtari i policisë përballë të penduarit”, ende “thuret” dosja e Nuredin Dumanit appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Dumani, nxjerr tjetër emër: Tek magazina e tij u fsheh makina e vrasësit e Emiljano Ramazanit
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vazhdon të nxjerrë emra të rinj gjatë dëshmive të tij për grupin hetimor të SPAK.

Së fundmi ai mësohet se ka përmendur biznesmenin e ndjerë Arben Laze, ish-president i ekipit të Elbasanit. Sipas Dumanit, Laze i ka vendosur në dispozicion magazinën dhe një automjet që është përdorur në atentatin ndaj Emiljano Ramazanit.

Arrestimi në Durrës i Agim Gjinit, një prej bashkëpuntorëve të ngushtë në disa grabitje me Nuredin Dumanin, ka zbuluar detaje të tjera në dosjen voluminoze që po hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK.

Mësohet se bashkëpuntori i drejtësisë Nuredin Dumani, ka folur për emra të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Arben Lazen, Presidentin e ndjerë të skuadrës së Futbollit të qytetit, i cili sipas Dumanit, e ka strehuar dhe i ka vënë në dispozucion 1 automjet për të cilin i arrestuari thotë se u përdor për vëzhgimin dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Arben Laze në muajin janar 2022 ndërroi jetë si një pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vrasja e Ramazanit, ka ndodhur në 20 korrik 2020 në Elbasan.

Porosia për këtë vrasje dyshohet se është marrë prej Dumanit nga Erjon Alibej, kundrejt shumës 100 mijë euro.

Dumani i ka treguar prokurorëve të SPAK, se Arben Laze, ishte daja i nuses së Erjon Alibej dhe kishte vënë në dispozicion ambjentet e magazinës së tij, për të fshehur autorët dhe automjetin tip “Passat” që u përdor në vrasje.

Sipas Dumanit makina ka qënë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që ta fshihte tek magazinat e Arben Lazes, në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik.

Në këtë vrasje, Dumani e etiketon Elio Bitrin si personin kryesor që kishte marë përsipër të jepte ndihmë duke siguruar të dhëna për Emiljanon si, vendin se ku e kishte shtepinë, servisin si dhe vendin ku ai bënte palestër.

Bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar se kur ka ka shkuar me “Passat”, në zonën e Metalurgjikut, tek shinat e trenit e priste Arben Laze, të cilin e ka ndjekur nga pas me makinë deri në ambjentet e brendshme të magazinës.

Aty së bashku kanë mbuluar me mushama “Passatin” dhe janë larguar deri tek shinat e trenit, ku aty më pas e ka pritur Elio Bitri.

Sipas burimeve mësohet se Dumani i ka treguar prokurorëve se teksa bënte përgatitjet për vrasjen e Ramazanit, ai fshihej në Fushë-Krujë, në një shtepi tek pazari dhe se 3 ditë ka qëndruar i fshehur në magazinën e Arben Lazes.

Burimet pranë prokurorisë SPAK bënë me dije se fillimisht vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ja ka besuar dy djemve nga Fushë-Kruja Besian Xhixha dhe Enver Divës.

Gjatë qëndrimit në magazinë ata kanë kërkuar që pjesëmarrës në vrasje të ishte dhe Nuredin Dumani. Por ky i fundit ka refuzuar madje ka gjetur njerëz të tjerë,duke ja besuar vrasjen Henrik Hoxhës dhe “Nipçes” nga Fieri, Skerdi Tasi.

Komunikimet mes tyre kanë vijuar me telefona “Sky” deri në momentin e ekzekutimit. Emiljano Ramazani, është vrarë poshtë shtëpisë së tij, sapo kishte dalë nga palestra.

Ditën e krimit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tasi, lëviznin me makinën tip “Passat”, që Nuredin Dumani ja kishte lënë tek magazina e Arben Lazes në Fushë-Mbret.

