horoskopi 24 korrik Archives - Albeu.com

Horoskopi 24 korrik 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të sqaroni njëherë e mirë disa çështje të mbetura pezull. Nëse keni një lidhje dhe tashmë nuk ndieni më të njëjtat gjëra për partnerin tuaj është më mirë që të flisni hapur dhe sinqerisht me të. Gënjeshtrat thjesht do e lëndojnë edhe me tepër. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do keni njohje të reja që mund të kthehen në histori dashurie. Në punë, bashkëpunimi me disa kolegë të rinj do ju bëjë të arrini edhe më lart. Do ju shtohen shpresat se një ditë mund të bëheni edhe ju më të pavarur dhe të krijoni një kompani tuajën. Buxheti do ketë goxha përmirësime dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.

Demi

Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite. Do dini si të veproni dhe të gjithë do kërkojnë këshilla prej jush. Nëse keni një lidhje pasioni do rishfaqet fuqishëm dhe do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra të bukura. Do e shijoni çdo moment pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do jeni të gatshëm për bëni edhe ndonjë sakrificë vetëm për të ndryshuar statusin e për të pasur dikë pranë. Mundësitë nuk do mungojnë sot. Në punë yjet do ju japin shtysën e duhur për të bërë hapat e mëdha. Do keni tej mase besim tek vetja. Shpenzimet mos i kryeni pa u menduar sepse gjendja siç është përmirësuar mund të përkeqësohet jashtëzakonisht.

Binjakët

Edhe pse do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite sërish do arrini ta përmbani veten në momentin e fundit dhe nuk do bëni gabime të mëdha. Tek ju të dashuruarit Mërkuri do jetë planeti që do ndikojë më shumë. Ai do ju nxitë të flisni më tepër me partnerin dhe të bashkëpunoni. Ju beqarët duhet t’i shprehni sa më shumë ndjenjat tuaja sepse po nuk e bëtë personat që pëlqeni do ju ikin nga duart. Në punë do jeni më të gatshëm për të diskutuar me shefat dhe kolegët dhe për të bërë më të mirë për projektin që keni nisur. Për çdo gjë ka një zgjidhje. Gjendja e financave do fillojë të konsolidohet tej mase. Do i shlyeni edhe borxhet e marra.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite duhet të mësoni të refuzoni disa gjëra sepse në të kundërt do linë tensioni i madh dhe nuk do ju vini dot fre. Ju të dashuruarit do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni shumë keq së bashku. Më mirë do jetë të qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit dhe të qartësoni mendimet si duhet. Nëse jeni beqarë do ndiheni të lirë të bëni çfarë të doni dhe mund të gjeni personin e ëndrrave. Në punë, marrëdhënia me eprorët nuk do jetë e kënaqshme. Do ndiheni të stresuar dhe mezi do hidhni hapat që duhet. Në planin financiar do jeni me fat. Gjendja do përmirësohet tej mase dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Luani

Dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe sot megjithatë as aq e mirë sa e keni pritur. Ambienti yjor do jete i kontrastuar sot. Nëse keni një lidhje, në disa momente do dashuroheni pa dorashka me partnerin e në disa të tjera do debatoni ashpër. Mirë është që në këto rrethana të mos merrni vendime. Ju beqarët do keni disa takime të bukura të cilat për pak kohë do ua ndryshojnë jetën. Në punë nuk do ju realizohen të gjitha objektivat dhe në shumë momente do ndiheni keq. Pranoni ndihmë sepse të vetëm do ngeleni shumë mbrapa. Me shpenzimet bëni shumë kujdes nëse nuk doni që ato t’iu dalin jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Mos mendoni aspak negativisht gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të pafalshme për të cilat do vuani edhe më vonë. Nëse keni një lidhje merreni çdo gjë me qetësi sepse vetëm në këtë mënyrë nuk keni për të pasur probleme. Komunikimi dhe durimi do ua bëjnë ditën edhe më të bukur. Ju beqarët mund të keni vetëm mundësi për dashuriçka kalimtare, asgjë më tepër sesa kaq. Jetën profesionale do dini shumë mirë si ta organizoni. Do bëni edhe pak pushim dhe do merrni vendime të rëndësishme. Të gjithë do ju mbajnë në gojë për ato që keni arritur. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur më së miri, mos u shqetësoni për këtë gjë.

