humbje kujtese Archives - Albeu.com

Humbja e kujtesës, këto janë 6 arsye që nuk lidhen me plakjen
Shpesh na ndodh që të futemi në dhomë dhe të mos të mbajmë mend se çfarë po kërkonim.

Situata të ngjashme ndodhin shpesh, dhe deri diku kjo humbje kujtese është normale.

Kur përgjegjësitë rriten dhe nivelet e stresit rriten, dhe priremi të lëmë pas dore shëndetin tonë.

Stresi i madh dhe mungesa e gjumit janë dy nga fajtorët kryesorë që ndikojnë në mosfunksionimin e mirëfilltë të trurit.

Ky artikull ju njeh me disa nga shenjat paralajmëruese që tregojnë se ka ardhur momenti të këshilloheni me mjekun tuaj, të cilat nuk lidhen me procesin natyral të plakjes.

Jeni tej mase i stresuar

Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet.

Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit.

Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.

Këshillat e mjekëve janë që të kryeni çdo ditë një aktivitet që ju pëlqen, për të reduktuar stresin. Mund të ushtroheni, të qëndroni në natyrë apo të lexoni një libër.

Nuk flini mjaftueshëm

Gjumi bën shumë më shumë sesa thjesht ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe energjik.

Ai luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.

Keni shenja të depresionit

Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin.

Dhe ka të ngjarë që kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të stresit kortizolit, që shoqëron gjendjen depresive.

Disa simptoma të depresionit përfshijnë:

Trishtim i vazhduar ose të ndierit “bosh” shumicën e kohës.

Mungesa e energjisë që pasohet nga lodhja e shpejtë.

Të ndihesh i pashpresë ose i pafuqishëm.

Vështirësi për të fjetur.

Ndryshimet në peshë ose oreks.

Mendime shqetësuese rreth vdekjes ose vetëvrasjes.

Mund të vuani nga një infeksion

Infeksione të ndryshme si meningjiti ose infeksionet e traktit urinar, mund të shfaqin simptoma të tilla si paqartësi dhe probleme me kujtesën.

Dhe nëse keni simptoma të tjera, si ethe, të dridhura, të përziera, të vjella, urinim i shpeshtë ose djegie gjatë urinimit, vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

Probleme me tiroiden

Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit.

Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.

Keni mangësi të lëndëve ushqyese

Mungesa e hekurit ose vitaminës B12, mund të shfaqet edhe si harresë.

Këtë e mbështesin edhe studime të ndryshme, të kryera tek të rriturit. Këto studime kanë zbuluar se ata me nivele të mjaftueshme të B12, kanë kujtesë më të mirë.

The post Humbja e kujtesës, këto janë 6 arsye që nuk lidhen me plakjen appeared first on Albeu.com.

Çfarë shkakton mungesa e vitaminës B12?
Vitamina B12 njihet ndryshe si vitamina e “veganëve”, e cila rrezikon të jetë e paktë nëse ushqimi me origjinë shtazore është plotësisht i përjashtuar nga dieta. Por mungesat e vitaminës B12 janë gjithashtu të mundshme në situata të tjera më pak të njohura: një rast është terapia kronike me disa ilaçe, të tilla si antiepileptikë, fibrat për kolesterol të lartë, metformin për diabetin, antiacid të ndryshëm që përdoren për të reduktuar aciditetin e stomakut, për shembull omeprazol.

Vitamina B-12 ndihmon në mbajtjen e qelizave nervore të shëndetshme dhe qelizave të kuqe të gjakut. Mungesa e vitaminës B12-më e zakonshme tek të moshuarit dhe vegjetarianët mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të ndryshme, përfshirë humbjen e kujtesës. Në këto raste, suplementet e vitaminës B12 mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Për më tepër, nëse ka pak B12, qelizat e kuqe të gjakut zgjerohen dhe transporti i gjakut nuk është më efikas: rezultati është një anemi që çon në simptoma shumë të zakonshme si lodhja dhe dobësia e muskujve, por edhe ulcera në gojë, gjuha e kuqe dhe e dhimbshme, vizion i turbullt dhe trazirat e ecjes, ndjesia e shpimeve. Një mangësi e rëndë mund të çojë në probleme të sterilitetit ose komplikime në shtatzëni, prandaj gratë e moshës për lindje duhet të sigurojnë një furnizim të mirë të vitaminës B12. Por kjo është esenciale për të gjithë.

Lajm i mirë është se në shumicën e rasteve një dietë e ekuilibruar është e mjaftueshme për të shmangur problemet.

