horoskopi muaji shtator Archives - Albeu.com

Astrologe Meri Shehu: Ana ekonomike e kësaj shenje fillon dhe merr përparësi të mirë këtë shtator
Edhe këtë fillim Shtatori nuk kishte sesi të mungonte në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia e famshme Meri Shehu. Ajo përcolli renditjen e shenjave për muajin Shtator, nga ajo me më pak fat, tek shenja që kryeson këtë muaj.

12-Dashi – Marsi është futur në Peshore përballë shenjës së Dashit dhe janë futur në një antagonizëm të fuqishëm. Plus dhe po kërkojnë perfeksionin në lidhje me punët, nuk po e gjejnë dot aq sa kohë të jetë Mërkuri i kundërt. I shikoj dashët pak nën presion. Plus sot është kthyer dhe Jupiteri i kundërt në Dem. Dashët do kenë kujdes dhe në çështjet ekonomike, fillojnë vonesat dhe ngarkesat, si dhe në pozicione të ndryshme karriere dhe marrëdhënie në çift.

11-Binjakët – Binjakët do kenë një muaj Shtator shumë erotik, domethënë nëse flasim për erotizmin, binjakët janë ata që do ta shijojnë erotizmin në maksimum. Binjakët do kenë sharmin dhe mundësinë të bëjnë marrëdhënie, kontakte nga më të ndryshme. Ku fle lepuri? Në çështjet familjare, të cilat nuk i kanë zgjidhur siç duhet dhe thirren binjakët deri në mes të Shtatorit të rregullojnë shumë çështje të prapambetura familjare, ose karriere, ose çështje ligjore që mund t’i kenë mbetur gjatë muajve të kaluar, ose që kanë pretenduar që i kanë zgjidhur, ose me eprorët e tyre. Nëse punojnë në punë shteti do të kenë ndonjë komplikacion të këtij lloji. Megjithatë në fund të muajit, mendoj që binjakët do marrin një lloj merite dhe avantazhi në jetën e tyre dhe do fillojnë të ndriçojnë dhe të ndihen më të vlerësuar.

10-Shigjetari – Ashtu si binjakët, duke qenë se janë dy shenja ballë për ballë goditen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë. Shigjetarët lidhen direkt me një paqartësi me lidhje me punën, me karrierën dhe me planet për të ardhmen, ose me udhëtimet që duan të bëjnë. Janë konfuzë. Nëse kanë bërë udhëtime, kanë pasur ndonjë pengesë ose mund t’u dalë ndonjë pengesë, të paktën deri në datën 15, që Mërkuri fillon të drejtohet dhe marrin dhe këta përgjigje më korrekte në lidhje me punët dhe kërkesat e tyre. Por është një periudhë produktive do thoja sepse dhe Marsi në Peshore u jep shanse që fjala e tyre të qëllojë atje ku duhet, ose si themi ajo shtiza e tyre të kalojë në atë harkun e 12-të. Kanë dhe aftësi sportive të mira, jo vetëm filozofike, kështu që mund të përdorin edhe anën fizike të tyre për të joshur, për të dhënë, reklamuar energji dhe për të fituar gjëra.

9-Peshqit – E keqja nuk na vjen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë, por na vjen nga Neptuni. Do thoni ju Neptuni në Peshk është në vendin e vet dhe Peshqit e kanë aty. E kanë aty, do frymëzohen, janë frymëzuar, janë bërë shumë romantikë, kanë shumë shpresa, ëndërrime, por kanë edhe pak utopi të tepërt. Tashmë Mërkuri i kundërt përballë tyre i ndikon që ta ulin nivelin e utopisë, ose të atyre pretendimeve që kanë. Pra disa nga ëndrrat e peshqve nuk do të realizohen aq shumë sa duhet dhe ndoshta nuk do jetë Shtatori që do t’u japë shanse të mëdha. Pas datës 14 mund të fillojnë një punë të re, karrierë të re, ose një lidhje të re.