Henriku ka qënë shofer i makinës, ndërsa Tasi ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Makina tip “Passat”, më pas është gjendur nga policia e Elbasanit e djegur në fshatin Vidhas./Ora News/

The post “Zbërthehet” Dumani, nxjerr tjetër emër: Tek magazina e tij u fsheh makina e vrasësit e Emiljano Ramazanit appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” i penduari Alla: Një ditë pas vrasjes së Dorjan Shkozës, vërshuan urimet në telefonin “Sky” të Dumanit
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla, është shprehur se është tronditur kur ka mësuar lajmin për vdekjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ndërsa sipas tij, për mikun e tij, Nuredin Dumani, kjo ngjarje ka sjellë një entuziazëm të madh, aq sa ai kishte vënë re se në telefonin e Dumanin, të nesërmen e krimit, kishin vërshuar urimet përmes telefonit “Sky” dhe Nuredini vetëm buzëqeshte.

Në rrëfimin e tij dhënë para dy prokurorëve të SPAK, të cilin “Ora Neës” e siguron Alla, thotë se ai ishte në dijeni të vrasjes së Dorjan Shkozës, dhe se nuk dinte se në çfarë rrethana, është vrarë Anxhelo Avdia.

Sipas tij vetëm pak momente para se të vritej Shkoza dhe Avdia, ai kishte lënë një takim me Dorjan Shkozën, takim i cili nuk u realizua kurrë.Alla në këtë vrasje dyshohet se ka shërbyer si karrem dhe është përdorur nga Nuredin Dumani, njësoj siç dhe ka shërbyer për rastin e vëllezërve Haxhia, duke i çuar mesazh për ti dhënë lekët.

“…vetëm pak para se të vritej, Doriani më ka telefonuar dhe më ka pyetur nëse do vonohesha shumë dhe unë i kam thënë se po vij. Telefonata dhe qëllimi i takimit tonë, ka qenë për arsye pune, sepse para dy-tre ditësh, më kishte kërkuar ti rregulloja, dy-tre makina që i kishin ardhur nga Italia, por unë isha shmangur për arsye se isha në dijeni të planit të bërë nga Nuredini dhe grupi i tij, për vrasjen e Dorjanit…” – tregon Klevis Alla.

Kur fola në telefon me Dorjanin, i thash Dorajnit se po vi dhe me prit në lagje. Ndërkohë unë në këtë kohë kam qenë me Nuredin Dumanin dhe pasi jam larguar prej tij dhe sapo u futa tek rruga kryesore për tek lagja e “Nishtullës”, dëgjova se ishte vrarë Dori dhe një person tjetër. Kam çuar makinën time tek shtëpia dhe kam dalë në lagje. Në këtë kohë kam dëgjuar se ishte vrarë edhe Anxhelo Avdia. Pas kësaj unë ika në shtëpinë time dhe kam qenë shumë i tronditur.

Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla, fut në dëshminë e tij si organizator të kësaj vrasje, të ndodhur në muajin Shkurt 2020, Nuredin Dumanin dhe ekzekutorë Besmir Haxhinë me pseudonimin “Lala”, Talo Çelën me pseudonimin “Moma” dhe Altin Ndocin me pseudonimin “Byrazeri”.

Alla shprehet se ka parë siluetën e këtyre tre personave, por ata ishin të maskuar dhe nuk kishte mundur ti njihte. Bashkëpunëtori tregon se tre emrat që kishin bërë vrasjen e dyfishtë, ja ka thënë Nuredin Dumani dhe këtë pohim ai ja ka treguar edhe prokurorëve të SPAK.

Ndërsa vetë Henrik Hoxhaj, tregon se vrasjen e dy personave e kishte bërë ai me Eljo Bitrin, kundrejt organizimit dhe financimit nga Nuredin Dumani.

Pyetje: Gjatë kohës që është vrarë Dorjan Shkoza, ku ka qenë Nuredin Dumani?

