horoskopi nga paolo fox Archives - Albeu.com

Këta janë fatlumët e kësaj jave/ Parashikimi nga Paolo Fox: Shenja që nuk duhet të luaj me zjarrin
Dashi: Kjo do të jetë një javë pozitive fillon për të lindurit e shenjës së Dashit, por ditët e para do të jenë të mbushura me vështirësi. Projektet tuaja mund të frenohen nga pengesa të papritura. Në kësi rastesh është e këshillueshme që të bëni durim. Me kalimin e kohës gjithçka do të qartësohet. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme, do t’ia vlejë.

Demi: Jini optimistë, pasi e ardhmja do të jetë e mirë për të lindurit në shenjën e Demit. Lajmet e mira që do të merrni gjatë këtyre ditëve do t’jua ngrenë humorin dhe do t’ju mbushin me besim. Aty nga mesi i javës do të hasni disa pengesa, por asgjë që nuk mund ta kapërceni me një buzëqeshje. Hëna në shenjë do t’ju mbron dhe do t’ju sjellë fat, sidomos ditën e hënë. Varet nga ju në do të dini të përfitoni.

Binjakët: Të lindurit në shenjën e Binjakëve i presin ditë shumë të mira. Shenja juaj është më fatlumja e javës dhe kjo tregon se jeni të vendosur dhe me besim në vetvete. Do të kryesoni kudo, si në fushën profesionale ashtu dhe në çështjet e zemrës. Qielli është në anën tuaj dhe do t’ju japë shumë suksese dhe momente të mrekullueshme në jetën private. Shijojeni udhëtimin.

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres do të mund të shijojnë shtatë ditë të mbushura me lajme të mrekullueshme. Yjet mbështesin qëllimet tuaja dhe ju nxisin të veproni, është koha për të ecur përpara. Të premten Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Mos humbisni asnjë mundësi. Luajini letrat siç duhet dhe do të merrni shumë kënaqësi.

Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit. Ju dëshironi dhe keni nevojë të relaksoheni, merrni pak kohë për veten tuaj në fundjavë. Është momenti për të krijuar disa kujtime të bukura. Mbështetja e Hënës ju sjell perspektiva të shkëlqyera si në sferën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale.

Virgjëresha: Ditët në vijim do të jenë me ulje e ngritje për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Java do të nisë mbarë, më pas situata do të marrë për keq gjatë fundjavës. Mundohuni t’i dilni të keqes përpara, nuk është momenti për të marrë vendime të nxituara apo për të hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Ndonjëherë të marrësh kohë për të menduar është zgjidhja më e mirë.

Peshorja: Përtacia dhe lodhja do të jenë armiqtë kryesorë të të lindurve të shenjës së Peshores në ditët në vijim. Tundimi për t’u mbështjellë me një batanije dhe për të dremitur është vërtet i fortë. Tregohuni këmbëngulës dhe vazhdoni përpara. Tani duhet të përvishni mëngët, sidomos në punë. Do t’i merrni frytet e punës suaj në kohën e duhur.

Akrepi: Kjo është një periudhë tranzicioni për të lindurit në shenjën e Akrepit. Nuk ju pret asgjë pozitive apo tmerrësisht negative në ditët në vijim, por bëni kujdes të mos luani me zjarrin. Vazhdoni përpjekjet tuaja dhe prisni ditë më të mira për të marrë vendime të rëndësishme. Nuk është aspak momenti i përshtatshëm për të vënë baste.

Shigjetari: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të kenë arsye për t’u ankuar gjatë ditëve në vijim. Aty nga mesi i javës do të përjetoni një gjendje ankthi dhe acarimi. Në disa raste nuk do të keni dëshirë as për të debatuar. Dashuria do të jetë ngushëllimi juaj, si në fillim edhe në fund të javës, kur situata në punë do të përmirësohet.

