Hysni Gucati Archives - Albeu.com

Sot Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt
Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt sot në orën 14:00.

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, ata paraqitën ankesë në Apel.

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Më 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj. Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Trupi Gjykues i shpalli fajtorë të dy të akuzuarit për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Të dy të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes. Trupi Gjykues e dënoi secilin të akuzuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke u llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, si edhe me gjobë prej 100 Euro secili.

Si z. Gucati ashtu dhe z. Haradinaj dorëzuan njoftime për apel më 17 qershor 2022. Në përputhje me procedurën, Kryetarja e DHSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Më 5 korrik 2022 u mbajt konferenca para apelit, pas së cilës Mbrojtja dorëzoi dosjet e apelit. Seancat e apelit u mbajtën më 1 dhe 2 dhjetor 2022./express

The post Sot Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale shpall sot vendimin për ish-pjesëtarin e UÇK, Salih Mustafa
Të premten e 16 dhjetorit, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktvendimin për Salih Mustafën, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky njëherësh do te jetë aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Më herët, pranë këtij institucioni janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Për çka akuzohet Mustafa?

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm derisa në një rast, gjykatën e ka konsideruar “zyre të Gestapos”, referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor për krime lufte që ka nisur në Gjykatën Speciale.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Si ka ecur procesi gjyqësor?

Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.

Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Aty përfshihen edhe tetë viktima që kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka thënë muaj më parë se në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

Pas angazhimit të Smithit në një rast tjetër gjyqësor, Alex Whiting është në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar.

Prokuroria pati thënë se “faji i vetëm” i disa viktimave ishte se kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbrojtje të Mustafës janë angazhuar: Julius von Bone, avokat, dhe Betim Shala, bashkëmbrojtës.

Çfarë ka thënë Prokuroria?

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka argumentuar në rastin kundër Mustafës se, viktimat janë mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, në një ndërtesë dykatëshe dhe të izoluar nga strukturat tjera.

Kjo ndërtesë nuk ekziston më.

Sipas Prokurorisë, sidomos dy viktima të mbajtura në Zllash janë trajtuar keq.

Njëra prej tyre nuk është gjetur asnjëherë, ndërsa trupi i një viktime tjetër është gjetur në një varr të cekët në distancë të shkurtë nga qendra në Zllash.

Sipas Prokurorisë, disa individë ende kanë frikë të flasin lirshëm për torturat që kanë përjetuar, dhe kanë deklaruar se nuk kanë qenë kurrë “armiq të Kosovës”.

“Viktimat janë etiketuar si bashkëpunëtorë dhe spiunë që punojnë për armikun, sepse nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm UÇK-në, prandaj janë burgosur në një pronë në Zllash”, pati thënë ish-Prokurori Smith.

Proceset tjera gjyqësore të Gjykatës Speciale

Përveç, Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Kryetarja e Gjykatës Speciale të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka thënë muaj më parë se pret që gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të nisë në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Deri më tani, Gjykata Speciale ka shpallur dy aktvendime.

Në to janë shpallur fajtorë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj për pengim të administrimit të drejtësisë, dhe janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Gjykatës Speciale.

Si Gucati, ashtu edhe Haradinaj kanë apeluar vendimet e gjykatës.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty.

Në atë raportuar janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë.

Në vitin 2015, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Gjykatën Speciale, deputetët kanë miratuar edhe një ligj tjetër që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare./REL/

The post Gjykata Speciale shpall sot vendimin për ish-pjesëtarin e UÇK, Salih Mustafa appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, hyn sërish në operacion pas ndërhyrjes së dy javëve më parë
Ish-kryetari i OVL dhe UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar sërish një operacioni pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Gucati aktualisht ka bërë një ndërhyrje para dy javësh pasi është operuar në këmbë në Holandë ku dhe po qëndron në burg pas dënimit të marrë.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, hyn sërish në operacion pas ndërhyrjes së dy javëve më parë appeared first on Albeu.com.

Nis konferenca para Apelit për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn
Sot në orën 14:00 ka nisur konferenca para apelit, për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Pritet që seanca publike të transmetohet përmes internetit me një vonesë prej 45 minutash.

Sipas urdhrit të Michèle Picard, kryetare e Panelit të Apelit, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), gjatë kësaj konference, kryetarja do të ftojë për parashtrime nga palët dhe/ose zyrën administrative, sipas rastit, lidhur me paraburgimin e të akuzuarve në pritje të ankesës, duke përfshirë gjendjen e tyre mendore dhe fizike, në përputhje me rregullën 178 të Rregullores.

Po ashtu, thuhet se parashtrimet ftohen të bëhen edhe lidhur e progresin e bërë në përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe dhe përfundimin e pritshëm të tij, si dhe për çdo çështje tjetër që kryetarja e panelit mund të dëshirojë të ngrisë.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./BetimipërDrejtësi

The post Nis konferenca para Apelit për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn appeared first on Albeu.com.

