horoskopi muaji gusht Archives - Albeu.com

“Pabesira në miqësi, anulohen martesa”, parashikimi nga Meri Shehu për Gushtin: Shenja që “zhytet” ekonomikisht, sherre dhe tensione
E ftuar në “Goodmorning albanians”, Meri Shehu ka bërë parashikimin mujor për muajin gusht. Astrologia tha se ky muaj do ketë tensione dhe sherre duke theksuar disa shenja që do ndikohen më shumë.

“Gushti do jetë një muaj me tensione dhe shumë hiperbolik, pra hiberbolik në shprehjen e ndjenjave, hiperbolik në skandale, hiperbolik në shpenzime parash, hiperbolik në sjelljen tonë. Do jetë me turbulenca ndjenjash ky muaj. Muajin e fillojmë me hënën më spektakolare të të gjithë vitit, një hënë e bukur e plotë që do na bëjë shumë solidarë. Fillimi i muajit na fut në idenë që duhet të japim dhe marrim me njëri-tjetrin, pastaj fillon një mes muaji shumë i komplikuar dhe do kthehemi tek vetvetja, do bëhemi egoist. Mesi gushtit do sjellë sherre, debate, tensione. Ujor, Luan, Akrep dhe Dem do e përjetojnë më shumë. Kjo nuk do të thotë që dhe shenjat e tjera nuk do e përjetojnë, por këto katër shenja më shumë. Do dëgjojmë skandale dhe problematika më të nxehta këtë muaj. Tensionim më të madh të komunikimit ose kritika shumë të mëdha do marrin Virgjëreshët, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Do vihen në qendër të sulmeve. Këta duhet të kenë shumë kujdes”, tha Meri.

Dashi – Janë një nga shenjat më të komplikuara për të zgjidhur marrëdhëniet e tyre erotike në gusht. Do jenë të tepruar në sjellje, mund të kenë rikthime nga e kaluara dhe problematika, por do kenë dhe shumë tension. Dashët duhet të kenë kujdes në një marrëveshje pune rreth datës 7,8,10 gusht. Ka tentativa për biseda pune, por ka një ngecje që duhet ta kenë kujdes. Dashët që kanë sëmundje kronike duhet ta shikojnë me kujdes.

Demi – Do jetë kryesori këtë muaj. Demët do kenë ndjesinë të bëjnë çfarë të duan. Çfarë tu dalë para do e bëjnë. Do ndjejnë tension në dashuri, në ekonomi, por dhe në mënyrën sesi reagojnë me të tjerët. Jeta e tyre mund të vihet në një disbalancë të vështirë gjatë gushtit.

Binjakët – Do marrin kritika të mëdha, si nga familja, edhe nga ndonjë epror i fuqishëm që mund t’i japë më shumë punë sesa duhet. Duhet ta menaxhojnë mirë situatën. Vihen në një sprovë të fuqishme në diagonalen familje-karrierë. Në marrëdhëniet erotike nuk duhe të qëndrojnë peng i së kaluarës.

Gaforrja – Do merren me ekonominë këtë muaj, marrin-japin, kredi, humbje, pra të gjithë Gaforret do merren me ekoniminë. Por do ketë dhe shumë tension. Do ketë dhe pabesira në miqësi pasi do kenë konflikte. Pra këtë muaj Gaforret do kenë probleme ekonomike dhe me miqësitë e tyre. Mesi i gushtit nuk është i mirë, por pas datës 16 me Hënën e re çlirohen.

Luani – Është një nga shenjat më të ekspozuara të muajit pasi kemi diellin në Luan. Ky është muaji i tyre, duan të vëën rregullin, disiplinën, urdhërat, por jeta e tyre është e komplikuar. Do kenë probleme me karrierën, me punën, me famën, me gjërat që nuk i kanë bërë si duhet. Ndonjë martesë anulohet, lidhje e re komplikohet, rikthehet ndonjë ish nga e kaluara, ose problem ekonomik nga e kaluara. Pas datës 16 hëna e re do i japë fillime të reja. Në datat 6,7,8 ka prapaskenë në punë.

Virgjëresha – Mërkuri futet në shenjën e tyre dhe ditët e para të gushtit do jenë në lëvizje, do ecin, punë, kontakte, biseda, projekte, do ndihen më të lehtësuar. Nga data 6,7,8,9 do fillojnë të ndjejnë pengesë në marrëdhënie në çift, pengesë me eprorët, pengesë në punë, në komunikim dhe kritika që vijnë në drejtim të tyre. Kështu që do tu mblidhen të gjitha dhe s’do dinë si të veprojnë, pas datës 16 do çlirohen dhe do ndihen më mirë.