8-Bricjapi Shenjë e tokës, lidhen me Jupiterin në temë, por nga sot Jupiteri është i kundërt, kështu që disa çështje ligjore, kontakte me jashtë, udhëtime studimore, kontrata, fillojnë edhe shkojnë pak më mbrapsht, ose vonohen. Në çështjet e dashurisë duket sikur nuk mund të merren vendimet e duhura dhe vonon të merret vendimi i duhur. Kështu që ta kenë kujdes periudhën, të paktën deri në mes Shtatori. Nga ana ekonomike janë çliruar që sot dhe besoj se aty mund të pretendojnë të marrin para që të tjerët u kanë, ose pretendohet tua japin bricjapëve. Ndoshta dhe ndonjë natë romantike nuk përjashtohet në këtë periudhë.

7-Luani – U çliruan luanët nga Afërdita e kundërt në shenjën e tyre, kështu që kanë sharmin, ngjyrën, gjithë optimizmin, dashurinë tashmë, që të marrin vendime erotike, të njohin, të gëzojnë, të blejnë gjëra, të merren me modë, art dhe shumë punë të bukura. Dhe do t’ia arrijnë me shumë sukses. Mërkuri i kundërt tashmë i penalizon pak në çështjet ekonomike dhe mund të kemi dhe ndonjë debat në strategjitë e tyre, ose me të afërmit e tyre, në shtëpi, në lagje. Këtu duhet të shikojnë mënyrën diplomatike të komunikimit. Me Marsin në Peshore, diplomacia do të mbizotërojë. Nuk do të jetë si ai trëndafili, por mund të ketë dhe gjemba nga pas, sepse është me Mars, pak luftarak.

6-Gaforrja – është një shenjë që po ecën dhe do ecë mirë. Kulmin do ta ketë në fund të Shtatorit. Shumë Gaforre do të mbyllin një cikël të rëndësishëm pune, ose në jetën personale do jetë marrë një vendim pune, ose vendim i mirë fejese, martesë. Ose mbyllet një cikël i rëndësishëm dhe do t’ia fillojnë prap nga e para. Kush Gaforre është e kënaqur me këtë cikël që mund të mbyllë dhe ta fillojë nga e para, janë shumë në rregull. Ata që thonë kush ia fillon prap nga e para, me ta pastaj do të fillojë një luftë familjare, sepse Marsi në Peshore ka të bëjë me familjen dhe shumë gaforre do jenë pak të nxituara dhe të irrituara. Kujdes aksidentalet në familje në këtë periudhë.

5-Demi – Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, vazhdojnë të jenë me fat. Por sot kthehet i kundër Jupiteri në shenjën e tyre, që do të thotë që shumë demë, ato fjalë që kanë premtuar ose u janë premtuar, do vonohen. Pra nuk bëhen tani, do vonohen disa muaj. Ndaj ngelen sërish në një periudhë pritjeje. Në marrëdhëniet familjare marrin njëlloj erotizmi, shkëlqimi, pasurie, vlerësimi dhe besoj që do ndjehen mirë në komoditetin e tyre të përditshmërisë, ose atje ku jetojnë ose bizneset familjare. Tani është momenti të marrin meritën ose pozicionin e mirë të duhur, ose dhe të fillojnë një bashkëjetesë të mirë. Në çështjet ekonomike kanë shpenzime, në punë dhe në ekonomi duhet të kenë kujdes. Sidomos në çështjet e punës mund të kenë revolta. Edhe në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes.

4-Akrepi – Jupiteri përballë tyre është i kundërt, kjo do të thotë që do të rinovohen shumë kontrata, marrëdhënie, marrëveshje. Ata që kanë pasur probleme në çift mund të kenë probleme akoma, ose të vonohen sqarimet e situatave, të vonohen divorcet, martesat, të vonohen ato mundësi për të rregulluar dhe stabilizuar bashkëpunimet. Marsi në Peshore tregon një prapaskenë, ndaj kujdes prapaskenat në lidhje me punën ose armiqtë e fshehtë, që ndoshta veprojnë pak me jetën dhe interesat e akrepave. Janë në këtë pozicion sepse Hëna e plotë në Dash në fund të muajit u jep gjithë sharmin e një pune të mrekullueshme dhe një energjie shumë të madhe që do marrin akrepët.