“Rrufeja” e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së
Gjykata Speciale të mërkurën shpalli aktgjykimet e para ndaj dy kosovarëve të akuzuar. Pamjet nga Haga në Kosovë u pritën me interesim të madh. “Në emër të popullit të Kosovës”, kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin të cilin familjarët thanë se e kishin pritur. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Një person i maskuar, ende i paidentifikuar, tri herë radhazi çoi dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 2020. Në verë të po atij viti, kishte nisur seriozisht gjithçka. Kjo gjykatë kishte njoftuar për një aktakuzë deri atëherë të pakonfirmuar të dorëzuar nga Prokuroria kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata ngarkoheshin me pretendime se kishin kryer krime makabre gjatë luftës së fundit, që për shumëkënd në Kosovë është e paprekshme edhe e shenjtë, shkruan Gazeta Express.

Në OVL-UÇK veçse ishte shfaqur jo pak neveri ndaj Speciales. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj kishin thirrur disa herë konferenca të jashtëzakonshme për media për të prezantuar e shpërndarë materialet që ua çonte në zyrë personi të cilin do ta quanin “Rrufeja”, pasi zhdukej sapo i linte dokumentet.

Pas secilës vizitë nga “Rrufeja”, Gucati dhe Haradinaj njoftonin për “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”. Në konferencat për media gazetarëve u ishte lejuar t’i merrnin dokumentet.

Pas çdo konference, dokumentet konfiskoheshin nga hetuesit në Hagë.

Fillimisht Specialja nuk konfirmonte se dokumentet konfidenciale ishin autentike. Në procesin gjyqësor, prokuroria dhe gjykata iu referuan atyre si “dokumente zyrtare”.

Prokuroria e Specializuar kishte thënë se disa aktivitete, në të cilat ishte përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin për qëllim “të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur”.

Të premten e 25 shtatorit 2020, për më shumë se 8 orë, zyrtarë të EULEX-it i kishin bastisur zyrat e OVL të UÇK-së. Gucati dhe Haradinaj u arrestuan atë ditë dhe më pas u transferuan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Pasi e kishte kuptuar se Gucati po arrestohej, Haradinaj e pati dhënë një premtim para se të arrestohej edhe vetë.

“Sa të jetojmë e të kemi frymë, ne jemi kundër kësaj gjykate, fund. Do të punojmë kundër kësaj gjykate, fund. dhe besoj se kjo ditë është një ditë e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës”./express

The post “Rrufeja” e shtatorit që i çoi në burg krerët e OVL-së appeared first on Albeu.com.

Me flamurin kuqezi në kollare dhe i buzëqeshur, si e priti Haradinaj dënimin në Hagë (VIDEO)
Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Tribunali Special në Hagë.

Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë, raporton Gazeta Express.

Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve dhe i buzëqeshur, po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij veçse ishte shpallur fajtor. Haradinaj po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.

Në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohej se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik.  Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

The post Me flamurin kuqezi në kollare dhe i buzëqeshur, si e priti Haradinaj dënimin në Hagë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale vendos: Burg për krerët e UÇK! Sa dënohen Gucati e Haradinaj
Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), raporton Express. Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, në aktakuzën ndaj Gucatit e Haradinaj, parashtrohet se midis më së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë  të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gjithashtu, të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara.

Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik.  Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6).

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatës Nikola Giju, në cilësinë e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve. Aktakuza e korrigjuar u dorëzua më 5 korrik 2021 dhe një version më pak i redaktuar u dorëzua më 4 tetor 2021.

Paraqitjet e para të dy të akuzuarve para Gjykatësit të Procedurës Paraprake u mbajtën më 18 dhjetor 2020. Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat, ndërsa Nasim Haradinaj nuk  bëri vetëdeklarim brenda 30 ditësh nga paraqitja vijuese e tij që u mbajt më 8 janar 2021. Për këtë arsye, në bazë të rregullës 92(2)(f) të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, bëri vetëdeklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes gjyqësore Trupit Gjykues II.

Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mbylli paraqitjen e provave të veta.

Mbrojtja e Gucatit filloi paraqitjen e provave të veta më 3 dhjetor 2021, e ndjekur nga Mbrojtja e Haradinajt më 15 dhjetor 2021. Të dy ekipet e Mbrojtjes mbyllën paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022.

Procedura e paraqitjes së provave në këtë çështje u mbyll më 3 shkurt 2022.

Gjatë 31 ditëve që zgjati gjykimi, ZPS-ja thirri katër dëshmitarë ndërsa të dy ekipet e Mbrojtjes u mbështetën në dëshmitë gojore të 10 dëshmitarëve dhe 18 deklaratave me shkrim të dëshmitarëve.

Deklaratat përmbyllëse u mbajtën nga data 14 deri më 17 mars 2022./Gazeta Express

The post Gjykata Speciale vendos: Burg për krerët e UÇK! Sa dënohen Gucati e Haradinaj appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale shpall sot vendimin për Gucatin dhe Haradinajn
Sot do të shpallet aktgjykimi në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Shpallja e aktgjykimit nis në ora 10:00.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Të akuzuarit vazhdojnë të gjenden nën masën e paraburgimin në selinë e paraburgimit në Hagë dhe tanimë janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./GazetaExpress

The post Gjykata Speciale shpall sot vendimin për Gucatin dhe Haradinajn appeared first on Albeu.com.