holokaust Archives - Albeu.com

Përkujtohet 80-vjetori i Holokaustit në Shkup
Në Maqedoninë e Veriut, të dielën shënohet 80-vjetori i dëbimit të hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Treblinka të Polonisë.

Ishin 7.144 pjesëtarë të këtij komuniteti që jetonin në Maqedoninë e atëhershme, të cilët në mars të vitit 1943 së bashku më dhjetëra mijëra hebrenj të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Bullgaria, ishin dërguar në kampin e shfarosjes dhe asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë.

Në këtë kamp, në periudhën korrik 1942 deri në tetor të vitit 1943, sipas autoriteteve izraelite, por edhe hulumtuesve të ndryshëm, nga regjimi nazist gjerman dhe mbështetësit e tyre, janë vrarë mizorisht rreth 850.000 njerëz, prej të cilëve më shumë se 800.000 hebrenj.

Duke përkujtuar ngjarjet e asaj kohe, Goran Sadikaroi, drejtor ekzekutiv i Fondit të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë së Veriut, rrëfen ngjarjen për Radion Evropa e Lirë.

“E vërteta është një. Është fakt i pamohueshëm se Bullgaria në vitin 1941 e ka okupuar Maqedoninë pas çka edhe kanë filluar dëbimet dhe vrasjet masive të hebrenjve. Më 11 mars të vitit 1943 ushtria dhe policia bullgare me dhunë largoi hebrenjtë nga shtëpitë e veta dhe më 22, 25 dhe 29 mars ata u deportuan nga Maqedonia e atëhershme në kampin shfarosësh nazist në Treblinka. Nga Maqedonia u deportuan 7.144 dhe asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë”, tregon Sadikaroi.

“Këto janë fakte historike të pamohueshme që i kemi në Qendrën Memoriale këtu në Shkup, por dëshmitë ekzistojnë edhe në Qendrën Memoriale në Uashington të SHBA-së dhe në shumë muze tjera kushtuar Holokaustit. Hebrenjtë në këto hapësira kanë jetuar në dy mijë vjetët e fundit dhe shpresojmë se shteti do të bëjë shumë më tepër që e kaluara të mos harrohet. Besojmë në angazhimet e shtetit se vizitat në këtë Qendër do të bëhen të obligueshme për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Maqedonisë së Veriut, që të mësojnë më shumë për historinë e shtetit të tyre ku ka jetuar edhe komuniteti hebre”, thotë ai.

Në manifestimet për shënimin e 80-vjetorit të Holokaustit kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve, por edhe studiues, historianë e aktivistë të shoqërisë civile, që punojnë në promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Skënder Asani, historian dhe drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se “masakrat ndaj komunitetit hebre nga Gjermania Naziste asnjëherë nuk duhet harruar” dhe se 80- vjetori i Holokaustit të hebrenjve, sipas tij, po konsiston gjithashtu me ngjarje të rëndë, si lufta në Ukrainë dhe “vrasjet e dëbimet masive të popullatës ukrainase nga forcat pushtuese ruse”.

“Holokausti është shembulli më i mirë se historia duhet të mësohet dhe nga historia duhet të nxirret mësim, sepse njerëzimi ndonjëherë bie në grackat e elitave politike, shtetërore të cilat devijojnë proceset dhe që më pas shkaktojnë viktima në njerëz dhe të mira materiale. Shënimi i këtij përvjetori do të ishte një mesazh për botën se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë. Këtu do të kujtoja disa fjalë të Nënë Terezës se më mirë është të bisedohet para luftës, sepse një ditë doemos do të bisedohet, por kur të bisedohet pas luftës veçse do të jetë tragjike”, thotë Asani.

Sipas tij, në kudër të Institutit që drejton vepron edhe një departament për hulumtimin dhe dokumentimin e Holokaustit, për të nxjerrë në dritë kontributin e të gjithë atyre që e kanë ndihmuar këtë komunitet, në veçanti rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e kësaj popullate nga shfarosja e nazistëve.