3-Ujori – Janë çliruar nga Afërdita e kundërt përballë shenjës së tyre, kështu që mund të dashurojnë, bashkëpunojnë, ia dinë vlerën ekonomisë, lekut ose njerëzve dhe gjërave me vlerë në jetën e tyre. Tashmë ajo e verdha e floririt do vejë deri tek ujorët dhe ata do ta ndjenjë tringëllimë e arit. Ujorët janë në një moment të rëndësishëm pune, mund të ndryshojnë, rregullojë punë, të fusin partneritete të reja, ose të largohen nga një bashkëpunim që i ka lodhur. Mund të kenë aktivitet shumë të mirë jashtë vendit dhe bashkëpunime e udhëtime të shumta jashtë vendit. Duhet të ruajnë diplomacinë më së shumti.

2-Virgjëresha – Hëna e re në shenjë në datën 14 tregon që lenë pas një verë të lodhur paksa, ose të menduar në disa raste. Tashmë fillon nga e pra me një Hënë të re, ndryshime specifike të mëdha. Afërdita është çliruar, nuk ka më prapaskena në dashuri, tradhti dhe pasiguri për ata që kanë përjetuar në jetën emocionale të tyre. Ana ekonomike fillon dhe merr përparësi të mirë. Pas datës 15, shumë virgjëresha futen në rrugë të mira pa kthim, çdo gjë fillon dhe ecën përpara pas kësaj date.

1-Peshorja – Janë në vendin e parë sepse kanë Marsin në shenjën e tyre, është planeti më vital që i jep energji. Diplomacia e peshoreve do ndikojë në veprimet e të gjithëve, për t’i dhënë diplomaci. Por është e vështirë të ruhet diplomacia me Marsin në Peshore, kështu që ndonjëherë duhet dhe luftë, kërkesë llogarie. Shumë peshore do kërkojnë llogari, do duan të marrin atë që u takon, por do ta finalizojnë me sukses në fund të muajit me Hënën e plotë përballë shenjës së tyre në Dash, ku do ftohen të bashkëpunojnë, të bëjnë marrëdhënie të reja në çift, por edhe të finalizojnë shumë punë me sukses. Afërdita në Luan u jep shumë sharm dhe mundësi njohjesh të reja në dashuri dhe shumë fat.

The post Astrologe Meri Shehu: Ana ekonomike e kësaj shenje fillon dhe merr përparësi të mirë këtë shtator appeared first on Albeu.com.

“Shtatori i sjell keqkuptime në marrëdhënie kësaj shenjë”, astrologu zbulon parashikimin e Horoskopit për këtë muaj
Astrologu Hysgen Dauti ka folur për parashikimin e yjeve. Ai bëri parashikimin për muajin shtator duke u ndalur te të 12 shenjat e Zodiakut, nga dashuria, financat deri te sfidat që do të hasen ne “ABC e Mëngjesit”.

Dashi

Ka qenë goxha i favorizuar gjatë periudhës së verës dhe po arrin në një pikë që kërkon të ketë plane më afatgjata dhe më të larta. Shtatori është momenti që i bën atë ndalesën stop që t’i marr gjërat më me qetësi. Dashi ka plane dhe nisma të reja këtë periudhë, ku do të jetë pjesëmarrës. Projektet dhe punët kanë ardhur nga spontaniteti, zgjerimi i kontakteve, nga rrethet e zgjeruara shoqërore. Por marrëdhënia me njerëzit, kolegët dhe sidomos marrëdhënia në çift fillon të ketë keqkuptime dhe fillon të ketë ngatërresa. Është e rekomandueshme të kalojë në një formë izolimi, mbrojtje me njerëzit dhe të kërkojë evitimin e problemeve, të mos presi t’i konkretizojë me shumë shpejtësi.