Përgjigje: S’qaroj se në vrasjen e Dorjan Shkozës, Nuredin Dumani nuk ka qenë ekzekutor, por ka qenë organizator. Me sa di unë ka qenë në një lokal pranë shtëpisë së tij në Nishtulla. Në momentin që në lagje ishte parë një mjet Mercedez me xhama të zi, Anxhelo Avdia, ishte ulur në tavolinë duke pirë kafe me Nuredin Dumanin dhe i kishte thënë se është një “Benz” me xhama të zi, që po leviz në lagje. Ishin ngritur nga kafja, dhe Anxhelo kishte dalë në rrugë për të parë se kush mund te ishte me atë makinë, ndërsa Nuredini me pretekstin se kishte frikë i kishte thënë se unë po iki në shtëpinë time urgjentisht. Në këto momente Nuredin Dumani, ka marrë dy çunat e tij me makinë për të patrulluar në lagje, që më vonë policia të mos ngrinte dyshime për të. Këto fakte mua mi ka treguar Nuredini, të nesërmen e ngjarjes.

Pyetje: Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, a keni pasur ndonjë komunikim me ndonjërin nga autorët e vrasjes?

Përgjigje: Pas vrasjes nuk kam pasur asnjë komunikim me asnjërin prej autorëve. Të nesërmen rreth orës 9:30 të mëngjesit, më ka telefonuar Nuredini dhe më ka kërkuar për kafe. Jemi takuar tek karburant Dida në Shkozet dhe kemi pire kafe. Gjatë kafes kemi biseduar edhe për vrasjen e Dorjanit dhe dukej shumë i gëzuar për vrasjen e tij. Kujtoj se gjatë kohës që po pinim kafe, Nuredinin, e uronin gjithë kohës në telefonin “SKY” që përdorte ai telefon i kriptuar.

Klevis Alla sqaron se Dorjani, punonte tek servisi i tij, të cilin e hapte vonë, pasi natën së bashku me Talon Çelën, Altin Ndocin, dhe Dashnor Dumanin, kryenin vjedhje automjetesh, disa i binin tek Klevisi dhe disa të tjera i çonin tek Dorjani. Grupi kishin edhe vende të tjera ku i strehonin makinat e vjedhura, që sipas Klevisit nuk i dinte se ku ishin këto vende.

“…dua të sqaroj se nga këto ngjarje ndërtova marrëdhënie të mira me Altin Ndocin, dhe Drorjan Shkozën, rreth fundit të vitit 2019, na ka lindur një konflikt ndërmjet meje dhe Altin Ndocit, për arsye se Altini, nuk po më paguante lekët që më kishte premtuar më parë për fshehjen e makinave të vjedhura që unë i mbaja në servisin tim. Për këtë fakt kisha folur edhe me Dorjan Shkozën dhe ai më kishte dhënë të drejtë. Në atë kohë kujtoj se kisha një makinë të vjedhur, të cilën ma kishin sjellë tek servisi Besmir Haxhia, Altin Ndoci dhe Dorjan Shkoza për ta mbajtur…”-shprehet Alla.

I kisha kërkuar Altin Ndocit, që të më paguante për mjetet që mbaja në servisin tim, ku kishim rënë dakord për të më paguar 100 Euro nata. Gjatë kësaj kohë ishin bërë rreth 1000 Euro që Altini, nuk po mi paguante. Në këtë kohë i kam thënë Dorianit, se Altini nuk po më paguan lekët që kemi rënë dakord dhe Dorjani më tha, se do ti them unë Altinit që të paguaj. Unë i thashë se nëse nuk më paguan, do të çmontoj Mercedezin “C-Clas 2013, 300” me benzinë, të cilin e kisha në garazh të parkuar.

Duke qenë se nuk po më paguante, e mora dhe e çmontova benzin që më kishin sjellë dhe e shita në pjesë dhe mora aq lek sa mendoja se meritoja për punën që bëja.

Kujtoj se kam qenë duke ngrënë drekë me disa shokë tek karburant “K…” në hyrje të autostradës dhe më ka telefonuar Dorjan Shkoza dhe më ka thënë: “…ku është makina që kishin lënë për ta mbajtur tek servisi im Besmiri, Dorjani dhe Altini…?”. Dhe unë i kam thënë se e kam tek shtëpia ime…. Ndërkohë këtë Mercedez, unë e kisha çmontuar dhe e kisha shitur për pjesë…”.

Unë nuk i tregova Dorjanit, se e kam çmontuar, duke i thënë më jep lekët që më takojnë që për ruajtjen e makinave që ishin “1000-2000 Euro” dhe merre makinën.