Peshorja

Përgatituni për një ditë të mrekullueshme sot. Do arrini t’i sqaroni edhe situatat e sikletshme dhe optimizmi do ju rikthehet si dikur. Për ju që keni një lidhje do të rindizet fuqishëm pasioni, i cili kohët e fundit ishte ftohur pak. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do filloni lidhjen e shumë ëndërruar. Në punë duhet t’i shprehni ato që mendoni sepse edhe sikur të gaboni të paktën do fitoni një përvojë të re. Mos u trishtoni as nga kritikat që do ju bëhen sepse ne fund te fundit te gjithë gabojnë. Financat do jenë goxha problematike sepse do shpenzoni pa i bërë aspak llogaritë më parë.

Akrepi

Plutoni, plani juaj më i favorshëm do ju ndihmojë edhe gjatë kësaj dite dhe do ua zbukurojë çdo moment. Nëse jeni në një lidhje, një projekt i përbashkët me partnerin do ju afrojë edhe më tepër me njëri-tjetrin. Do ndani edhe disa sekrete të së shkuarës me të. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë valixhet gati dhe të niseni diku jashtë qytetit sepse vetëm ashtu do mund ta gjeni personin e duhur. Në punë do jeni ambiciozë dhe kompetentë. Pak nga pak do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni me shumë maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do kaloni momente shumë të bukura, megjithatë as probleme të ndërlikuara nuk ka për të pasur. Për ju të dashuruarit vetëm Saturni do ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Në përgjithësi do mbizotërojë rregulli dhe emocionet e veçanta. Ju beqarët do ndiheni të lirë të bëni atë që do doni dhe fatin keni për ta pasur gjithë kohës në krah. Në punë do merreni me shumë gjëra njëherësh dhe mund të ngatërroheni pak. Mund të keni edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Në planin financiar nuk priten aspak probleme, megjithatë nëse do ju duhet të kryeni shpenzime të mëdha, mirë është të tregoheni vigjilentë.

Bricjapi

Dita e sotme ka për të qene e qetë dhe pa probleme. Do bëni ato që do ndieni. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë përgjithësisht e kënaqshme. Do jeni të kuptueshëm me partnerin dhe mund ta toleroni pak më tepër nga zakonisht. Ju beqarët do bëni mirë të mos e ngatërroni punën me dashurinë sepse mund të keni probleme me vonë. Në punë do jeni më kompetentë për detyrat që do iu jepen dhe më të duruar. Pak nga pak keni për t’iu afruar objektivit përfundimtar. Për financa më të mira duhet të kufizoni shpenzimet dhe të mos fiksoheni pas lojërave të fatit. Nëse i bëni këto gjendja do jetë e qëndrueshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite do dini përherë si dhe kur të flisni. Do jeni edhe mjaft optimistë dhe atë do ua tejçoni edhe të tjerëve. Nëse keni një lidhje, përmirësimi i jetës tuaj që ka filluar kohët e fundit do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Mosmarrëveshjet do jenë pjesë e së shkuarës për ju. Për ju beqarët nuk do përkujdeset veçanërisht asnjë planet, kështu që duhet t’i merrni vetë në dore frenat e gjërave. Në punë do filloni projekte të reja dhe nuk do ju mungojë aspak frymëzimi. Do reflektoni përherë me kujdes dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë. Financiarisht do jeni të favorizuar. Përfitoni nga kjo për të përmbyllur disa çështje të rëndësishme.

Peshqit

Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të vendosni qetësinë dhe ekuilibrin në jetën tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente të këndshme dhe harmonike. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do dashuroheni pa dorashka me të. Nëse jeni beqarë as që do mendoheni dy herë për t’u hedhur në krahët e dikujt që po iu josh dhe ky do jetë një gabim. Në punë do jetë një ditë ë ngarkuar dhe sapo të mbaroni një gjë do ju dalë diçka tjetër që duhet ta mbyllni sa më parë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj do ju duhet të merrni hua për t’ia dalë.

The post Horoskopi 24 korrik 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 24 korrik 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë mes jush ka për te ecur për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast sa me shume qe te mundeni. Beqaret do marrin ftesa dhe propozime gjithë kohës, kështu qe do jete ne dorën e tyre përzgjedhja qe do bëjnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te mos rrezikoni shume duke shpenzuar shuma te mëdha.