Demi

Situata e Demit është goxha kaotike. Tani që ndodhet në retrograd Demi preket në identitet, në vetvete, në vendime, në njerëzit që mban afër dhe në misionin e jetës që po bën. Ka qenë një periudhë paqësore ku ka pasur qetësi dhe kjo gjë e shqetëson se nuk ka energjinë e duhur për ta përballuar. Po ashtu, fillon përballjen me njerëzit për shkak të neglizhencës. Pra, do ishte shumë më e saktë që Demët të marrin vendime, nëse nuk duan diçka të heqin dorë, sa të luftojnë dhe ta mbajnë zvarr atë punë, po ashtu dhe atë marrëdhënie.

Binjakët

Janë të favorizuar, pra ndryshe nga çdo shenjë nuk do kenë kriza aq të mëdha. Nuk do kenë aq ankth sa shenjat e tjera. Kjo për arsye se është një periudhë shumë e mirë e zgjerimit të kontakteve, bashkëpunimesh. I vetmi problem është në komunikimin në marrëdhëniet në çift, sepse Binjakët kanë kohë të gjata që kanë luhatje. Pra, marrëdhënia që ata po shtyjnë është një marrëdhënie ku ka konflikte të vazhdueshme, por nuk po avancon asgjë. Ata do vendosin të avancojnë vetë, nëse pala tjetër nuk po avancon nuk do të jetë më një problem për ta. Mund t’i shohim Binjakët në pika shumë të larta në karrierë, në famë, në promovim, jo domosdoshmërisht në shtator, por aty vjen nisma e projekteve.

Gaforrja

Ajo ç’ka lidhet me Gaforren këtë muaj, është imazhi, reputacioni. Vazhdimisht, diskutohet se çfarë po bëjnë me jetën, disponibiliteti i Gaforreve është shumë i ulët dhe puna është shumë e lartë. Mund të jetë duke ju marrë fryma me punë, por ndihen më të mirë dhe më të vlefshëm sesa për të investuar në njerëz dhe situata të panevojshme sepse duan të jenë produktiv dhe kjo shkakton sukses të mëvonshëm. Por fillimisht probleme, mërkuri në retrograd i shkakton probleme në familje, probleme nga hiçi të vazhdueshme. Pjesa e karrierës dhe punës është e favorizuar. Nuk dua të harroj pa thënë që mund të përballen me një dashuri të madhe Gaforret dhe të rëndësishme.

Luani

Kanë favorizim nga ana e dashurisë dhe romancës në muajin shtator. Një marrëdhënie që mund të ketë 2-3 muaj dhe duan t’i japin vazhdimësi. Çfarë është pak kritike është sektori i punës. Mund të ketë Luan që mund të kenë punë të re në një shtet të ri, mund të kenë dilema, a të kthehen mbrapsht, por kjo nuk do të ndodhi. Pavarësisht, problemeve që mund të japi shtatori, që mund të jetë përballja e menjëhershme me kolegët. Kjo për shkak se puna e tyre do të ketë transferime, do ketë lëvizje, ndryshime dhe Luanët do t’u duhet të përshtaten.

Virgjëresha

Është muaji i tyre. Kanë kaluar krizën e vitit lidhur me financat dhe partneritetin. Këtë muaj e kanë favorizimin për t’i vënë gjërat në rregull. Vetëm një problem do të jetë nga fundi i muajit, ku Mërkuri në retrograd nga Peshorja do kalojë te Virgjëresha. Mund të jetë fundi pak problematik, por për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Maksimumi, ndonjë sherr në çift, por jo diçka shumë e madhe. Është momenti i tyre që të zgjidhin shumë gjëra dhe në shtator të vendosin mirë. Diçka që mund të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë ndërrimi i një pune.