Më ka thënë Dorjani aty te restoranti, se mos e ke shit makinën dhe unë i kam thënë: “…jo nuk e kam shitur duke i gënjyer…”.

Dorjani më tha se: “…nëse të kërkon i madhi duhet të vish e ta takosh…”. Ndërsa unë i ktheva se: “…nëse duhet me taku të madhin, unë nuk vi me ju, i madhi të vij ose tek puna jote ose tek puna ime…”.

Në këtë takim të bërë ndërmjet meje, Dorjanit dhe Altinit gjatë bisedës të përbashkët, jemi konfliktuar në lidhje me shitjen e mjetit, ku Altini më ka goditur me grusht në sy që mu ka nxirë.

Ndërsa unë e kam goditur në shpatull me xhiro e makinës që kisha në dorë. Në këtë konflikt, ka qenë i pranishëm Dorjan Shkoza, dhe një shoku im i quajtur Shaqir Hoxha, i cili është nga Rrushbulli.

Të nesërmen më ka telefonuar Nuredin Dumani, i cili ishte kthyer nga Franca dhe më tha eja e më tako.

Unë shkova direkt të takoja Nuredinin dhe ai më tha: “…sot më ka ardhur Talo Çela me makinën e Altin Ndocit dhe më ka takuar tek shtëpia ime, ku më tha se ishe konfliktuar ti me Altinin…”. Po i thash “…jam konfliktuar, për një pagesë që nuk ma kanë bërë Altini…”.

Ndërsa Nuredin Dumani ma ktheu: “…pse nuk erdhe të më thoshe mbrëmë se do ja kisha fut ndonjë plumb Dorianit…”.

Unë i thashë se nuk doja me zgjat shumë muhabetin me të. Nuredini më tha se më ka thënë Talo Çela, thuaj çunit (për mua) të ketë kujdes, se ata janë të gishtit (e kishte fjalën për Besmir Haxhin dhe Dorjan Shkozën).

Pas kësaj ngjarje jam afruar më shumë me Nuredin Dumanin. Pa dijeninë e Nuredinit kam shkuar dhe kam takuar Dorian Shkozën dhe i kam thënë se më datë 29-30 Dhjetor 2019, unë do të sjell 1000 euro që t’ia japësh Altinit për makinën e vjedhur, që ja kisha çmontuar sepse nuk doja sherre me asnjërin prej tyre dhe ja kam çuar këto lekë, duke ja dhënë Dorjan Shkozës, që t’ja jepte Altin Ndocit dhe i kam thënë thuaj Altinit, se nuk keni më punë me mua.

Disa ditë pas vitit të ri 2020, e kam takuar në lagjen tonë, “Nishtulla”, Dorian Shkozën dhe e kam uruar për Vitin e Ri, ku kemi qëndruar disa minuta në këmbë. Sqaroj se gjatë kohës që unë kam qëndruar në këmbë me Dorianin, ka kaluar 2-3 herë Nuredin Dumani duke na parë.

Unë jam larguar me Dumanin në lokal “Univers” në Nishtullë. Jemi ulur në kafe bashkë unë dhe Nuredini dhe gjatë kafes më ka treguar disa foto, që i kishte të regjistruar në telefonin e tij “Enkro Chat” që ishin foto të miat, të servisit tim, të shtëpisë time dhe të familjes së tij dhe më ka thënë Nuredini, se këtu bëhet fjalë për jetën.

“…gjatë kohës që po pinim kafe me Nuredinin, ai më ka thënë, se këto foto mi ka dërguar një person, duke mos më treguar emrin e tij. Nuredini gjatë kafes me tha se është vrarë një njeri, dhe sërish s’më ka treguar se kush ishte ai persen dhe se Dorian Shkoza, i kishte thënë atij personit, se vrasjen e vëllait të tij e kishte kryer Nuredin Dumani. Nuredini më tha se vëllai i viktimës, kishte kryer hetime personale për Nuredinin se kush ja kishte vrarë vëllain dhe rezultonte, se Nuredin Dumani, ishte në burg në Francë, kur ishte kryer vrasja…”-tregon Klevis Alla.

