Horoskopi 18 maj Archives - Albeu.com

Horoskopi 18 maj 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Dinamizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni burim shprese edhe për ata që ju rrethojnë. Të gjithë do kenë dëshirë t’i kenë pranë. Për ju të dashuruarit pritet që dita e sotme të jetë plot diell. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë mëri njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe nuk do dini kë të zgjedhin më parë. Reflektoni dhe besojini intuitës. Në punë do ju pëlqejnë shumë dita e sotme sepse do keni gjëra të ndryshme për të bërë dhe nuk do përballeni me rutinën. Do ndiheni edhe më të gatshëm për të ndërmarrë sfida. Në planin financiar do ndikojë si Marsi ashtu edhe Jupiteri. Të dy së bashku, këta planetë do sjellin probleme.

Demi

Sot do keni tendencë të jeni liderë dhe mund të dilni mbi të tjerët. Gjithsesi çdo hap hidheni me kujdes që të mos lëndoni ata që keni pranë. Ju të dashuruarit mos kërkoni të dominoni ne çift sepse do keni mosmarrëveshje me partnerin. Bëjini rezistencë ndikimit pervers të Jupiterit. Hëna do iu krijojë ju beqarëve mundësi të shumta për takime. Shfrytëzojini nëse nuk doni të vuani vetminë. Për një punë me cilësi do kërkoni infiormacione kudo dhe do e bëni gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Do ua vini veshin edhe këshillave që do iu jepen. Klima në planin financiar do jetë e paqëndrueshme. Shmangni transaksionet dhe ulni sa të mundni shpenzimet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do ju pëlqejë për asnjë moment vetmia dhe do doni të argëtoheni e të jeni në lëvizje. Planetët në fakt do ju mbështesin fort. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e animuar dhe e këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Nëse vazhdoni në këtë rrugë shumë shpejt do shkoni në martesë. Ju beqarët nuk do jeni shumë të favorizuar në dashuri kështu që do bënin mirë të prisnin pak. Në punë do ndiheni shumë më energjikë se më parë dhe nuk do ju trembë asgjë. Ambienti dhe rrethanat do jenë shumë të përshtatshme për të arritur atë që doni. Në planin financiar do përballeni me probleme të mëdha. Bëni kujdes.

Gaforrja

Sido që të ketë qenë jeta juaj para pak kohësh sot Saturni do sjellë ngjarje pozitive. Do jeni të kujdesshëm edhe për detajet dhe nuk do ju dalin probleme. Urani premton jo vetëm sensualitet dhe ngrohtësi për ju të dashuruarit, por gjithashtu qëndrueshmëri dhe besnikëri. Do e kuptoni më në fund se ju dhe partneri jeni bërë për njëri-tjetrin. Ju beqarët do lodheni shumë duke kërkuar “gurin e çmuar”, por për fat të keq nuk ka shumë mundësi që ta gjeni. Edhe në punë do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni më të lirë për të bërë ato që keni menduar deri më sot. Tregohuni të matur nëse doni të kryeni operacione të mëdha financiare sepse situata nuk do jetë e kënaqshme.

Luani

Marsi do sjellë tension në jetën tuaj sot dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Herë pas here do keni edhe frikë të thoni atë që mendoni. Ju të dashuruarit mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sepse do dilni të humbur dhe do vuani. Nga ana tjetër mos kërkoni as të keni pushtet mbi të. Ju beqarët nuk do jeni aspak të sigurt për atë që doni prandaj do bëni mirë të mos fillonin asnjë lloj angazhimi. Në punë do bëni mirë të punoni në grupo sepse vetëm nuk do mund t’ia dilni dot. Kolegët do ju ndihmojnë edhe të shprehni mendimet përveçse do ju bëhen krah për realizimin e objektivave. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë yjet këshillojnë më tepër maturi me shpenzimet. Mbrojeni veten sa të mundeni.

