horoskopi 17 gusht Archives - Albeu.com

Horoskopi 17 gusht 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Dielli do ua qartësojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të marrë vendime të mëdha. E nesërmja do jetë edhe më e bukur për ju. Për ju të dashuruarit nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi dielli do ua ngrohë zemrat dhe do mundoheni të bëni më të mirën për të dy palët. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë dhe do vazhdoni të keni një jetë normale. Në punë do jeni të devotshëm dhe nuk do hallakateni me gjëra të kota. Doni ta arrini sa më parë qëllimit dhe keni për t’ia dalë. Situata financiare do jetë e shkëlqyer. Përfitoni sa të mundni për të bërë investime.

Demi

Nuk do keni aspak konflikte me të tjerët sot dhe humori përgjithësisht do jetë goxha i qëndrueshëm. Nëse keni një lidhje, disa rreze dielli do e ngrohin ambientin e jetës tuaj. Në pjesën më të madhe të kohës do mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi dhe respekti për njëri-tjetrin. Edhe për ju beqarët perspektivat do jenë goxha të mira. Në punë kolegët mund t’iu vënë edhe në situata delikate, por nuk duhet të dorëzoheni. Me pak më shumë përpjekje se zakonisht ju mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes. Sektori i financave do jetë i qetë dhe pa probleme. Mundohuni që për çdo shpenzim të tregoheni sa më të arsyeshëm që të mundeni.

Binjakët

Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do e dashuroni si asnjëherë më parë atë që keni në krah. Çdo çast do jetë një aventurë më vete për ju. Nëse jeni beqarë do fiksoheni aq keq pas dikujt saqë do sëmureni ngaqë nuk do ja dilni dot ta tërheqin pas vetes. Në punë mos u justifikoni për hapat që do hidhni sepse më mirë se ju nuk e di askush tjetër si duhet vepruar. Jeni vërtet specialistë të fushës dhe do ua tregoni të gjithëve. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund t bëni pa frikë disa investime të matura.

Gaforrja

Nëse dini si të silleni sot me të tjerët çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Tregohuni sa më të logjikshëm në çdo moment. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e gënjeni për asgjë partnerin tuaj sepse keni për të pasur probleme shumë serioze më vonë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat sa më shtruar edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase. Po u nxituat mund të bëni disa gabime të pafalshme. Në punë do jeni kompetentë për detyrat që do iu jepen dhe do kompensoheni për të gjitha arritjet që do realizoni. Në planin financiar gjendja do jetë shumë më e mirë se disa kohë më parë dhe mund të ndihmoni edhe familjarët.

Luani

Në mëngjes do ndiheni paksa nën presion, por me kalimin e kohës situata do normalizohet. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më shumë bashkëpunimin me partnerin tuaj dhe do e keni më të lehtë t’i zgjidhni problemet që keni pasur. Ju beqarëve do iu jepen plot mundësi për të bërë ndryshime të statusit, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Në punë do jeni gati të largoheni nga kompania ku jeni për të shkuar në një tjetër që ju ka bërë një propozim më të mirë. Atje do arrini më lart vetëm se duhet të bëni durim. Në planin financiar situata ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. Të gjitha sakrificat dhe kujdesi i treguar do japin rezultat.

Virgjëresha

Vërtet do keni shumë dëshira sot dhe me mendjen tuaj do bëni plane, por ato nuk do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit Neptuni do pozicionohet keq dhe ka rrezik të bëheni xheloze edhe pa shkak ndaj atij që keni në krah. Kujdes me gjestet dhe fjalët sepse mund të keni pasoja. Ju beqarët duhet t’iu jepni një mundësi të dyte disa personave që iu kanë joshur edhe më parë. Tani gjërat kanë për të qenë shumë më ndryshe. Në punë do i merrni gjërat me frikë dhe do stepeni të hidhni hapa. Do ju duket gjithçka e vështirë. Me shpenzimet nuk duhet të bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni të varfëroheni.

Peshorja

Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do dini të flisni qetësisht. Duke ulëritur gjithë kohës do futeni nëpër probleme. Mjedisi yjor për ju të dashuruarit ka rrezik t’ua ndërlikojë disi jetën. Nuk do mund të jeni për asnjë moment të qetë si më pare dhe do keni dyshime edhe për të ardhmen. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën tuaj pasi mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jetë një ditë e zakonshme dhe me ndonjë vështirësi të vogël. Më të privilegjuar do jenë avokatët dhe punonjësit e policisë. Sektori i financave do jetë plotësisht i qetë dhe pa probleme. Ndihma e të afërmve ka për të qenë e vyer.

Akrepi

Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Për ju të dashuruarit klime do jetë e favorshme për dialog dhe mirëkuptim. Do sqaroni sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet në çift dhe do ndiheni shumë më mirë nga më parë. Ju beqarët, falë Neptunit dhe Uranit do realizoni takimin e ëndrrave dhe jeta do ju marrë tjetër drejtim. Në punë do jeni të vendosur për të realizuar një e nga një të gjitha objektivat, pavarësisht pengesave që do ju krijojnë ata që ju kanë inat. Financat do jenë goxha të mira, por duhet të kujdeseni gjithë kohës për to që gjendja të mbetet e tillë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të folur me të gjithë e për të sqaruar gjithçka. Ki që keni një lidhje do jeni më të komunikueshëm me partnerin tuaj dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme të mbetura pezull deri më tani. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin e kaltër, por falë miqve nuk do kaloni një ditë të keqe. Në punë do keni më shumë energji se më parë dhe do mund të dilni nga situatat delikatë. Do keni besim tek vetja dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Me shpenzimet mos u tregoni aspak impulsivë dhe sipërfaqësorë sepse do përballeni shpejt me pasoja të rënda.