Bricjapi: Të lindurit në shenjën e Bricjapit nuk do të kenë pse të ankohen këtë javë. Do t’ju ofrohen mundësi dhe perspektiva të shkëlqyera si në sferën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale. Vazhdoni përpara, pasi nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj. Bëni kujdes vetëm ditën e premte dhe të shtunë, pasi disa ngjarje të paparashikuara mund t’ju kapin në befasi dhe t’ju demoralizojnë, por gjithsesi janë kalimtare.

Ujori: Në fillim të javës do të dëshironi që ditët të mbarojnë sa më shpejt, por mos u dëshpëroni. Pasi e keqja të kalojë, do të ndiheni më të qetë. Përfitoni nga momentet e qetësisë për t’i lënë më shumë hapësirë dashurisë. Ju dëshironi që të ndiheni të kërkuar, që partnerin ta marrë malli për ju.

Peshqit: Lajme të mira për të lindurit e Peshqve, të cilët do të mund të kalojnë disa ditë shumë pozitive. Do të keni fat sidomos ditën e enjte dhe të premte, por edhe në fundjavë. Përfitoni nga mundësitë që do t’ju ofrohen. Bëni kujdes, ama, që të mos e humbni vigjilencën. Të martën dhe të mërkurën mund të ziheni në befasi nga disa gracka të papritura.

The post Këta janë fatlumët e kësaj jave/ Parashikimi nga Paolo Fox: Shenja që nuk duhet të luaj me zjarrin appeared first on Albeu.com.

Në anën e kujt është fati këtë javë, Paolo Fox: Shenja e horoskopit që nuk duhet të bëjë asnjë blerje ditët e para të muajit
1. DASHI: Gjatë kësaj jave të ri, të lindurit në shenjën e Dashit do të kujtojnë se kush i ka mbështetur në ditë të vështira dhe në rrugën që keni zgjedhur. Ata që nuk kanë njeri në zemër, vazhdojnë të ngulin këmbë te vetmia, pasi presin të duhurin. Gjatë kësaj jave do të jeni më të sigurt në vetvete dhe ndoshta dikush ka një rrëfim për ju. Në mjedisin profesional do të keni një debat, të cilin për ta zgjidhur do të kërkoni ndihmën e një ndërmjetësi. Për sa i përket shëndetit, energjia juaj pozitive buron nga stërvitja e rregull dhe nga sportet që praktikoni. Ushqimi i kujdesshëm është pika juaj e fortë.

2.DEMI: Këtë javë do të gjeni një mënyrë për të ulur presionin që i ushtroni vetes në zgjidhjen e problemeve që ju rëndojnë shumë. Mos u tregoni kaq të ashpër me veten. Nëse jeni ende beqarë, mësoni si t’i lini gjërat pas krahëve pa e kthyer kokën pas. Vetëm atëherë do ta gjeni lumturinë dhe nuk do të keni më drojë për të njohur gjysmën tjetër. Gjatë kësaj jave të re do të hartoni një plan për të ardhurat dhe shpenzimet, pasi duhet ta kontrolloni më mirë portofolin. Java s’do të jetë më e mira në aspektin shëndetësor, pasi kohën e pushimit e zini me aktivitete të tjera. Tregohuni më të kujdesshëm për veten.

3. BINJAKËT: Këshilla për Binjakët gjatë javës së re është të kuptojnë me kujdes para se të marrin një vendim, përndryshe do të ndikojë te marrëdhëniet me të gjithë. Vëreni veten në vend të tjerëve para se të flisni. Nëse jeni beqarë, po përpiqeni t’i tregonit tjetrit sa tërheqës jeni me shpresën se do t’i prekni zemrën. Në aspektin profesional, do të jeni entuziastë dhe do të merrni lajme të reja nga kolegët. Për shkak të lodhjes dhe stresit prej kohësh në punë, ka ardhur koha të vendosni një rutinë ditore dhe të ushqeheni më mirë që të jeni të shëndetshëm.

