hysen meta Archives - Albeu.com

Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive/ Burgim i përjetshëm për Hysen Metën, ja sa vite burg u dënuan fëmijët e tjerë dhe gruaja
Këtë të mërkurë, Gjykata e Durrësit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt 2024 në Shënavlash.

Sipas hetimeve, Hysen Meta, qëlloi për vdekje babanë pas një konflikti në familje dhe më pas, me ndihmën e të afërmve, fshehu kufomën në një stallë pranë banesës.

Gjykata dënoi gjithashtu:

Hygerta Meta me 8 vite burg, e shpallur e pafajshme për vrasjen, por fajtore për ndihmë pas krimit;

Amarildo Meta me 5 vite burg;

Blerina Meta, nënën e tyre, me 3 vite burg.

Mbrojtja kërkoi dënime më të lehta dhe ndryshim të akuzave, por gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar ngjarjen si “vrasje të qëllimshme për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si ndodhi krimi:

Sipas organit të akuzës më 10 Shkurt 2024, viktima Pëllumb Meta, mësohet se ka lënë punën dhe është kthyer në banesë në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa rreth mesditës, teksa i ndjeri ka qenë në kuzhinën e banesës, djali i tij Hysen Meta, në prani edhe të të pandehurës Hygerta, ka marrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë.

Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit, informon Prokuroria.

Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga Hysen Meta.

Ai ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij.

Gjatë gjykimit Hygerta Meta, është e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur, ku ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hysen Meta në prani të saj.

Ndërkohë në mometin e kryerjes së vrasjes, djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka qenë në punë.

The post Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive/ Burgim i përjetshëm për Hysen Metën, ja sa vite burg u dënuan fëmijët e tjerë dhe gruaja appeared first on Albeu.com.

Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit, tre fëmijët dhe gruaja dinë të qëllojnë me armë
Një eksperiment hetimor ka befasuar hetuesit për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij.

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Rezulton se të 4 dinë të përdorin armë teksa prokurorisë i bie një opsion për sa i takon pistave për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, duke shtuar nga ana tjetër rrethana të reja për hetimin.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles./albeu.com

The post Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit, tre fëmijët dhe gruaja dinë të qëllojnë me armë appeared first on Albeu.com.

Krimi makabër në familje, burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen për vrasjen e këtij të fundit.

Ngjarja horror ndodhi në 10 shkurt në Shënavlash. Pas krimit, dyshohet se tre fëmijët e varrosën në kasollen e bagëtive të atin, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur.

Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për të tre, gjë që u pranua dhe nga Gjykata e Durrësit.

Gruaja e viktimës, Blerina Meta, nuk ishte në sallën e gjyqit, madje as një familjar tjetër. Konkretisht, Hysen Meta akuzohet për vrasje në rrethana familjare, Hygerta Meta për fshehje dhe asgjësim të kufomës, ndërsa Amarildo për asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmijw të arrestuar dhe me nënën nën hetim. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar. Nga hetimet e policisë, deri më tani rezulton se djali i madh, Hysen Meta ka qëlluar me 4 plumba babain e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen, ndërsa vëllai dhe motra ndihmuan në mbledhjen me plastmas të trupit dhe më pas groposjen e tij.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”. Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Blerina Meta vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët. “Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”./albeu.com

The post Krimi makabër në familje, burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës appeared first on Albeu.com.

Dy me kokën ulur, Hyseni në këmbë! Nis seanca për tre fëmijët e Pëllumb Metës
Seanca për tre fëmijët që dyshohet se vranë dhe groposën babanë nisi në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit.

Qetësisht, ata pranuan që shteti t’u caktojë avokat. Arta Gecaj u caktua avokate për Hygerta dhe Amarildo Metën. Emil Prençi u caktua për Hysen Metën.

Suela Beluli, prokurorja e çështjes po tregon rrethanat dhe hetimet.

Sakaq, mësohet se asnjë i afërm i familjes Meta nuk do të jetë i pranishëm në gjykatë.

Fillimisht ka qenë vajza e familjes, Hygerta Meta ajo që ka marrë përsipër autorësinë e krimit, por më vonë, rezultoi se ka qenë vëllai i saj i madh Hysen Meta ai që kreu qitjen./albeu.com

The post Dy me kokën ulur, Hyseni në këmbë! Nis seanca për tre fëmijët e Pëllumb Metës appeared first on Albeu.com.

Merret në mbrojtje gruaja e Pëllumb Metës, kunati nuk e lejoi të shkonte në varrim
Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50 vjeçarit që u vra në Durrës, Blerina Metën.

Gruaja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të shtune.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme në media. Akti tronditës i 3 fëmijëve ndaj babait datonte që më 10 Shkurt të këtij viti.

Ishte djali i madh i viktimës, Hysen Meta ai që e kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Motra 19 vjeçare Hygerta Meta dhe vëllai i vogël Amarildo Meta kishin bashkëpunuar për groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Plani i tyre për fshehjen e gjurmëve doli zbuluar pasi 24 vjeçari bëri denoncimin në polici. Pas pretendimeve për një zhdukje të mistershme të kryefamiljarit, blutë dyshuan se bëhej fjalë për një krim të rëndë.

Fillimisht ekzekutimin e të atit, e mori përsipër Hygerta, duke thënë se 50 vjeçari donte ta martonte me një emigrant pa dëshirën e saj. Më vonë, ngjarja mori rrjedhë tjetër.

