Horoskopi 12 dhjetor Archives - Albeu.com

“Luftë për fitoren e madhe”, Horoskopi i datës 12 dhjetor 2023
Dashi

Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Kujdes vetëm mos bëni kritika që mund ta lëndojnë thellë atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni akoma më mirë pranë dikujt që keni pak kohë që e keni njohur dhe do filloni të mendoni për t’i çuar gjërat ma tej. Në punë do dini ta menaxhoni situatën në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju kënaqë akoma më shumë. Edhe financat do jetë të mira.

Demi

Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Mund të provoni edhe ndonjë çmenduri të vogël që mund të shtojë emocionet. Ju beqarët mos pranoni të afroni persona që ju shohin si objekt seksual. Më mirë qëndroni edhe sot vetëm sesa të vuani më vonë. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do e lëshoni veten as kur të rrëzoheni. Deri ne sekondën e fundit do keni besim që gjërat do rregullohen. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Në një moment atij mund t’i vijë edhe në majë të hundës e të kërkojë t’iu largojë. Nëse jeni ende vetëm, Plutoni do ju bllokojë dhe nuk do mundeni dot as të flirtoni me disa persona. Nuk është kjo dita juaj më me fat. Në punë do ju ngarkojnë akoma më tepër me një detyrë të re për të cilën nuk jeni shumë kompetentë. Kërkoni ndihmë nga kolegët sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.

Gaforrja

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

Luani

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

Virgjëresha

Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.

Peshorja

Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e zjarrtë falë ambientit romantik që do krijojë ai që ju dashuron. Ju beqarët do filloni të ndjeni për një koleg apo për një shok të vjetër. Në punë do ju paraqitet një mundësi shumë e mirë, të cilën nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Do hidhni hapa para në karrierë. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.

Akrepi

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të tentoni të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata do jetë më e normalizuar.

Shigjetari

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

Bricjapi

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot di afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund një përkeqësim të vogël të situatës.

Ujori

Sot do jeni shumë më të hapur dhe tolerues falë ndikimit të madh të planetëve. Nëse keni një lidhje, mundohuni të gjeni sa më shumë momente të lira për t’i kaluar me atë që keni në krah në mënyrë që marrëdhënia mes jush të përmirësohet akoma më shumë. Po arritët të flisni edhe për disa pengje të pazgjidhura, një etapë e re e shumë ë bukur do fillojë për ju. Ju beqarëve do ju pëlqejë të rrezikoni dhe mund të joshni dikë që është i zënë. Në punë do ndiheni herë pas here nën presion dhe të lodhur, por nuk do dorëzoheni për asnjë çast. Me financat duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe gjithçka do shkojë mirë.

Peshqit

Hëna do i kundërvihet shenjës tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu provokojë herë pas here. Mos u mundoni kurrsesi të bëni diçka me zor sepse nuk do dilni të fituar. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohën nën presion dhe nuk do ndiheni të qetë për t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Asgjë nuk do shkojë si e kishit ëndërruar. Ju beqarëve do ju rëndojë pamasë vetmia dhe çfarëdo përpjekje që të bëni nuk do arrini të ndryshoni asgjë. Në punë ka mundësi t’iu caktojnë në një grup tjetër që në fakt do ju përshtatet edhe më shumë. Rezultatet që do arrini do jenë më të kënaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.

The post “Luftë për fitoren e madhe”, Horoskopi i datës 12 dhjetor 2023 appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Dashi: Qëndrimi juaj bujar do të jet një bekim. Ka mundësi për debat me bashkëshortin për çështje të lidhura me paratë. Mund të shqetësoheni për shkak të sjelljes së ndonjë anëtari të familjes. Jeta e dashurisë do jetë e mrekullueshme. Do të merrni mirënjohje për punën që keni bërë. Mund të kaloni kohë duke parë televizor ose lundruar në celular. Partneri juaj do të dhurojë më shumë dashuri mbi ju.

Demi: Shmangni ushqimin jashtë. Mos merrni stres të panevojshëm. Ju mund të duhet të shpenzoni para për edukimin e fëmijëve. Dikush mund të përpiqet t’ju dëmtojë. Shmangni konfrontimet. Mos premtoni asgjë derisa të jeni të sigurt se mund ta përmbushni atë. Ju do të gjeni kohë për veten tuaj mes orarit të ngarkuar. Jeta në çift do jetë e mrekullueshme.

Binjakët: Komplimenti i një miku do t’ju japë lumturi. Investoni me mençuri. Kushtojini vëmendje fëmijëve tuaj. Ata që bëjnë pushime me të dashurit do të kalojnë një moment të paharrueshëm. Ju do të jeni në gjendje t’i përballoni problemet pa asnjë mundim. Çështjet e taksave dhe sigurimeve do të kenë nevojë për vëmendje. Bashkëshorti do t’ju thotë fjalë të bukura për vlerën tuaj në jetën e tij/saj.