Virgjëresha

Do jeni shumë misteriozë gjatë kësaj dite dhe shumë do duan t’iu qëndrojnë afër për t’iu zbuluar. Jeta sociale ka për të qenë shumë më e mirë nga sa kishit menduar. Ju të dashuruarit nuk do jeni shumë të privilegjuar. Debatet do jenë të njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë duhet të shmangin me çdo kusht personat e shenjës së Binjakëve dhe të Luanit. Do vuanin nëse do afroheni me ta sepse keni shumë gjëra të kundërta. Në punë do bëni çdo gjë që të keni në dorë për të mësuar gjëra të reja për profesionin dhe për të shpalosur çdo njohuri që keni. Të ardhurat do përmirësohen falë një shume të papritur që mund të merrni nga një punë e kryer më parë.

Peshorja

Ditë tejet aktive ka për të qenë kjo e sotmja. Në program janë: takimet, idetë e reja dhe lëvizjet. Me pak fjalë nuk keni për t’u mërzitur aspak. Ju të dashuruarit do ia shprehni me çdo mënyrë dashurinë partnerit. Nuk do mungojnë as fjalët dhe as veprat, vetëm e vetëm që ambienti në çift të bëhet sa më i ngrohte. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Për punën do jetë ditë aktive dhe do ju duket sikur koha do ju fluturojë. Mund të realizoni disa takime dhe do merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar do ndërmerrni disa rreziqe, por do ia dilni mbanë me sukses. Situata do stabilizohet ndjeshëm.

Akrepi

Falë ndikimit pozitiv të Hënës dhe të Venusit dot do jeni më të gatshëm për t’u përshtatur me situatat që do ju vijnë dhe do i vini në pah talentet që keni. Bashkëpunimi në çift do mbizotërojë në jetën tuaj në çift. Do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur më parë dhe do ndiheni më të qetë. Pritet një e ardhme më e mirë. Për sa iu përket ju beqarëve duhet thënë se mund të hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje me një person të shenjës së Demit ose Akrepit. Në punë ambienti do jetë paksa më delikat. Do përballeni jo vetëm me sfida të vështira, por edhe me rivalitet të fortë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk priten probleme.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do doni t’i shihni gjërat që t’i besoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë delikate dhe të mbushur me debate. Do keni vështirësi, kështu që merrni masa nëse nuk doni të shkoni në ndarje. Ju beqarët nuk do jeni aspak të privilegjuar nga yjet dhe nuk do e gjejnë as sot personin që po kërkoni. Në punë shpeshherë do ju duket sikur të gjithë do mundohen t’iu prishin planet dhe në disa raste mund të debatoni. Mirë është të mendoni vetëm për planet që keni bërë, të shihni para dhe të mos e ktheni kokën pas. Në planin financiar çdo gjë do kthehet në favorin tuaj. Mund të filloni edhe një projekt fitimprurës.

Bricjapi

Në disa momente do ndiheni edhe të pasigurtë për të ardhmen gjatë kësaj dite, por një këshillë e një miku do ju ndryshojë tërësisht mënyrën e të menduarit. Dashuria për ju çiftet do shkojë më mirë sesa e mendonit. Do ndiheni shpesh si mbi re. Konfigurimi i yjeve për jetën sentimentale të ju beqarëve do jetë shumë pozitiv. Mundësitë për të krijuar një lidhje serioze do shumëfishohen, por e keni ju në dorë te përfitoni ose jo. Në punë disa kolegë mund t’iu sfidojnë fort. Mos u ndalni asnjë minutë sepse ju i keni të gjitha mundësitë për të dalë fitimtarë. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Ujori

Dita e sotme do jetë më e qetë dhe më e këndshme. Do filloni ose do përmbyllni disa projekte që i keni për zemër. Nëse kohët e fundit keni pasur pasiguri në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të sigurt për atë që doni. Mos keni druajte t’ia shprehni partnerit gjithçka që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për surpriza të këndshme. Ka mundësi të filloni edhe një histori të bukur dashurie ashtu si e keni ëndërruar. Në punë do e forconi akoma më shumë pozicionin që keni dhe askush nuk do guxojë t’ua marrë atë. Shefat do ju kenë përzemër dhe do ju vlerësojnë për cdo gjë që do arrini. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat. Mos shpenzoni pa u menduar nëse nuk doni probleme.