3 fëmijë të moshave relativisht të reja u bënë bashkë për t’i marrë jetën babait të tyre. Në dëshminë e sotme para hetuesve, Hysen Meta ka thënë se “babai i tij ishte bërë i padurueshëm dhe se vrasjen e kishin planifikuar me detaje”. Ai theksoi se nëna e tij, nuk kishte asnjë lidhje me krimin./albeu.com

The post Merret në mbrojtje gruaja e Pëllumb Metës, kunati nuk e lejoi të shkonte në varrim appeared first on Albeu.com.

“Mora përsipër krimin të shpëtoja vëllanë!” Çfarë tregoi 19-vjeçarja pas zbulimit të vrasjes së Pëllumb Metës
Durrës- Hygerta Meta është 19 vjeç. Kishte fituar të drejtën e studimit në Fakultetin e Gjuhëve  të Huaja në Tiranë ku dhe po i vijonte. Nuk donte që ëndrra t’i  ndërpritej në mes ashtu si motrës së saj të madhe.

Nuk donte as të kishte një martesë ‘pa dëshirë’ me një person që nuk e njihte si motra e saj, por duket që kishte hasur në refuzimin kategorik të të atit, Pëllumb Meta i cili po organizonte dhe fejesën e saj pa dëshirë me djalin emigrant në Itali.

Vajza ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën dhe më pas do ta gjente vetë dikë.

Policia dyshon se fejesa pa dëshirë është pika e fundit që i ka vënë kapakun pasi dyshohet se brenda në familje ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë. Këtë version, se Pëllumb Meta ishte i dhunshëm, kanë dhënë dhe djemtë dhe bashkëshortja e tij Blerina Meta.

Policia thotë se Hygerta bashkë me vëllanë e madh, Hysenin i cili ka qenë dhe ekzekutori kanë kryer planin e vrasjes. Fillimisht ajo i deklaroi policisë se ishte vetë ajo që e kishte kryer krimin madje se nuk ishte penduar përkundrazi.

Por pas zbulimit të krimit ajo ka dëshmuar: E mora përsipër të gjithë krimin për të shpëtuar vëllain tim.

Dëshmia e djeshme

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje.

Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë’ mësohet të ketë thënë” ka thënë ajo dje në dëshminë e saj./albeu.com

The post “Mora përsipër krimin të shpëtoja vëllanë!” Çfarë tregoi 19-vjeçarja pas zbulimit të vrasjes së Pëllumb Metës appeared first on Albeu.com.

“Ishte bërë i padurueshëm! Planin e realizova me motrën, donte ta fejonte padëshirë!” Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës
Është zbardhur dëshmia e Hysen Metës, djalit 25-vjeçar i cili bashkë me të motrën, 19-vjeçe, vranë babanë, Pëllumb Meta. Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës u ndihmoi vëllai i vogël Amarlido 21 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në banesë rreth orës 15:00 të 10 shkurtit 2024 por nga policia nisën hetimet tre ditë më pas pasi vetë 25 vjeçari i cili ekzekutoi të atin, më 13 shkurt, denoncoi në polici zhdukjen e tij.

Djali Hysen Meta ka deklaruar se:

Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje.Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në banesë rreth orës 15:00 të 10 shkurtit por nga policia nisën hetimet tre ditë më pas pasi vetë 25 vjeçari i cili ekzekutoi të atin, më 13 shkurt, denoncoi në polici zhdukjen e tij. Ndërkohë më 23 shkurt policia arrestoi tre fëmijët. Hyseni dhe motra 19 vjeçare akuzohen Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit duke e groposur në kasolle.

The post “Ishte bërë i padurueshëm! Planin e realizova me motrën, donte ta fejonte padëshirë!” Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës appeared first on Albeu.com.

Vrau babanë me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta
Personi në foto është 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babanë e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij, Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babanë.

Por orë më vonë, vetë 25-vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

Çfarë ndodhi sot në Durrës

Trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjend i groposur në këtë kasolle pranë banesës së tij në fshatin Shënavlashit të Durrësit, aty ku 3 fëmijët e tij sot të arrestuar e varrosën 14 ditë më parë.

Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, kur djali i madh Hysen Meta qëlloi 4 herë me pistoletë babanë brenda në banesë pas konfliktit me të kundër fejesës pa dëshirë të motrës, 19 vjeçares Hygerta Meta studente e vitit të parë në Tiranë me një emigrant në Itali. Krimi u zbardh nga policia e Durrësit vetëm pasi Hyseni denoncoi në polici në 13 shkurt zhdukjen e babait. Motra për të mbrojtur vëllezërit fillimisht mor përsipër autorësinë duke deklaruar se babai i kishte dhunuar gjithë jetën.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pasi e vrava e mbështolla me çarcaf, fasho e qese dhe groposa. Armën e hodha buzë detit”, dëshmoi Hygerta Meta.

Por kjo dëshmi e 19-vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit të cilët thelluan hetimet duke gjetur fillimisht makinën e viktimës në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit.

Dyshimet çuan në zbulimin e krimit ku hetuesit kanë marrë disa here në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten. Nga hetimet u zbulua dhe provua se Pëllumb Meta u va në një dhomë të banesës në 10 shkurt nga djali i madh 25 vjeçari Hysen Meta i cili me ndihmën e djalit tjetër Amarildos 21 vjeç e kanë transportuar trupin dhe e kanë groposur në

Kasollen e bagëtive, rreth 1 metër e gjysmë thellësi.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas dhe sipas policisë planin për vrasjen e kishte bërë Hyseni me Hygertën.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë nëna e tyre, Blerina Meta 49 vjeçe.

Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

The post Vrau babanë me armë zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta appeared first on Albeu.com.