Peshorja

Dy gjëra kanë pasur në këtë periudhë vere, ose kalimi në fejesë dhe martesë, ose ndarje. Pra, kanë qenë vendime drastike. Kështu që në shtator, do t’i rikthehen planeve të tyre, punës. Stili i jetesës do të jetë i mirë. Ana shëndetësore do të jetë e lartë në performancë. Ana e dashurisë do të jetë akoma pezull. Për ata që do të kenë arritur në stad fejese apo martese do të përballen me keqkuptime. Çfarë do të thotë kjo jetesë në çift për ta? Kjo lloj gjëje do të jetë e papritur në jetën e Peshoreve.

Akrepi

Akrepi ka favorizimin më të mirë lidhur me anën e karrierës, lidhur me kontratat e punës. Kjo gjë i ka ndjekur përgjatë verës, i ndjek edhe në shtator. Ama problemi është te dashuria, sepse Urani që ndodhet në retrograde te Demi i prek ata drejtpërdrejtë. Prek anën e tyre në çift, mund të kemi lidhje shumë të gjata që kalojnë në krizë, mund të kemi zbulimi i një tradhëtie. Por jo të gjithë mund të trembemi, ka dhe çifte të shëndetshëm. Janë në një ambient toksik tani, si edhe në ambiente pune.

Shigjetari

Shigjetarët fatmirësisht shijuan njëv verë shumë të mirë financiare, me pushime të bukura. Tani duhet t’i rikthehen familjes, sepse viti ka qenë totalisht familjar. Familja kërkon shumë fokus, shumë Shigjetarë që mund të jenë fejuar ose martuar gjatë verës po i hyjnë një jete familjare që është shumë e re për ta. Mos të përqendrohen shumë në gjëra që kanë ulje dhe ngritje, duhet të bëjnë diçka që është stabël, qoftë edhe hapja e një biznesi është e favorizuar për pjesën e mbetur të 2022.

Bricjapi

Bricjapët e shkretë po përqendrohen shumë te karriera, te puna, te financat, por kanë një dashuri momentalisht që i shkakton drama. Mos është problemi te ata vetë që i mohojnë emocionet dhe nuk i japin rëndësi. Pastaj do të duhet të përballen me një krizë të madhe në dashuri. Do t’u duhen të gjejnë një balancë mes karrierës dhe dashurisë. Natyrisht pala tjetër do e ndjejë neglizhencën. Ata kanë nevojë për partnerin, prandaj duhet të gjejnë një balancë.

Ujori

Kanë ecur në një rrjedhë shumë të bukur për gjatë veres. Kanë pasur shumë suport në projekte dhe biznes, ndihma nëpërmjet miqve. Në shtator do të kthehen në investime, te financat. Nëse gjatë verës i mblodhën, tani do tu duhet ti investojnë. Kështu që kurseni sa më shumë këtë muaj. Sa për dashurinë, do të gjejnë harmoninë përgjatë verës. Kështu që i ktheni merreni më shtruar, më ngadalë. Këto njohjet e verës mos i merrni në konsideratë se do jenë afatshkurtra.

Peshqit

Ka qenë viti i Peshqve, le ta mohojnë sa të duan. Kanë vendosur pikat mbi i për shumë gjëra. Kanë ndarë më shumë prioritete, kanë gjetur punë shumë të mira. Është momenti që të gjejnë edhe një partner, që me shumë gjasa mund të jetë në shtator. Kalojnë pak pengesa me kthimin e eks-ave, do kalojnë disa sqarime që nuk do jenë shumë të nevojshme. Këshilla ime është që të mos kthehen se Peshqit e kanë natyrë që të mos kthehen, ama për atë që do njohin do jetë person shumë familjarë për ta. Do i shoqërojë për të arritur një stabilitet shumë stabilitet.

The post “Shtatori i sjell keqkuptime në marrëdhënie kësaj shenjë”, astrologu zbulon parashikimin e Horoskopit për këtë muaj appeared first on Albeu.com.