Demi

Kjo nuk do jete dita ideale për ju te dashuruarit. Nuk do merreni vesh shume mire me ata qe keni ne krah dhe për çdo gjë do ja hidhni fajin tjetrit. Beqaret nuk do duan aspak te bëjnë ndryshime te mëdha ne jetën e tyre dhe do mjaftohen thjesht me disa njohje. Ne planin FInanciar do keni me shume vështirësi se kohet e fundit. Pranojeni ndihmën qe do iu japin te afërmit.

Binjakët

Do merrni bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ketë goxha përmirësime. Do e keni me te lehte te ×isni me partnerin, madje edhe për te shkuarën para tij. Beqaret do kenë papritur një takim qe do ua ndryshoje jetën si asnjëherë me pare. Buxheti nuk do ketë përmirësime, por edhe aq para sa do keni do ju mjaftojnë për t’ia dale mbanë.

Gaforrja

Do keni mosmarrëveshje te shumta sot me parterin tuaj dhe nuk do merreni dot vesh me te për asgjë. Te dy do jeni me nerva dhe te dy do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do kalojnë momente mjaft pasionante. Jeta e tyre do marre një kuptim tjetër tashme. Financat do rrini t’i mbani te ekuilibruara. Bravo për çdo hap qe do hidhni.

Luani

Sot do jeni me te vetëdijshëm për gabimet qe keni bere ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni te pamundurën qe partneri ta pranoje faljen tuaj. Deri ne mbrëmje do kaloni sFIda, por do ja arrini qëllimit. Beqaret do pranojnë çdo lloj angazhimi mjafton qe te mos mbeten me vetëm. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës prandaj gjendja do mbetet shume e mire.

Virgjeresha

Dite e mbushur me disa vështirësi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët mendjemëdhenj dhe nuk do e ulni hundën për asnjë arsye. Beqaret do jene te pasigurte nëse duan apo jo ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do jene aq te mira saqë mund te kryeni edhe disa shpenzime pa frike me shume se zakonisht.

Peshorja

Te dashuruarit do kalojnë momente interesante dhe dita do jete përgjithësisht e animuar. Vetëm emocione pozitive do ketë sot. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite dhe do ndiheni me ne fund te plotësuar tërësisht. Ne planin FInanciar duhet te ndiqni disa strategji strikte sepse situata nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mos prisni derisa gjendja te përkeqësohet fare.

Akrepi

Do jeni gjithë kohës me nerva sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do debatoni edhe për gjerat me elementare me atë qe keni ne krah. Beqaret thuajse do e humbasin shpresën për te pasur ndryshime te statusit, por papritur ka për t’iu ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Me shpenzimet do dini si t’i bëni llogarite kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

Shigjetari

Dite përgjithësisht e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni gjithë kohës mire me atë qe keni ne krah dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe. Beqaret do jene shume romantike dhe do joshin me mënyrë nga me te ndryshmet. Deri ne fund te ditës do kenë bere për vete disa persona. Ne planin FInanciar do bëni mire te mos hidhni hapa te pamenduara sepse mund te keni probleme.

Bricjapi

Do e thelloni edhe me shume marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe me ne fund pas kaq \kohesh do ndiheni te plotësuar. Nuk do ju mungoje asgjë. Beqaret do FIllojnë një lidhje interesante, por qe do doje pak kohe te shndërrohet ne diçka me te madhe. Ne planin FInanciar duhet analizuar me kujdes çdo gjë para se te hidhni hapa. Ne këtë mënyrë nuk do keni te papritura te pakëndshme.

Ujori

Do përkujdeseni deri ne detajet me te vogla sot ju te dashuruarit dhe jeta ne çift ka për te qene fantastike. Te gjithë do ju kenë zili, por askush nuk do munde dot t’iu prishe harmoninë. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te FIllojnë edhe lidhje pasionante. Ne planin FInanciar duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt situata mund t;iu dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Do jeni shume te kujdesshëm sot me fjalët qe do thoni ne mënyre qe te mos krijohen kon×ikte me partnerin. Ne mbrëmje mund te kaloni edhe çaste te këndshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Duhet te bëjnë durim edhe për pak kohe. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

The post Horoskopi 24 korrik 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.