Hotel Voloreka Archives - Albeu.com

Lili i “Rrushkës” i ka shpëtuar akuzës për përfshirje në sulmin tek hotel “Voloreka”
Ditën e hënë ndodhi një plagosje në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti mes 3 të rinjve. I plagosur mbeti Joan Muçllari, ndërsa autorët ishin Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili u akuzua dy vite më parë për sulm me armë ne hotel “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, por që tashmë kjo akuzë ka rënë.

Burime për Abc bëjnë me dije se Iliri Berberi nuk është më i akuzuar për ngjarjen tek Hotel Voloreka. Ai është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi në kohën që u arrestua I fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës ju gjet dhe një pistoletë.

Për ngjarjen e 8 gushtit 2020 veç Ilir Berberit u arrestuan Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Në fillim të vitit 2020 Mariglen Topuzi u akuzua për djegien e makinës së Joan Muçllarit.

Në shkurt u mbajt dhe seanca gjyqësore në Gjykatën e Pogradecit dhe dyshohet se Ilir Berberi bashkë me djalin e tij, Firdeusin, Medar Berberin dhe Xhuljano Topuzi, vëllain e Mariglen Topuzi kërcënuan dëshmitarin Jetmir Muçllari, të atin e Joanit, i cili do dëshmonte kundër Mariglen Topuzit.

Policia arrestoi Ilir Berberi, Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.

Aso kohe Gjykata e Pogradecit caktoi masën e arrestit në burg për Xhuljano Topuzin dhe arrest shtëpie për Firdeus Berberin. Ndërsa u lanë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi./abcnews.al

The post Lili i “Rrushkës” i ka shpëtuar akuzës për përfshirje në sulmin tek hotel “Voloreka” appeared first on Albeu.com.

Sot u plagos me breshëri plumbash, si i shpëtoi atentatit me 100 plumba djali i biznesmenit të njohur dy vite më parë (FOTO LAJM)
Një atentat me armë zjarri ndodhi ditën e sotme, rreth orës 16:00 në qytetin e Pogradecit.

Sipas burimeve, plagosja me armë zjarri ka ndodhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar që ka ekzistuar mes autorëve dhe të plagosurit.

Raportohet gjithashtu se atentati ka lidhje me një tjetër atentat që është bërë në Gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec.

Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së plumbave të dy viteve më parë.

Aktualisht policia është vënë në kërkim të autorëve njëri prej të cilëve ka qenë i përfshirë edhe në atentatin e 2020. Në atentatin e mëparshëm në Gusht të 2020, u qëllua me 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze.

Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve autorët qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Në atë kohë pronari i Hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçllari zbuloi se atentatorët kishin qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Muçllari deklaroi se ndiheshin të kërcënuar të gjithë si familje dhe madje ka kërkuar mbrojtje nga policia.

The post Sot u plagos me breshëri plumbash, si i shpëtoi atentatit me 100 plumba djali i biznesmenit të njohur dy vite më parë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.