Për këtë arsye Nuredinit, i ishte mbushur mendja se Dorian Shkoza me shokët e tij donte ta vriste Nuredinin dhe me këtë rast do me vrisnin edhe mua, për arsye se unë dija edhe disa muhabete për disa makina të vjedhura.

Këtë bisedë Alla tregon se ja ka thënë, Nuredini që unë të bindesha të bashkëpunoja me Nuredinin, që ta vrasim ne Dorjanin para se ai të na vrasë ne.

The post “Zbërthehet” i penduari Alla: Një ditë pas vrasjes së Dorjan Shkozës, vërshuan urimet në telefonin “Sky” të Dumanit appeared first on Albeu.com.

Lista me 8 persona për t’u spastruar, strategji apo rastësi? Gazetari: Dumanit në çdo vrasje i bllokohej arma
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë ballafaquar nga SPAK. Organi i akuzës po përpiqet të faktojë ato që ka thënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili me dëshmitë e tij ka zbërthyer një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në vend.

Gazetari Elton Qyno, i ftuar në ABC Live tha se SPAK ka ballafaquar dy të pandehurit për të krijuar një bindje mbi ato se çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Gazetari kujton takimin midis Dumanit dhe Alibejt në një banesë në Elbasan. Në këtë takim Alibej i ka dhënë Dumanit një listë prej tetë personash që do të spastroheshin prej Dumanit. Disa prej tyre janë vrarë dhe disa të tjerë jo. Është pikërisht kjo dëshmi që ka sjellë vënien përballë të Alibejt dhe Dumanit, përkatësisht porositësit dhe vrasësit.

“Kemi një deklaratë nga Dimani që akuzon Alibejn. Nuk kemi prova që kjo deklaratë është e vërtetë apo jo. Të dy palët janë ballafaquar për të krijuar një bindje apo vërtetësi midis deklaratave. Ky thotë e kam takuar dhe njohur, më kanë dhënë një listë për të spastruar. Nga kjo listë disa janë vrarë dhe disa kanë qenë në plan për tu vrarë. Kemi të bëjmë me një grup që kishin aktivitet të ngjeshur. Vetëm vrasje bënin, vendosin tritol. SPAK ik ka përdorur qoftë bashkëpunëtorin qoftë të akuzuarin.

Një pjesë të kësaj dëshmie e kam nxjerrë. Nuk përmban më sekret. Dumani flet për Alibej në një takim që ka zhvilluar në një pallat. Por më parë ka takuar Arjan Spahinë. Ky i bind që s’kishte lidhje në vrasjen e vëllait, ky i thotë që s’ka lidhje ai por vrasjen e ka kryer Talo Çela. Më pas ai takon Erion. Ai vihet në shërbim të këtij grupi. Në këtë shtëpi është vendosur edhe lista prej tetë emrash. Pas këtij takimi palët janë ndarë. Dumani tregon që i është dhënë një paradhënie prej 50 mijë eurosh. Në këto kushte ai fillon dhe vepron. I pari që është vrarë ka qenë Dorjan Shkoza. Në këto kushte, pasi ka vrarë Dorjan Shkozën ai nuk është takuar por i ka dërguar një kod që është kryer vrasja. Më pas janë ekzekutuar dy vëllezërit Haxhia”, shprehet Qyno.

Duke iu referuar dëshmive të Dumanit, gazetari thotë se një detaj i çuditshëm është se në çdo vrasje të kryer, Dumani ka thënë se i është bllokuar arma dhe se nuk ka qëlluar vetë.

“Në çdo ngjarje kriminale i bllokohej arma. E çuditshme! Ai thotë mua mu bllokua arma dhe qëlluan këta tjerët. Në total janë katër të penduar”, u shpreh Qyno.

The post Lista me 8 persona për t’u spastruar, strategji apo rastësi? Gazetari: Dumanit në çdo vrasje i bllokohej arma appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Klodiana Lala: Ditën e finales së Conference League takova nipin e një prej viktimave, Dumani po thotë të vërtetën
Gazetarja Klodiana Lala tha se në Tiranë ka takuar nipin e një prej personave të vrarë.