Horoskopi mujor/ Shtatori sjell fat në financa për këtë shenjë, nga çfarë duhet të ruhet secili prej jush
Ndërkohë që keni mbyllur pushimet ose po paketoni rrobat, gjërat po ndryshojnë në yje dhe shtatori sjell një atmosferë krejtësisht të ndryshme.

Shtatori na sjell një moment të domosdoshëm pauze në formën e një Merkuri Retrograde, duke na dhënë leje të ndalemi, të marrim frymë, të shikojmë përreth dhe të ecim përpara me njëfarë hir dhe dinjiteti. Është një proces.

Dashi: Është një moment i mrekullueshëm për të reflektuar mbi qëllimet tuaja në jetë. Do t’ju ndihmojë të bëheni një person efektiv, i mbështetur te vetja, i cili mund të bëjë gjëra të mëdha të ndodhin në jetën tuaj në çdo kohë. Të dashurit tuaj do t’ju tregojnë me shumë vëmendje dhe kujdes. Do të nevojiten më shumë përpjekje dhe përkushtim në punë. Sigurohuni që t’i jepni gjithçka që keni. Për të siguruar një jetë të qëndrueshme dashurie, mbajeni komunikimin me partnerin tuaj të sinqertë dhe transparent.

Demi: Mund t’ju presë shumë punë. Në disa raste, kjo mund të jetë një kohë e mirë për ata që janë në krye të biznesit familjar për të rritur fitimet e tyre. Ju mund të përpunoni detajet e planit tuaj pas një stuhie idesh intensive. Nëse keni një punë, mund të mos jeni në gjendje t’i jepni më të mirën punës suaj. Ju mund të gjeni ngushëllim dhe lumturi në një marrëdhënie romantike. Duhet të jetë një muaj produktiv për studentët.

Binjakët: Ka një shans për të gjetur një rrugë të re karriere. Herë pas here, mund t’ju duhet të konkurroni me të tjerët për një projekt të caktuar. Po kështu, duhet të përpiqeni të shkoni mirë me kolegët tuaj. Tani është momenti për të riorganizuar financat tuaja dhe mund t’ju duhet një ndihmë për ta bërë këtë. Ky muaj është ideal për të përmirësuar lidhjen tuaj me vëllezërit e motrat dhe fqinjët. Barku juaj i poshtëm është mjaft delikat, ndaj kujdesuni për të.

Gaforrja: Tani është një moment i mirë për të provuar një qasje të re. Nuk keni nevojë të bëni ndonjë ndryshim të madh. Edhe një ndryshim në rutinë mund të sigurojë një shpërqendrim të mirëpritur nga monotonia e jetës së përditshme dhe t’ju ndihmojë të çliroheni nga rrëmuja mendore në të cilën ndodheni. Mund t’ju duhet t’u tregoni njerëzve se gatishmëria juaj për t’u angazhuar me të tjerët dhe për të pranuar perspektiva të tjera nuk u jep atyre leje për t’ju trajtuar keq.

Luani: Do t’ju duhet t’i jepni përparësi zhvillimit të karrierës tuaj për shkak të vëllimit të punës që do të prisni së shpejti të përfundoni. Mos e humbisni këtë mundësi të mrekullueshme për rritje të jashtëzakonshme në jetën tuaj personale dhe profesionale. Jepini kohë partnerit tuaj. Kur ndiheni të zemëruar, mund të dëshironi të veproni me nxitim pa menduar shumë për situatat. Mbani qetësinë tuaj. Të luash një sport mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni më mirë.

Virgjëresha: Do të ketë një ekuilibër të shëndetshëm mes jetës tuaj private dhe asaj të punës. Gjithashtu, do të keni një ndjenjë të thellë përkatësie me veten tuaj. Performanca juaj profesionale do të garantojë një rritje në gradë. Jini të besueshëm kur keni të bëni me eprorët dhe autoritetet. Shmangni hyrjen në një debat të çdo lloji. Të dashurit tuaj po mbështeten tek ju që të kujdeseni për ta tani. Kënaquni në ndërveprime domethënëse me çdo anëtar të familjes suaj.