4. GAFORRJA: Horoskopi për Gaforret këtë javë sugjeron të mos shqetësoheni, por të gjeni diçka më të gëzueshme për ta bërë jetën më argëtuese. Nuk është mirë të qëndroni gjithnjë në zonën e rehatisë. Në çift do të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin. Ndoshta edhe do të merrni një surprizë nga gjysma juaj, bëhuni gati. Në aspektin profesional, eprorët do t’ju japin një raport të rëndësishëm apo të zgjidhni një problem. Falë kujdesit që keni, do t’i jepni drejtim shumë shpejt. Këtë javë do të gëzoni shëndet të mirë, vetëm se duhet të keni një regjim stërvitor.

5. LUANI: Këtë javë Luanët duhet të jenë këmbëngulës dhe të mos heqin dorë përballë një problemi të vështirë, sepse ende ka një zgjidhje. Me durimin që keni, do ta arrini synimin. Marrëdhëniet në çift do të jenë disi të ngrira, pasi këtë javë do të përqendroheni te puna dhe do të kaloni pak kohë së bashku. Largësia sjell ftohtësi, ndaj përfitoni sa më shumë që të përkëdheleni me njëri-tjetrin. Në punë nuk po bëni dot përpara pa u shqetësuar se çfarë thonë të tjerët. Këtë javë do të dini të investoni në kohën dhe vendin e duhur. Të ardhurat do të vijnë nga një punë e dytë, por mos harroni të kurseni.

6. VIRGJËRESHA: Gjatë kësaj jave duhet të qetësoheni, pasi jeni stresuar dhe keni harxhuar shumë energji. Duhet të ushqeheni më rregullisht që të mos vuani nga probleme shëndetësore. Java pasardhëse do të jetë plot punë dhe detyrat që ju kërkohen, duan qetësi, në të kundërt nuk i përballoni dot. Këtë javë do të kërcënohet edhe situata juaj financiare, sepse besoni shumë kollaj te të tjerët për të dhënë paratë. Në aspektin e ndjenjave, s’do t’ju mungojë vëmendja. Nëse keni një partner, prisni një dhuratë, pasi kjo është mënyra për të ngrohur ndjenjat tuaja.

7. PESHORJA: Peshoret duhet t’i kushtojnë vëmendje detajeve më të vogla, pasi me raste i marrin gjërat shumë lehtë, e duket se javën tjetër do të paguajnë çmimin për këtë neglizhencë. Në aspektin profesional, i keni duart plot, por të gjitha këto projekte nuk ndikojnë shumë në reputacionin tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të njihen me persona të rinj e ndoshta të zgjedhin dikë të përshtatshëm për të bërë përpara. Shëndeti është në udhë të mbarë dhe nuk keni pse shqetësoheni për gjë. Edhe nëse sëmureni, ju jeni shenja që rikuperohet më shpejt.

8. AKREPI: Akrepat duhet të mësojnë të kenë durim dhe të jenë më të qetë. Pak rëndësi ka sa habiteni nga diçka, ju mos e humbni besimin në vetvete. Me fillimin e javës së re, do t’i merrni frerët në dorë e do të koordinoni bashkëpunëtorët dhe projektet më së miri. Nëse jeni beqarë, do të kuptoni sa shumë njerëz ju rrethojnë, mes të cilëve mund të gjeni edhe shpirtin binjak. Nëse jeni çift, këtë javë do të jeni mirënjohës për gjysmën tuaj. Situata financiare këtë javë do t’ju shohë duke shpenzuar shumë, sidomos për sende që s’janë aspak praktike. Rrini larg nga një investim te verbër.

9.SHIGJETARI: Horoskopi i kësaj jave tregon se Shigjetarët do të jenë me karakter tekanjoz dhe zor se do të ruajnë qetësinë. Mësoni të kontrolloni emocionet kur keni luhatje humori. Në aspektin profesional, keni marrëdhënie shumë të mira me kolegët. Pika juaj e fortë është se nuk bëni krahasime me të tjerët. Kjo gjë ju hyn në punë në bashkëpunimet tuaja. Nëse jeni ende beqarë, keni kërkesa shumë të larta. Po nuk gjetët dikë që t’ju përshtatet fije për pe, nuk e nisni fare një lidhje romantike. Edhe situata juaj financiare do të përmirësohet shumë.

