hoteleri Archives - Albeu.com

Greqi/ Krizë për punëtorë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit, 50 mijë vende të lira pune
Mund të mos duket e vërtetë por grekët refuzojnë të punojnë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit.

Në Greqi ka 50 mijë vende të lira pune, të cilat vazhdojnë të mbeten bosh, pavarësisht kërkesës së madhe në treg, sipas shefit ekzekutiv të hotelerisë në Greqi, Andreas Andreadis.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Andreas Andreadis shkruan se pavarësisht rrogave të larta që ofrohen, grekët refuzojnë të punojnë në këto sektore, e si rrjedhojë 50 mijë vende pune vazhdojnë të mbeten bosh.

Ai i bën thirrje qeverisë greke të gjejë zgjidhje urgjentisht, pasi sipas tij turizmi cilësor po vihet në rrezik.

“Në të vërtetë, ka një mungesë të madhe të ofertës së punës me paga dukshëm më të larta. Problemet më të mëdha janë te (kuzhina dhe shërbimi) me mbi 50.000 vende te pambuluara.

Duhen zgjidhje tani, turizmi ynë cilësor është në rrezik”, shkruan Andreadis në Twitter./albeu.com

The post Greqi/ Krizë për punëtorë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit, 50 mijë vende të lira pune appeared first on Albeu.com.

Pagat kalojnë nivelet e parakrizës në bizneset e teknologjisë dhe hotelerisë
Bizneset që janë lidhura me programimin e kompjuterëve, metalurgjisë dhe materialeve elektrike, hoteleve, informacionit dhe komunikimit panë rritje të lartë në krahasim me periudhën para pandemike në tremujorin e dytë 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, bizneset e programimit rritën mesatarisht fondin e pagave me 134 % në tremujorin e dytë të vitit 2021 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Grupi i bizneseve ku përfshihen metalurgjia, prodhimi i materialeve elektrike; prodhimi i produkteve elektronike, elektrike dhe kompjuterike; prodhimi i makinerive dhe mjeteve të transportit rriten fondin e pagave mesatarisht me 71% në raport me vitin 2019.

Rritja ishte e fortë veçanërisht për biznesin e hotelerisë, në të cilat fondi i pagave ishte 42% më i lartë se periudhën e para krizës (tremujori i dytë 2019). Biznesi i hotelerisë është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit për shkak të zhvillime pozitive në turizëm. Këto biznese ishin më të dëmtuarat gjatë krizës pandemike sidomos në vitin 2020. Por rikthimi drejt normalitetit nga njëra anë dhe mungesa e krahut të punës nga ana tjetër ka çuar drejt rritjes të pagave në këto biznese.

Bizneset e lidhura me informacionin dhe komunikimin kishin gjithashtu rritje të lartë të fondit të pagave me rreth 35 për qind në krahasim me nivelet e para krizës (2019).

Rritje me ritme dyshifrore u vu re edhe në sektorin e energjisë dhe ujit (+30%), Tregtisë me shumicë (+23), Tregtia me pakicë (+18%), Aktivitete postare (+18%), aktivitete inxhinierike ((+15%), Ndërtimi (+10%), etj,. (shih grafikun bashkëngjitur).

Në të kundërt indeksi i pagave në disa sektorë që u dëmtuan rëndë nga pandemia vijuan të ishin më rënie në raport me periudhën e parakrizës.

Rënien më të madhe e shënoi indeksi i pagës në bizneset e bareve dhe restoranteve, i cili ishte 54 për qind më i ulët se, në të njëjtën periudhe të vitit 2019.

Agjencitë e udhëtimit ishin të dytat për rënien më të madhe të indeksit me rreth 42 % për të njëjtat periudha krahasimore.

Grupi i bizneseve në aktivitetet “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku” ishte i treti për rënien më të madhe të indeksit të pagave me- 29%, i ndjekur nga industria nxjerrëse me -20%, industria e lëkurë këpucëve me -17.5%.

Gjithashtu indeksi i pagave ishte 9.2 % më i ulët në transportin ajror, krahasuar me nivelin e parakrizës, në sektorin e telekomunikacionit me -5.9% dhe në transportin ajror me -5.9%.

Pandemia e Covid -19 i ndikoi negativisht bizneset e lidhura me udhëtimet dhe argëtimin të tilla si baret, restorantet dhe transportin, teksa aktivitete të tjera që kishin në themel ofrimin e mallrave dhe shërbimeve në distance shënuan rritje.

Programuesit dhe profesionet e lidhura me teknologjinë dhe komunikimin ishin më të kërkuarit gjatë pandemisë dhe për rrjedhojë patën edhe rritje më të lartë të pagave në raport me sektorët e tjerë./B.Hoxha-Monitor

The post Pagat kalojnë nivelet e parakrizës në bizneset e teknologjisë dhe hotelerisë appeared first on Albeu.com.