hqiptaret Archives - Albeu.com

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023
Sqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat mbi pozicionet e Investimeve të Huaja Direkte, stoku i investimeve që rezidentët shqiptarë zotërojnë në pronat jashtë kufijve ka kapur vlerën rekord me një stok 766.5 milionë euro në fund të vitit 2023.

Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme fluksi ka qenë shumë i lartë në vitin 2023 me 760 milionë euro, pasi deri në vitin 2022, stoku i investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit ka qenë vetëm 6.5 milionë euro, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit.

Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një profil krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më agresiv në raport me investimet jashtë vendit.

Maqedonia e Veriut raporton shifra modeste që nuk i kalojnë 3 milionë eurot, dhe vende si Serbia apo Mali i Zi nuk kanë të dhëna të publikuara.

Ky ekspansion ngre pyetje mbi burimet e këtij likuiditeti dhe arsyet që po i shtyjnë investitorët shqiptarë të zhvendosen jashtë, pasi tregu i brendshëm është në një fazë bumi çmimesh.

Ekspertët e tregut pohojnë se ka një vale reale ku individët e pasur po blejnë prona apo shtëpi pushimi në vende si Greqia, Italia apo Spanja, nisur nga kursi i favorshëm i euros dhe rregullat më të qarta të pronësisë.

Gjithashtu, mësohet se ka rol përmirësimi i metodologjisë nga Banka e Shqipërisë dhe rritja e shkëmbimit të informacionit.

Rritja e çmimeve të pronave në vendi tonë sidomos në Tiranë ka kaluar nivelet mesatare të çmimeve ë disa zona të Mesdheut, duke shtyrë gjithnjë e më shumë kapitalin vendas jashtë.

Nëse një apartament në Tiranë kushton afërsisht sa një apartament në një qytet europian, shumë blerës zgjedhin të dytin, duke e parë si një investim me kthim më të mirë nga qiraja.

Gjithashtu, grupet e mëdha të biznesit shqiptare kanë blerë asete të rëndësishme jashtë vendit, si hotele, resorte ose ndërtesa zyrash.

Nëse një kompani shqiptare blen një pronë të tillë në emër të saj, e gjithë vlera regjistrohet si investim dalës. Pronat jashtë vendit ofrojnë siguri më të madhe ligjore dhe mbrojtje nga luhatjet e mundshme të ekonomisë tonë./ Monitor

The post Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023 appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore
Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon, për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet treguan se 24 për qind e shqiptarëve, ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim.

Ky shqetësim ishte i pranishëm ne një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonia e Veriut 16%, Mali i 20% dhe Serbia 20%.

Përgjithësisht, qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë të pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku me shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar.

Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë, lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve.

Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla, paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit.

Teksa nevojat për shërbime spitalore po rriten nga plakja e popullsisë dhe rritja e nivelit të sëmundjeve kronike në popullatë, buxheti i shëndetësie në vend që të rritet shkurtohet.

Në ndryshimet e fundit që ju bënë buxhetit të shtetit në dhjetor 2024, fondi i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%.

Në vitin 2024, shpenzimet për shëndetësinë sipas ndryshimeve të fundit arritën në 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ.

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja më të mëdha për trajtime mjekësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Në 2024 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, ishte sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Pavijonet në qendrat spitalore të vendit, aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Çdo vit miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla, duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës

Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta.

Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë./ Monitor

The post Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët zbrazin karikatorin mbi banesën e oficerit italian, autoritetet: Mund të ketë qenë ngatërresë
Banesa e një nënoficeri të Forcave Ajrore italiane, ka rënë pre e një sulmi me armë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane shtëpia e nënoficerit është qëllluar me të paktën 20 plumba nga një grup kriminial, ku në mesin e tyre ishin edhe shqiptarë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Banesa e nënoficerit ndodhej në zonën e mauro Leçese.

Karabinierët po hetojnë dhe nuk përjashtojnë faktin që mund të bëhet fjalë për një ngatërresë dhe se autorët kanë pasur tjetër person në shënjestër.

Sulmi mendohet të ketë zgjatur vetëm disa sekonda, bazuar në pamjet që ka siguruar grupi hetimor. Hetimet vijojnë dhe pritet të merret në pyetje çdo banor, që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.

The post Shqiptarët zbrazin karikatorin mbi banesën e oficerit italian, autoritetet: Mund të ketë qenë ngatërresë appeared first on Albeu.com.