Suplementet mund të merren në formën e injeksioneve ose tabletëve. Në disa raste, këto trajtime mund të nevojiten për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Një sasi e mirë e B12 gjendet në ushqimet e prejardhura nga kafshët si mishi, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, por edhe në peshq të tillë si sardelet, ton ose salmon; për veganët, një mundësi vjen nga ushqime të fortifikuara me vitaminë B12, të tilla si drithëra ose qumësht soje.

The post Çfarë shkakton mungesa e vitaminës B12? appeared first on Albeu.com.

Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë gjasa të pësojnë humbje kujtese
Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga humbja e kujtesës me kalimin e moshës. Lloji relativisht i pazakontë i gjakut, që gjendet tek rreth 4 për qind të njerëzve, po lidhet tani me problemet e kujtesës dhe të menduarit me kalimin e moshës. Studimi, i publikuar në revistën “Neurology”, zbuloi se njerëzit me grupe gjaku AB, kishin 82% më shumë gjasa të zhvillonin problemet konjitive që mund të çojnë tek sëmundja e demencës.

Dr.Mary Cushman, profesoreshë e hematologjisë në Universitetin e Vermontit, SHBA, e cila drejtoi studimin në fjalë u shpreh:“Studimi ynë shqyrtoi grupet e gjakut dhe rrezikun e dëmtimit të aftësive njohëse. Por disa studime kanë treguar se faktorë të tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, e rrisin rrezikun e dëmtimit konjitiv dhe demencës. Lloji i gjakut, lidhet gjithashtu me gjendje të tjera vaskulare si goditjet në tru, prandaj gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah lidhjet midis problemeve vaskulare dhe shëndetit të trurit”.

Studimi ndoqi ecurinë e mbi 30.000 njerëzve për rreth 3 vite e gjysmë. Nga këta njerëz, 495 patën probleme me kujtesën dhe të menduarit gjatë kohës së studimit. Ata u krahasuan me 587 njerëz, tek të cilët nuk u vu re asnjë problem njohës. Gjithsesi, ata që kanë grupin e gjakut AB, nuk duhet të shqetësohen pa arsye.

Pasi në krahasim me stilin e jetës dhe efektet mjedisore, ndikimi i grupit të gjakut është relativisht i vogël. Pra ushtrimi i rregullt fizik, të ushqyerit mirë dhe shmangia e pirjes sëduhanit, ka të ngjarë të ketë një efekt pozitiv shumë më të madh, sesa efekti negativ i grupit të gjakut. Po ashtu, studiuesit theksuan se ky është një zbulim paraprak, dhe nuk vërteton se ekziston një lidhje shkakësore.

The post Njerëzit me këtë grup gjaku kanë më shumë gjasa të pësojnë humbje kujtese appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në tru
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla Mjekësore e Universitetit të Harvardit tha se ata besojnë se sëmundja Alzheimer nuk fillon në një zonë të vetme të trurit duke u përhapur më pas në zona tjera.

Sipas gjetjeve të tyre, grupet e proteinave toksike që mendohet se janë përgjegjëse për sëmundjen e Alzheimerit prekin rajone të ndryshme të trurit dhe më pas grumbullohen aty gjatë dekadave.

Pra, më herët ishte menduar se sëmundja zhvillohen në një pjesë të trurit dhe më pas përhapet në rajone tjera, ndërsa zbulimi i ri thotë se ajo zhvillohet paralelisht në disa pjesë të trurit.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Science Advances, është i pari që përdor të dhënat njerëzore për të përcaktuar shpejtësinë e proceseve molekulare që çojnë në sëmundjen e Alzheimer.

“Më parë është menduar se Alzheimer zhvillohet në mënyrë të ngjashme me kanceret, pra formohet në një rajon dhe më pas përhapet në pjesë tjera të trurit. Por në vend të kësaj, ne zbuluam se kur fillon Alzheimer, tashmë është prezent në rajone të shumta të trurit dhe përpjekja për të ndaluar përhapjen midis rajoneve do rezultojë me pak sukses”, tha studiuesi i Kembrixhit, Georg Meisl në një deklaratë për shtyp.

Studimi është kryer duke përdorur 100 incizime të trurit të personave që jetonin me sëmundjen dhe rreth 400 mostra të trurit të personave që kanë vdekur me këtë sëmundje.

Më parë ekzistonte teoria se sëmundja përparonte përmes një reaksioni zingjir që prekte pjesë të ndryshme të trurit.

Kjo teori mbështetej në hulumtimet e bëra te minjtë dhe që mendohej se njëjtë ndodhte edhe te njerëzit./REL

The post Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në tru appeared first on Albeu.com.