Gaforrja: Meqenëse Hëna është në Gaforre, është një kohë fantastike për të krijuar kontakte sociale. Do të bëni një udhëtim me të dashurin tuaj, një udhëtim të gjatë. Fuqia juaj e vullnetit do të shpërblehet. Mos e humbni kokën kur merrni një vendim emocional. Ka të ngjarë të fitoni nga burime të papritura. Mund të jeni të zhgënjyer në dashuri. Por mos e humbni zemrën. Vendimet tuaja do të sjellin shpërblime të favorshme.

Luani: Do të rifitoni forcat dhe do të jeni gati për të përballuar çdo pengesë në jetë. Do të merrni një lajm të mrekullueshëm. Edhe pse njerëzit shpesh nuk pajtohen me ju, ata ju pëlqejnë shumë për drejtësinë dhe qëndrimin tuaj të hapur me zemër. Do të keni gjakftohtësi për shkak të disa presioneve në vendin e punës. Investimi në gjëra antike dhe bizhuteri do të sjellë fitime dhe prosperitet. Romanca është në plan, por do të jetë jetëshkurtër.

Virgjëresha: Ju do të jeni në gjendje të bëni gjykime të rëndësishme me lehtësi. Do të zgjidhni shumë çështje në jetën tuaj. Do të shkoni në një udhëtim kënaqësie me miqtë dhe anëtarët e familjes. Mendoni dy herë përpara se t’i huazoni para njërit prej vëllezërve tuaj, pasi mund t’i përkeqësojë vështirësitë tuaja financiare. Vizitorët mund të mbushin shtëpinë tuaj në mbrëmje. Do të merrni një pushim nga puna dhe do të gjeni rehati në krahët e të dashurit tuaj. Duke qenë të zhgënjyer me të gjithë rreth jush, mund të takoni një udhëheqës shpirtëror.

Peshorja: Natyra juaj fëmijërore do të dalë në sipërfaqe dhe do të jeni në humor lozonjar. Fitimet financiare nga disa burime të paplanifikuara ka të ngjarë të ndriçojnë ditën tuaj. Fëmijët mund të sjellin disa lajme emocionuese. Do të jeni në sinkron me rrahjet e zemrës së partnerit. Shmangni angazhimin në ndonjë sipërmarrje të re të përbashkët dhe kërkoni këshillën e njerëzve të afërt, nëse është e nevojshme. Ju mund të ktheheni nga zyra dhe të kënaqeni me disa nga hobet tuaja të preferuara.

Akrepi: Shëndeti juaj pritet të mbetet i mirë. Për shkak të shëndetit të mirë, mund të planifikoni të luani me miqtë tuaj. Çdo pronë juaj e luajtshme mund të vidhet prandaj, duhet të kujdeseni mirë për to. Koha e mirë për të hyrë në një aleancë bashkëshortore. Dëgjoni ndjenjën tuaj të brendshme përpara se të angazhoheni për ndonjë partneritet. Një lajm i mirë ka shumë të ngjarë t’ju vijë nga një vend i largët, në mbrëmje vonë. Do të ndjeni ngrohtësinë e dashurisë së partnerit tuaj të jetës.

Shigjetari: Do të gjeni lehtësim nga një sëmundje e zgjatur. Ata që janë të martuar mund të duhet të shpenzojnë shumë para për edukimin e fëmijëve të tyre. Mos u tregoni të pasjellshëm me mysafirët tuaj. Sjellja juaj jo vetëm që do të shqetësojë familjen, por mund të krijojë edhe një boshllëk pasi dyshimet e panevojshme prishin marrëdhëniet. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të dyshoni kurrë tek i dashuri juaj dhe në rast se ndiheni fort për diçka që po ju ha, atëherë uluni me të dhe përpiquni të gjeni një zgjidhje.

Bricjapi: Duhet t’i përmbaheni qasjes suaj optimiste ndaj gjërave. Gjendja juaj financiare mund të mbetet e fortë. Megjithatë, nuk duhet të shpenzoni shumë. Ju mund të merrni bashkëshortin tuaj në një takim për kinem dhe për darkë. Një udhëtim i bërë për perspektivat e punës mund të japë rezultate pozitive. Nëse shkoni për intervistë, duhet të ruani qetësinë. Mund të jetë një nga ditët më të mira të jetës suaj.

Ujori: Përfshirja në punë bamirësie mund t’ju sjellë paqe mendore dhe rehati. Mund të ketë përfitime financiare për disa. Nëse jeni prind, fëmijët tuaj mund t’ju bëjnë krenarë. Dashuria do të jet e drejtë dhe bujaria mund t’ju dhurojë të mira. Mund të lidheni më mirë me kolegët tuaj në vendin e punës. Bashkëshorti juaj mund të bëjë diçka vërtet të veçantë për ju.

Peshqit: Sjellja juaj simpatike mund të tërheqë vëmendjen. Shëndeti i keq i prindërve tuaj mund t’ju shqetësojë dhe faturat e spitalit mund të shtohen. Kjo mund të trondisë sigurinë tuaj financiare. Pikëpamjet tuaja do të mbështeten nga anëtarët e familjes. Kolegët tuaj mund të jenë të humorit nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet. Jeta juaj bashkëshortore do të jet e mrekullueshme.

The post Horoskopi 12 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.