humb jeten Dwamena] Archives - Albeu.com

Djaloshi i braktisur nga prindërit, e rriti gjyshja autoritare. Heqja e defibrilatorit dhe jeta e Rafael Dwamenës
Rafael Duamena ka lënë plot kujtime në jetën e tij, por një nga trashëgimitë më të mëdha mediatike që ka lënë pas, ka qenë një intervistë për median zvicerane “NZZ”, ku rrëfen gjithë jetën e tij. Intervista është kryer më datë 19 tetor 2022, para rreth një viti, vetëm dy muaj para se të firmoste me Egnatian.

TEK OLD BOJS – Një i moshuar hyn në fushën sportive Margelaker në Mutenz dhe i emocionuar, i pyet të gjithë: “A po luan Damiani?” Si përgjigje merr shikimet e të gjithëve dhe një heshtje totale. “Ai, Damiani, që luante me Zyrihun”, shton gjyshi, që e kishte fjalën pikërisht për Rafael Duamenën.

Në fakt, po. Duamena ishte në fushë në atë 22 tetor të vitit të shkuar, në atë ndeshje të ligës së dytë ndërrajonale, ku luante për skuadrën e Old Bojs Bazel, në divizionin e pestë për nga rëndësia në Zvicër. Klasin e ganezit e shoqëronin tymueset e disa tifozëve adoleshentë, teksa në klub pyesin shumë shpesh se si një futbollist i tillë ka përfunduar në këtë skuadër.

FËMIJËRIA – Dhe Duamena nuk ngurron ta japë përgjigjen e tij, duke nisur që nga dita kur u prezantua me këtë botë. Gjithçka ka nisur në Nkaukau, një qytet i vogël në Gana. Rafaelin e rriti gjyshja e tij, teksa prindërit e pamartuar e braktisën. Kur u rrit, megjithëse ishte shumë vonë, ai i takoi sërish prindërit në momentin kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Gana dhe talenti i tij kishte marrë dhenë.

Në momentin kur takohet me prindërit, një nga pyetjet që i bëri nëna e tij ishte: “Sa vjeç je fiks?” Ajo nuk e mbante mend se kur e kishte lindur djalin e saj, e kishte harruar. Përtej së gjithash, Duamena në asnjë moment nuk zgjodhi t’i pyeste prindërit për arsyen që e lanë atë të rritej me gjyshen tij. Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes.

Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e devotshme e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës së zonës ku jetonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja e lejon Rafaelin e vogël të shesë akullore të bëra vetë.

FUTBOLLISTI I VOGËL – Nëse djaloshi e dashuronte futbollin, gjyshja mendonte të kundërtën. Sipas saj, futbolli është humbje kohe dhe se shkolla duhet të jetë në plan të parë. Sa herë gjyshen e zë gjumi, Rafaeli fshehurazi, pa ndier, del nga shtëpia dhe zbret në lagje për të luajtur futboll me fëmijët e tjerë.

Pavarësisht dashurisë së madhe të djaloshit për futbollin, gjyshja nuk e ndryshon mendimin e saj për një kohë të gjatë. Pikërisht aty në rrugë, kur luante me çunat e lagjes, një zbulues talentesh e pikas dhe e fton për një provë ditën e hënë. Por gjyshja shfaqet sërish, me argumentin se të hënën djali duhet të jetë në shkollë dhe nuk ka provë futbolli. Rafaeli dëshpërohet dhe kërkon nga të afërm e familjarë të shumtë të futen në rolin e ndërmjetësuesit për gjyshen, mes tyre edhe djali i saj, Patrik.

Pas negociatash të gjata, “padroni” bindet. Kur ishte vetëm 14 vjeç, xhaxhai i dhuron Duamenës këpucët e para të futbollit, një palë “Diadora” të verdha. Ata do të jenë thesari i tij më i ruajtur, thotë Rafaeli: “Kur i mora, nuk munda të flija gjithë natën. Më duhej të sigurohesha që këpucët të ishin ende aty në mëngjes”.

Më pas Rafaeli pranohet në akademinë lokale të Red Bullit. Kontrata e tij e parë ishte 100 euro në muaj. “Si një fëmijë, nuk dija çfarë të bëja me aq shumë para”, shprehet ai.

NË EVROPË – Pas tri vitesh në akademinë lokale, Red Bulli e dërgoi djaloshin e talentuar në Austri, në akademinë e Salcburgut. Luante me ekipin U-18. Europa i duket magjepsëse, por edhe e çuditshme. Në përgjithësi i pëlqen, po e jeton ëndrrën. Ndërkohë, karriera po lëviz me hapa galopantë. Ai evidentohet menjëherë si një djalë shumë punëtor dhe i lehtë për t’u kujdesur për të.

Në vetëm një rast ai doli nga vetja dhe kreu një veprim të papërshtatshëm për personin që ai ishte. Kundër Shën Poltenit ai krijoi një incident në fushë dhe u ndëshkua me karton të kuq. Më pas u dëshmua qartë se ai u fye me terma racistë.

Ky ishte kartoni i parë, nga dy në total në karrierën e djaloshit. Para pak javësh ndëshkohej për një ndërhyrje ndaj Najdovskit në sfidën me Tiranën. Ishte e paqëllimshme.