Peshorja – Gushti do i bëjë Peshoret të tregojnë forcën dhe potencën e tyre. Duhet ta shfrytëzojnë fillimin e gushtit. Pastaj do merren me ekonominë, bilancet. Sidomos ekonomia vështirësohet pas datës 6, do fillojnë kritikat nga partnerët ose nga eprorët. Do vihen në qendër të kritikave në çështjet ekonomike. Pas datës 16 e marrin veten.

Akrepi – Janë një nga shenjat që do bëjnë më shumë karrierë dhe famë, por do kenë edhe tension. Ky është muaji i karrierës për ta. Do ndjejnë turbulencë. Kujdes në jetën sociale, në miqësi sepse do keni kritika. Mos merrni rrugën e shkurtër se do ju nxjerrë më gjatë. Kujdes në vendimarrje në datat 6,7,8,9. Kujdes dhe në dashuri se do jetë komplikimi më i madh.

Shigjetari – Do kritikohen shumë në fushën e karrierës dhe familjes. Do kenë sherre, debate, gjithë mesi i gushtit do jetë me tensione. Kanë përgjegjësi familjare, detyrime ekonomike. Deri në datën 16 të shikojnë pastaj pas datës 16 me hënën e re të veprojnë.

Bricjapi – Do japin kritika, do kapin mat, do i bëjnë të tjerët fajtorë. Shumë Bricjapë do ndikojnë në jetën e të tjerëve, në fushën ligjore, në fushën erotike. Do bëhen të lodhshëm duke kritikuar të tjerët.

Ujori – Fillon muaji me hënën e plotë në shenjën tuaj. Është hëna e plotë më e bukur e vitit. Ujorët do ecin do përparojnë, gjërat do shkojnë mirë dhe do flasin për një punë të rëndësishme. Do kenë një ngecje ekonomike, por do ja dalin me sukses.

Peshqit – Do bëjnë shumë debate, shumë fjalë, thashetheme, kritika, ndryshime, lëvizje, si një orë e prishur. Pas datës 5 deri në 12 gusht ora nuk funksionon sido që ta kurdisë kështu që mos u nervozoni. Në fund të gushtit do çlirohen dhe do marrin sadisfaksion ekonomik.

The post “Pabesira në miqësi, anulohen martesa”, parashikimi nga Meri Shehu për Gushtin: Shenja që “zhytet” ekonomikisht, sherre dhe tensione appeared first on Albeu.com.

Shenja që do të nëshkruaj një dokument vendimtar, astrologia Laura Bilali: Si do të jetë muaji gusht për të gjithë Horoskopin
Astrologia Laura Bilali bëri parashikimin e Horoskopit për muajin gusht në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ duke theksuar edhe si do të jenë këto ditë të nxehta vere për të gjitha shenjat, nga dashuria te ekonomia.

Dashi

Pjesa e punës ka për të qenë shumë e mirë te Dashi. Nëse për shembull, janë të papunë ose edhe të punësuar, oferta shumë të mira në aspektin e punës ose ngritje në detyrë do të kenë nga data 11 gusht e tutje. Nga data 20 gusht pritet të kenë takime romantike, ata që janë beqarë. Ndërsa ata që janë në një lidhje patjetër kanë për të pasur një udhëtim romantik.

Demi

Demi ka për të pasur më shumë qetësi. Kanë për të qenë më të përkushtuar më shumë përsa i përket karrierës. Demët kanë punuar për gjatë gjithë këtyre muajve për verën. Kështu që gushti mund të jetë pak sfidë për ta, por në shtator mund të fillojnë një jetë më të re.

Binjakët

Binjakët e kanë pak problem gushtin, në pjesën e fundit të gushtit faktikisht sepse kur hynë Mërkuri në rrotullim, për Binjakët pjesa e të zhvilluarit ka për të qenë shumë e zhvilluar. Njihen edhe si një ndër shenjat e Horoskopit që të zhvilluarit e kanë më të zhvilluar, aq shumë e kanë sa nuk dinë të përcaktojnë sendet e veta. E mira që është te Binjaku është që pjesa e dashurisë dhe familjare ka për të qenë shumë e ndritur. Kështu që në muajin gusht, Binjakët ndoshta nuk kanë për të pasur më shumë sukses në karrierë, por e rëndësishme është që do te ndihen  shumë të përmbushur nga ana shpirtërore.

