i nxisin fëmijët me urrejtje ndaj popujve të tjerë Archives - Albeu.com

Dy sulme masive në një javë në Serbi, eksperti: 1 në 2 familje kanë armë, i nxisin fëmijët me urrejtje ndaj popujve të tjerë
Serbia është trontidur këtë javë nga dy masakra të përgjakshme që i morën jetën 17 personave dhe lanë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Kujtojmë se para katër ditësh një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen e shkollës, ndërsa la të plagosur gjashtë nxënës tjerë si edhe mësuesen e historisë.

Ndërsa dy ditë më parë një 21-vjeçar vrau me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë.

Pas dy sulmeve të përgjakshme qeveria serbe u shpreh se do të marrë masat që të ashpërsojë ligjin për mbajtjen e armëve në vend.

Në lidhje me dy rastet e fundit ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një në dy familje në Serbi kanë në shtëpi një armë, zakonisht kallashnikov.

Ai tha se është e zakonshme në familjet serbe që fëmijët të inkurajohen të mësojnë përdorimin e armëve dhe sipas tij ata nxiten që t’i urrejnë popujt e tjerë.

“Serbët janë në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim dhune e përdorim të armëve dhe e kanë bërë në shtetet ballkanike. Kjo lloj bisede është mbartur në familjet e tyre dhe sot nëse ju dëgjoni biseda private, apo hulumtime që janë bërë, serbët në familje i inkurajojnë për posedim të armëve fëmijët e tyre. I nxisin me urrejtje ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe kjo bën që çdo qytetar ta konsideroj të rëndësishme armën. Ne kemi informacione se çdo e dyta familje mund të ketë në posedim një armë zjarri, sidomos armë zjarri automatik apo kallashnikov. përdorimin e tyre e konsiderojnë siç kanë barinjtë shkopin”, tha eksperti Bedri Elezi.

Armët ilegale janë jashtë radarit të autoriteteve

Armët e regjistruara në Serbi janë pjesë e problemit, por në qarkullim ka ende një masë të madhe armësh ilegalet, që e kanë prejardhjen nga luftrat e viteve 1990. “Asokohe u shpërndanë armë në masë në popullsi, e ekzistenca e tyre nuk u verifikua më pas nga askush”, vëren Predrag Petroviç. I vetmi aksion i madh i çarmatimit është bërë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç përpara njëzet vjetësh. Atëherë u dorëzuan ose u konfiskuan rreth 50.000 armë.

“Tani duhet një fushatë e vërtetë për t’i bindur qytetarët që t’i besojnë institucioneve të shtetit të Serbisë, se ato garantojnë sigurinë dhe që qytetarët e Serbisë nuk kanë më nevojë për armë”, thekson Petroviç.

Dejan Milutinoviç është i mendimit, që shumica e armëve ilegale ndodhen në duart e qarqeve kriminale. Armët si automatiku i përdorur nga personi në amok më 4.5.2023 në qytezën Mladenovac, nuk mund të posedohen legalisht.

Qytetareve dhe qytetarëve të Serbisë, që posedojnë armë ilegale, iu është dhënë një afat prej një muaji për të dorëzuar armët pa pasur pasoja./albeu.com/

The post Dy sulme masive në një javë në Serbi, eksperti: 1 në 2 familje kanë armë, i nxisin fëmijët  me urrejtje ndaj popujve të tjerë appeared first on Albeu.com.