10. BRICJAPI: Këtë javë Bricjapët duhet të kenë një perspektivë më të gjerë në ambientin e punës për të shmangur rreziqe të panevojshme. Nëse e bëni këtë, do të habiteni nga frytet që do të merrni. Në punë jeni një rrëmujë e vërtetë. Ky është momenti kur kërkohet aftësia juaj për të organizuar gjithçka me kujdes. Merreni më shtruar nëse po vendosni diçka. Beqarët këtë javë do t’i kushtojnë rëndësi emocioneve. Çiftet e konsoliduara nuk duhet të nxitojnë për të zgjidhur problemet. Sipas horoskopit të ri, në javët në vijim do të përballeni me probleme të mëdha financiare. Ju këshillojmë të mos kryeni asnjë investim apo blerje.

11. UJORI: Kur Ujorët tregohen modestë, ka diçka që nuk shkon. Tregohuni më të arsyeshëm me mënyrën se si menaxhoni të gjitha punët tuaja. Nuk keni pse të jeni gjithnjë arbitrar, por veproni siç ua ka ënda. Vlerësojini më mirë përparësitë, sidomos në profesion dhe mos u ngarkoni me gjëra që nuk ju takojnë. Ju mungon paksa sinqeriteti në fushën e ndjenjave, ndaj s’po futeni dot në zemrën e tjetrit që e dashuroni fshehurazi. Duhet të tregoheni më seriozë me dashurinë.  Në aspektin financiar, po bëni disa shpenzime krejt të paarsyeshme, ndaj mblidhuni pak. Bëni një plan më të kujdesshëm për të ardhurat tuaja.

12. PESHQIT: Me idetë e tyre novatore, të lindurit në këtë shenjë mësojnë të përshtaten shumë shpejt dhe ky do të jetë çelësi i suksesit këtë javë të re. Mos u dorëzoni nëse përballeni me vështirësi. Në marrëdhëniet sentimentale duhet të tregoheni më delikatë dhe më të ndjeshëm. Kushtojini më shumë vëmendje personave që keni përreth. Në një ambient pune s’ka rëndësi vetëm detyra që kryeni, por edhe kolegët që ndryshojnë. Emocionalisht, do të shprehni personalitetin tuaj unik. Jini më të sigurt dhe mos bëni gjëra vetëm sa për t’u pëlqyer të tjerëve. Nëse pushoni dhe ushqeheni mirë, edhe në aspektin shëndetësor do të jeni shumë mirë.

The post Në anën e kujt është fati këtë javë, Paolo Fox: Shenja e horoskopit që nuk duhet të bëjë asnjë blerje ditët e para të muajit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Tre shenjat që do të jenë në “krizë” për para
DASHI: Për të lindurit në shenjën e Dashit priten ndryshime në sferën e dashurisë. Një ndjenjë e fjetur mund të zgjohet, ose të merrni një mesazh të papritur. Më guximtarët do të përjetojnë marrëdhënie të zjarrta. Ndërsa çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kalojnë çaste të bukura. Tani është periudha më e përshtatshme për të bërë pushime ose udhëtime jashtë vendit. Ata që janë në marrëdhënie pune, i presin të reja pozitive. Do të merrni një telefonatë ose një mesazh që nuk duhet humbur, që mund t’ju ndihmojë në rrugën tuaj të suksesit! Mos lini pas dore aktivitetin fizik.

DEMI: Së bashku me partnerin tuaj do të përjetoni emocione të reja. Me siguri që surprizat nuk do të mungojnë. Nëse doni të keni sukses, duhet të përvishni mëngët. Ata që punojnë pa pushim, ndonjëherë duhet ta stakojnë spinën për të rifreskuar idetë. Frymëzimi do të vijë, kur të mos tregoni vetëpërmbajtje. Bëni kujdes në ngarjen e makinës, mos u shpërqendroni dhe mos ecni mbi shpejtësinë e lejuar. Mbani në kontroll tensionin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit. Në këto kohë që të gjithë e kanë ulur vigjilencën ndaj COVID, duhet të përpiqeni të tregoheni më të zgjuar dhe më largpamës.