Gaforrja

Gaforret janë duke ecur me një energji shumë të mirë dhe pritet që kjo energji të vazhdojë deri në muajin dhjetor. Ç’ka është e mira te Gaforret është që pjesa e karrierës ka qenë shumë e mirë, por edhe shumë e larmishme. Pjesa e karrierës ka me vazhdu te Gaforret, veç duhet me pas pak kujdes për debatet në dashuri.

Luani

Luani ka muajin e vetë, është një nga shenjat më me fat për muajin gusht. E mira e Luanit është se e di se ç’ka do, edhe për shkak se ka Venusin në rrotullim, ana e dashurisë ka për të qene shumë e zhvilluar. Po ashtu pjesa e Jupiterit ka për të ndikuar tepër shumë. Ç’ka është e mira, që Luanët duhet të shprehin dëshira më 11 gusht kur është edhe hëna e plotë.

Virgjëresha

Virgjëresha ka për të pasur pak probleme në muajin gusht. Nuk është se ka me pas shumë fat, për shkak të pjesës më melankolike dhe ka për të ndikuar hyrja e Mërkurit në muajin gusht. Por e mira është se muajin shtator do ta kenë shumë të zhvilluar.

Peshorja

Peshoret kanë për të marrë shumë dhurata këtë muaj. Kanë energjinë e Venusit përreth, kështu që pjesa e anës romantike nuk ka për të munguar te Peshorja. Nga data 20 gusht, çdo Peshore ka me pas një ndryshim në aspektin e punës. Ky është në aspektin pozitiv. Kështu që në pjesën e karrierës nëse duan me arrit diçka, është mirë me rreziku pas datës 20 gusht.

Akrepi

Akrepi ka për të pasur energjinë më të mirë që mund ta ketë gjatë gjithë vitit dhe Akrepi në gusht. E mira është që zhvillimi i anës emocionale ka me qenë shumë i lartë, por në të njëjtën kohë, ana e dashurisë, ana e punës, ana familjare kanë për të qenë të ngritura. Kështu që mund të themi që Akrepi ka për të qenë në gjitha aspektet e jetës në një balancë të njëjtë. Këtë muaj është shumë mirë.

Shigjetari

Sugjerohet që Shigjetari të meditojë në muajin gusht për shkak se energjia është shumë e lartë dhe nganjëherë natyra më ambicioze që kanë dhe natyra, që janë më të revoltuar mund të ketë ndikim dhe mos ta dinë se çfarë duan. Hyrja e Venusit ka me ndiku në aspektin e dashurisë. Kështu që vendimet duhet me i marr pas datës 11 gusht.

Bricjapi

Te Bricjapi është e çuditshme se kanë pasur shumë arritje në aspektin e karrierës, ndërsa gushti mund të jetë më e lehtë në dashuri. Kështu që ai stabiliteti që kanë krijuar në punë, në familje, është mirë me u mbajt edhe me vazhdu me punu në aspektin e dashurisë. Sepse energjia në aspektin e dashurisë ka për të qenë më e larta e mundshme për komplet vitin.

Ujori

Ujori është një nga shenjat që janë më detajiste, duke përfshirë edhe Virgjëreshën. Por ata kanë një logjikë, e dinë se çfarë duan. Ndikim i lartë ka për të qenë Venusi te ata. Ana romantike nuk ka për të munguar, do të bëjnë një udhëtim. Në aspektin e karrierës, kanë për të nënshkruar një document nga data 25 deri në 31 gusht.

Peshqit

Janë natyrat më kreative. Kështu që pjesën e artit kanë për ta pasur shumë të zhvilluar. Ka për të ndikuar më shumë Jupiteri dhe do të kenë shumë fat. Pjesa e dashurisë ka për të qenë e lartë. Por në bazë të rrotullimit të planeteve, Peshqit kanë për tu vendosur në anën e karrierës dhe kreativitetit. Se ata ndikon shumë te moti, nëse ka shi janë më melankolik. Në muajin shtator do të jenë më të suksesshëm në dashuri.

The post Shenja që do të nëshkruaj një dokument vendimtar, astrologia Laura Bilali: Si do të jetë muaji gusht për të gjithë Horoskopin appeared first on Albeu.com.