Sipas Lalës, kjo ngjarje është zbardhur nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në “Politiko”, ku u shpreh se nuk preferon të flasë për emra, por që nipi i personit në fjalë i kishte dhënë një informacion.

Detaji që kishte dëgjuar prej tij, e kishte bërë të dilte në përfundimin se Dumani po thotë të vërtetën.

“Pse për mua Nuredin Dumani është i besueshëm, pse e them këtë gjë? Sepse unë në ditën që u bë ndeshja e Conference League takova nipin e një prej viktimave, më dha një informacion që nuk është bërë public deri më sot, por është i njëjtë me atë që ka thënë Dumani. Në dosjen hetimore është. Unë kam publikuar pamje e dëshmi të shumë atnetateve dhe kur unë kam parë dëshminë, e kam analizuar dhe dal në përfundimin që përputhen”, tha Lala./albeu.com/

The post “Zbërthehet” Klodiana Lala: Ditën e finales së Conference League takova nipin e një prej viktimave, Dumani po thotë të vërtetën appeared first on Albeu.com.

“Ushtari” rrëfen plagosjen e Dumanit në Elbasan: Persona të maskuar sulmuan BMW-në me armë, ja si u njoha me të
Detaje të reja kanë dalë nga SPAK rreth grupeve më famkeqe kriminale qe kanë operuar në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit.

SPAK ka nxjerrë të tjera detaje edhe mbi plagosjen e Nuredin Dumanit të ndodhur në Elbasan më 29 mars të këtij viti, që çoi më pas edhe në arrestimin e tij në Fier.

Në dosjen hetimore thuhet ndër të tjera se Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën, i njohur Oti, ndërsa porosinë e kishte marrë nga Suel Çela.

Gjatë kërkimeve për Nuredin Dumanin, u arrestua Henrik Hoxhaj, ku nga kontrolli fizik i këtij shtetasi është konstatuar një “pistoletë” me krehër brenda i mbushur me 8 (tetë) copë fishekë. Nga këqyrja e banesës së shtetasit Nuredin Dumani rezultoi se, kjo banesë ndodhej në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit, në katin e katër të një pallati 9 katësh. “Brenda në banesë, para hyrjes së dhomës së gjumit u gjetën dy qese të mbushura me kartopeceta disa prej tyre të lagura dhe të gjitha të ndotura me një lëndë të kuqe si ato të gjakut. Pas qeseve u gjet një bluzë pambuku me ngjyrë të errët, e cila në pjesën e pasme ka dëmtime rrethore. Nga këqyrja në brendësi e dhomës së gjumit, mbi një pupë u gjet një çantë ku në brendësi të kësaj çantë u gjet një armë zjarri e llojit automatik. Kjo armë është e pajisur me shënjestër optike. Ngjitur me pupën ku është gjetur qesja e mësipërme është gjetur një çantë meshini ngjyrë e zezë e markës LuisViton, dhe brenda saj një krehër arme zjarri si ato që përdoren nga automatikët model 56 kalibër 7.62 me fishekë brenda. Po në këtë çantë u gjetën 9 fishekë model 54 kalibër 7.62mm, një palë doreza gjysmë në pjesën e gishtave. Më xhepin e kësaj çante janë gjetur disa medikamente mjekësore. Në banesë u gjetën disa telefona. Në tavolinë është gjetur një çantë e zezë me rrip dhe brenda saj një palë dylbi, një karikues dhe një bateri për dylbitë. Në sallon mbi divan është gjetur një çantë krahu ku brenda së cilës kishte një pasaportë, lëshuar nga shteti Kosovës, në emër të Valentina Hajdini, një leje drejtimi në emër të Valentina Hajdini lëshuar nga shteti Kosovës, një letërnjoftim lëshuar nga shteti Kosovës në emër të Mirjetë Hajdini. Në një xhep të portofolit janë gjetur 18 copë kartëmonedha me prerje 50 Euro. Nga këqyrja e automjetit me targë AA560VN, e markës Mercedes Benz, me ngjyrë të gri, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri model BUL M-5 m, me një krehër në folenë e saj me 16 fishekë kalibër 10mm. Gjithashtu një karikator tjetër arme zjarri me 16 fishekë. Një karikator arme zjarri me 16 fishekë kalibër 10 mm, 33 kartëmonedha prerje 50 euro, në shumë të përgjithshme 1650 euro, një leje drejtimi ne emër te Henrik Hoxhaj, një pasaportë në emër të shtetasit Henrik Hoxha, dy thika metalike. Një jelek ngjyrë blu me mbishkrimin HUGO BOSS dhe një pulovër me zinxhir me ngjyrë të zeze me mbishkrimin HUGO të dyja të dëmtuara në pjesën e pasme, si dhe disa objekte të tjera për përpunime në kushte laboratorike.”, thuhet në dosje.