“Ne po mundohemi me mish dhe me shpirt që të gjitha rrëfimet të dalin në sipërfaqe edhe pas tetë dekadave. Kjo na shkakton emocione, por njëkohësisht edhe na jep vullnet që të punojmë më shumë, jo vetëm për zbardhjen e kësaj çështjeje, por edhe të punojmë më shumë dhe t’i japim drejtim gjithë shoqërisë si dhe shteteve, të cilat janë të thirrura që të ketë një mirëkuptim ndëretnik dhe ndërfetar mes tyre”, thotë historiani Skënder Asani.

Ndërkohë, drejtuesit e komunitetit hebre kanë kërkuar nga institucionet që të kenë kujdes të mos tolerojnë shfaqjen e gjuhës së urrejtjes apo të veprimeve tjera që prekin në ndjenjat e tyre.

Reagimi i tyre pason karnavalin e 6 shkurtit në qytetin e Strumicës në juglindje të Maqedonisë së Veriut ku ishin shfaqur edhe njerëz me maska të Adolf Hitlerit.

“Mendojmë se është absolutisht e papranueshme që përmes ‘humorit dhe satirës’, persona të caktuar të tallen me 6 milionë viktimat hebraike të nazizmit. Një maskë e tillë nuk është në frymën e karnavalit dhe bie ndesh me karakterin multietnik dhe multikonfesional të Maqedonisë së Veriut. Një maskë e tillë ngre pyetjen nëse ka vend për ne hebrenjtë në këtë shtet”, thuhet në reagimin e Shoqatës së hebrenjve.

Kjo shoqatë kohë më parë ka reaguar edhe lidhur me hapjen e klubeve bullgare në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, me emrat “Car Borisi i Tretë”, “Vanço Mijallov” dhe “Car Ferdinandi”, pasi bëhet fjalë për personalitete bullgare që i takojnë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht bashkëpunëtorë të Gjermanisë naziste dhe organizatorë të ndjekjes dhe vrasjes së pjesëtarëve të komunitetit hebre./rel

The post Përkujtohet 80-vjetori i Holokaustit në Shkup appeared first on Albeu.com.

Holokausti ndaj hebrejve dhe fatet e shqiptarëve në kampet e shfarosjes, në një ekspozitë
Në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me dy organizata kulturore, kanë hapur një ekspozitë të veçantë në javën e Holokaustit, kushtuar fateve të shqiptarëve gjatë persekutimit nazist dhe atij komunist.

Organizatorët po ftojnë qindra të rinj të kryeqytetit për të mësuar mbi ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore në familjet shqiptare dhe ato hebreje, të cilat i mbijetuan nazizmit.

Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar po vizitohet nga grupe të rinjsh të gjimnazeve, të cilët dalin prej saj me mbresa të forta, pasi dëgjojnë më shumë detaje mbi ngjarjet tragjike të kombit shqiptar.

Një pjesë pak e njohur është ndëshkimi i shqiptarëve njëlloj si hebrenjtë me trotura, kampe pune dhe krematoriume shfarosjeje.

Shqiptarët shpëtuan mbi 3 mijë e 500 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që disa qindra shqiptarë u vranë nga nazistët në kampin famëkeq të Mathauzenit.

Nxënësit pohojnë se ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore janë katastrofale dhe mjaft të dhimbshme.

“kanë qenë kampe të tmerrshme, kështu si tregohen nga historianët. Atje njerëzit janë trajtuar në mënyrë kriminale e çnjerëzore. Kjo është një histori që nuk duhet të harrohet dhe duhet të kujtohet nga njerëzit për gjurmët e rënda që ka lënë dhe për rrezikun që të mos përsëritet më e njëjta problematikë” – thotë Trista, nxënëse e shkollës “Aleks Buda”.

Në vitet 1943-45 nazistët arrestuan në Shqipëri rreth 530 vetë kryesisht në Vlorë, Durrës e Tiranë dhe i nisën në burgjet e Prishtinës, Zemunit dhe Bajnicës në Jugosllavi dhe më as në kampet e përqëndrimit në Mathauzen.

Atje është një pllakë, ku shkruhet se këtu kanë hyrë 427 shqiptarë, nga të cilët mbijetuan vetëm 24 persona, të cilët pothuaj të gjithë u kthyen në atdhe.

Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve të pakët që u kthyen nga kampet naziste, përsëri u persekutuan dhe u dënuan nga regjimi komunist.

Albin Pogoni, nxënës i gjimnazit “Ismail Qemali”, thotë se problemi më i madh i brezave të rinj është harresa dhe se shoqëria duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e të shkruarës.