Ish-sulmuesi u ndie në faj dhe u kujdes t’i kërkonte falje disa herë kapitenit të Tiranës, që gjithashtu u tregua profesionist. Kthehemi sërish pas, kur në janar të vitit 2017, Duamena zbarkoi në Zyrih dhe menjëherë e ndihmoi skuadrën të ngjitej në Superligën e Zvicrës.

Pas një forme shpërthyese, klubi i Brajtonit nga Premier Liga interesohet për të dhe arrin akord paraprak për ta blerë për më shumë se 15 milionë franga. Mesditën e 22 gushtit, Duamena merr një telefonatë, ku i thonë se duhej të paketonte gjërat e tij dhe të lëvizë shpejt.

Avioni për në Angli do të ngrihej në mbrëmje. Agjenti i tij, Filip Degen, publikon një “selfie” me Duamenën në “Instagram” dhe shkruan: “Le ta bëjmë realitet ëndrrën e fëmijërisë tënde”. Në Angli i kishin bërë gati një kontratë 4-vjeçare, që do ta kishte bërë menjëherë të pasur. Një ditë pasi mbërrin në Angli, transferimi dështon.

The post Djaloshi i braktisur nga prindërit, e rriti gjyshja autoritare. Heqja e defibrilatorit dhe jeta e Rafael Dwamenës appeared first on Albeu.com.

“Zoti më ka në dorë”, gazetari tregon bisedat e Dwamenës: Më mirë të vdes në fushë!
Gazetari i njohur Defrim Methasani, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Methasani tha se Dwamena ishte i vetëdijshëm për problemet që kishte me zemrën, por pasioni i tij për futbollin nuk e lejonte që të tërhiqej nga ky sport.

Gazetari zbuloi dhe disa nga deklaratat e dhëna nga Dwamena ku futbollisti theksonte se më mirë preferonte të vdiste në fushë, se sa në krevat.

“Ishte golashënuesi më i mirë dhe këtë vit në Shqipëri. Kishte vetëbesim më shumë se sa duhej. Ai deklaronte dhe në media dhe në kronika që unë do të luaj se Zoti më ka në dorë. Thoshte “më mirë të vdes në fushë se sa në krevat”. E tejkalonte pasionin që kishte. Në Itali kur ka humbur jetën  një futbollist i Livornos, para disa vitesh, u vendos që ligji në rregulloren e Seria A, që mos të luhet me këtë aparatin në zemër. Kam pyetur veten që një futbollist me cilësi të tilla pse nuk luan në Evropë. Në miqësoren me Interin shënoi gol dhe shkruan të gjitha mediat italiane për të dhe lojën e tij. Por ishte arsyeja e kësaj sëmundjeje që e bënte atë një diell të perënduar në Evropë dhe një diell në shkëlqim në Shqipëri. Pasi këtu kishte mundësinë të luante”, tha Methasani.

The post “Zoti më ka në dorë”, gazetari tregon bisedat e Dwamenës: Më mirë të vdes në fushë! appeared first on Albeu.com.

Lot dhe dhimbje, futbollistët qajnë humbjen e Dwamenas (VIDEO)
Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozhinës kapiteni ganez i vendasve u rrëzua në tokë dhe paçka se u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë pas goditjes në zemër.

28-vjeçari u dërgua në spitalin e Rrogozhinës dhe pas tij në atë të Kavajës, ku mbërriti pa shënja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin diçka për ta shpëtuar.

Ndërkohë që Dwamena luftonte për jetën, ndeshja në “Arena Egnatia” u anullua pasi lajmet nuk ishin të mira për sulmuesin, paçka se u tha se ai mbërriti me shenja jetë në spitalin e Rrogozhinës.

Pas lajmit tragjik shumë pjesëtarë të stafit dhe futbollistë u nisën për në spitalin e Kavajës, aty ku në pamjet më poshtë duken kolegët e ganezit që qajnë dhe bërtasin ndërkohë që ambulanca transporton trupin e tij të pajetë për në morg.

The post Lot dhe dhimbje, futbollistët qajnë humbjen e Dwamenas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mediat në Evropë pas vdekjes së Dwamena: Tragjedi, kujtojmë që i shënoi Interit në verë…
Një ditë e zezë për futbollin shqiptar, teksa sot u nda nga jeta sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, lojtari nuk ia doli dot të mbijetojë.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe kanë kaluar edhe kufirin e vendit tonë. Përveç medieve shqiptare, kanalet më të mëdha sportive të Europës i kanë kushtuar sulmuesit një shkrim.

Postimet:

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Dwamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Dwamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

The post Mediat në Evropë pas vdekjes së Dwamena: Tragjedi, kujtojmë që i shënoi Interit në verë… appeared first on Albeu.com.

Futbollistin që bëri për vete zemrat e shqiptarëve e lë zemra në fushë, kush është Dwamena
Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë.

28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.

Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.

Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.

Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

Dwamena ka realizuar 9 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Kampionatit shqiptar./albeu.com

The post Futbollistin që bëri për vete zemrat e shqiptarëve e lë zemra në fushë, kush është Dwamena appeared first on Albeu.com.