Në dosje po ashtu tregohet edhe njohja e Henrik Hoxhajt me Dumanin, ku ushtari i tij ka treguar se si janë takuar për herë të parë.

“Me Nuredinin është takuar para 3-4 vitesh. Nuredinin e kam njohur tek ditëlindja e një mikut tonë të përbashkët. Njohja ime me Nuredinin ka qenë graduale dhe me kalimin e kohës unë e kam forcuar lidhjen time me të. Gjatë periudhës 3-4 vjeçare kontaktet nuk i kemi pasur të shpeshta me përjashtim të rasteve kur Nuredini më kërkonte ta ndihmoja për të bërë ndonjë punë periudha në të cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me njëri tjetri..Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë…. Konkretisht rreth 15-20 ditë para se të vinte Nuredini më ka shkruar mesazh në telefon duke më dërguar foton e një personi në Elbasan emrin e të cilit nuk e di por më ka treguar se ai kishte një pikë shitje automjetesh në krah të një karburanti dhe mobilierie. Më tej Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me foto. Nuredini i ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro…Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen. Më datë 26.03.2022 kanë vajtur me Nuredinin për të vrarë personin në fjalë por nuk e kanë parë. Më tej Henriku shpjegon se kanë vendosur të shkojnë në Elbasan në datën 29.03.2022 për të mbaruar punën…. Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09.15, unë dhe Nuredini, ai me BMë X5 me targa AA…. dhe unë me automjetin Benz me targa AA…. Unë isha para BMë për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMë X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për ti hedhur benzit tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera. Kam hedhur 30 mijë lekë naftë ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit tek një xhep rruge.

