i kërkon Archives - Albeu.com

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK javë më parë.

Njoftimi:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë kompensim
BBC-ja i ka kërkuar falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për episodin e programit Panorama në të cilin pjesë të fjalimit të tij ishin bashkuar në një, por refuzoi kërkesën për kompensim.

Korporata ka thënë se ajo ndërhyrje ka dhënë “përshtypjen e gabuar se presidenti Trump ka bërë thirrje direkte për veprime të dhunshme” dhe ka thënë se nuk do ta shfaqë më atë program, transmeton “BBC”.

Avokatët e Trumpit kanë kërcënuar se do ta padisin BBC-në, duke kërkuar kompensim 1 miliard dollarë nëse korporata nuk bën tërheqjen, nuk kërkon falje dhe nuk e kompenson presidentin amerikan.

Kjo ngjarje ka çuar te dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie dhe drejtoreshës së informacionit Deborah Turness.

Kërkimfalja erdhi pasi një video e dytë e ngjashme e edituar, e transmetuar në Newsnight më 2022, u publikua nga “Daily Telegraph”.

Të enjten mbrëma, BBC-ja ka thënë se programi Panorama është rishikuar pas kritikave se si është edituar fjalimi i Trumpit.

“Ne e pranojmë se editimi ynë pa qëllimshëm ka krijuar përshtypjen se po transmetojmë një fjalim të vetëm, e jo pjesë të ndryshme të fjalimit, dhe ka dhënë përshtypjen e gabuar se presidenti Trump ka bërë thirrje direkte për veprime të dhunshme”, thuhet në sqarimin.

Avokatët e BBC-së i kanë shkruar ekipit ligjor të Trumpit në përgjigje ndaj letrës që u pranua të dielën.

“Kreu i BBC-së, Samir Shah, personalisht ka dërguar letër te Shtëpia e Bardhë duke ia bërë të qartë presidentit Trump se ai dhe korporata shprehin keqardhje për editimin e fjalimit të presidentit të 6 janarit të vitit 2021, që është shfaqur në program”, ka thënë një zëdhënës i BBC-së.

BBC-ja ka thënë se nuk e ka në plan ta ritransmetojë dokumentarin në ndonjë platformë.

“Derisa BBC-ja shpreh keqardhje për mënyrën se si videoklipi është edituar, ne fuqimisht shprehim mospajtimin se ka bazë për pretendim për shpifje”, thuhet në përgjigje.

Në fjalimin e tij më 6 janar të vitit 2021, Trump tha: “Ne do të ecim drejt Capitolit, dhe do të bëjmë tifo për senatorët e guximshëm dhe kongresistët”.

Më tepër se 50 minuta më vonë në fjalim, ai tha: “Dhe ne do të luftojmë. Do të luftojmë deri në fund”.

E në programin Panorama të vitit 2024, klipi shfaq Trumpin duke thënë: “Ne do të ecim drejt Capitolit…dhe do të jem aty me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë deri në fund”.

Duke folur për “Fox News”, Trump tha se fjalimi i tij i 6 janarit të vitit 2021, është “masakruar” dhe mënyra se si është shfaqur ka “mashtruar” shikuesit.

BBC-ja ka pranuar një letër nga ekipi ligjor i Trumpit të dielën. Është kërkuar “tërheqje e plotë dhe korrekte” e dokumentarit, një kërkimfalje, dhe po ashtu BBC-ja “në mënyrë të përshtatshme ta kompensojë presidentin Trump për dëmin e shkaktuar”.

Ka caktuar një afat përfundimtar deri të premten që korporata të përgjigjet. Në letrën dërguar ekipit ligjor të Trumpit, BBC-ja ka treguar argumentet e veta.

Ka thënë se BBC-ja nuk ka të drejtat për ta shpërndarë episodin Panorama në kanalet në SHBA. Dhe ka treguar se kur dokumentari ishte në dispozicion në BBC iPlayer, u kufizua gjeografikisht vetëm te shikuesit në Britani.

E dyta tha se dokumentari nuk i shkaktoi dëm Trumpit, pasi ai u zgjodh president. E treta, klipi nuk ishte edituar për të keqinformuar, por vetëm u shkurtua një fjalim i gjatë dhe se editim u bë pa një qëllim të keq.

Ka thënë se klipi ishte vetëm 12 sekonda në programin njëorësh, ku pati shumë zëra në përkrahje të Trumpit.

Dhe e pesta tha se një opinion mbi një çështje me interes publik dhe fjalim politik mbrohet fuqishëm sipas ligjeve në SHBA.

The post BBC i kërkon falje Trump, por refuzon të paguajë kompensim appeared first on Albeu.com.

Avokati i kërkon favore s*ksuale klientes: Vdes për… dhe lekë, bashkëpunon me ish-burrin e saj
Mbrëmjen e djeshme, emisioni investigativ, Fiks Fare, ka denoncuar një avokat, i cili i kërkon favore s*ksuale klientes së tij.

Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare, nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor.

Në redaksinë e emisionit investigativ, u ankua një 42-vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli.

“Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat”, thotë denoncuesja.

Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit.

“Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore s*ksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli”, pohon denoncuesja.

Sipas saj, ngacmimet s*ksuale kanë filluar kur ajo ka qenë në Shqipëri në muajin tetor 2023.

“Mesazhi i parë ka qenë në tetor 2023 mesa mbaj mend. Ai iku me shpejtësi dhe më thotë unë do të vij në Vlorë, po ti ça do të më bësh mua. U shtanga. Dhe s’e mendova shumë për momentin. I thashë do hamë drekë, ka ardhur i acaruar. S’e kuptova ku donte të dilte dhe më tha më jep lekët e drekës se s’kam kohë. Më ka kërkuar dhurata dhe ia kam dhënë.

Të gjitha këto që mendoj besoj se ai i ka bërë se kërkoi favore s*ksuale” vijon 42-vjeçarja. Më tej shton se avokati i premtoi se do të mbronte punë.

“Unë çdo gjë e kam bërë vetë. Edhe tani, kur kemi gjyqin e përpjesëtimit të pasurisë. I thosha do kërkosh këtë dhe atë. Më përgjigjej se ‘ku e di ti, unë s’jam lodra jote’. ‘Unë s’dal kundra ligjit’”, tha ajo.

Ndërkohë, denoncuesja i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” edhe bisedat telefonike mes saj dhe avokatit Isufaj. Në këto biseda, avokati i thotë se ka folur me ekspertë dhe të mos e bënte kundërshtimin e pasurisë. Por, denoncuesja këmbëngul që ai të bëjë disa kërkesa në gjykatë.

“Nuk dal kundra ligjit unë” i përgjigjet disa herë. Në vijim, denoncuesja i thotë se ka folur me noteren dhe duhet të bësh një kërkesë se ish burri ka një pasuri. “Kush është kjo noterë se mbase dashurohem me të” i përgjigjet ai. Më tej i kërkon denoncueses që noterja të përpilojë kërkesën, të shkruajë objektin dhe t’ia servirë avokatin. “Unë kam firmën dhe vulën. S’di ta bëj atë kërkesë”, i përgjigjet ai.

Denoncuesja pohon se një avokat nuk flet kështu me klienten e vet. “Si përfundim as nuk erdhi në seancë. Madje, edhe te Përmbarimi ku këmbëngulte se ish bashkëshorti s’ka asnjë llogari bankare. Më thoshte vazhdimisht se i ka 0 dhe u detyrova dhe erdha vetë nga Anglia në Shqipëri. Shkoj në Përmbarim dhe aty ai i përmbarimit e nxori dosjen. Te dosja ishin 11 mijë euro”, pohon ajo. Ndërkohë, bisedat në Përmbarim i ka regjistruar, ku punonjësit e asaj zyre pranojnë se është bërë “lapsus”.

Pas ankesës, denoncuesja takon avokatin në Vlorë. “Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat” i thotë ai.

Më pas, tenton ta prekë. Denoncuesja i thotë mos ta preki se do t’i bëjë denoncim.

“Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e kundërshtoni aktin e ekspertimit”, i thotë ai, teksa në bisedë pranon se ka marrë pagesë dhe shpërblime nga qytetarja.

Megjithëse flasin për punë, avokati e ka mendjen gjetkë, teksa i kërkon që  “ta fus një çikë këmbën këtu”? Ai vijon me kërkesat, madje i kërkon edhe telefon.

“Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur”, i thotë ai.

Qytetarja i thotë vazhdimisht se kërkon dosjen që ka ai, ndërkoha mendja e avokatit vijon të mos jetë te puna. “P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët. Kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p… vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë”. përfundon ai.

Në intervistë, 42-vjeçarja thotë se avokati s’e ka mbrojtur te përpjestimi i pasurisë.

“E bëri kërkesën pa mbledhur asnjë provë. Aty u binda që ai bashkëpunon me ish burrin. Është gjetur një shtëpi gjatë martesës që ish birri s’ma kishte treguar. Avokati s’e kishte futur fare të kërkesa. Më thoshte s’i merr dot, ato janë të atij. Dhe sot e kësaj dite s’ka bërë asnjë kërkesë. Unë lë fëmijët, punën dhe më thotë 5 minuta para që unë s’të përfaqësoj”, thotë ajo.

Më tej sqaron se në dosjen e Përmbarimit ishte edhe një shtëpi që ish burri i saj e kishte blerë gjatë martesë dhe avokati nuk ia kishte treguar. Ajo e takon avokatin në Fier. “E di që je mërzitur, se s’të jam përgjigjur korrekt”, i thotë avokati.

Ndërkohë, denoncuesja i thotë se në dosje ka gjetur gjurmë që ka bashkëpunim me ish burrin.