BINJAKËT: Kush është beqar mund ta gjejë veten në një situatë të çuditshme ose do të takohet me një të dashur të vjetër. Nëse është kjo e fundit, rrezikoni që të përjetoni sërish vuajtjet e së kaluarës. Çiftet në krizë do të mund të çlirohen nga ky ngërç që i ka zënë. Ose mbyllini njëherë e mirë historitë e së kaluarës, ose shëroni plagët që ju mundojnë ende. Në aspektin profesional keni shumë përgjegjësi, por kjo ndodh se nuk organizoheni mirë. Delegojeni një pjesë të punës, merrni ndihmës ose kontaktoni specialistë. Ata që janë në pension ose kanë përfunduar provimet do të përjetojnë një javë çlodhëse dhe plot emocione.

GAFORRJA: Ata që janë të vetëpunësuar ose që merren me punë krijuese, kanë për momentin të ardhura të pakta. Mos e mbingarkoni veten, merrini gjërat lehtë dhe përfitoni nga ky moment për të bërë një shkëputje. Ju nuk mund të vazhdoni të punoni me të njëjtin vrull. Në vend që të ndiqni një pasion tjetër, mund të zbuloni se ju pëlqen puna që bëni dhe ta ktheni atë në një biznes fitimprurës. Sido që të jetë, përpiquni të ushqeheni më mirë dhe të mos i dorëzoheni jetës sedentare. Këtë javë do të jetë e  pamundur t’ju rezistosh… Çiftet e reja që kanë ndër mend të krijojnë familje, të bëjnë kujdes më datë 13 korrik.

LUANI: Në planin sentimental situata paraqitet e qëndrueshme. Horoskopi javor do t’u buzëqeshë çifteve dhe zemrave të vetmuara. Një takim premtues do të jetë i mundur, por do të ndodhë në çastin më të papritur. Shëtitni jashtë pasdite vonë ose në mbrëmje, por jo deri në agim. Nëse jeni me pushime, është mirë që ta shkëputni spinën, por edhe të respektoni ritmin tuaj biologjik. Do të jeni të hapur ndaj gjërave të reja. Ata që janë në marrëdhënie pune do të përballen me problemet dhe stresin e ditës. Merrini gjërat ngadalë dhe shijojeni jetën.

VIRGJËRESHA: Dashuria do të ketë një rëndësi të madhe këtë javë deri më 17 korrik. Jeni në pritje të diçkaje që po vonon të vijë. Në fakt do të jetë një javë me ngjarje të papritura, vonesa e deri edhe keqkuptime. Jini vigjilentë, sidomos kur jeni në timon. Mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve të panevojshme dhe vazhdoni të veproni me maturi dhe zgjuarsi. Lëshojuani  radhën të tjerëve dhe mos e ulni veten. Dikush mund t’ju befasojë! Ruhuni nga rrezet e forta të diellit dhe kushtojini vëmendje ndryshimeve klimatike. Pini sa më shumë lëngje dhe bëni kujdes me dietën.

PESHORJA: Të gjitha problemet po marrin zgjidhje, horoskopi i javës 11-17 korrik ju buzëqesh. Jeta juaj sentimentale do të lulëzojë. Tani është periudha më e përshtatshme që çiftet e dashuruara të hedhin hapin e madh. Për beqarët parashikohen dashuri me shikim të parë dhe lidhje afatshkurtra. Kujdes nga tradhtitë, veçanërisht nëse i dashuri juaj është larg jush. Daljet në shoqëri nuk do të mungojnë dhe nuk do të dëshironi gjë tjetër veçse të shijoni një picë të mirë në ajër të pastër dhe të largoni mendjen nga të gjitha ato shqetësime që ju kanë torturuar javët e fundit. Do të mendoni për një person që nuk është më pranë jush.