Peshqit

Gjatë gjithë kësaj dite planetët do ju bëjnë më energjikë dhe mezi do prisni të vini në jetë çdo ide që keni pasur në mendje. Ju te dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ta përforconi bashkëpunimin. Në disa momente mund të mendoni edhe të hidhni disa hapa më tej dhe t’i bëjnë gjërat më serioze nga sa kanë qenë. Ju beqarët do keni një takim të veçantë, por nuk do preferoni të krijojnë një lidhje me personin që do keni afër. Në punë do jeni shumë të zënë me detyrat që keni për t’u marrë edhe me kolegët. Do përdorni metodat e duhura për t’ia dalë mbanë e për të pasur një jetë profesionale sa më të mirë. Financat do jenë problematike. Kërkoni ndihmën e specialistëve për t’ia dalë mbanë.

The post Horoskopi 18 maj 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 maj 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë kësaj dite dhe nuk do merrni as guximin t’i ndryshoni gjërat. Motivimi do ju mungojë plotësisht. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mundet edhe të mërziteni, por nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do keni një ditë harmonike dhe të mbushur me njohje të reja. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum gjithsecilën. Në punë sado që do ju mbështesin dhe do ju nxitin të veproni do e keni shumë të vështirë. Mërzitja do ju pushtojë dhe nuk do keni dëshirë për asgjë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Demi

Nëse doni qetësinë në jetën tuaj sot bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të mendoni për disa aventura me persona të tjerë dhe kjo mund te sjellë probleme serioze për jetën në çift. Nëse jeni beqarë duhet të joshni pafund sepse sot çdo gjë do jetë e lejuar për të arritur qëllimin. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe do ua vini veshin edhe këshillave që do iu japin disa kolegë. Në përgjithësi do jetë ditë e mirë. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer dhe do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do flisni shpejt dhe fuqishëm kështu që do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Do dini edhe si të imponoheni lehtësisht. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft euforike. Do jeni në një mendje me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni mundësi për aventura të njëpasnjëshme, por do jetë në dorën tuaj nëse do doni të përfitoni apo jo. Në punë ka rrezik që në mëngjes situata të jetë paksa e trazuar, por me kalimin e orëve çdo gjë do mund të qartësohet. Sektori i financave do jetë disi i mjegullt. Tregohuni të kursyer me shpenzimet.

Gaforrja

Pas gjithë përpjekjeve që keni bërë së fundmi për të kthyer ekuilibrin, më në fund do ja dilni mbanë. Për ju të dashuruarit më në fund do rikthehet qetësia që keni pritur. Do ndiheni mirë dhe do mund të flisni hapur për çdo gjë me partnerin. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo gjë vetëm që të mos mbeteni më me të njëjtin status. Planetët, por edhe miqtë e ngushtë do iu ndihmojnë mjaft. Në punë dëgjojini këshillat e kolegëve dhe mos veproni sipas mendjes tuaj. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Kryeni njëherë shpenzimet e nevojshme dhe më pas nëse ju mbeten para bëni ndonjë investim.

Luani

Nëse nuk merrni në dorë frenat e jetës gjërat kanë për të ecur shumë keq për ju. Planetët do i keni të gjithë kundër. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e tensionuar kjo e sotmja. Do e ngrini zërin më shumë sesa duhet dhe situata do ju marrë tatëpjetën. Ju beqarëve nuk do ju krijohen mundësi për lidhje serioze, por nuk do mungojnë rastet për të filluar aventura kalimtare. Jeta profesionale do kalojë peripeci. Nëse nuk tregoheni të logjikshëm dhe nuk mendoni për të ardhmen do keni vetëm humbje. Financat do vazhdojnë të mbeten njësoj. Mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni të mirëmenduar në mënyrë që mos keni probleme.