“Ato janë në dosje” i përgjigjet ai, ndërsa denoncuesja i kërkon llogari se përse nuk e lajmëroi. “Ato ishin atje, ato letra s’i kam parë”, i thotë avokati, teksa denoncuesja këmbëngul se ka bashkëpunim mes avokatit, drejtuesit të Përmbarimit në Vlorë dhe ish burrit.

Në këtë takim, avokati pranon se e ka ngacmuar seksualisht klienten. Ajo e pyet se e ka ngacmuar seksualisht, teksa ai i përgjigjet se “po”. Ajo vijon se ai donte të bënte s*ks me të.

“Dakord, dakord është faji im. Është faji im”, i thotë ai, ndërsa shton se “mendja mund të më shkojë në çdo gjë”. Denoncuesja e pyet disa herë se ai kishte shprehur dëshirë që të bënte s*ks me të, teksa ai i përgjigjet “ndoshta po”.

Në fund, pasi denoncuesja i hoqi prokurën, avokati i thotë se ka 1 mijë euro në llogari, pasi ia ka hedhur ish-burri si pension për fëmijët. “Të kërkoj falje që të kam shqetësuar”, ishte fjalia e fundit e avokatit.

Takimi mes denoncueses dhe avokatit, ku i kërkon favore s*ksuale

Avokati – “Aaaaa, të dua shumë po hajde”.

Qytetarja – “Ça ke bërë ndonjë gjë”?

Avokati – “Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj …”.

Qytetarja – “Më ke lodhur një çikë”.

Avokati – “Janë ca gjëra që …”.

Qytetarja – “Ça gjërash përshëmbull”?

Avokati – “Flet budallallëqe në telefon. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat. Ha, ha …”.

Qytetarja – “Mos më prek”!

Avokati –“Hahaha”.

Qytetarja – “Se do të bëj denoncim”!

Avokati – “Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e aktin e ekspertimit …”

Qytetarja – “Po sot do jesh ti”?

Avokati – “Po nuk do jem unë”.

Qytetarja –“Ti e di që dua të mbaroj puna”.

Avokati – “Do të mbaroj unë, por ça të të them”.

Qytetarja – “Të kam paguar me paund, të kam paguar me lekë …”.

Avokati – “Po më dëgjo një çikë moj. Do pyes unë dhe do më japësh të gjitha shpenzimet, jo për gjyqin e ndarjes, për gjyqin e kësaj të përpjesëtimit të pasurisë”.

Qytetarja – “Po këto certifikatat nuk mi bën një çikë ti”?

Avokati – “Unë i kam dërguar ASHK-së”.

Qytetarja –“Nuk i ke dërguar. Tani ma thuaj ça ishte ai mesazhi që më shkrove”?

Avokati – “Ta fus një çikë këmbën këtu”?

Qytetarja – “Pse më provokon mua ti”?

Avokati – “Po të provokoj, kam rënë në dashuri”.

Qytetarja – “200 paund t’i dhashë direkt”.

Avokati –“Mi dhe”!

Qytetarja –“500 me çupën”.

Avokati – “100 m’i ke dhënë kur hëngrëm drekë, 50 m’i dhe edhe njëherë tjetër, që më dhe më the kështu. Tani unë këto lekë …”.

Qytetarja –“Dhuratat? Po dhuratat”?

Avokati – “Mirë ato, që ke prurë se ato ikën, po ato që do sjellësh. Ku e ke telefonin”?

Qytetarja – “E kam lart në shtëpi”.

Avokati – “Hajde tani me vëllanë tënd, me zemrën tënde se të dashuroj”.

Qytetarja – “Më pëlqen që mi thua i kam marrë këto, i kam marrë ato”.

Avokati – “Do të them edhe më? Më nuk të them dot se kaq më ke dhënë”.

Qytetarja – “Më the atlete, kostum, të prura edhe atlete”.

Avokati – “Moj do biesh më ti moj. Do ikim bashkë tani. Moj do të t’i bëj unë të gjitha vetëm më lër se do iki në Lushnje”.

Qytetarja – “Tani a ke mundësi t’i japim lekë ndonjë gjyqtari, ndonjë gjë, që unë mos të vij fare. Sa të bën ty”?

Avokati – “Për çfarë do t’i japësh”?

Qytetarja – “Ti mbaroj të gjitha se më ngelin merak. I njeh gjyqtarët, marrin lekë”?

Avokati – “Hajde, hajde ikim. Hajde, ja makina. Do vemi, do vemi të q… tani”?

Qytetarja – “Ule, ule zërin”.

Avokati – “Pu pu pu. Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur”.

Qytetarja – “Tani dosjen do t’a kem unë”?

Avokati – “Do t’a kesh ti”.

Qytetarja – “Po”.

Avokati – “P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët”.

Qytetarja – “Hë”?

Avokati – “Po, po kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p… vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë”.

The post Avokati i kërkon favore s*ksuale klientes: Vdes për… dhe lekë, bashkëpunon me ish-burrin e saj appeared first on Albeu.com.