Pasi hodha naftën unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11.30 kam arritur në Elbasan. Unë vazhdoj për në qytet duke marre unazën dhe jam kthyer tek një karburant, ndërsa Nuredini me BMV e tij ka qëndruar tek vendi ku rrinte zakonisht tek kryqëzimi Cërrikut. Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin qe do të vrisnim. Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye kam futur makinën time për ta larë tek një lavazho që është përballë me servis “Kadiun” dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birë. Kam qëndruar tek lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim me qëllim për të parë nëse personi ishte aty, por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka tek lokali tek Rotondo në hyrje të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim, por kam fiksuar një benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo benz, por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin, por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin. Duke parë këtë gjë mosgjetjen e personit që ne kërkonim unë jam ulur për të ngrënë buke siç thashë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri tek lavazho te “Kadiu”. Qëndrova tek lavazhi dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim tek kryqëzimi Cerrikut. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin. Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Unë nuk kam arritur ta pyes se çfarë ndodhi, por kam ecur drejt tij. Unë kam konstatuar mjetin BMV X5 të dëmtuar anash rrugës në krahun e majtë timin me drejtim Elbasan Peqin anash një restoranti. Ndalova tek mjeti duke marrë kthesën dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin BMV. Aty kam parë se mjeti BMV i kishte gomat dhe disqet e dëmtuara pashë shishen e benzinës së hapur dhe kam spërkatur pak me të me qëllim djegien e mjetit BMV, por nuk kam mundur ta ndez. Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin i ulur tek sedilja e parë e pasagjerit të mjetit BMV me këmbën e djathtë të zbritur poshtë dhe po lëvizte me vështirësi por unë e kam kapur nga sqetullat për ta lëvizur pasi kishte dhimbje sepse më tha se ishte plagosur në kurriz. Unë e kam futur Nuredinin në makinën Benz tek sedilja prapa nga ana pasagjerit dhe kur po e fusja në makinë kam parë se ai në xhepin e djathtë kishte një armë zjarri pistoletë model izraelit Boll-5 si dhe në sediljen e parë të pasagjerit ku ai ishte ulur gjendjen pistoleta model TT të cilën unë e kam futur në brezin tim. Unë nuk kam fiksuar brenda mjetit BMë dy automatikët kallashnikov që kishte vendosur tek makina BMë Nuredini para se të niseshim. Mora TT e futa në brez, mora dhe armën Izraelite e lashë në makinë. Pasi hipa Nuredinin në makinë me shpejtësi jam nisur drejt Fierit pa ndaluar në asnjë vend. Rrugës e kam pyetur Nuredinin se kush i kishte shtënë me armë dhe ai më ka thënë se një mjet Benz me targa të Elbasanit të vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin shtëne me armë në befasi. Direkt nga Elbasani kam shkuar tek shtëpia në Fier dhe me vështirësi e kam futur Nuredinin në ashensor dhe më pas tek shtëpia ku ishte e dashura e tij. Kur e futa në shtëpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi të villte. Menjëherë duke parë gjendjen e Nuredinit kam dalë dhe kam kërkuar për ndihmë mjekësore ku kam gjetur shtetasit Bledar Berdalli, dhe dy tjerët nuk i njoh me emër të cilët i kam të njohur në qytet dhe janë me profesion mjek e infermier. Të tre ata kanë ardhur tek shtëpia dhe i kanë dhënë ndihmën mjekësore Nuredinit për sa kishin mundësi dhe më pas janë larguar. Rreth orëve të mbrëmjes orën e saktë nuk e di mua më ka kapur policia në trotuarin para pallatit ku ishte Nuredini dhe në brez më ka gjetur armën TT që kisha marrë nga makina e Nuredinit. Më pas kam parë që policia u fut edhe te hyrja e pallatit ku ishte Nuredini. Unë jam shoqëruar në polici dhe nuk fiksova gjë tjetër se çfarë ndodhi aty.”, mësohet të jetë shprehur Hoxhaj.

Ndërkohë, Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë shtetasin e thirrur Oti. Sipas tij, Sueli i çonte foton e Otit në telefon. “Duke qenë se Henriku nuk po e gjente Otin Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova. Në deklarimet e tij shtetasi Nuredin Dumani ka shpjeguar hollësisht rrethanat lidhur me këtë fakt penal dhe personat e përfshirë në kryerjen e këtij akti.

Prokuroria parashtron se: Lidhur me këtë fakt penal të hetuarit Nuredin Dumani, Marjus Lulaj (Suel Çela) dhe Henrik Hoxhaj, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në dosjen e SPAK.

The post “Ushtari” rrëfen plagosjen e Dumanit në Elbasan: Persona të maskuar sulmuan BMW-në me armë, ja si u njoha me të appeared first on Albeu.com.

Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për Dumanin, këto janë 17 akuzat që rëndojnë mbi të penduarin e drejtësisë
Nuredin Dumani paraditen e sotme nga shtrati i spitalin është mësuar me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Rrëfimet e të penduarit të drejtësisë kanë qenë kryefjala e kronikës së zezë ditët e fundit, që çuan gjithashtu në arrestimin e 18 personave të tjerë.

Mbi Dumanin rëndojnë plot 17 akuza, shumica prej tyre janë për “vrasje me paramendim” dhe të tjera si “ndihmë pët të siguruar mjetet për vrasje” apo edhe “vjedhje me dhunë”.

DOSJA

Nuredin Dumani, i datëlindjes 26.04.1987, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Durrës, me arsim 8-vjeçar, i papunë, me status civil i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

2-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

3-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

4-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

5-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

6-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

7-“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

8-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

9-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

10-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

11- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

12- “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

13- “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan.

14- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

15-Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

16-“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

17- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

The post Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për Dumanin, këto janë 17 akuzat që rëndojnë mbi të penduarin e drejtësisë appeared first on Albeu.com.