Peshorja: Ata prej jush me punë duhet të kenë një muaj të këndshëm përpara. Megjithatë, nëse ndiheni sikur po mbyteni nën peshën e përgjegjësive tuaja, është e rëndësishme të flisni me eprorët tuaj. Ju mund të përballoni të jeni të përqendruar te vetja këtë muaj. Për shkak të mosmarrëveshjeve midis të afërmve, disa prej jush mund ta gjeni veten të tërhequr në një mosmarrëveshje familjare. Mos harroni të mbani gjakftohtësinë tuaj dhe të organizoni mendimet tuaja.

Akrepi: Ka ardhur koha për të gjetur ekipin tuaj dhe për të nisur përpjekjet tuaja të reja. Tani më shumë se kurrë, pronarët e bizneseve do të kuptojnë rëndësinë e investimit në të ardhmen e kompanisë së tyre. Ju gjithashtu do të keni kohë për rekreacion dhe diversion. Do të ketë një theks të shtuar edhe në partneritetin tuaj të dashurisë. Si pjesë e kësaj faze do të organizohen edhe ngjarje sociale. Njerëzit që kërkojnë të fillojnë një marrëdhënie romantike do të priren të takojnë njerëz të rinj.

Shigjetari: Mbani shumëllojshmëri në aktivitetet tuaja të përditshme. Shkoni me një mik që nuk e keni parë për një kohë ose takoni dikë të ri. Do të habiteni se si edhe një rregullim i vogël mund t’ju japë një qira të re për jetën. Mund të jetë aq e thjeshtë sa të ndërroni udhëtimin tuaj dhe të shijoni peizazhin gjatë rrugës. Për më tepër, tani është një moment i mirë për të ndjekur një mundësi biznesi. Situata juaj financiare është e destinuar për përmirësim dramatik.

Bricjapi: Keni kursyer për një ditë me shi dhe kjo është një ide e mirë, por tani është momenti që t’i dorëzoheni impulseve tuaja bujare dhe të blini një dhuratë të këndshme për veten ose dikë që ju intereson pa u ndjerë keq. Kur jeni të zemëruar, mos ua hidhni atë njerëzve që ju kanë bërë keq vetëm pak. Tregoni respektin dhe modestinë e duhur në çdo kohë. Sjellja juaj e bukur do t’i tërheqë ata drejt jush. Prisni për mundësi më të mira për t’u paraqitur.

Ujori: Do të rriteni dhe do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha çështjet që mundojnë jetën tuaj. Këtë muaj, ju do të vazhdoni të mbani qëndrimin tuaj optimist. Ju do të fitoni respektin e të prijesve tuaj për shkak të punës tuaj të palodhur. Situata juaj aktuale financiare është e qëndrueshme. Kurseni sa më shumë para që mundeni tani ndërsa mundeni. Shoqëruesi juaj do të jetë një burim i shkëlqyer inkurajimi dhe guximi tani. Faleminderit yjeve tuaj me fat që keni këtë person në jetën tuaj.

Peshqit: Keni fituar një moment pushimi dhe relaksi pasi shihni se të gjitha përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Mendimi juaj krijues do të shpërblehet më shpesh në punë. Do të rriteni vetëbesimin dhe do të mësoni për një mënyrë të re për të gjeneruar të ardhura. Çdo problem me pronën do të zgjidhet. Është një kohë e mirë për të investuar në një shtëpi të re. Nëse jeni vërtet të dashuruar, do të punoni shumë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj pavarësisht sfidave dhe do të ndani aspiratat tuaja./albeu.com/

The post Horoskopi mujor/ Shtatori sjell fat në financa për këtë shenjë, nga çfarë duhet të ruhet secili prej jush appeared first on Albeu.com.