Bricjapi

Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do jeni të etur për të provuar gjëra të reja. Çdo çast për ju do jetë plot ngjyra. Ju të dashuruarit do përjetonin pafund momente të lumtura. Rreth orëve të paditës do mund të merrni edhe një surprizë të bukur nga partneri. Ju beqarët duhet të largoni sa më parë turpin nëse doni vërtet ta ndryshoni statusin. Në punë do e zgjeroni fushën e veprimit dhe sërish do keni sukses. Mund të nënshkruani edhe kontrata të reja. Financiarisht mund të keni momente të vështira, por me pak durim, këmbëngulje dhe maturi gjendja do fillojë të normalizohet.

Ujori

Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Ju të dashuruarit do jeni tejet të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat sa më shpejt që të mundeni. Nëse jeni vetëm nuk do ndieni asnjë lloj mungese në zemrën tuaj dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ecni me prioritete dhe plane. Gjithçka do ju realizohet ashtu si dëshironi dhe do jeni më optimistë se më parë. Financat do jenë të mira dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve tuaj. Tregojuani vlerësimin që keni, mos e fshihni.

Peshqit

Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Situata do vazhdojë të jetë delikate. Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë takimet për ju beqarët kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet të përfitoni nga çdo moment. Në punë mirë është të planifikoni me kujdes çdo gjë para se të hidhni hapa. Financat nuk do jenë as të këqija, as në gjendjen më të mirë. Tregohuni gjithmonë të matur.

The post Horoskopi 17 gusht 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 gusht 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi

Një ditë disi e vështirë duket kjo e nesërmja në të cilën nuk do të jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme. Megjithatë Në planin sentimental Afërdita bën që dita të jetë e mirë.

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, nesër mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët

Nesër aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja

Që në fillim pritet që dita nesërme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që mund të sjellin pengesa.

Luani

Marsi në një pozicion dominues, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

Virgjëresha

Me afrimin e javës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

Peshorja

Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e nesërmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi

Saturni dhe deri diku edhe Afërdita në orbitë nesër janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuara, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak përpjekje më shumë mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna nesër mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

The post Horoskopi për ditën e mërkurë, 17 gusht 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

HOROSKOPI: Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë!
Dashi

Sa vështirë për të bërë edhe gjërat më elementare! Është Marsi ai që jua turbullon idetë e sjell pështjellim, duke iu bërë konfuzë e të pavendosur. Kujdes kanë filluar tensionet në raportet me partnerin.

Demi

Një dëshirë të marrë për t’u hedhur në aventura, apo është thjesht një moment për të nxjerrë gjithë marazin e akumuluar gjatë këtyre ditëve? Bëni më të mirën që ju duket, por mos abuzoni me forcat dhe energjitë tuaja.

Binjakët

Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

Gaforrja

Kuadri yjor në përgjithësi është pozitiv dhe dita pritet të jetë mjaft e mirë në planin profesional. Megjithatë ju këshillohet të merreni më shumë me veten tuaj dhe me problemet në raportet me partnerin.

Luani

Duket se jeni të “privilegjuarit” e yjeve, pasi janë disa planetë që kanë një ndikim pozitiv. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik, apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë decizive.

Virgjëresha

Pritet një ditë me shumë impenjime dhe ritmi marramendës do të ndikojë jo pak në gjendjen tuaj shpirtërore, por nuk do të mungojnë sodisfaksionet edhe ne planin ekonomik. Hëna mund t’jua prishë pak humorin.

Peshorja

Edhe pse yjet ju favorizojnë në shumë drejtime, nuk është rasti të ndërmerrni iniciativa apo të hidhni hapa të pastudiuara, pasi situata mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Intensive raportet ndërpersonale.

Akrepi

Marsi dhe Mërkuri janë në një orbitë mjaft të shndritshme për ju, duke bërë që të jeni më largpamës. Nëse merreni pak shumë me veten tuaj, me siguri që edhe ato pak probleme në planin sentimental eliminohen.

Shigjetari

Duhet të “shtrëngoni dhëmbët” e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Saturni sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.

Bricjapi

Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqendruar (ndoshta për shkak të Hënës negative në shenjë) dhe hezitues për të hedhur një hap. Sa vështirë për të kontrolluar vetveten!

Ujori

Dita duket se do të jetë shumë interesante në planin ekonomik, sepse është Jupiteri në shenjë ai që ju bën të jeni të favorizuar në një traktativë. Vetëm se duhet të tregoheni të përpiktë me partnerët.

Peshqit

Ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi Mërkuri, Marsi dhe Saturni mund të ushqejnë dëshirën tuaj për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t’i përzgjidhni ju vetë.

The post HOROSKOPI: Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë! appeared first on Albeu.com.