humanitare Archives - Albeu.com

Specialja sqaron bazën ligjore: të paraburgosurit mund të udhëtojnë në Kosovë për motive humanitare
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar se legjislacioni në fuqi i këtij institucioni ua lejon personave në paraburgim të paraqesin kërkesa për vizita në Kosovë kur ekzistojnë arsye të forta humanitare.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, institucioni thekson se rregullorja për këto raste është aprovuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

Sipas këtij mesazhi, “Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”.

Sipas sqarimit, këto vizita miratohen në rrethana të posaçme humanitare, siç janë rastet kur një i afërm është rëndë i sëmurë ose kur i paraburgosuri duhet të marrë pjesë në ceremoni mortore dhe të qëndrojë me familjen pas humbjes së një të afërmi.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar gjithashtu se, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjyqtarët kanë autorizuar katër vizita të tilla në Kosovë mbi baza humanitare.

Këto sqarime, sipas institucionit, janë dhënë në lidhje me procedurat dhe bazën ligjore që bëjnë të mundura vizitat e përkohshme të të paraburgosurve në Kosovë.

The post Specialja sqaron bazën ligjore: të paraburgosurit mund të udhëtojnë në Kosovë për motive humanitare appeared first on Albeu.com.

Izraeli do të lejojë futjen e ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën se do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin.

Ky vendim, sipas Qeverisë izraelite, u mor pas kërkesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili e vizitoi të mërkurën Izraelin për ta ritheksuar mbështetjen amerikane për të pas sulmit nga grupi militant Hamas më 7 tetor.

Në një komunikatë për media, ajo tha se “ne nuk do ta pengojmë” furnizimin me ushqim, ujë dhe barna, përderisa furnizimet nuk arrijnë në duart e Hamasit.

Në komunikatë nuk u përmend fare karburanti, i cili është tejet i nevojshëm për këtë enklavë.

Nuk është e qartë se kur do të fillojë dërgimi i ndihmave humanitare në Gazë.

Pikëkalimi i Gazës me Egjiptin, Rafah, ka kapacitete të kufizuara dhe Egjipti ka thënë se ai është dëmtuar nga sulmet ajrore izraelite.

Paraprakisht, Biden tha se Izraeli është pajtuar t’i lejojë ndihmat humanitare në enklavën e varfëruar, madje edhe derisa është duke e bombarduar atë si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit në Izrael.

“Izraeli është pajtuar që ndihmat humanitare të fillojnë të futen nga Egjipti në Gaza”, tha Biden gjatë vizitës në Izrael.

Izraeli, i cili i kontrollon pothuajse të gjitha pikëkalimet e Gazës, thotë se nuk do të lejojë futjen e ndihmave përmes tokës së vet “derisa të lirohen të gjitha pengjet”.

Ushtria e Izraelit i nisi bombardimet dhe e rrethoi Rripin e Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit, ujit dhe karburantit dhe duke ndërprerë furnizimin me rrymë, menjëherë pasi militantët e Hamasit kryen sulme në disa qytete jugore izraelite më 7 tetor.

Lufta e cila nisi të shtunën e 7 tetorit u bë më vdekjeprurësja nga të gjitha pesë luftërat e Gazës mes këtyre dy palëve.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi, tha të mërkurën se 3.478 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 12 mijë të tjerë janë plagosur në 11 ditët e fundit.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael, dhe së paku 199 të tjerë janë rrëmbyer, përfshirë fëmijë, nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza, sipas autoriteteve izraelite./Rel

The post Izraeli do të lejojë futjen e ndihmave humanitare në Gaza appeared first on Albeu.com.