Virgjëresha

Në shumë momente do gjendeni në situata të sikletshme gjatë kësaj dite. Do keni rivalitet të fortë dhe mund të futeni edhe në konflikte. Ju të dashuruarit do keni më shumë nevojë se kurrë për qetësi dhe dashuri. Partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Nëse jeni beqarë keni për të pasur një ditë fantastike. Mund të takoni persona të shenjës suaj me të cilët do dashuroheni kokë e këmbë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm, por disa kolegë nuk do ju lenë rehat dhe do ju stresojnë gjatë gjithë kohës. Buxheti do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat. Po nuk treguat kujdes do keni probleme edhe në vazhdimësi.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do gjendeni para disa dilemave të vështira, por që nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do mund t’i zgjidhni. Për ju që keni një lidhje Venusi do ndikojë shumë pozitivisht. Ai do ju ndihmojë t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla të së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni mjaft takime, por ka pak gjasa që ato të shndërrohen në diçka më tepër. Në punë do bëni mirë të veproni me gjakftohtësi dhe të mos mbani inate të vjetra me kolegët. Po të jeni të qetë keni për të arritur shumë më lart. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

Akrepi

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj sot. Po nuk u treguat të kujdesshëm keni për t’u futur në probleme shumë serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni shumë kujdes me xhelozinë sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Duhet të keni më tepër besim tek ai që keni në krah. Ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe do filloni një lidhje serioze ashtu si nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Në punë mos kërkoni një post të ri pa e merituar sepse do bëni shumë armiq dhe e ardhmja ka për të qenë shumë e vështirë. Tregohuni më largpamës. Me shpenzimet ka rrezik të jeni impulsivë dhe do bëni gabime të pafalshme.

Shigjetari

Me maturi, durim dhe largpamësi mund të arrini edhe gjërat më të vështira gjatë kësaj dite. Do jeni pozitivë dhe nuk do ndaleni asnjë moment. Për ju që keni një lidhje klima yjore nuk do jete mjaftueshëm e përshtatshme për një ambient të qetë. Shumë gjëra do ecin ndryshe nga sa mund ta kishit menduar dhe mund të ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët, të ndikuar tej mase nga Hëna, do jeni sharmantë dhe joshës. Me siguri që do e gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do ndryshoni aktivitet dhe do keni ide mjaft interesante. Do mbusheni me frymë dhe çështjet e nisura do iu japin goxha kënaqësi. Sektori i financave do stabilizohet tej mase kështu që mund të bëni edhe investime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë. Mund të jeni kokëfortë dhe nuk do doni të bashkëpunoni me askënd. Nëse keni një lidhje ka mundësi të mbylleni në vetvete dhe nuk do ja shprehni aq sa duhet ndjenjat partnerit. Marrëdhënia mes jush do lërë për të dëshiruar. Ndryshoni sa pa pasur pasoja më të mëdha. Ju beqarët me shumë gjasë do takoni një person që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do i bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do e keni të vështirë të ndërmerrni iniciativa dhe nuk do i arrini rezultatet e kërkuara. Bëni kujdes sepse e nesërmja do jetë akoma më e vështirë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni pasi në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Yjet do ju motivojnë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të bëni projekte të reja. Do merrni frymë më lirisht dhe do jeni më të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe do ja bëni partnerit edhe disa kritika që më parë nuk keni mundur dot. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për t’ia shprehur ndjenjat atij që keni kohë qe e pëlqeni dhe jeta shumë shpejt do ju ndryshojë. Në punë do merrni mbështetje nga të gjitha anët dhe çdo gjë për ju ka për të qenë më e lehtë. Do keni shumë ego dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment dhe gjendja ka për të mbetur e kënaqshme. Vazhdoni me këtë strategji.

Peshqit

Edhe pse nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme në tërësi dita e sotme ka për të qenë e kënaqshme dhe aspak problematike. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do ruani një klimë të ngrohtë me partnerin dhe do bashkëpunoni për çdo gjë me njëri-tjetrin. Ju beqarët do mundoheni gjithë kohës, por nuk do arrini dot ta bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë do keni ide shumë të mira dhe formimi i marrë së fundmi do ju ndihmojë pafundësisht. Mund të ndryshoni edhe orientim, por çdo gjë do ju ecë si duhet. Me financat duhet të merreni më shumë. Po i latë gjërat pas dore dhe po shpenzuat pa menduar për të ardhmen situata do ju dalë jashtë kontrollit

The post Horoskopi 18 maj 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.