AKREPI: Kujdes nga mushkonjat dhe insektet, do të jetë mirë të pastroni ambientin e shtëpisë. Shmangni daljet në diell dhe sforcimet e panevojshme. Bëni kujdes me dietën, gjithçka në dobi të shëndetit. Konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe lëngje. Shmangni sheqernat, kripërat dhe të skuqurat. Mbrëmjet do t’i kaloni jashtë shtëpisë dhe në këtë rast do t’ju lejohet ta prishni paksa regjimin. Ata që janë në marrëdhënie pune mund të marrin detyra të reja ose të mbyllin një biznes të caktuar. Përpara vjeshtës mund të rinovoni një kontratë.  Ecni më shumë dhe lexoni shumë.

SHIGJETARI: Gjërat mund të mos shkojnë dhe aq mirë në sferën e ndjenjave, veçanërisht nëse nuk keni dashurinë dhe mirëkuptimin e partnerit. Ndoshta nuk ekziston më ajo romanca e dikurshme ose keni pasur debate së fundmi. Gjatë javës do të keni mundësi të sqaroheni. Jeni të martuar me punën tuaj, ndoshta dëshironi të arrini maja shumë të larta dhe t’ia kaloni konkurrencës. Kjo është diçka e mirë, por mos e bëni në dëm të shëndetit tuaj. Merreni veten me të mira, bëni trajtime në parukeri ose tek estetisti dhe mos harroni kurrë kremin kundër diellit. Yjet ju këshillojnë të mos krijoni marrëdhënie të ngushta me njerëzit që nuk i njihni mirë.

BRICJAPI: Puna ka qenë në qendër të vëmendjes tuaj dhe kjo ka penalizuar dashurinë. Gjatë javës mundohuni që ta ndreqni këtë dhe të organizoni diçka të bukur dhe romantike për partnerin. Në rastin e lidhjeve të largëta, mundohuni të mos bini pre e tundimit për të bërë tradhti. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë lidhje pasionante. Në sferën profesionale mund të hasni pengesa, prandaj merrni masat. Shtyjeni çdo rinovim kontrate deri në vjeshtën e ardhshme dhe mos ndërmerrni hapa të tjerë. Ulini ritmet dhe rikarikoni bateritë tuaja mendore dhe fizike. Pica, daljet, noti në det, të qeshura dhe shumë argëtim janë receta për t’u ndjerë më mirë.

UJORI: Kjo është java e pushimit. Pas gjithë tolerimeve që keni bërë, tani mund të merrni frymë lirshëm  dhe të keni më shumë liri veprimi në sferën profesionale. Keni shpenzuar shumë para, prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm me financat tuaja. Këtë vit ka nga ata që do të duhet të heqin dorë nga pushimet për të kursyer para dhe nga ata që do të duhet të përdorin alternativa krijuese për të përballuar jetesën. Bëni kujdes që zhgënjimin tuaj të mos ua përcillni familjarëve. Ofertat e mundshme duhen kapur fluturimthi. Jeni një shenjë aktive, ndaj nuk e duroni dot idenë e pritjes. Të reja interesante ju presin. Kujdesuni për dietën tuaj dhe shmangni daljet në orët e vona.

PESHQIT: Ju shquheni si njerëz të shkathët, ndaj këtë javë të korrikut do ta përballoni me shpirtin e një luftëtari. Mundësitë për sukses nuk do të mungojnë, por duhet të angazhoheni më shumë. Bëhuni më lozonjarë dhe mos e nënvlerësoni veten. Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të ndihen të gatshëm të bëjnë një hap më tej dhe të planifikojnë diçka të re. Për sa i përket punës, keni hasur në disa pengesa që mund t’i kaloni vetëm me këmbëngulje. Nëse të ardhurat janë pakësuar, ndoshta është koha për të bërë ndryshime dhe të mbyllni bizneset jofitimprurëse. Do të keni mbështetjen e familjarëve dhe do të kaloni kohë cilësore me ta. Shijojeni jetën dhe kujdesuni për fizikun tuaj.

The post Horoskopi javor nga Paolo Fox: Tre shenjat që do të jenë në “krizë” për para appeared first on Albeu.com.