humbjen Archives - Albeu.com

Beleri pranon humbjen e Gjikurisë në Himarë dhe njeh Tavon fitues dhe i drejtohet me tre kërkesa kryebashkiakut të ri
Fredi Beleri, ka reaguar pas fitores së Vangjel Tavos në garën për Bashkinë e Himarës, duke shprehur keqardhje për humbjen e kandidatit të opozitës Gjikuria.

Beleri, i cili është dënuar për shitblerje votash pas zgjedhjeve të vitit të kaluar në Himarë, shtoi se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë.

Pavarësisht kësaj, Beleri shprehu kërkesat e tij për kryebashkiakun e ri Tavo, duke thënë se Himara ka nevojë për një shkollë të mesme minoritare, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët.

Ai përfundoi në mesazhin e tij se do të mbështesë Tavon, në çfarëdo që është e mirë për vendin dhe do ta trajtojnë atë si “mysafir”, sepse “ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme”.

Beleri theksoi se do të vijojë të luftojë jo vetëm nga Brukseli e Athina, por në radhë të parë nga Himara.

Reagimi i Belerit:

“Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite, për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë.

Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar.

Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë.

Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën.

Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste.

Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit.

Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm.

Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme.

Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja”, shkruan Beleri.

The post Beleri pranon humbjen e Gjikurisë në Himarë dhe njeh Tavon fitues dhe i drejtohet me tre kërkesa kryebashkiakut të ri appeared first on Albeu.com.

Durrës/ Nëna mes lotësh denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, arrestohet gjyshi
Një fëmijë 3-vjeçar, është deklaruar i humbur në Policinë e Durrësit. Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor.

Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.

Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncoj në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58-vjeç.

Ky i fundit, pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.

Nëna ka bërë denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht, për disa orë në fundjavë.

Kësaj here kur nëna e fëmijës, ka tentuat t’i marri në telefon ata nuk i janë përgjigjur dhe kjo ka bërë që nëna të bëjë denoncimin.

Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.

The post Durrës/ Nëna mes lotësh denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, arrestohet gjyshi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan pranon humbjen: S’morëm rezultatin e dëshiruar, kjo është një pikë kthese për partinë
Zgjedhjet lokale në Turqi, rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, si rivalin kryesor të presidentit të ardhmen.

Imamoglu kryesoi në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.

“Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në vitin 2008 dhe tani shihet nga analistët si një sfidues i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”“Në Turqi të gjithë qytetarët pranonin se po jetonin jashtë demokracisë dhe këtu fiton sërish demokracia. Nesër e ardhmja e Turqisë do të jetë me diell dhe e ndritur. Gjithçka do të jetë në rregull”, tha Imamoglu.

Presidenti turk pranoi humbjen. “Fatkeqësisht nuk arritëm të arrijmë rezultatin që donim në zgjedhje”. Kështu u shpreh Erdogan gjatë një fjalimi nga selia e partisë së tij AKP në Ankara, të transmetuar nga TV shtetëror TRT.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke fituar”, shtoi ai, “Sot fituan 85 milionë turq, humbja duhet të jetë një pikë kthese për partinë tonë. Zgjedhjet janë momenti kyç i demokracisë, momenti kur populli tregon rrugën. I falenderoj të gjithë ata që kanë punuar shumë që qytetarët tanë ta kalojnë sot të qetë dhe rregullisht.

Në të kaluarën kemi pasur probleme në juglindje dhe përplasje, presion ndaj qytetarëve dhe kërcënime. Probleme që tani janë e kaluara, sepse sot kemi dhënë një leksion demokracie dhe e gjithë Turqia duhet të jetë krenare për këtë. Demokracia është fituesja e vërtetë sot”, tha Erdogan.

Kreu turk më pas nënvizoi se partia e tij do t’i rikthehet punës, duke theksuar se humbja duhet të jetë një pikë kthese për partinë.

“Nuk morëm rezultatin që prisnim, tani është koha të analizojmë dhe të veprojmë me guxim, në 22 vitet e fundit janë bërë 18 zgjedhje dhe pothuajse gjithmonë kemi fituar, këtë herë nuk ka shkuar kështu, por në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë dhe kjo humbje duhet të jetë një pikë kthese”.

Në Ankara, kryeqytetin turk, mijëra mbështetës u mblodhën gjatë natës duke valëvitur flamujt e CHP-së për të ndjekur një fjalim të kryetarit të bashkisë Mansur Yavas, i cili mundi kundërshtarin e tij të AKP-së, në një tjetër goditje për presidentin Erdogan.

Në Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavas kryesoi me 60.26% të votave kundrejt 31.79% të kundërshtarit të tij me 98.8%.

“Zgjedhjet kanë përfunduar, ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë Ankarasë dhe gjashtë milionë banorëve të saj pa diskriminim”, tha ai. Ndërkohë, një turmë e madhe u mblodh jashtë bashkisë së Ankarasë për të festuar fitoren e Mansur Yavas.

Në Izmir, një bastion historik i Kemalistëve, me 98,6% të votave të numëruara, kandidati i CHP-së Cemil Tucay kryeson me 48,90% ndaj kandidatit të Erdoganit, Hamza Dag, me 37,16%.

“Populli ka fituar, Smyrna ka fituar. Votuesit kanë zgjedhur të ndryshojnë fytyrën e Turqisë pas 22 vitesh qeverisje nga partia islamike-konservatore AKP”, tha kreu i Partisë Republikane Social Demokrate.

Fusha kryesore e betejës për presidentin 70-vjeçar turk ishte Stambolli, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994.

Imamoglu fitoi 51.04% të votave në Stamboll, ndërsa kandidati i AKP-së, Murat Kurum, ish-ministër i urbanizimit dhe mjedisit, mori 39.62%, sipas Anadolu.

The post Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan pranon humbjen: S’morëm rezultatin e dëshiruar, kjo është një pikë kthese për partinë appeared first on Albeu.com.