“Nga kjo ekspozitë del si mesazh për gjithë shoqërinë shqiptare dhe që gabimet e të shkuarës janë ato që na japin mësimet e të ardhmes. Nëse ne vazhdojmë me të njëjtat filozofi antihumnane dhe me të njëjtat qëndrime që mbajtëm në të shkuarën, atëherë nuk ka për të patur asnjëherë progres. Ne duam progresin dhe mund të ecim përpara vetëm nëse ndryshojmë dhe mësojmë nga gabimet e të shkuarës” – thotë Albini.

Këto ekspozita historike po vizitohen nga të rinjtë e gjimnazeve, ku ata po mësojnë se si

nazizmi dhe komunizmi janë dy ngjarje kulmore totalitare. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, thotë se këto zhvillime duhen studiuar vazhdimisht dhe me detaje, e nuk harruar kurrë dhe kujtesa botëtore i përkushtohet asaj errësire të arsyes njerëzore.

“Dy periudhat kryesore të totalitarizmit duhen përkujtuar dhe studiuar vazhdimisht për të mos mbërritur në atë që thotë Primo Levi dhe më herët Bertold Breht në dy vargjet e fundit të dramës Arturo Ui: Kurrë mos harroni, se barku që e lindi, ende nuk është shterpëzuar” – thotë zoti Koçi.

Drejtuesja e organizatës Destination Management, Albania, Eva Kushova, bashkautore e ekspozitës, krahas Remember.al, thotë se Holokausti i herbrejve nga nazistët ka ndodhur njëkohësisht me krimet dhe masakrat, që ata kanë kryer edhe kundër popujve të tjerë, pa kursyer as shqiptarët, që ishin mbrojtësit më të mëdhenj të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët u garantuan hebrenjve një mbrojtje të pashembullt, thotë ajo, duke sakrifikuar edhe jetët e tyre, pasi u dhanë Besën, ndaj diktaturat nuk duhet të përsëriten më.

“Mësimi që u japim brezave të rinj është që ditaturat nuk duhen përsëritur. Pse jo, të flasim edhe për diktaturën tonë, që ende e kemi tabu. Janë shumë të rinj, përfshi edhe vajzën time adoleshente 16 vjeçe, që unë i flas e i flas dhe ajo ende nuk e kupton se çfarë ka ndidhur në atë sistem, e jo më ta dënojë, e jo më ta mendojnë që të mos e lejojnë të ndodhë më. Gjithçka fillon me kufizim të drejtash dhe mund të përfundojë në diktaturë” – thotë zonja Kushova.

Ekspozita është pjesë e një projekti dyvjeçar të organizatës DMO, studiues të të cilës kanë vizituar shpesh kampet famëkeqe naziste të shfarrojes në Dakau, Mathausen dhe Aushvic, për të ndricuar pjesën shqiptare të asaj tragjedie dhe për të shkruar mbi pasojat e Holokaustit, për të cilin në Shqipëri zhvillohen vazhdimisht ngjarje përkujtimore./voa

The post Holokausti ndaj hebrejve dhe fatet e shqiptarëve në kampet e shfarosjes, në një ekspozitë appeared first on Albeu.com.

Vrau të mbijetuarën e Holokaustit, dënohet me burgim të përjetshëm 32-vjeçari
Një burrë që vrau një grua të moshuar hebreje në apartamentin e saj në Paris është dënuar me burgim të përjetshëm.

Yacine Mihoub, 32 vjeç, u dënua pasi vrau me 11 goditje thike 85-vjeçaren Mireille Knoll dhe më pas dogji trupin e saj gjatë një grabitjeje të dështuar në mars 2018. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, 25-vjeçari Alex Carrimbacus, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, të motivuar nga antisemitizmi.

Vrasja e saj shkaktoi protesta publike mbi antisemitizmin në Francë.

Knoll, e cili kishte shpëtuar nga kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Ajo jetonte në vendin fqinj me nënën e Mihoub dhe gjykata tha se ajo kishte qenë si gjyshe surrogate për vrasësin e saj kur ai ishte fëmijë./albeu.com

The post Vrau të mbijetuarën e Holokaustit, dënohet me burgim të përjetshëm 32-vjeçari appeared first on Albeu.com.